protetsa Archives - Albeu.com

Protetsa kundër sistemit politik/ Bamir Topi sulmon Ramën dhe Berishën: Protesta në Bulevard goditje për dyshen që kanë bërë marrëveshje që nga 2008
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, mbështet hapur protestën. Teksa fliste në emisionin “Koha jonë-debat”, Topi thekson se kjo protestë është antisistem, pra kundër një politike që e ka shkatërruar shtetin ndër vite, ku dy janë kryesorët që mbajnë njeri-tjetrin, Rama dhe Berisha.

Gjithashtu, ai shton se më i ekspozuar drejt ‘rrezikut’ është Berisha.

Ai foli dhe për pazare që nga 2008 mes Ramës dhe Berishës, që pasoi me një marrëveshje për ndryshimet kushtetuese.

“Gjëra interesante po bëhen në atë shesh. Ai shesh gjithmonë ka pasur gjëra interesante, por këtë herë ka diçka të veçantë. “Shkak për përplasje” për konfrontim e përballje. Është pasojë e një situate që prej kohësh akumulohet. Është krijuar iluzioni që kjo protestë ka vetëm një personazh përballë, sikur ka vetëm kryeministrin Rama para. Por ajo protestë, që është shkak për përballje, është vendosur kundër sistemit politik.

Nisi nga një person që u tërhoq zvarrë nga policia private, dhe indiferenca e policisë së Shtetit. Kjo tregoi se Policia e Shtetit bëhet instrument politik i kryeministrit. Na ndodh që jo rrallë të konstatojmë se janë vegla instrument të kryeministrit. Jam në ezaurim të një analize që e kam nisur 18 vite më parë, kështu qenka dialektika. Në 2008 në prag të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat isha kundër, nisur nga njohja e mirë e personazheve, të cilët në mënyrë të çuditshme u bënë bashkë, dhanë ‘ok’ për një ndryshim kushtetues te njerëzit që nuk marrin vesh nga jeta politike.

Pas shpërthimit të Gërdecit dhe pas protestave të opozitës së asaj kohe të Ramës, Në atë kohë ndodh një marrëveshje e fshehtë mes Ramës dhe Berishës, dhe shkatërruan shtetin shqiptar. Sot pas 18 vitesh, më vjen mirë që brezi i ri dhe intelektualë që futen në lojë me vonesë, kanë kuptuar se ai produkt solli autokracinë. Kjo protestë është pa ndërhyrje. Kështu e shoh. Nëse ata që drejtojnë protestën, nëse pranojnë ndërhyrjen, do infektohen. Ka qenë befasuese, e çuditshme si protestë. Protestat duan kohë të organizohen, kjo është shumë natyrale. Vjen nga një terren që ka akumuluar shumë pakënaqësi. Nuk është vetëm për Ramën, por dhe për kryetarin e opozitës.

Nuk është e rëndësishme ideja që të konturojmë një lidership, por për mua është me rëndësi ideja. Kjo protestë, para se të sulmojë më parë Ramën, ka qortuar më shumë PD. Kam dyshime se Berisha ka tentuar që të fusë duart. Pasi duket ndryshimi i Berishës në 2 ditë. Më i ekspozuar ndaj kësaj lëvizjeje, është Sali Berisha dhe jo Rama. Pas 2008 këta kanë qenë gjithmonë bashkë, spektakli ka qenë gjithmonë. Është bindje absolute. Pse unë gaboj? Kam pasur informacione dhe sy klinik. Problemi nuk është te projekti, por te kryeministri. Ai duhet ta kishte eliminuar këtë zhurmë, që në fillim. Sa kohë kemi që dëgjojmë për Sazanin?! A ka pasur shqetësim? Jo. Ne kërkojmë partnerë serioze, në një proces që drejtohet nga shteti me rregullat e tij. Problemi nisi në Zvërnec. Dje me reagimet, Rama deklaroi se është kryeministër vetëm i socialistëve.

Meraku im është futja e politikës në mes të protestës dhe infektimi i saj. Dy janë mundësitë, ose protesta shuhet, dhe përpjekjet për ta shuar janë. Në momentin kur futet politika, tregon se kjo e fundit do që ta falimentojë. Të shohim se si do të jetë evoluimi i kësaj lëvizjeje. Berisha dhe Rama janë në një varkë”, shprehet Topi.

The post Protetsa kundër sistemit politik/ Bamir Topi sulmon Ramën dhe Berishën: Protesta në Bulevard goditje për dyshen që kanë bërë marrëveshje që nga 2008 appeared first on Albeu.com.

Deklarata e Ramës për Gjykatën Kushtetuese/ Reagon Berisha: Mashtrim, të martën protestoni për Shqipërinë
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim”, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku, duke u shprehur se beteja do të vazhdojë.

Kësaj deklarate iu përgjigj lideri i PD-së, Sali Berisha, i cili bëri dhe njëherë thirrje për protestën e tretë kombëtare të martën e 10 shkurtit.

Deklarata e plotë e Berishës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, sot në monologun të dielës, Edi Rama në panik dhe i fantaksur, o zotua para jush në mënyrën më të papërgjegjshme se ai nuk do të përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbasi sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë që një ministër të pezullohet nga gjykatat.

Ky është një mashtrim i madh sa vetë Edi Rama. Në rajon, në Europë dhe në botë, gjykatat kanë pezulluar jo vetëm ministra, por edhe kryeministra.

Por në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai nuk sheh një goditje për Lubi Ballukun, por sheh potencialin dhe mundësin e pezullimit të tij si kryehajduti i kombit nga gjykatat, mbasi siç e dini, Lubia i ka bërë të qartë atij, se do të të marrë me vete.

Sot në monologun e tij, ai kërcënoi dhe Europën, i tha se, alternativë e vetme për Shqipërinë në Europë, jemi ne hajdutët e mëdhenj, ne që asgjësojmë shtetin ligjor dhe nuk njohim ligj e as Kushtetutë.

Mirëpo nesër sipas mediave, ai është thirrur pikërisht për ti komunikuar vendimin që është marrë në rast se ky, pengon sistemin e drejtësisë dhe veprimtarinë e tij.

Dhe ky vendim, do të jetë mesa duket vendimi më i paprecedentë që është marrë ndonjëherë në BE, sepse është absolutisht i paprecedentë qëndrimi dhe vendimi i Edi Ramës, për të asgjësuar shtetin ligjor me një grusht shteti, brenda shtetit.

Në këtë kontekst, të dashur qytetarë dhe qytetare, ditën e martë, secili prej jush proteston, shpreh revoltën në kryengritjen paqësore të opozitës, jo vetëm për vete, por për fëmijët e tij, për Shqipërinë, dhe si asnjëherë tjetër, për të ardhmen evropiane të këtij vendi.

Ndaj dhe ju ftoj të marrim fatet në dorë të Shqipërisë, ti qëndrojmë ligjeve dhe kushtetutës së vendit, si rruga e vetme e integrimit të Shqipërisë në BE, si rruga e vetme për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit dhe kushtetutës në Shqipëri.

The post Deklarata e Ramës për Gjykatën Kushtetuese/ Reagon Berisha: Mashtrim, të martën protestoni për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.