proteta Archives - Albeu.com

Protesta e opozitës/ Belind Këlliçi: Dy zhvillime tronditëse nxorrën zbuluar SPAK-un si organizatë e PS-së
Opozita ka dalë sërish në protestë para Bashkisë së Tiranës.

Belind Këlliçi i falënderoi të pranishmit, ndërsa tha se dy zhvillime tronditëse të kohëve të fundit kanë nxjerrë zbuluar SPAK-un si organizatë partnere e PS-së.

“Fakti që dilni dhe protestoni në mbrojtje të kësaj kauze, që ka të bëjë me mbrojtjen e qytetit të Tiranës, ju lartëson ju dhe lartëson edhe PD-në. Kjo protestë bëhet pa dallim partiak dhe është në shërbim të çdo qytetari të Tiranës sepse në fund të ditës, të gjithë vidhemi njëlloj.

Javët e fundit kanë ndodhur dy zhvillime tronditëse që e kanë nxjerrë SPAK zbuluar, ashtu siç është, si organizatë partnere e PS. Misioni i Dumanit është të shpëtojë Erion Veliaj dhe Edi Ramën nga ligji dhe burgu.

Mjafton video tronditëse e publikuar dje, falënderoj SYRI TV që tregoi videon ku shihet se natën që SPAK lëshonte urdhrat e arrestit për personazhet periferike të aferës së inceneratorit, ata darkonin në një nga restorantet më të shtrenjta në Vjenë.

Endrit Habilaj, Mirel Mërtiri, Mark Jaka dhe disa personazhe të tjerë i bënin karshillëk jo SPAK-ut, por çdo qytetari shqiptar duke çuar taksat tuaja te pjatat më të shtrenjta në botë.

Ato para që nuk i ka gjetur SPAK, do i gjejë grupi i ekspertëve të PD. Ne do denoncojmë çdo prokuror që mbron këtë grup të strukturuar kriminal.

Tashmë Erion Veliaj ka kaluar nga skema 5D në skemën 7S, me shtatë specialistë. Profetik ka qenë Pjetër Arbnori se këta nuk janë socialistë, por specialistë. Kanë hapur në Bullgari një kompani 7S, të cilën Dumani nuk është i zoti t’i gjejë këto dokumente. Më saktë, i ka këto dokumente, por kujdeset t’i zhdukë për të mbrojtur Erion Veliajn dhe kompaninë Gogël,” tha Këlliçi.

“Kushdo drejtor që mbron Erion Veliajn, të përgatitet për në qeli. Ata po i fut në burg Erion Veliaj vetë për të shpëtuar lëkurën e tij. Por harron se ka PD, e cila nuk bën kompromis.

Gjej rastin t’ju ftoj sërish si sot një javë në protestën e radhës. Erion Veliaj mos u lodh të çosh ushtarët e tu as në SPAK, as afër funksionarëve të opozitës, se koha kur opozita blihej e shitej ka marrë fund. Ti do marrësh faturën që të takon si një hajdut i damkosur në këtë qytet,” theksoi Këlliçi.

The post Protesta e opozitës/ Belind Këlliçi: Dy zhvillime tronditëse nxorrën zbuluar SPAK-un si organizatë e PS-së appeared first on Albeu.com.

Protesta, pedagogët ultimatum kryeministrit: Presim edhe 13 ditë, në të kundërt s’fillojmë vitin shkollor
Ashti siç dhe kishin paralajmëruar, pedagogët kanë dalë sot në protestë para godinës së Universitetit Politeknik në Tiranë. Mes kërkesave kryesore, pedagogët kanë kërkuar, që të shtohen fondet për kërkim shkencor dhe rritje pagash me 50%, brenda dy vitesh.

Kreu i Sindikatës së Universiteteve, Sandër Kovaçi, tha se nëse nuk ka reagim nga qeveria, ata do të bojkotojnë nisjen e procesit shkollor në universitete.

“Ja ku i keni pedagogët, 4-5 herë më tepër se në Fakultetin e Shkencave. Ne kemi kërkuar 50% rritje rroge. Ne do të presim edhe 13 ditë dhe në 17 ne nuk do të hyjmë në auditore për të filluar vitin e ri shkollor”, tha ai.

Ai komentoi edhe deklaratata e ministres Evis Kushi, e cila sipas tij i ka cilësuar të drejta kërkesat e tyre, por ka shtuar se nuk ka para për t’i realizuar.

“Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor. Ajo tha se; kërkesa tuaja janë minimaliste. Na tha; ‘unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju. Do të realizojmë atë që keni thënë’. Por në fund tha; ‘nuk ka lekë!’. Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës”, tha ai.

The post Protesta, pedagogët ultimatum kryeministrit: Presim edhe 13 ditë, në të kundërt s’fillojmë vitin shkollor appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut përballet me një sërë protestash
Viti 2021 përfundoi me protestat e sindikatave me kërkesën që e diela të jetë ditë jo pune. Ndërkaq viti 2022 filloi me një sërë protestash të njëpasnjëshme nga të gjitha sindikatat duke kërkuar paga më të larta për punëtorët, konkretisht harmonizim të pagave për gjithë sektorët pas rritjes së pagës minimale. Ndërkaq, edhe sot e kësaj ditë mësimdhënësit janë në grevë, pas vendimit të SASHK-ut më 11 prill. Sindikata e Policisë së Maqedonisë, ka paralajmëruar protestë për rritjen e pagave duke filluar nga data 26 deri më 29 prill. Edhe Gjyqtarët e Maqedonisë së Veriut kanë paralajmëruar protestë më 28 prill, edhe këta kërkojnë rritje të pagave.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në dhjetor të 2021 kanë protestuar para Kuvendit dhe para Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për të shprehur pakënaqësinë nga mos votimi i ligjit që e diela të jetë ditë jo pune dhe kërkuan që paga minimale të jetë 60 përqind e pagës mesatare, ndërsa me atë edhe rritje spirale të të gjitha pagave të tjera, në pajtueshmëri me pagat kolektive.

Viti 2022 filloi me marsh protestues për drejtësi ku familjarët e të ndjerit Rexhail Qerimi marshuan rrugëve të Shkupit bashkë me shumë qytetarë duke kërkuar zbardhjen e rastit të montuar “Allfa”. Rast në të cilin ishte i dënuar edhe Rexhail Qerimi ish ushtar i UÇK-së padrejtësisht me burgim të përjetshëm duke u bazuar dëshmitë e “dëshmitarëve të mbrojtur”. Qerimi në burgun e Idrizovës ndërroi jetë duke kërkuar drejtësi.

Pas kësaj, Organizata “Një mundet” ka organizuar marshin e parë protestues në historinë e Maqedonisë kushtuar nënave vetëushqyese. Ata kanë kërkuar rritje të ndihmës sociale, ndihmës për fëmijë dhe shtesës arsimor për të gjithë fëmijët e familjeve me një prind, si dhe kanë kërkuar që qendrat sociale të veprojnë në përputhje me rregullat ligjore kur vendosin se kujt do t’i përkasë fëmija dhe mbi çfarë baze.

Me protestë para objekteve të njësisë rajonale të Fondit për sigurim shëndetësor (FSSh), mjekët amë nga Velesi kanë shprehur pakënaqësi për gjendjen në kujdesin primar privat shëndetësor. Atyre iu kanë bashkuar edhe dentistët. Ata kanë thënë se në shenjë revolte protestuan të gjithë mjekët privatë në vend, duke mos pranuar pacientë për shfrytëzim të “Termini im”, por vetëm raste urgjente. Ata kërkojnë ndryshimin e vlerës së kapitalit për pacient të paguar nga Fondi.

Në Tetovë qytetarët kanë protestuar kundër hapjes së kazinosë së re e cila po ndërtohet shumë afër çerdhes “Rinia”, në vendnodhjen e ish fabrikës së “Teteksit” dhe e njëjta pritet të jetë me përmasa të mëdha. Nga lëvizja Antibixhoz kanë kërkuar që autoritetet të harmonizojnë qëndrimet dhe të sjellin ligj që do mbrojë qytetarin.

Në Shkup te sheshi “Maqedonia” është protestuar për të dytën herë kundër agresionit rus në Ukrainë. Nga Shoqata e Ukrainase kanë kërkuar hapësira ajrore të mbyllura mbi Ukrainën për të ndalur përshkallëzimin nga pushtimi rus.

Me sloganin “Varfëria ka fytyrë gruaje”, në Shkup është mbajtur marshi i gjashtë për të drejtat e grave me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit.

“Gratë edhe mëtej nuk janë as afër përfshirjes së barabartë në krijimin e politikave dhe masave, si dhe në marrjen e vendimeve që do t’i marrin parasysh nevojat e të gjithë qytetarëve. Aty ku nuk ka kuota, si pushteti ekzekutiv dhe ai lokal, vendimet merren kryesisht nga burrat – vetëm katër gra, kundrejt 17 burrave në qeveri, dy kryetare komunash, kundrejt 79 kryetarëve në pushtetin lokal. Ndryshime duhet të ketë”, kanë thënë organizatorët.

Të punësuarit në administratën shtetërore dhe gjykata kanë protestuar të enjten dhe të premten duke mos punuar nga ora 10 deri në 12, kanë njoftuar nga Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SPOGJSH). Ata kanë kërkuar pagesën e pagës minimale dhe rritje lineare të pagave të të gjithë punëtorëve për 2.806 denarë.

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë më 7 Prill, Shoqata e mjekëve privatë kanë organizuar protestë paqësore para Ministrisë së Shëndetësisë ku kanë paraqitur kërkesat e tyre.

Ndër të tjera kanë kërkuar pikë kapitimi (kuotë financiare) prej 90 denarë, ndryshim të regjimit të barnave dhe vlefshmëri të rekomandimeve për terapi kronike, ndryshim të politikës penale, shëndetësisë elektronike, si dhe ndryshim të buxhetit për specialistët dhe laboratorët.

E gjithë administrata e Gjykatës Penale dhe Gjykatës Themelore Civile kanë protestuar për rritjen e pagave, organizuar nga Sindikata e punëtorëve administrativë, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (Sindikata e AOGJSH). Revolta është e madhe te të gjithë, pasi janë të pakënaqur me statusin material, të ardhurat mujore dhe të drejtat e tjera, niveli i të cilave është ngrirë prej vitesh.

Përveç administratës gjyqësore, në të njëjtën ditë kanë protestuar edhe punonjës të ministrive, komunave, administratave shtetërore, agjencive dhe fondeve.

Studentët e muzikës në Universitetin e Tetovës kanë protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të dekanatit të fakultetit të Arteve për shkeljet e profesoreshës Besiana Mehmedi gjatë procesit mësimor, ku dekanati vendosi t’i japë kësaj të fundit vetëm vërejtje me shkrim. Studentët kanë kërkuar largimin e Mehmedit.

Ajo që është pakënaqësia më e madhe e shprehur edhe përmes grevës e cila vazhdon edhe sot e tutje është pakënaqësia e mësimdhënësve.

Greva e Sindikatës për Arsim dhe Kulturë në Maqedoninë e Veriut ka filluar më 11 prill, dhe tani kanë hyrë në javën e dytë që bojkotojnë të punësuarit në arsim dhe çerdhe, duke respektuar vendimin e SASHK që kërkojnë rritjen e pagave, konkretisht harmonizimin me pagat minimale./zhurnal

The post Maqedonia e Veriut përballet me një sërë protestash appeared first on Albeu.com.

Policë të plagosur në protestën kundër ekstremistëve të djathtë në Suedi
Protestuesit që prishën synimin e një grupi të ekstremit të djathtë për të djegur një Kuran në Örebro të Suedisë, sulmuan policinë të premten, duke plagosur të paktën nëntë anëtarë të forcave të sigurisë sipas autoriteteve.

Policia njoftoi se një qytetar u plagos pasi u godit në kokë me gur dhe se disa nga policiët kishin pësuar thyerje krahësh dhe ishin goditur me gurë.

Sipas mediave lokale thuhet se morën pjesë rreth 200 persona, të cilëtu u shpërndanë mbrëmjen e së premtes.

Kjo ishte dita e dytë radhazi ku trazirat u ndezën në nisje të një mitingu të lëvizjës anti-emigracion dhe anti-islame të udhëhequr nga shtetasi danezo-suedez Rasmus Paludan, i cili aktualisht po bën turne në Suedi dhe ka vënë në focus lagjet me një komunitet të madh mysliman.

Në çdo mbledhje, ku zakonisht marrin pjesë vetëm disa simpatizues, ai përpiqet të djegë një Kuran.

Në Örebro, demonstrata e tij u mbajt në një park pranë qendrës së qytetit dhe jo në distriktin e parashikuar fillimisht.

Të enjten, trazirat shpërthyen në orët e vona të pasdites në Linköping, duke shkaktuar plagosjen e tre oficerëve të policisë.

Kryeministri suedez dënoi dhunën dhe sulmet ndaj policisë.

“Në Suedi njerëzit lejohen të shprehin mendimet e tyre, qoftë me shije të mirë apo të keqe, kjo është pjesë e demokracisë sonë. Pavarësisht se çfarë mendoni, nuk duhet të përdorni kurrë dhunë. Ne nuk e pranojmë dhe nuk do ta pranojmë kurrë,”tha  Magdalena Andersson për agjencinë e lajmeve TT.

“Ky është pikërisht lloji i reagimit të dhunshëm që ai (Rasmus Paludan) dëshiron të shohë. Vetë qëllimi është të nxisë njerëzit të kundërshtojnë njëri-tjetrin.”

Rasmus Paludan ka provokuar edhe incidente të tjera në disa raste gjatë viteve të fundit.

Në nëntor 2020, ai u arrestua në Francë dhe më pas u dëbua. Pesë aktivistë të tjerë u arrestuan në Belgjikë menjëherë më pas, të akuzuar se donin të “përhapnin urrejtje” duke djegur një Kuran në Bruksel./albeu.com

The post Policë të plagosur në protestën kundër ekstremistëve të djathtë në Suedi appeared first on Albeu.com.