protestës Archives - Albeu.com
Liria ka Emër” paralajmëron vazhdimin e protestës sonte në Prishtinë
Protesta kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së do të vijojë edhe sonte në sheshin qendror të Prishtinës, ka bërë të ditur organizata “Liria ka Emër”.
Në njoftimin e saj, organizata u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, e cila pritet të fillojë në orën 21:00.
Postimi i plotë:
“Shihemi n’21:00 n’shesh!”
</body></html>
The post Liria ka Emër” paralajmëron vazhdimin e protestës sonte në Prishtinë appeared first on Albeu.com.
Dita e 98-të e protestës, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë, të hënën pritet tubim masiv
Qytetarët pritet të rikthehen sot në sheshet e Tiranës, teksa protesta kundër qeverisë arrin ditën e saj të 98-të. Ata do të vijojnë aksionin dhe kërkesën që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen.
Të hënën shënohen 100 ditë nga fillimi i protestave, duke e çuar qëndresën e përditshme drejt një tjetër momenti të rëndësishëm. Për këtë ditë është paralajmëruar një mobilizim më i gjerë, ndërsa qytetarëve nga e gjithë Shqipëria u është bërë thirrje të marrin pjesë në tubimin në kryeqytet.
Edhe dita e 97-të e protestës u shoqërua me disa zhvillime. Tubimi i së premtes nisi paradite përpara Gjykatës Penale, ku qytetarët shprehën mbështetjen për protestuesit e arrestuar pas tensioneve të 1 shtatorit përpara Kryeministrisë.
Gjykata vendosi të lironte 14 protestuesit e arrestuar. Aktivistët e konsideruan vendimin një fitore, duke theksuar se ndalimet nuk do ta ndalin protestën dhe se aksioni do të vijojë.
Në orët e mbrëmjes, protestuesit u grumbulluan përsëri në sheshin “Skënderbej”, prej nga marshuan drejt Kryeministrisë.
Gjatë marshimit u dëgjuan thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe “Arrestoni Ramën”, ndërsa në pankarta përcilleshin mesazhe kundër qeverisë dhe në përkrahje të personave të arrestuar gjatë ditëve të fundit.
Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët e vazhduan protestën duke marshuar në bulevard dhe nëpër rrugët e kryeqytetit. Ata përsëritën kërkesën për largimin e Ramës dhe paralajmëruan se tubimet do të vazhdojnë.
Një pjesë qendrore e fjalimeve iu kushtua protestës së paralajmëruar për të hënën. Aktivistët kërkuan pjesëmarrje masive në ditën e 100-të dhe njoftuan rrethimin e Kryeministrisë.
Përveç dorëheqjes së Ramës, protestuesit kanë kërkuar edhe largimin e qeverisë dhe ngritjen e një qeverie teknike.
Aksioni pritet të zhvendoset gjithashtu përpara Parlamentit, pas rifillimit të sesionit parlamentar. Kuvendi nis punimet të martën, më 8 shtator, një ditë pas protestës së 100-të, çka paralajmëron një fillim jave me tension të lartë politik.
The post Dita e 98-të e protestës, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë, të hënën pritet tubim masiv appeared first on Albeu.com.
“Revolucioni i Flamingo-ve” nuk tërhiqet”/ Televizioni publik austriak jehonë protestave në vendin tonë: Rama akuzohet nga qytetarët për korrupsion
Televizioni publik austriak ORF, i ka bërë jehonë protestës kundër kryeministrit Edi Ramës në Shqipëri. ORF e nis artikullin, duke shkruar se “Revolucioni i Flamingo-ve” në Shqipëri vijoi gjatë fundjavës, ku së fundi pati edhe përplasje me policinë.
Në artikull, ORF shkruan se demonstruesit, të cilët kanë dalë në rrugë çdo ditë për javë të tëra, po denoncojnë korrupsionin në vend dhe po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama.
Televizioni austriak vë në dukje se projekti parashikon ndërtimin e hoteleve, vilave, një marine dhe rreth 10 mijë dhomave për turistë, ndërsa kundërshtarët e konsiderojnë si një kërcënim për rezervatin natyror.
ORF thekson më tej se gjatë përplasjeve para Parlamentit, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, teksa pati të persona arrestuar dhe të lënduar.
ORF përmend edhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit, i cili ka kërkuar një hetim të pavarur mbi pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia.
Artikulli i Plotë ORF:
“Revolucioni i Flamingo-ve” në Shqipëri vazhdoi gjatë fundjavës. Dhjetëra mijëra njerëz protestuan përsëri kundër projektit masiv të ndërtimit nga dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, në një zonë të mbrojtur mjedisore. Kohët e fundit pati edhe zemërim për dhunën policore kundër demonstruesve.
Tubimi i së shtunës në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ishte, sipas agjencisë së lajmeve AFP, më i madhi që nga fillimi i demonstratave në fund të majit. “Protestat kundër flamingove” filluan si një lëvizje mjedisore kundër ndërtimit të resortit turistik në rezervatin natyror të Zvërnecit në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë, një vend i rëndësishëm shumimi për flamingot.
Protestat tani janë kthyer edhe kundër qeverisë shqiptare. Demonstruesit, të cilët kanë dalë në rrugë çdo ditë për javë të tëra, po denoncojnë korrupsionin në vend dhe po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Qeveria shqiptare është përpjekur prej kohësh të nxisë ekonominë e saj përmes turizmit. Megjithatë, demonstruesit e akuzojnë qeverinë shqiptare se mbështet investitorët e huaj si familja Kushner. Pankartat e tyre shpesh shkruajnë: “Shqipëria nuk është në shitje”.
10,000 dhoma në një rezervat natyror
Kushner dhe gruaja e tij Ivanka Trump janë të përfshirë në projektin e ndërtimit. Familja Trump ka investuar gjerësisht në projekte luksoze në të gjithë botën. Projekti i ndërtimit pritet të jetë gjigant; një nga kompanitë e Kushnerit planifikon të investojë 1.4 miliardë euro. Projekti në shkallë të gjerë do të përfshijë hotele dhe vila private, një marinë, restorante dhe ambiente argëtimi. Janë planifikuar gjithsej 10,000 dhoma për mysafirë. Protesta filloi pasi gardhet e ndërtimit të siguruara me tela me gjemba dhe ekskavatorë u shfaqën papritur në një plazh në Zvërnec.
Përshkallëzim para parlamentit
Të enjten, shumë demonstrues u mblodhën para parlamentit për herë të dytë këtë javë për të bllokuar hyrjen e anëtarëve të parlamentit në ndërtesë. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji. Demonstruesit hodhën vezë, gurë dhe sende të tjera dhe u përpoqën të thyenin kordonin e policisë. Policia raportoi se 15 oficerë u plagosën dhe 25 demonstrues u arrestuan. Nëntëmbëdhjetë demonstrues mbeten në paraburgim.
Aktivistët e të drejtave të njeriut po bëjnë thirrje për një hetim.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (AHK), një organizatë për të drejtat e njeriut, shprehu shqetësim të shtunën në lidhje me përshkallëzimin e situatës në protesta. AHK deklaroi se aktet e dhunës nga individët nuk mund të justifikojnë përdorimin joproporcional të forcës nga policia. Aktivistët e të drejtave të njeriut shpjeguan se policia përdori gaz lotsjellës pa paralajmërim dhe rrahu njerëz të shtrirë përtokë.
“Kjo është e papranueshme dhe kërkon një hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv”.
The post “Revolucioni i Flamingo-ve” nuk tërhiqet”/ Televizioni publik austriak jehonë protestave në vendin tonë: Rama akuzohet nga qytetarët për korrupsion appeared first on Albeu.com.
Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!
Pas protestave masive të zhvilluar deri më tani një ditë më parë, qytetarët pritet të rikthehen sërish sot në shesh për ditën e 12-të radhazi të tubimeve kundër qeverisë.
Protesta, e cila nisi si kundërshtim ndaj projekteve të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë qytetare, ku kërkesat kryesore mbeten ndalimi i ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama së bashku me kabinetin qeveritar.
Ndërkohë, protesta ka kapërcyer kufijtë e Tiranës, duke gjetur mbështetje edhe në qytete të tjera të vendit, si dhe mes shqiptarëve të diasporës, të cilët kanë organizuar tubime solidarizuese në vende të ndryshme të Europës.
Dita e djeshme shënoi pjesëmarrjen më të madhe qytetare që nga nisja e protestave. Pas fjalimeve dhe thirrjeve përpara Kryeministrisë, mijëra qytetarë marshuan për disa orë në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën deri afër mesnatës.
Ashtu si në ditët e mëparshme, edhe sot pritet të dëgjohen sloganet që janë kthyer në refren të përditshëm të protestës: “Rama jep dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Shqipëria e re”.
The post Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë! appeared first on Albeu.com.