proteste ne france Archives - Albeu.com

Mijëra francezë protestojnë kundër çmimeve të larta dhe reformës së pensioneve
Aksionet e protestave të zhvilluara në mbarë vendin në Francë kishin në fokus shërbimin urban dhe shkollat. Mbi 200 kolona demonstruesish u mobilizuan në mbarë vendin. Pjesëmarrja në protesta dhe pengesat prej tyre megjithatë ishin të përmbajtura. 20 deri në 30 përqind e personelit të shkollave iu bashkuan protestave, sipas të dhënave të sindikatave. Ndërsa Ministria e Arsimit bën fjalë për një kuotë pjesëmarrjeje prej njëmbëdhjetë përqind të personelit të arsimit.

Qarkullimi i trenave brenda vendit ishte i kufizuar, në Paris disa trena dhe autobusë të periferive qarkulluan më rrallë se zakonisht. Ndërkohë që trenat e distancave të largëta qarkulluan sipas planit.

Në demonstratën në Marsejë mori pjesë edhe ish-kandidati për president populisti i majtë Jean-Luc Mélenchon.

Më shumë potencial shpërthyes se thirrjet për rritjen e pagave ka reforma e planifikuar e pensioneve – qeveria do ta rrisë moshën e daljes në pension nga 62 aktualisht në 64 ose 65 vjeç. Për shumë njerëz në Francë kjo është e papranueshme. “Ne nuk duam të negociojmë për moshën e pensioneve”, thotë drejtuesi i shoqatës së majtë sindikaliste CGT, Philippe Martinez. Punëtorët francezë nuk duan të punojnë më gjatë, thotë ai.

Kampi qeveritar një ditë më parë (28.09) kishte rënë dakord për të shtyrë konsultimet me përfaqësuesit e organizatave sociale në mënyrë që deri në dimër të paraqesin një projektligj. Ligji i ri do të duhet të hyjë në fuqi verën e ardhshme. Në diskutim është që kufiri i moshës së pensionit të rritet me katër muaj për secilin vit në mënyrë që deri në vitin 2031 mosha e pensionit të arrijë për të gjithë në 65 vjeç.

Këtë herë jo protesta vjeshte?

Tradicionalisht në Francë në vjeshtë pasi popullsia kthehet nga pushimet e verës zhvillohen protesta në mbarë vendin për probleme të ndryshme dhe pakënaqësi sociale. Por të enjten (29.09) nuk pati protestë masive në rrugë kundër presidentit Emmanuel Macron, që u rizgjodh në verë dhe qeverisë së riformuar. Për shkak të ndihmave miliardeshe dhe vendosjes së një tavani për çmimin e energjisë inflacioni në Francë aktualisht është dukshëm më i ulët se në vendet e tjera europiane.

Sindikatat dhe opozita gjithashtu janë të përçara në protestën e tyre kundër qeverisë. Ndërkohë që sindikatat demonstrojnë, partia e majtë, socialistët dhe ekologjistët kanë bërë thirrje që më 16 tetor të zhvillohet një “Marshim kundër shtrenjtimit të jetesës dhe mosangazhimit në krizën e klimës”./dw

The post Mijëra francezë protestojnë kundër çmimeve të larta dhe reformës së pensioneve appeared first on Albeu.com.