protestat ne shqiperi Archives - Albeu.com

“Kush e ka fajin, përse po dështojnë protestat në Shqipëri?”
Analisti Enton Abilekaj ka bërë një pasqyrim të protestave në Shqipëri, duke zbuluar edhe disa prej arsyeve se përse ato po dështojnë.

Abilekaj thotë se shqiptarët nuk është se janë më frikacakë se popujt e tjerë, por sipas tij, ata janë më të vetmuar përballë sfidave.

Njëri prej faktorëve, sipas Abilekajt, është mungesa e sindikatave.

Ai trajton kryesisht protestat e ditëve të fundit kundër rritjes së çmimeve, por edhe disa protesta të mëparshme, si ajo kundër armëve kimike.

Postimi i Abilekajt:

Paaftësia për të protestuar mori një konfirmim dramatik me dështimin e protestës së fundit. Ata që thirrën protestat e para, nuk mundën ta përsërisnin suksesin, pavarësisht se çmimi i naftës u rrit një ditë përpara thirrjes. Ishin heronj deri ditën e zbrazjes së bulevardit, u quajtën tradhtarë ditën e fundit, nga ata që e kërkuan shpjegimin e dështimit gabim.

Pse dështojnë protestat? Kush është fajtori? Populli, organizatorët “e kompromentuar”, apo partitë politike që ndërhyjnë?

Këto alternativa janë sjellë si shpjegim deri tani, por asnjëra nuk është në gjendje të mbrohet. Është populli kur nuk ka pjesëmarrje, kur bulevardi mbushet e kanë fajin organizatorët, kur fillon të zbrazet e kanë fajin partitë që duan të marrin kontrollin.

Janë copa të pamjaftueshme për të plotësuar puzzle-in. Edhe sepse arsyet kërkohen brenda bulevardit. Mjafton një vështrim në Perëndim, për të kuptuar që arsyeja kryesore e dështimit është mungesa e strukturës sociale, e organizimit të punës dhe grupeve të interesit.

Kjo shpjegon të gjitha ato që sillen si shkaqet e dështimit, por në fakt janë pasoja. Populli nuk është i paditur dhe frikacak, por i paorganizuar. Nuk ka sindikata sipas grupeve të interesit dhe të kontrolluara nga grupet e interesit. Nëse në Spanjë kamionistët bllokuan rrugët, askush nuk guxoi ta thyente grevën dhe të prishte protestën. As qeveria, as bizneset që i kanë punësuar nuk guxuan të marrin masa ndaj protestuesve, sepse situata do të përshkallëzohej. Nëse do të pushohej nga puna një kamionist- protestues, sindikata do ta zgjaste grevën dhe do të shtonte kërkesat. Pronari mund të gjejë një kamionist jashtë sindikatës për ta zëvendësuar, por do të humbiste një flotë të tërë, që është në sindikatë dhe do të bllokohej.

Në Shqipëri, ku Kryeministri mburret me mungesën e sindikatave, nëse do të protestonin të punësuarit në Shtet apo Privat, mund ta humbasin vendin e punës, të zëvendësohen dhe të mbeten pa të ardhurat jetike. Nëse del në protestë se paga nuk të mjafton, se punëdhënësi të keqtrajton, se qeveria spekulon, mund të humbasësh edhe statusin minimal, protesta, në vend që ta përmirësojë, mund ta përkeqësojë jetën.

Shqiptarët nuk janë më frikacakë se popujt e tjerë, janë vetëm të destrukturuar, janë të vetmuar. Për shkak të komunizmit të egër që, jo vetëm i ndaloi organizimet e punës, por edhe i zëvendësoi me struktura të drejtuara nga pushteti që ishte i një partie totalitare.

Kështu vazhdoi edhe pas rënies së komunizmit, sepse ndarja me të nuk u bë kurrë, ose u bë keq. Organizimet e reja u morën në kontroll nga partitë e reja, të vjetrat vazhduar nën kontrollin e partisë së vjetër. Sindikatat u bënë grabitës pronash në shkëmbim të pushtetit që jepte fuqia e bashkimit të grupeve të interesit. Secila parti kishte sindikatën e vet të preferuar deri sa autoriteti i tyre mori fund bashkë me pronat që u shitën e u falën në mënyrë kriminale.

U zëvendësuan me shoqata jofitimprurëse, që më shumë përfaqësonin donatorët se grupet e interesit, derisa donator u bë shteti.

Protesta e studentëve që filloi si shpresa më e madhe e zgjimit dhe përfundoi në copa, e kafshuar nga shoqata partiake, parapolitike, apo grupime të çorientuara, dha sinjalin e çorganizimit dhe përçarjes së mbjellë këto 30 vjet, megjithëse fara ka qenë aty që në gjenezën e kombit.

Sot jemi në situatën ku qytetarët duhet të përballen vetëm me problemet. Përveç vulnerabilitetit të vetmisë, është dyshimi i mbjellë nga e shkuara, se organizimi nuk do të sjellë rezultate për të gjithë, por vetëm për një përfaqësi abuzuese. Sherret për mikrofonin në protesta, dalja aty e njerëzve pa mbështetës por me shumë ambicie personale që mbi të gjitha nuk i bashkon as vizioni për zgjidhjen e problemit me qeverinë, vetëm sa e shkërmoq grumbullimin.

I vetmi grup kompakt protestuesisht mbetet ai që shkon aty për arsye partiake, mbeshtetësit e opozitës, që ose janë pa punë në pritje te rotacionit, ose janë në punë te mbrojtura nga opozita, ose kanë të ardhura të garantuara nga e shkuara në pushtet.

Kjo është arsyeja që akoma sot, ndryshe nga çdo vend modern, i kërkohet opozitës të organizojë protesta. “Revenanti” Berisha, për kontrast me Lulzim Bashën, po paralajmëron protesta në të gjithë vendin, rikthimin e opozitës së 2003- 2004, që, pasi dështoi, kaloi tek taktika e paqes dhe ofertës qeverisëse me KOP.

Në fakt në 2004 kaloi në rolin që kryen opozita në çdo demokraci; ofrimin e një alternative të pëlqyeshme. Një alternativë që duhet t’u pëlqejë aq shumë qytetarëve sa të rrezikojnë duke dalë në protesta, për të kërkuar largimin e qeverisë, ose zbatimin e planit alternativ.

Nëse sot opozita do të kishte një plan më të mirë, të argumentuar me shifra reale dhe konkrete, do kishte krijuar terrenin për protesta civile pa praninë e saj. Ashtu si kërkesat e protestës në ditët e para bashkuan mijëra vetë në bulevard.

Protesta e armëve kimike i shërbeu Edi Ramës për manualin e shkatërrimit të protestave, që ajo të mos përsëritej. Pas asaj, ai monopolizoi fondet e shoqërisë civile, joshi aktivistë të njohur, rrahu dhe denigroi ata që nuk u joshën. Shkatërroi përfundimisht strukturën sociale, duke goditur armikun e autoritarizmit – shtresën e mesme. Taksa progresive mbi pagën dhe përgjysmimi i taksës për dividentin e përcaktuan qartë politikën e tij për polarizimin e skajshëm të vendit më të varfër dhe të pasur, pa shtresën e mesme, që është jobesnike politikisht dhe e lëvizshme shoqërisht.

Me protestën e studentëve mekanizmi u përsos, me protestat e 2019, teknologjia mori hov me gazin lotsjellës që shërbeu edhe në 2020 me protestat për Klodjan Rashën. Sot, kur përfaqësimi opozitar, partiak apo civil është përçarë më shumë se kurrë, i mjaftojnë mediat që ka në kontroll për të shpërbërë çdo protestë./albeu.com/

The post “Kush e ka fajin, përse po dështojnë protestat në Shqipëri?” appeared first on Albeu.com.

Nga Londra në Tiranë për të protestuar: 24 vjet larguar! Prindërit tanë këtu nuk mbyllin dot muajin
Një emigrant shqiptar që jeton e punon në Londër, ka deklaruar se ka ardhur në Tiranë posaçërisht për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve.

Ai është shprehur se qeveria duhet të ulë taksat dhe të plotësojë kushtet e nevojshme për të jetuar në vend.

Ai shton se prindërit e tij në Shqipëri nuk arrijnë të mbyllin dot muajin, për shkak të pagave dhe pensioneve të ulëta.

“A mendoni se ne jemi turpi?” u tha ai protestuesve që ishin mbledhur para kryeministrisë ndërsa u bëri thirrje  protestuesve të bashkohen dhe të ngrenë zërin për të drejtat e tyre.

“Edhe komisioni europian e ka pranuar se protestat janë të ligjshme. Rama të mbajë turpin. Nuk po kërkojmë as post dhe as mandat deputeti. Por po protestojmë për bukën e gojës. Nuk është fushatë elektorale. Këta janë munduar të na ndajnë në të majtë dhe të djathtë, por atdheu im nuk është partia por Shqipëria”

Duhet ta ngremë zërin që kjo qeveri ose tu përgjigjet këtyre njerëzve ose të hapë krahun. Nuk ikën Lulzim Basha, Edi Rama e as Sali Berisha me thirrje “IK!” Ikin ose me votë ose revoltë.”

Ai i bëri thirrje dhe të harrojnë partitë, të ngrenë zërin. Gjithashtu nëse qeveria nuk I dëgjon atëherë të përgatiten për valën e revoltave.

“Zëri juaj dhe zëri jonë është për kombin jo partinë. Harroni partitë. 32 vite na kanë sjellë këtu ku jemi sot. Kemi marrë rrugën, kemi 24 vjet të larguar. Kemi prindërit këtu që nuk e kalojnë dot muajin me 12 mijë lekë,  nga të cilat 6 mijë lekë i lënë në farmaci. Nëse nuk duan të na dëgjojnë të përgatiten për atë tjetrën” tha ai.

Protestuesve po u bëhet thirrje për rezistencë të qëndrojnë aty gjatë gjithë natës. Një pjesë e tyre është ulur këmbëkryq në shesh.

The post Nga Londra në Tiranë për të protestuar: 24 vjet larguar! Prindërit tanë këtu nuk mbyllin dot muajin appeared first on Albeu.com.

“Edi Rama” sqaron mungesën në Portokalli: Diçka e madhe po vjen (FOTO LAJM)
Aktori i njohur i humorit, Florian Binaj, ka sqaruar ndjekësit e tij për mungesën që ka bërë në programin humoristik ‘Portokalli’.

Sqarimi i aktorit erdhi pasi mungesa e tij ishte vënë re nga ndjekës dhe fansa të tij të cilët nuk kanë ngurruar të pyesin për mungesën e tij, pasi e kanë lidhur me pjesëmarrjen e aktorin në protestat e realizuara kundër rritjes së çmimeve.

Por duket se aktori po përgatit diçka më të rëndësishme, për të cilën tha se do të japë detaje në vijim./albeu.com/

The post “Edi Rama” sqaron mungesën në Portokalli: Diçka e madhe po vjen (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Berisha fton shqiptarët në protestë, mësohet vendi i nisjes dhe ora (FOTO LAJM)
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije orën dhe vendin e protestës kombëtare të thirrur ditën e hënë.

Protesta pritet të mbahet gjatë kohës që në Tiranë do të jetë i pranishëm presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilët pritet të mbajnë takim në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.

Berisha thekson se përveç vizitës së Vuçiç dhe asaj që ai e quan pakti kombëtar me Ramën, do të protestohet edhe kundër vjedhjes së inceneratorëve.

Protesta do të nisë në orën 16:00 nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë.

Njoftimi:

Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit kombëtar Rama-Vuçiç

E hënë 20 Dhjetor -16:00

Mbledhja tek selia e PD dhe nisja drejt kryeministrisë

Kjo është protesta e parë e lëvizjes opozitare të drejtuar nga Berisha brenda Partisë Demokratike që lidhet pikërisht me Ballkanin e Hapur, një nismë që ish-kryeministri e ka kundërshtuar që në zanafillën e saj./albeu.com/

The post Berisha fton shqiptarët në protestë, mësohet vendi i nisjes dhe ora (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.