Protesta e opozitës para Kuvendit Archives - Albeu.com

Meta komenton protestën e opozitës: Qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë
Ilir Meta ka reaguar pas protestës së sotme të opzitës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se sot ishte një protestë madhështore.

“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!”, shkruan Meta.

Meta nuk ishte në këtë protestë, për arsye se ndodhej në një konferencë në Egjipt, por përfaqësues të Partisë së Lirisë ishin të pranishëm. /vizionplus.tv

The post Meta komenton protestën e opozitës: Qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Berisha: Bashkimi ynë sjell një epokë të re në politikën shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në protestën madhështor, deklaroi se bashkimi i PD e ka futur politikën shqiptare në një epokë të re. Është kjo demokraci e brendshme që do e aplikojmë në qeverisjen tonë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Është e rëndësishme miq, që midis këtij tymi dezinformimi, ne të kujtojmë shqiptarët pse po luftojmë.

Ne po luftojmë sepse e duam Shqipërinë.

Po miq, ka njerëz që sot e duan shumë Shqipërinë.

Po miq, ka politikanë që sot e duan shumë Shqipërinë.

A jemi ne të pagabueshëm? Absolutisht jo.

Por kurrsesi nuk jemi si ata.

Jo, jo. Po të ishim si ata sot, do ishim në bashkëqeverisje me rilindjen.

Po të ishim si ata sot, Brava do vazhdonte në krye të opoziëts false.

Po të ishim si ata sot, familjarët tanë nuk do ishin të arrestuar dhe të persekutuar, por do merrnin tendera nga qeveria sepse ky është sistemi që ka ngritur Edi Rama.

Berisha nuk do ishte non-grata dhe as në arrest shtëpie.

Por ne së bashku ne zgjodhëm më të vështirën, sepse ne e duam Shqipërinë.

Shqipërinë nuk e bëjnë tradhtarët, Shqipërinë e bëjnë njerëzit e ndershëm, nuk e bëjnë kurrë ata që e vjedhin atë.

Ne sot luftojmë për Shqipërinë, luftojmë për dinjitetin e shqiptarëve, por kryesorja ne po luftojmë për të ardhmen në Europë të rinisë shqiptare.

Zonja dhe zotërinj, shpopullimi është kërcënimi më ekzistencal për kombin tonë në historinë tonë mijëravjeçare. Kanë ikur 1 milion shqiptarë në 10 vite. 87 përqind e atyre që kanë mbetur, e kanë mendjen të ikin

Me këto ritme, Shqipëria do mbetet pa shqiptarë. Kjo do sjellë humbjen e saj, të traditave tonë, gjuhës, flamurit tonë.

Prandaj miq, përballë këtij kërcënimi, i bëj thirrje çdo shqiptari sot të mos shohë veten si demokrat, si socialist, por vetëm si shqiptar.

Sepse pikë së pari, ne jemi shqiptarë e pastaj jemi demokratë, socialistë apo pa parti.

Dhe shembullin më të mirë për të dalë mbi veten tonë, e ka dhënë PD, duke shembur tabunë më të rëndë të trashëguar nga komunizmi, tabunë e politikës së konfliktit, tabunë se nëse nuk je me mua, je armiku im.

Atë tabu që sot e ka kthyer PS-në në një organizatë kriminale të Rilindjes.

Atë tabu që sot burgos liderin e opozitës sepse e di se nëse ai është i lirë, ti e di se nuk fiton kurrë zgjedhje më.

Dhe harroje Edi Rama se do fitosh më zgjedhje në Shqipëri.

Zonja dhe zotërinj, bashkimi i PD e ka futur politikën shqiptare në një epokë të re.

Ne faktuam me bashkimin tonë se demokracia jonë e brendshme është e njëjtë me partitë e mëdha bashkëkohore, të cilat i kemi frymëzim.

Është ky unitet në diversitet që shqiptarët nuk e kishin arritur njëherë në 33 vite.

Është ky unitet në diversitet, dhurata më e çmuar e PD për shqiptarët.

Është kjo demokraci e brendshme që do e aplikojmë në qeverisjen tonë.

Prandaj kjo qeverisje, do jetë më e shkëlqyera që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Prandaj dhe kjo qeverisje do shpëtojë pluralizmin.

Prandaj dhe kjo qeverisje do shpëtojë demokracinë.

Prandaj dhe kjo qeverisje do ripopullojë Shqipërinë.

The post Berisha: Bashkimi ynë sjell një epokë të re në politikën shqiptare appeared first on Albeu.com.

Erisa Xhixho i drejtohet protestës: Në një vit Shqipëria humbet 36 mijë të rinj që largohen nga vendi
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në fjalën e mbajtur në protestën e opozitës para Kryeministrisë, duke theksuar se Shqipëria është e 8-ta në botë për largimin e trurit.

“Kjo qeveri grabiti pasuritë publike dhe private duke mbushur xhepat e oligarkëve”, tha midis të tjerash Xhixho.

Fjala e nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në protestën e opozitës:

Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë! Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, përveçse të mblidheshim të gjithë sëbashku e për të nisur kështu nga ky manifestim madhështor rrugëtimin pa kthim të reagimit qytetar kundër narkoqeverisë; kundër bandës së pushtetit të korruptuar që vetëm pushtet i shërbimit ndaj qytetarëve nuk është. Tirana dhe gjithe Shqipëria e dinë ku buron e keqja dhe se pse e keqja e pushtetit të tiranisë së korrupsionit dhe krimit ka vrarë shpresën e qindra mijëra qytetarëve.

Ndaj ne jemi sonte këtu për të ringjallur shpresën dhe për ta mbrojtur atë nga të korruptuarit e pushtetit të korruptuar. Ne jemi sonte këtu për të dëshmuar se jemi të gjithë bashkë për një qëllim të madh. Qëllimi ynë është një dhe vetëm një, për të bërë të qartë se mbi interesin vendit dhe të popullit, mbi interesat kombëtare nuk ka asnjë interes apo individ që të mund të na dominojë apo të na e errësojë perspektivën drejt fitores.

Misioni ynë është i madh, është i shenjtë dhe i panegociueshëm; është largimi i të keqes që përfaqëson pushteti i korruptuar dhe kriminal i inceneratorëve, pushteti i arrogancës dhe i grabiqarëve. Kauza jonë e madhe lindi 32 vjet më parë, kur forca e popullit shkuli nga themelet e rrëzoi përtokë diktaturën komuniste nën thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe kjo kauzë është sot më aktuale se kurrë.

Rilindja në 11 vite bëri të kundërtën e premtimeve me të cilat erdhi në pushtet. Premtoi qeverisje me duar të pastërta, por jemi të parët në Europë për korrupsion dhe të dytët në botë për rryshfet! Premtoi 300 mijë vende pune, por dëboi 740 mijë shqiptarë! Premtoi çmime të ulëta, por paguajmë për ushqime më shtrenjtë se në Itali.

Po çfarë ka Kosova dhe Maqedonia që të gjithë treguesit i kanë shumë më lart në çdo drejtim që nga pensionet, çmimet e ushqimeve e të karburantit, pagat e mësuesve e pedagogëve, mjekëve etj, ndryshimi është vetëm një, atje nuk ka narkoqeveri si kjo e Edi Ramës, por ka qeveri që punon për qytetarët. Qeveria Rama premtoi shëndetësinë falas, por sot shqiptarët paguajnë 60% më shumë nga xhepi për shëndetësinë se në të gjithë Europën. Sepse paratë e tyre shkojnë në koncesione dhe në xhepat e klientëve të ngushtë të kryeministrit. Premtoi zhvillim të bujqësisë, por favorizoi importin dhe falimentoi fermerin. Kjo qeveri ka zbrazur 10 nga 12 qarqet e vendit.

Premtoi mbrojtjen dhe zhvillim të pronës private, por u shembi shtëpitë dhe rrëmbeu pronat e ligjshme të qytetarëve për t’ua u dhënë oligarkëve për kulla e resorte. Premtoi politika për të rinjtë, por sot një çifti të ri i duhet mbi 70 vjet kursime për të blerë një apartament. Të rinjtë e Shqipërisë po largohen masivisht vetëm për shkak të kesaj qeverie, që nuk u garanton asgjë, por u rrjep paratë e tyre e të prindërve të tyre për megaskema mafioze si ajo e inceneratorëve.

Jemi të 8-ët në botë për largimin e trurit. Në një vit Shqipëria humbet 36 mijë të rinj që largohen nga vendi, ndërkohë 23 mijë pensionistë shtohen në skemën e pensioneve dhe këta pensionistë jetojnë në mjerim me pensione nën nivelin e minimumit jetik dhe nuk arrijnë të blejnë dot as ilaçet e tyre.

Jemi vendi me arsimin më të dobët në Europë, me rënie progresive në të gjitha testet PISA të viteve të fundit. analfabetizmi funksional është ulur këmbëkryq në shkollat tona sepse arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet për këtë qeveri dhe nuk është mbështetur me buxhet.

Jemi vendi me arsimin më të dobët në Europë, me rënie progresive në të gjitha testet PISA të viteve të fundit. Analfabetizmi funksional është ulur këmbëkryq në shkollat tona sepse arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet për këtë qeveri dhe nuk është mbështetur me buxhet. Kjo qeveri grabiti pasuritë publike dhe private duke mbushur xhepat e oligarkëve.

Të nderuar qytetarë! Sot të jesh opozitar do të thotë të kesh dinjitet e të kesh respekt për veten, të jesh opozitar do të thotë të kesh guxim, shumë guxim. Por ky shesh i lirisë dhe i guximit sot si ortek do kthehet në shpresë, çlirim dhe zgjidhje për gjithë shqiptarët!

The post Erisa Xhixho i drejtohet protestës: Në një vit Shqipëria humbet 36 mijë të rinj që largohen nga vendi appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës para Kuvendit, Berisha: Kushtetuta po shkelmohet nga banditët
Po zhvillohet protesta e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë.

Në nisjen e fjalës së tij, kreu i Partisë Demokartike, Sali Berisha tha se protesta po mbahet për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, ndërsa theksoi se kushtetuta po shkelet nga banditët e qeverisë Rama.

Berisha tha se refuzimi i qeverisë për ngritje të komisioneve hetimore për përfshirjen e kryeministrit në çështjen McGonigal ështe mohim i Kushtetutës së Shqipërisë.

Kreu i PD tha se kjo qeveri është e kriminelëve dhe e vrasësve. Ndërsa shtoi se aty fshihen edhe ata që “vranë vajzën keniane”, duke iu referuar 22-vjeçares Joy, e cila humbi jetën pasi u dhunua barbarisht

Berisha: Protesta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve. Kushtetuta po shklemohet nga banditët. Kukullat e Ramës i bllokuan të drejtën deputetët e opozitës, duke i përjashtuar. Keta na mohojnë të drejtën kushtetuese të komisioneve hetimore. Jeni zëri i vërtetë i çdo shqiptari kudo ndodhet. Dua të qartësoj se kjo është betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët, porositës të vrasjeve, nga padronë të klaneve të drogës, të krimit. 28 burra dhe gra të votuar nga zgjedhësit shqiptarë gjykojnë se duhet të hetojnë, duhet të sjellin para zgjedhësve të tyre të vërtetën mbi këtë çështje kurse trafikantë dhe kukulla pa asnjë dinjitet njerëzor të Edi Ramës bllokojnë këtë të drejtë të deputetëve të opozitës vendosën hetimin e udhëtimeve të Edi Ramës në të cilat ka shpenzuar me avionin e tij me dhomë gjumi luksoze dhe me 22 rroga nga më të majmet të personelit ka shpenzuar mbi 22 milionë euro në 137 fluturime. Presidenti i SHBA kishte realizuar gjithsej me AirForce1 40 fluturime, pra njeriu që ka përgjegjësinë e botës kishte parë të nevojshme 40 udhëtime kurse Edi Rama, 137 fluturime me avion në dispozicion të gjithë taksat tuaja, e gjithë mundi juaj kurse fëmijët largohen e vetëm largohen nga ky vend.

/albeu.com/

The post Protesta e opozitës para Kuvendit, Berisha: Kushtetuta po shkelmohet nga banditët appeared first on Albeu.com.