protesta e fermereve Archives - Albeu.com

Protestat e fermerëve, Kievi kundërshton Poloninë për mbylljen e kufirit me Ukrainën
Kryeministri polak Donald Tusk tha se Polonia dhe Ukraina janë në bisedime për mbylljen e përkohshme të kufirit mes dy vendeve mes bllokadës nga fermerët protestues.

Por nga ana tjetër Kievi ka mohuar se diskutime të tilla ishin duke u zhvilluar.

Njoftimi vjen pasi fermerët polakë vazhdojnë të bllokojnë pikat kufitare në shenjë proteste kundër importit të grurit ukrainas.

Ata pretendojnë se prodhuesit nga vendi fqinj kanë një avantazh të padrejtë, duke qenë se nuk duhet të respektojnë rregulloret e BE-së ose të paguajnë taksat e BE.

“Ne po flasim gjithashtu me palën ukrainase për një mbyllje të përkohshme të kufirit dhe shkëmbimin e mallrave,” tha Tusk të mërkurën.

Autoritetet polake “duan të ndihmojnë Ukrainën, por ne nuk mund të lejojmë që kjo ndihmë të sjellë efekte shumë negative për qytetarët tanë.

Ne jemi vazhdimisht në kërkim të një zgjidhjeje që do të mbrojë tregun polak nga përmbytja me produkte bujqësore dukshëm më të lira ukrainase”, theksoi ai.

Kryeministri polak tha se nëse arrihet një marrëveshje për mbylljen e përkohshme të kufirit, do të jetë një zgjidhje “e dhimbshme” për të dyja palët.

Ai theksoi se përfundimisht Ukraina dhe Polonia do të duhet të gjejnë një zgjidhje më të përshtatshme, “afatgjatë” të krizës, e cila ka vazhduar që nga tetori.

“Unë jam gati të marr vendime, madje edhe të vështira, kur bëhet fjalë për kufirin me Ukrainën, gjithmonë në marrëveshje me Kievin, në mënyrë që të mos ketë tensione të panevojshme”, tha ai.

Megjithatë, zëvendëskryeministri i Ukrainës Aleksandr Kubrakov nxitoi të kundërshtojë pretendimet e Tusk, duke thënë se “askush nga pala ukrainase nuk po negocion për mbylljen e kufirit me Poloninë”.

The post Protestat e fermerëve, Kievi kundërshton Poloninë për mbylljen e kufirit me Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Gjatë protestës së tyre më të fundit, fermerët polakë bllokojnë një autostradë që lidhet me Gjermaninë
Tani u bënë disa javë që bujqit nëpër Evropë janë duke protestuar kundër, siç thonë ata, rregulloreve mjedisore tejet kufizuese, konkurrencës nga importet e lira prej vendeve që nuk janë pjesë e BE-së, si dhe kundër të hyrat të vogla.

Të dielën, bujqit polakë bllokuan një autostradë të madhe me Gjermaninë, gjatë protestës së tyre më të fundit kundër rregulloreve dhe tatimeve të Bashkimit Evropian.

“Bllokada nisi në orën 13:00. Të dyja anët e autostradës A2 janë bllokuar”, tha Eëa Murmylo, zëdhënëse e policisë lokale.

Bujqit kishin planifikuar fillimisht një bllokadë 25-ditore, por pas bisedimeve me përfaqësuesit lokalë, bizneset dhe transportuesit, vendosën për bllokadë më të shkurtër.

Ata kanë vendosur “ta zhbllokojnë rrugën mbase nesër” e hënë, tha Dariusz Ërobel, njëri nga bujqit dhe organizatorët e protestës.

“Kjo do të varet nga gjëra të cilat ne nuk mund t’i parashikojmë. Ne duhet të fillojmë të marrim veten seriozisht”, tha ai për AFP.

Të hënën, ministrat e Bujqësisë të BE-së pritet të takohen në Bruksel.

Ata pritet të bisedojnë për propozimet e reja të Komisionit Evropian për ndryshimin e rregulloreve që kanë nxitur pakënaqësi të mëdha në mesin e bujqve.

Bujqit në Poloni thonë se po e shënjestrojnë të ashtuquajturën Marrëveshje të Gjelbër të Bashkimit Evropian për energjinë, transportin dhe taksat. Kjo marrëveshje, sipas bllokut, synon të ulë emetimet e gazrave serrë. Bujqit veçmas janë goditur nga rritja e taksave dhe rregullave të tjera.

Bujqit polakë kishin protestuar edhe në kufi me Ukrainën, duke përkeqësuar raportet mes këtyre dy shteteve, pavarësisht se Varshava është një mbështetëse e madhe e Kievit në luftën e tij kundër pushtimit rus.

The post Gjatë protestës së tyre më të fundit, fermerët polakë bllokojnë një autostradë që lidhet me Gjermaninë appeared first on Albeu.com.

Protesta e fermerëve polakë: Zelensky dërgon një delegacion për negociata në pikat kufitare
Pas disa ditësh të protestave nga fermerët polakë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vendosur të dërgojë kryeministrin Denys Shmyhal dhe anëtarë të tjerë të kabinetit në pikat e bllokuara kufitare për të zhvilluar negociata.

“Kjo vlen veçanërisht për ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov”, tha Zelensky në një video fjalim të publikuar në ukrainisht dhe polonisht.

Kjo duhet të ndodhë para përvjetorit të dytë të luftës të shtunën.

“Për fat të keq, kjo bllokadë në kufi rrezikon furnizimin me armë për djemtë tanë në front”, tha ai.

Zelensky iu drejtua gjithashtu kryeministrit polak, Donald Tusk dhe presidentit të Polonisë Andrzej Duda.

Presidenti ukrainas theksoi se kjo është një çështje e sigurisë kombëtare të Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, Zelensky tha se Komisioni Evropian duhet të dërgojë gjithashtu përfaqësues në takim.

Prej disa ditësh, fermerët polakë janë përpjekur të bllokojnë kamionët që transportonin grurë ukrainas në kufirin polako-ukrainas.

Pakënaqësia e fermerëve polakë drejtohet kundër politikës bujqësore të BE-së, por edhe kundër importit të produkteve bujqësore të lira nga Ukraina.

Polonia është një nga mbështetësit më të rëndësishëm të Ukrainës në luftën që po vazhdon për gati dy vjet.

Sidomos në fillim të pushtimit rus, vendi fqinj ishte një nga destinacionet kryesore për miliona refugjatë ukrainas.

The post Protesta e fermerëve polakë: Zelensky dërgon një delegacion për negociata në pikat kufitare appeared first on Albeu.com.

Protesta e fermerëve në BE: Këto janë kërkesat dhe shqetësimet kryesore të tyre
Fermerët në të gjithë Bashkimin Evropian kanë dal në protestë , duke thënë se po përballen me kosto dhe taksa në rritje, burokraci, rregulla të tepërta mjedisore dhe konkurrencë nga importet e lira të ushqimeve.

Demonstratat po zhvillohen prej javësh në vende si Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda, Polonia, Spanja, Italia dhe Greqia.

Ndërsa shumë çështje janë specifike për vendin, të tjerat janë në mbarë Evropën.

-Importet

Demonstratat në Evropën Lindore janë fokusuar në atë që fermerët thonë se është konkurrencë e pandershme nga sasi të mëdha importesh nga Ukraina, për të cilat BE-ja ka hequr dorë nga kuotat dhe detyrimet që nga pushtimi i Rusisë.

Fermerët polakë kanë bllokuar trafikun në kufirin me Ukrainën, për të cilin Kiev thotë se po ndikon në aftësinë e tij mbrojtëse dhe po ndihmon synimet e Rusisë.

Ndërkohë, fermerët çekë kanë futur traktorët e tyre në qendër të Pragës , duke ndërprerë trafikun jashtë ministrisë së fermave.

Fermerët janë të pakënaqur me importet sepse thonë se ato ushtrojnë presion mbi çmimet evropiane duke mos përmbushur standardet mjedisore të vendosura ndaj fermerëve të BE-së.

Negociatat e rinovuara për të përfunduar një marrëveshje tregtare midis BE-së dhe bllokut të Amerikës së Jugut Mercosur kanë nxitur gjithashtu pakënaqësi për konkurrencën e pandershme në sheqer, drithë dhe mish.

-Rregullat dhe burokracia

Fermerët kundërshtojnë rregullimin e tepruar, kryesisht në nivel të BE-së. Në qendër janë rregullat e reja të subvencionimit të BE-së, të tilla si kërkesa për të lënë 4% të tokës bujqësore djerrë, që do të thotë të mos përdoret për një periudhë kohore.

Ata denoncojnë gjithashtu burokracinë, të cilën fermerët francezë thonë se qeveria e tyre e ndërlikon duke e komplikuar shumë zbatimin. Në Spanjë, fermerët janë ankuar për “burokracinë mbytëse” të krijuar në Bruksel që gërryen rentabilitetin e të korrave. Në Greqi, fermerët kërkojnë subvencione më të larta dhe kompensim më të shpejtë për dëmtimin e të korrave dhe bagëtinë e humbur në përmbytjet e vitit 2023.

-Rritja e shpenzimeve për karburant

Në Gjermani dhe Francë, prodhuesit më të mëdhenj bujqësor të BE-së, fermerët janë kundërshtuar kundër planeve për t’i dhënë fund subvencioneve ose uljeve të taksave për naftën bujqësore. Fermerët grekë kërkojnë uljen e taksave për naftën.

Në Rumani, protestat në mes të janarit ishin kryesisht kundër kostos së lartë të naftës.

-Të ardhurat

Në Francë, shumë prodhues thonë se një përpjekje e qeverisë për të ulur inflacionin e ushqimeve i ka lënë ata të paaftë për të mbuluar kostot e larta për energjinë, plehrat dhe transportin.

-Çfarë po bëjnë qeveritë?

Komisioni Evropian në fund të muajit të kaluar propozoi kufizimin e importeve bujqësore nga Ukraina duke futur një “frenim urgjent” për produktet më të ndjeshme – shpendët, vezët dhe sheqerin – por prodhuesit thonë se vëllimi do të ishte ende shumë i lartë.

Komisioni ka përjashtuar gjithashtu fermerët e BE-së për vitin 2024 nga kërkesa për të mbajtur një pjesë të tokës së tyre djerrë ndërsa ende marrin pagesa për mbështetjen e fermave të BE-së, por në vend të kësaj ata do të duhet të rritin të korrat pa aplikuar pesticide.

Kryeministri francez, Gabriel Attal njoftoi masat duke përfshirë kontrollet për të siguruar që ushqimet e importuara të mos kenë gjurmë pesticidesh të ndaluara në Francë ose BE, dhe bisedime për t’i rritur çmimet e fermerëve dhe për të lehtësuar burokracinë dhe rregulloren.

Parisi dhe Berlini janë hequr dorë nga presioni dhe janë tërhequr nga planet për t’i dhënë fund subvencioneve ose uljes së taksave për naftën bujqësore. Në Rumani, qeveria ka vepruar për të rritur subvencionet e naftës, për të adresuar tarifat e sigurimit dhe për të përshpejtuar pagesat e subvencioneve.

Në Portugali, qeveria e përkohshme ka njoftuar një paketë ndihme urgjente me vlerë 500 milionë euro, duke përfshirë 200 milionë euro për të zbutur ndikimin e një thatësire të gjatë.

The post Protesta e fermerëve në BE: Këto janë kërkesat dhe shqetësimet kryesore të tyre appeared first on Albeu.com.

“Qeveria nuk ka çfarë të japë më shumë”, Kryeministri grek flet për protestën e fermerëve
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka folur për çështjen së mobilizimit të fermerëve që do të kulmojnë ditën e nesërme me tubimin më të madh dhe plotësimit të kërkesave të tyre.

Në intervistën për Star, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u dërgoi një mesazh të qartë fermerëve se qeveria nuk mund të japë asgjë më shumë se sa ka dhënë tashmë.

Ai tha se fermerët kanë të drejtë të demonstrojnë, ashtu si klasat e tjera profesionale, dhe vuri në dukje se tubimi do të zhvillohet në konsultim me policinë, ndërsa shtoi se mobilizime të tilla janë edhe një mjet për të bërë presion mbi Brukselin, shkruajnë mediat greke.

“Nëse do të shkonim formalisht me ligjin, makineritë bujqësore nuk duhet të ishin në qarkullim. Por e kuptoj pse edhe fermerët tanë duan të bëjnë një mobilizim të koordinuar. Kaq shumë po protestojnë në qendër të Athinës, pse të mos kenë të drejtë edhe fermerët tanë? Kjo do të bëhet në koordinim me Policinë dhe i kërkoj fermerëve që të jenë në një kanal të hapur komunikimi me policinë.  Kusht është gjithmonë që trafiku i qytetit të mos ndërpritet sa më shumë dhe të shmanget çdo dhunë dhe ekstreme. Mobilizimet ishin të moderuara dhe mendoj se ndërprerja e transportit dhe e jetës ekonomike ishte e kufizuar. Qeveria i është përgjigjur shumë kërkesave të fermerëve, duke pranuar se ata kanë të drejtë. Nuk kemi çfarë të japim më shumë. Dhe fermerët e dinë se qeveria ka tejkaluar kufijtë e pritjeve të tyre për energjinë elektrike. Kështu që nesër do të kemi një lëvizje përshkallëzimi dhe më pas gjërat do të hyjnë në ritmin e tyre, do të fillojë sezoni i farës.” tha Mitsotakis.

The post “Qeveria nuk ka çfarë të japë më shumë”, Kryeministri grek flet për protestën e fermerëve appeared first on Albeu.com.

Pas protestave të fermerëve, Evropa pritet të ulë importin e drithit ukrainas
Bashkimi Evropian duket se po përgatit marrjen e masave të emergjencës për uljen e furnizimeve me produkte ushqimore nga Ukraina. Disa vende të Evropës Lindore kanë vendosur tashmë masat e tyre për ndalimin e importeve, duke u ankuar se një sasi produktesh të lira ukrainase po dëmtojnë fermerët vendas. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, vështirësitë e Ukrainës për të eksportuar grurin pas fillimit të sulmit të Rusisë në shkurt 2022 kanë krijuar frikën për mungesa në furnizimin global.

Gjatë javës së fundit, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria kanë ndaluar importin e drithit dhe të produkteve të tjera nga Ukraina, një masë kjo që duket se shkel ligjet e Bashkimit Evropian.

“Tregu është i mbingarkuar me drithë. Vetë prodhimi ynë ka një vlerë prej miliarda dollarësh, dhe mendojmë se do të jetë e vështirë të shitet, nëse nuk marrim masa”, tha Yavor Gechev, Ministër i Bujqësisë i Bullgarisë.

Fermerët e vendeve në kufi me Ukrainën kanë bërë një sërë protestash.

“Do të përjetojmë një zinxhir falimentimesh të fermerëve rumunë”, tha Liliana Piron, nga Lidhja e Shoqatave të Prodhuesve të Bujqësisë të Rumanisë.

Bashkimi Evropian hoqi tarifat dhe kuotat për importin e ushqimeve nga Ukraina, pasi Rusia filloi sulmin vitin e kaluar. Brukseli thotë se ndalimi i importeve shkel ligjet e BE-së.

“Masat e njëanshme nuk janë të mundura, sipas politikës për tregtinë të BE-së”, tha Miriam Garcia Ferrer, Zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Sidoqoftë, Bashkimi Evropian duket se po përgatit një marrëveshje për të ndihmuar fermerët në vendet e prekura, me një fond prej 109 milionë dollarësh dhe masa emergjence për uljen e importit të drithit ukrainas në tregjet vendase deri të paktën në muajin qershor. Mosmarrëveshjet kanë befasuar shumë njerëz.

“Është e çuditshme në rastin e Polonisë pasi është kaq shumë në kundërshti me asistencën që Polonia i ka dhënë Ukrainës në mënyra të tjera. Pra kjo nxitet nga shkaqe të brendshme politike të lidhura me protestat nga fermerët polakë dhe rreziku që ndjen qeveria se fermerët mund të ndërrojnë anë dhe të votojnë për ndonjë parti tjetër në zgjedhjet e ardhshme”, thotë Ian Bond, Qendra për Reformimin Evropian.

Për fermerët ukrainas, ndalimi i importeve shton vështirësitë e shkaktuara nga sulmi i Rusisë.

“Do të doja që fermerët dhe lobi i bujqësisë në vendet e Evropës Lindore të kuptojnë se ne përballemi me probleme të ngjashme. Nuk kërkojmë subvencionime, nuk duam asgjë të këtillë. Vetëm na ndihmoni të shesim produktet tona”, thotë Volodymyr Bondaruk, drejtor ekzekutiv në fermën ukrainase “Perla e Podillias”.

Importet drejt Evropës të drithit ukrainas u shtuan pjesërisht për shkak të uljes së eksporteve përmes Detit të Zi që kur filloi sulmi i Rusisë. Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja për të rifilluar eksportet hyri në fuqi në gushtin e vitit të kaluar. Por, Rusia po kërcënon t’i japë fund marrëveshjes, e cila duhet të rinovohet muajin e ardhshëm.

Ndalimi i importeve të drithit ukrainas nga disa vende të Evropës mund t’i shërbejë objektivave të Moskës, thotë zoti eksperti Ian Bond.

“Më duket se kjo i rrit shanset që Rusia ta shohë këtë si një pikë për të ushtruar trysni . Mund të mundohet ta përdorë për të thënë ‘nuk do ta rinovojmë marrëveshjen për drithin, nëse nuk bini dakord për kushtet’ pa dyshim krejtësisht të papranueshme”, thotë zoti Bond.

Ndërsa vazhdon të mbajë në fuqi masën ndaluese për importet për tregun vendas, Polonia filloi të premten të lejojë sërish kalimin tranzit të produkteve të ukrainase. Bashkimi Evropian njoftoi se do të organizojë një mënyrë alternative transporti për të marrë drithin nga Ukraina drejt porteve, ku mund të shitet për tregun ndërkombëtar.

The post Pas protestave të fermerëve, Evropa pritet të ulë importin e drithit ukrainas appeared first on Albeu.com.

Përshkallëzohet protesta e fermerëve në Lushnjë, përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
Protesta e ditës së sotme të fermerëve, e njoftuar nga Sindikata e Fermerëve, është përshkallëzuar në dhunë fizike mes protestuesve dhe policisë.

Protesta në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut në Lushnje dhe raportohet se fermerët kanë dalë në autostradë.

Fermerët u mblodhën aty në shenjë proteste ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së.

Pak ditë më parë ata i nisën një listë me kërkesa Ministrisë së Bujqësisë dhe Kryeministrit Rama ku kërkonin subvencione direkte për prodhimet bujqësore; barazimin e TVSH-së sin ë shitje ashtu edhe në blerje si edhe rivendosjen e subvensionit të TVSH-së me 6%.

Kërkesat sipas tyre nuk janë plotësuar duke çuar në protestën e sotme, ku policia ndërhyri për të mos lejuar bllokimin e rrugës./albeu.com/

The post Përshkallëzohet protesta e fermerëve në Lushnjë, përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.