propozimi franko-gjerman Archives - Albeu.com

Vuçiç: Pasoja për Serbinë nëse nuk e pranojmë propozimin franko-gjerman
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se pesë diplomatët perëndimorë gjatë vizitës në Beograd, i kanë thënë, se nëse Serbia nuk e pranon planin franko-gjerman, atëherë vendi do të përballet me pasoja të rënda. Bllokim në integrim evropian, ndalim të investimeve dhe masa gjithëpërfshirëse, politike dhe ekonomike. Të premten e javës së shkuar, pesë diplomatët perëndimorë,  i dërguari evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ai amerikan Gabriel Escobar dhe të dërguarit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, nga Prishtina udhëtuan për në Beograd, ku në të dyja qendrat e bënë të qartë këmbënguljen e tyre për një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi.

Vuçiq: Nuk ka përparim drejt BE nëse nuk bashkëpunojmë

Presidenti serb Vuçiq, para qytetarëve serbë tha se, “në fjalinë e dytë më është thënë se duhet ta pranoni këtë plan. Në rast të mospranimit, Serbia do të përballet me, ndërprerjen e proceseve integruese, ndërprerjen dhe tërheqjen e investimeve dhe me masat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do ta dëmtojnë Serbinë”, tha Vuçiq. Sipas Presidentit të Serbisë, “plani de fakto u shndërrua si kornizë e re e bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nuk do të ketë asnjë përparim nëse nuk bashkëpunojmë për këtë”.

Sipas Vuçiq, “ky plan është plan i të gjitha vendeve të bllokut, përfshirë edhe atyre që nuk e njohin Kosovën”, tha Vuçiq, duke shtuar se në rast të refuzimit, “për pak ditë do të hiqej regjimi i udhëtimit pa viza dhe do të ndërpriteshin investimet”. Presidenti serb vuri në pah siç tha “mosfuqinë”, e Serbisë për ta përballuar presionin ndërkombëtar dhe bëri një krahasim me vitin 1999 kohën e bombardimeve të NATO-os mbi objektivat serbe. “Millosheviçi kishte besuar se asnjë bombë e NATO-s nuk do të bjerë, sepse ata përreth i kishin thënë se kjo nuk do të ndodhte dhe iu deshën disa ditë për ta kuptuar se bombat po binin nëpër Serbi”, tha Vuçiq duke iu referuar bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe, pasi Beogradi refuzoi marrëveshjen e mbështetur nga perëndimi në vitin 1999.

Vuçiq tha se “nuk kemi nënshkruar asgjë, vetëm jemi përballur me fakte. Asgjë nuk do të ndodhë as sot, as nesër, as pas një apo tre muajsh. Por kur të jemi para kërkesave përfundimtare, Kuvendi i Serbisë dhe populli do të deklarohen”, tha Presidenti serb, duke kërkuar zgjidhje kompromisi me Kosovën.

Kurti kundër asociacionit një-etnik

Vuçiq insiston në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shprehur kundër një asociacioni njëetnik. “Çështja e Asociacionit mund të trajtohet në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe se ajo nuk mund të bëhet një mekanizëm një-etnik sepse nuk është në frymën e Kushtetutës së Kosovës”, ka deklaruar më herët kryeministri Kurti. Ai rithekson se “propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtejme”, por nuk komenton shumë kërkesën e vendosur nga diplomatët perëndimorë për Asociacionin e komunave serbe.

Plani franko-gjerman nuk përmend njohjen e ndërsjellë

Plani franko gjerman në kuadër të një marrëveshje Kosovë-Serbi, pjesë të të cilit publikuan mediet në Prishtinë, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Prishtina zyrtare insiston që në qendër të planit duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Të hënën i ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell, informoi ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së lidhur me zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, dhe tha se pret përkushtim serioz dhe gatishmëri nga Kosova dhe Serbia për ta çuar përpara propozimin evropian. “Theksojmë se përparimi në këtë proces mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për të dyja palët. Unë vlerësoj se është mënyra e vetme për të ndalur këtë rreth vicioz të krizave në terren dhe për të zbutur rrezikun e përshkallëzimit të mëtutjeshëm”, tha Josep Borrell. Plani franko gjerman, apo siç parapëlqen Borrell ta quajë ‘propozimi evropian’,  parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme të arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ku përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe./DW/

The post Vuçiç: Pasoja për Serbinë nëse nuk e pranojmë propozimin franko-gjerman appeared first on Albeu.com.

Përfundon takimi me Macron, Osmani dhe Kurti: Propozimi franko-gjerman bazë e mirë për diskutime
“Propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme [në dialogun Kosovë Serbi]”.

Kështu kanë deklaruar presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, thuhet në komunkatën e përbashkët të lëshuar nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës.

Në komunikatën e 10 nëntorit thuhet se Osmani dhe Kurti e falënderuan presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka konfirmuar më 3 nëntor ekzistimin e planit franko-gjerman, që është raportuar se është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Osmani dhe Kurti po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Atje janë edhe homologët e tyre serb, Ana Bërnabiq dhe Aleksandar Vuçiq.

Më herët gjatë ditës, Macron ka takuar edhe Vuçiqin.

Zyrtarë nga Kosova dhe Serbia kanë udhëtuar drejt Francës, në mes të krizës në veri të Kosovës, pasi pjesëtarët e komunitetit serb dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Për këtë temë, thuhet në njoftim, është folur edhe në takim me Macronin.

“… kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për paqe, stabilitet dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”, thuhet në njoftim.

Një ditë më herët, smbasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se “të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në veri”, sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”.

Kurti, në një konferencë për media më 7 nëntor, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po i përdorte pjestërarët e strukturave ilegale në veri për destabilizim pasi kishte refuzuar planin franko-gjerman.

Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.

Kosova kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.

Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Me 11 nëntor, me Kurtin dhe Vuçiqin në Paris, në takime të ndara, pritet të takohet edhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. /REL

The post Përfundon takimi me Macron, Osmani dhe Kurti: Propozimi franko-gjerman bazë e mirë për diskutime appeared first on Albeu.com.

Von Cramon: Propozimi franko-gjerman, i afërt me atë çfarë dëshiron Kosova
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është një kompromis i pranueshëm për dy palët.

Von Cramon, ka thënë për KosovaPress, se në kuadër të kësaj ujdie duhet të përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas saj, me atë çka ka lexuar, zgjidhja është shumë afër me çka Kosova do dëshironte të shihte. Ndërkohë, Von Cramon, thekson se Kosova meriton liberalizimin e vizave.

“Kjo varet nga të dyja qeveritë, mendoj se ka të paktën një kompromis të mirë, me sa di ai është i pranueshëm, është një kompromis shumë i largët dhe uroj që të dyja qeveritë që janë në krye të bien dakord dhe ta pranojnë këtë”, thotë Von Cramon.

Ajo këshillon dy palët në dialog që të pranojnë propozimin franko-gjerman.

“Jo, asociacioni është pjesë e të gjithë paketës. Nuk do t’i referohesha asociacionit si të tillë, por paketës së përgjithshme si kompromis. Të paktën ajo që kam lexuar është shumë afër me atë që Kosova do të dëshironte të shihte, prandaj do t’i këshilloja secilit që ta pranonte këtë”, ka shtuar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, Von Cramon, ka thënë se edhe për të është e paqartë ideja për përfshirjen e Kosovës në sistemin ETIAS.

Megjithatë, ajo kërkon nga Këshilli i ministrave që në mbledhjen e radhës në muajin nëntor të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Tani ata kanë përmendur ETIAS, le të themi fazën tjetër, për mua personalisht nuk është shumë e qartë se çfarë do të thotë kjo. A do të thotë kjo, kushte të reja apo jo? Por për mua një gjë është e qartë, Kosova e meriton liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur. Ata kanë plotësuar të 96-të kriteret katër vite më parë. Komisioni ka dorëzuar një raport tjetër, raportin e shqyrtuar i cili është jashtëzakonisht pozitiv, kështu që nuk ka nevojë që asnjë shtet të thotë se Kosova duhet të presë, por çfarë do të negociohet dhe debatohet në këshillin e ardhshëm, ne nuk e dimë. Është e qartë se ka një grup shtetesh të cilat ende kanë rezerva”, ka shtuar ajo.

Propozimin franko-gjerman për dialogun e kanë konfirmuar në Kosovë edhe krerët institucional, por nuk kanë dhënë detaje për përmbajtjen e tij.

The post Von Cramon: Propozimi franko-gjerman, i afërt me atë çfarë dëshiron Kosova appeared first on Albeu.com.

Lajcak konfirmon propozimin franko-gjerman: Nuk e ndihmoj procesin nëse jap detaje
Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se ka folur për propozimin franko-gjerman me kryeministrin Albin Kurti, në takimin që patën këtë të shtune në Kryeministri.

Ai tha se nëse jep informata më të hollësishme për diskutimet mbi këtë temë do ta dëmtonin procesin e bisedimeve, raporton Gazeta Express.

“Sigurisht që e kemi diskutuar”, tha Lajçak kur u pyet nga gazetarët për këtë propozim. “Kjo edhe është arsyeja pse jam këtu në baza javore. Por, shpresoj që ta kuptoni se nuk do të ndihmojë procesin nëse jap detaje, janë çështje të ndjeshme. Ne kishim diskutime shumë serioze, të mira dhe konstruktive. Këto janë çështje të ndjeshme dhe unë jam në kontakt të përjavshëm me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq”, përfundoi ai.

Gjithashtu, ai nuk dha edhe shumë detaje të takimit, përveçse tha se ka progres në këto bisedime që po i zhvillon shpesh së fundi.

“Takimi me kryeministrin Kurti ishte shumë konstruktiv dhe shumë i dobishëm dhe ne jemi duke bërë progres në bisedimet tona. Kjo ndoshta ajo çka mund të them”./express

The post Lajcak konfirmon propozimin franko-gjerman: Nuk e ndihmoj procesin nëse jap detaje appeared first on Albeu.com.