Propozimi francez Archives - Albeu.com

Ritmi i reformave përcakton kohën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE
Pranimi i propozimit francez, që Maqedonia e Veriut të ndryshonte Kushtetutën e vendit për të njohur pakicën bullgare, për të ndryshuar tekstet shkollore me referenca negative për Bullgarinë, zhbllokoi njëherë e përgjithmonë veton e vendosur nga Sofja për Shkupin në rrugën drejt integrimit.

Automatikisht, ky vendim i hapi negociatat edhe Shqipërisë, bashkudhëtarë e e Maqedonisë së Veriut në këtë proces. Më 19 korrik, kryeministrat Rama e Kovaçevski morën në Bruksel dritën jeshile për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Por cilat janë hapat e ardhshme që të dyja vendet duhet të ndërmarrin në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Pas Konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria pritet të nisë menjëherë negociatat e anëtarësimit, ndërsa Maqedonia e Veriut do të duhet së pari të ndryshojë kushtetutën duke përfshirë bullgarët në mesin e kombeve të tjera shtetformuese të listuara në të.

Si bëhen anëtarë kandidatët?

Faza e parë përfshin një proces rigoroz shqyrtimi të Kushtetutës, legjislacionit të vendit kandidat për të parë se sa përputhet me ligjet BE-së ose me acquis communautaire (Akui Komunoter).

I gjithë procesi i bisedimeve është i ndarë në 35 kapituj negociues, i prbërë nga 6 grupe, që mbulojnë çdo aspekt legjislativ, të cilat të gjitha individualisht mund të mbyllen vetëm me miratimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Negociatat fillojnë dhe mbyllen me hapjen e kapitullit të ashtuquajtur shteti i së drejtës themelore, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që negociatat e disa kapitujve mund të zhvillohen njëkohësisht.

Por çfarë ndodh pasi janë mbyllur të gjithë kapitujt?

Komisioni rekomandon vendet kandidate për anëtarësim dhe secili shtet nënshkruan Traktatin e Aderimit, që specifikon një datë për anëtarësim, duke e bërë atë një “vend aderues”, traktat që duhet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare.

Kohëzgjatja e anëtarësimit?

Ritmi dhe shpejtësia e reformave, përafrimi me ligjet e BE-së përcakton kohën me të cilën një vendi i kushton për t’u anëtarësuar. Progresi i vendeve kandidate, përshkruhet në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Çfarë pengesash të tjera mund të ngadalësojnë ritmin në progresin e procesit të anëtarësimit?

Çdo vend i BE-së mund të kundërshtojë mbylljen ose hapjen e kapitujve. Çekia, e cila tani mban Presidencën e radhës gjashtëmujore të Këshillit të BE-së, do të duhet të balancojë midis vendeve që janë pro pranimit të shpejtë të Ukrainës dhe nga ana tjetër të vendeve q kanë pritur gjatë për t’iu hapur negociatat.

Në tetor 2022, Presidenca Çeke do të organizojë një samit jozyrtar në Pragë. Në aktivitet do të marrin pjesë shtetet anëtare dhe vende të tjera evropiane, nga Islanda në Ukrainë.

The post Ritmi i reformave përcakton kohën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on Albeu.com.

Qeveria maqedonase shtyn ndryshimet Kushtetuese. Mariçiq: Do të shihet kush është për BE, e kush për bllokada
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, këto ditë tha se qëllimi është të ketë proces të suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese, por nuk zbuloi asnjë plan konkret se si planifikon kjo çështje të kalojë në Kuvend. Tani për tani mbetet e paqartë kur do të inicioheshin këto ndryshime kushtetuese, për të cilat vetë Mariçiqi tha se ende nuk është përcaktuar kalendari për nisjen e tyre, por se duhet të përfundojnë deri në fund të procesit të skriningut. Nga opozitarja VMRO-DPMNE kanë qëndrim të prerë se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, për çka, siç tha edhe kryetari i partisë, Hristijan Mickoski deputetët e partisë së tij kanë dorëzuar deklaratë të noterizuar se do të jenë kundër. Kështu, mbetet e paqartë se si do të sigurohet shumica 2/3 që të sillen këto ndryshime, pasi deklaratat e Mariçiqit në emisionin “Triling” ku tha se me këtë do të shihet se kush është për BE, e kush jo, nuk pritet t’ua ndryshojnë mendjen deputetëve opozitarë.

“Mendoj se çdo parti politike dhe çdo deputet duhet të ketë ndjenjë për përgjegjësi në periudhën e ardhshme, sepse ky proces sapo ka filluar, do të ketë kohë për të punuar dhe për të vendosur nëse është “për” rrugën e Bashkimit Evropian apo kundër. Mendoj se kjo është dilema, nuk është asgjë tjetër. Mendoj se të gjitha partitë, të gjithë deputetët do të kenë mundësi në periudhën që vijon… ne do të hapim një dialog, do të flasim me të gjithë, që të deklarohen se në cilën anë të procesit do të jenë – për BE-në dhe vazhdimin e kësaj rruge ose për ngecje dhe bllokada të reja”, tha zëvendskryeministri Për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Në ndërkohë nga VMRO-DPMNE kërkojnë të organizohet referendum për propozimin francez. Zëdhënësi i partisë, Naum Stoilkovski, i bëri thirrje pushtetit që ta pranojë iniciativën, duke përsëritur se nuk do t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese.

“Qeveria të mos ikë nga referendumi, të mos ketë frikë nga populli. Një Qeveri e cila ka arritur sukses të vërtetë, sukses historik, nuk ka pse të fshihet nga populli. Ka opsion që të shmanget nënçmimi i mëtejshëm kombëtar dhe shteti të jetë në një pozicion nënshtrimi. Dhe ai opsion është – referendumi! Edhe sot e përsërisim – VMRO-DPMNE nuk do t’i mbështesë ndryshimet e Kushtetutës, që Kovaçevski të fillojë me asimilimin në këmbim të pushtetit personal! Ky është shantazh për Maqedoninë në kundërshtim me vlerat dhe parimet evropiane”, tha Naum Stoilkovski nga VMRO.

Nga LSDM thonë se nisma e referendumit është vetëm një farsë dhe se nuk do ta mbështesin.

“Paralajmërimet për referendum kundër konkluzioneve të Kuvendit për mbrojtje të identitetit maqedonas dhe kundër gjuhës maqedonase në BE, nuk janë asgjë tjetër se një farsë e Mickoskit për përdorim të brendshëm dhe për problemet e tij në VMRO-DPMNE. LSDM-ja bashkë me qytetarët nuk do ta lejojë këtë dhe nuk do të mbështesë referendum i cili është kundër mbrojtjes së gjuhës maqedonase, identitetit, historisë dhe karakteristikave gjatë negociatave me BE-në”, thonë nga LSDM.

“Pro” referendumit janë deklaruar edhe organet më të larta partiake të VMRO-DPMNE-së, por tani për tani ende nuk është formuluar pyetja e referendumit. Për organizimin e tij, VMRO-DPMNE-ja duhet të mbledhë 150 mijë nënshkrime nga qytetarët./tv21

The post Qeveria maqedonase shtyn ndryshimet Kushtetuese. Mariçiq: Do të shihet kush është për BE, e kush për bllokada appeared first on Albeu.com.

Pranimi i propozimit francez, bëhet “i gjallë” Zaev: RMV nga çdo marrëveshje e nënshkruar ka dalë fituese
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shprehur entuziast për miratimin e propozimit francez.

Zaev e ka quajtur fitore miratimin e këtij propozimi, pasi sipas tij, çdo vendim që Maqedonia ka marrë ndër vite i është shpërblyer me ndonje arritje edhe më madhore.

“Me Marrëveshjen e Prespës fituam anëtarësimin në NATO, por edhe me realizimin e Autoqefalisë së Kishës sonë Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, kemi një konfirmim të drejtpërdrejtë të identitetit tonë autokton maqedonas. Me fillimin e negociatave me një gjuhë maqedonase të verifikuar dhe të pakontestueshme në kuadër të Bashkimit Evropian, marrim një tjetër fitore identitare”, tha ish-kryeministri Zoran Zaev në një prononcim për mediat në vend.

Zaev tha po ashtu se qeveria e LSDM-së, ka mbajtur leksion politik për opozitën e vendit.

“Qeveria progresive e udhëhequr nga LSDM-ja edhe një herë mbajti leksion patriotik se përparimtarët janë e ardhmja. Mësimi në fund të fundit për popullin tonë, për të kuptuar kush janë në fakt mbrojtësit e Maqedonisë dhe të ardhmes. Ne, përparimtarët në krye me LSDM-në, me politikat tona të guximshme dhe të mençura, sollëm statusin e kandidatit në BE, e futëm vendin në NATO, më në fund mundësuam Autoqefalinë e KOM- OA, u qetësuam dhe miqësuam bashkësitë etnike, krijuam miqësi me të gjithë fqinjët, pas 17 vitesh filluam negociatat me BE-në”, nënvizoi ish-kryetari i qeverisë për kornizën e negociatave.

Kujtojmë që propozimi francez u miratua nga Kuvendi i Maqedonisë me gjithsej 68 vota pro./albeu.com/

The post Pranimi i propozimit francez, bëhet “i gjallë” Zaev: RMV nga çdo marrëveshje e nënshkruar ka dalë fituese appeared first on Albeu.com.

Mickoski: Maqedonia do të përmbushë dëshirat bullgare, që Shqipëria të fillojë negociatat me BE-në
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, beson se protokolli me të cilin Maqedonia do të duhet të përmbushë dëshirat bullgare hap dyert për negociata për Shqipërinë, por jo për vendin tonë. Sipas tij, është një nokaut dhe kapitullim diplomatik.

Ai theksoi se fillimi i negociatave do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve dhe kjo nuk do të lejohej nga VMRO-DPMNE. Me këtë, Mickoski beson se do të mund të ndryshohet korniza e negociatave para se të miratohet.

“Si një nokaut dhe kapitullim diplomatik. Ai protokoll hapi derën e negociatave për Shqipërinë, por e mbylli për Maqedoninë. Siç tha Gençovska, Konferenca e ndërqeveritare nuk do të mbahet tani, por me ndryshim të Kushtetutës. Dhe kjo nuk do të ndodhë, garancë është VMRO-DPMNE, sepse nuk ka 2/3 e pushtetit në Parlament. Gençovska dha një shembull se nuk e njeh gjuhën maqedonase, a do të përgjigjemi ne se nuk e njohim gjuhën bullgare? Gençovska kërkon që bullgarët të jenë në Kushtetutë dhe kërkon që ne të heqim dorë nga maqedonasit në Bullgari. A është reciprocitet? Mund të jap shembuj të tjerë. Por në thelb po flasim për një nokaut diplomatik për Maqedoninë. Ka një të ardhme evropiane për qytetarët e Shqipërisë, jo për qytetarët e Maqedonisë”, tha Mickoski.

The post Mickoski: Maqedonia do të përmbushë dëshirat bullgare, që Shqipëria të fillojë negociatat me BE-në appeared first on Albeu.com.

LSDM: Të gjitha pretendimet e VMRO-së janë fundosur
LSDM në Maqedoninë e Veriut thotë se me nënshkrimin e protokollit me Bullgarinë, do të ketë reciprocitet për të gjitha çështjet. Nga kjo parti thonë se kanë rënë në ujë të gjitha pretendimet e partisë opozitare.

“Të gjitha gënjeshtrat, shkatërrimet dhe skenarët e përgjakshëm të Hristijan Mickoski u fundosën, të gjitha gënjeshtrat janë ekspozuar plotësisht. Protokolli zbuloi të gjitha gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit, ka reciprocitet për të gjitha çështjet. Republika e Maqedonisë së Veriut fillon negociatat për anëtarësim në BE me një formulim të qartë për gjuhën maqedonase. Nesër fillon dialogu me BE-në përmes konferencës së parë ndërqeveritare që do të mËshtë e kot që  Mickoski përhap manipulime për gjuhën maqedonase, i tremb qytetarët me asimilim dhe bullgarizim”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

The post LSDM: Të gjitha pretendimet e VMRO-së janë fundosur appeared first on Albeu.com.

VMRO do të mbledhë nënshkrime për të shpallur referendum për propozimin francez
Partia opozitare maqedonase VMRO, do të mbledhë 150 mijë nënshkrime për shpallje të referendumit që qytetarët të deklarohen rreth “asimilimit dhe bullgarizimit të popullit dhe shtetit maqedonas”.

Nga kjo parti thonë se “dje, pas nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, opinioni maqedonas më në fund pati mundësinë të shohë tradhtitë e Kovaçevskit, Osmanit dhe Mariçiqit”.

“Votimi në referendum nga qytetarët nuk do të thotë tërheqje nga bllokimi i amendamenteve kushtetuese nga VMRO dhe deputetët nga koalicioni, por përkundrazi, përkundër bllokadës së amendamenteve kushtetuese, qytetarët do të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre nëse janë PRO apo KUNDËR kësaj tradhtie të LSDM-sësë antishtetërore dhe tradhtarit Kovaçevski”, thuhet në njoftimin e partisë./alsat

The post VMRO do të mbledhë nënshkrime për të shpallur referendum për propozimin francez appeared first on Albeu.com.

Propozimi francez, nënshkruhet protokolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan sot në Sofje protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar.

Sipas njoftimeve, protokolli duhet të publikohet pas nënshkrimit të tij, shkruan Alsat.

Përveç ministrit Osmani, në delegacionin e Maqedonisë ishin edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiç, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri iEkonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar pasoi pasi dje propozimi francez u miratua nga Qeveria pas miratimit të konkluzioneve në Kuvendin e Maqedonisë.

Me 68 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi dje  propozimin francez për heqjen e vetos bullgare.

Në këtë mënyrë i hapet rruga çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Ishin 68 deputetë që votuan pro miratimit të këtyre konkluzioneve, ndërsa në momentin e votimit deputetët e VMRO-DPMNE-së brakrisën sallën.

Miratimi i propozimit përkthehet në zhbllokimin e rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me Bullgarinë.

Sakaq, jashtë objektit të Kuvendit në Shkup aktualisht po vijojnë protestat nga simpatizantë të VMRO-DPMNE-së./albeu.com

The post Propozimi francez, nënshkruhet protokolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë appeared first on Albeu.com.

Zjarret, tragjeditë, nafta dhe miratimi i propozimit francez, çfarë ka ndodhur në një javë në vend
Kjo javë në vendin tonë ka shënuar një sërë zhvillimesh të rëndësishme sa i takon anës politike dhe ngjarje të rënda sa i takon sociale. Nga mbytja e një 18-vjeçari në ujërat e detit Adriatik duke shpëtuar dy të mitur, te zjarret në vend e miratimi i propozimit francez, albeu.com ju tregon më poshtë se çfarë ka ndodhur në një javë.

Miratimi i propozimit francez

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin francez që pritet t’i hapë rrugën Shkupit për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 68 ligjvënës votuan në favor të propozimit. Deputetët e opozitës maqedonase u larguan nga seanca para se të bëhej votimi. Miratimi u prit me duartrokitje në sallën e parlamentit. SHBA, BE dhe politikanë nga Shqipëria e Maqedonia përgëzuan Kuvendin maqedonas për vendimin historik. Ndërkohë mësohet se të hënën delegacioni shqiptar niset për në Bruksel, ndërsa të martën pritet që të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare.

Vdekja e 18-vjeçarit Anri Kashiku

Një ngjarje tragjike ndodhi të enjten në vendin tonë. Një 18-vjeçar, Anri Kashiku, u mbyt në plazhin e Durrësit ndërsa shpëtoi vëllain e tij të mitur dhe shokun e këtij të fundit. Ngjarja e rëndë tronditi të gjithë opinionin publik, ndërsa edhe njëherë u soll në vëmendje mungesa e rojeve në kullat e vrojtimit. Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama shkoi për ngushëllime në familjen e 18-vjeçarit, ndërsa mbrëmë u firmos vendimi për ta shpallur të riun “Dëshmor Atdheu” për sakrificën e bërë.

Zjarret në vend

Për shkak të valës së të nxehtit afrikan, në vendin tonë vazhdimisht ka pasur vatra zjarri. Zjarri më masiv ka qenë ai në Malin e Çikës. Prej ditësh, zjarri ka djegur sipërfaqe të mëdha, ndërsa u rrezikua dhe fshati turistik Dhërmi. Greqia, ishte ajo që ndihmoi Shqipërinë me dy avionë për shuarjen e flakëve. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas ndërhyrjes nga ajri, ka njoftuar se zjarri është lokalizuar tashmë dhe po punohet për shuarjen e vatrës së fundit.

Nafta

Bordi i Transparencës është mbledhur të premten dhe ka vendosur që të ulë naftën me 2 lekë/litër. Pra nga 240 lekë/litër, tashmë konsumatorët do ta blejnë një litër naftë me 238 lekë.

Kjo është një tallje me shqiptarët pasi, sipas “S&P Global Platts”, treguesi Platss, që është referenca me të cilën punojnë importuesit shqiptarë dhe që merret si bazë nga Bordi i transparencës për llogaritjen e çmimit, ishte në 3 korrik 1,181 dollarë për ton. Ndonëse në rritje të lehtë me një ditë më parë, në raport me fundin e qershorit treguesi është ulur me rreth 100 dollarë për ton, apo me 8.3%.

Ndërsa në tregun vendas, çmimi me pakicë i naftës, i cili që prej fillimit të marsit caktohet nga Bordi i Transparencës është në nivelin 238 lekë/litër.

Sipas grafikut krahasues të çmimeve të naftës në bursa dhe në tregun vendas (Nafta në bursa dhe tregun vendas, Shkurt 2022- 13 korrik 2022), herën e fundit që nafta ishte në këto nivele në bursat ndërkombëtare, në datën 26 maj, në tregun vendas ishte 230 lekë për litër, ose 10 lekë më pak se aktualisht.

Ndërsa në raport me nivelet e njëjta, në mes të muajit prill, nafta sot është rreth 20 lekë më e shtrenjtë./albeu.com

The post Zjarret, tragjeditë, nafta dhe miratimi i propozimit francez, çfarë ka ndodhur në një javë në vend appeared first on Albeu.com.

Ali Ahmeti ia merr këngës pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi (VIDEO)
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është xhiruar duke kënduar këngë patriotike shqiptare pasi që u mor vendimi historik në parlamentin e Maqedonisë për t’u votuar propozimi francez.

Në videon e mëposhtme, Ahmeti shihet teksa këndon në ulëset e pasme të një makine.

Ahmeti pas votimit reagoi duke thënë se Maqedonia nuk është Ukrainë dhe as Europa Rusi, që lideri i opozitës të dalë në protesta i veshur me bluzë të gjelbër si një “wannabe Zelenksy nga Ali Express”.

“Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhënjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa. Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!”, ka shkruar Ahmeti.

Propozimi u miratua me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në procesin e votimit.

The post Ali Ahmeti ia merr këngës pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Diplomatët çekë: Të martën, gati për konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë
Pas miratimit të propozimit francez nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, tashmë është e hapur rruga e integrimit të Shqipërisë dhe fqinjit tonë lindor për në BE. Votimi shkaktoi mjaft reagime në Shqipëri, Maqedoni si edhe vetë BE-në, ndërkohë që në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama njoftoi se delegacioni shqiptar niset të hënën për në Bruksel me qëllim pjesëmarrjen në konferencën e parë ndërqeveritare.

Gazetarja e ABC, Erisa Zykaj kontaktoi me diplomatët çekë në Bruksel, shtet i cili mban edhe Presidencën e BE-së duke marrë konfirmimin se janë gati për konferencën ndërqeveritare ditën e martë të javës së ardhshme.

Çfarë përmbante propozimi francez?

Propozimi francez përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë dhe në propozimin francez.

1-Në pikën e parë të propozimit francez, thuhet se Këshilli Europian mirëpret vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut për të vazhduar agjendën e reformave të Bashkimit Evropian dhe për të ofruar rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme.

2- Pika e dytë e propozimit francez thekson se mirëpritet marrëveshja për protokollin e takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar. Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal, të cilat mbeten elemente thelbësore në procesin e zgjerimit, si dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit.

3- Në pikën e tretë theksohet se, “Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit me mirëbesim të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin (marrëveshjen) për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”. Në propozimin francez gjuha maqedonase definohet si e tillë, pra gjuhë maqedonase pa sqarime plotësuese apo fusnotë, ndërkohë që apostrofohet se BE-ja do t’i notojë deklaratat e dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në raport me gjuhën.

4- Në pikën e katërt të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”. Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane.

5- Pika e pestë e propozimit francez thotë se Këshilli vendosi të miratojë Kornizën e Negocimit për të mbajtur konferencën politike ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut për të paraqitur hapat e ardhshëm të procesit të zgjerimit.

6- Pika e 6-të e këtij plani parashikon që “Për të përfunduar këtë fazë të hapjes së negociatave të anëtarësimit, Këshilli gjithashtu vendos të thërrasë një tjetër konferencë ndërqeveritare me qëllim që të prezantojë Kornizën Negociuese dhe gjendjen aktuale të punëve përgatitore të kryera nga Komisioni dhe është gati ta mbajë pa vonesa të mëtejshme ose vendime të mëtejshme politike, sapo Maqedonia e Veriut të zbatojë angazhimin e saj për amendamentet kushtetuese të sipërpërmendura, në përputhje me procedurat e brendshme të saj.

7- Në fund të propozimit, thuhet se Komisioni Europian do të vlerësojë shkallën e gatishmërisë së Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave në fusha të caktuara dhe të identifikojë çështjet që ka të ngjarë të shfaqen në negociata. /abcnews.al

The post Diplomatët çekë: Të martën, gati për konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.