propozimet e Moskes Archives - Albeu.com

SHBA: Po diskutojmë me aleatët propozimet e Moskës mbi Ukrainën
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara i kanë parë propozimet e Rusisë në funksion të nisjes së bisedimeve që mund të ndihmojnë në zbutjen e krizës mbi Ukrainën. Ajo shtoi se Uashingtoni po bisedon me aleatët dhe partnerët e saj evropianë mbi këtë çështje.

Të premten Rusia publikoi një projekt të marrëveshjes mbi sigurinë, duke i vendosur kërkesa të forta SHBA-së dhe NATO-s.

Rusia kërkon që Ukraina e vendeve të tjera ish-sovjetike, të mos lejohen të bëhen pjesë e e NATO-s, si dhe që të vendosen kufizime mbi trupat dhe armët në Evropë.

Dokumentet i janë dorëzuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Rusia kërkon ndalimin e vendosjes së luftanijeve dhe avionëve amerikanë dhe rusë, në ato zona ku ato mund të godasin territorin e njëri-tjetrit.

Publikimi të premtes i projektmarrëveshjes vjen mes të tensioneve në rritje për një shtim të numrit të trupave ruse pranë Ukrainës, gjë që ka ngjallur frikën e një sulmi të mundshëm rus. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO, kanë arritur në një “pikë të rrezikshme”. Ai vuri në dukje se dislokimet dhe stërvitjet e aleancës pranë Rusisë janë një kërcënim “i papranueshme” për sigurinë e saj.

Rusia tha të enjten se ishte gati të dërgonte një negociator të qeverisë “në çdo moment” për të nisur bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me garancitë që ajo kërkon.

Por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se “Nuk do të ketë bisedime që lidhen me sigurinë evropiane, pa aleatët dhe partnerët evropianë”.

“Ne nuk do të kompromentojmë parimet kryesore mbi të cilat është ndërtuar siguria evropiane, përfshirë këtu parimin që të gjitha vendet kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen dhe politikën e tyre të jashtme, pa ndërhyrje të jashtme”, shtoi ajo.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia ka dislokuar më shumë se 90,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe mund të jetë gati për ta sulmuar atë, gjë që Moska e ka hedhur poshtë.

Rusia thotë se ndihet e kërcënuar nga rritja e lidhjeve mes NATO-s dhe Ukrainës, e cila dëshiron t’i bashkohet aleancës, si dhe nga mundësia që raketat e NATO-s të vendosen në tokën ukrainase për t’u përdorur kundër saj.

Zonja Psaki tha se Shtetet e Bashkuara janë angazhuar me Rusinë prej dekadash dhe nuk e shohin asnjë arsye pse mos vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë në funksion të garantimit të stabilitetit, por ajo përsëriti se një gjë e tillë kjo do të bëhet në partneritet me aleatët evropianë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten se presidentët Vladimir Putin dhe Joe Biden, të cilët zhvilluan një bisedë virtuale dyorëshe më 7 dhjetor, mund të bisedojnë sërish përpara vitit të ri, megjithatë ai tha se kjo gjë nuk është vendosur ende./VOA

The post SHBA: Po diskutojmë me aleatët propozimet e Moskës mbi Ukrainën appeared first on Albeu.com.