propagande Archives - Albeu.com

Agron Malaj i Matit tender për të blerë televizionet lokale, kërkon reklama dhe propagandë (DOKUMENTET)
Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, dikur gardist e më pas “elektricist” në OSHEE, ka hapur një tender për të blerë televizionet lokale.

Procedura vjen disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ku Malaj kërkon që shërbimi të vijojë për 12 muaj me radhë. Ai kërkon që media të pasqyrojë çdo aktivitet, t’i bëjë reklamë gjithë vitin dhe të marrë nga media kaseta të gatshme.

Duket se, synimi i Malajt është edhe pregatitja e çdo kronike të mundshme, me “sukseset” e detyrës, në çdo aktivitet të bashkisë.

Ai kërkon që media lokale të flasë mirë për të, për drejtorët apo për të gjithë punonjësit.

Por, a nuk është “blerje” e medias? Duke i dhënë tender ai mundëson që të mos kritikohet apo të ketë kronika hulumtuese.

Një veprim kurajoz, duke qenë se ai vjen edhe nga fusha e biznesit, pasi familja e tij drejton një firmë të madhe, që fiton tendera nga kolegët e Malajt.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Bashkia e Matit, ka hapur tenderin me objekt “shërbim publikimi dhe pasqyrimi i veprimtarive të Bashkisë Mat në media lokale”.

Tenderi është bërë në datën 12 shkurt, teksa ende nuk ka një njoftim për fituesin. Por duke qenë se mediat apo televizionet në Mat janë të pakta, dihet edhe fituesi!

Malaj kërkon që kjo “reklamë” të vijojë në 12 muajt e vitit, teksa ka edhe kërkesa të veçanta, që as kryeministri i vendit s’do të guxonte t’i bënte.

“Në lidhje me shërbimin media lokale, njoftime të ndryshme për periudhën 12 muaj. Pasqyrimi i investimeve, aktiviteteve, takimeve zyrtare dhe reklamimeve nga ana e Bashkisë Mat dhe transmetim në TV”, thuhet në këtë dokument.

Por jo vetëm kaq, pasi Malaj kërkon që edhe gazetari përfaqësues i Medias Lokale, duhet të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e zyrës së shtypit në Bashkinë Mat.

“Ofruesit të shërbimit do t’i duhet të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesen e zyrës së marrëdhënieve me publikun për çdo nevojë të ndonjë njoftimi, prononcimi reklamimi sipas nevojave të institucionit, shërbimi i këtyre pasqyrimeve duhet të ofrohet në të gjithë territorin e Bashkisë Mat”, shkruhet në dokument.

Më tej vijon se, sipas nevojës së institucionit të Bashkisë Mat, të mundësohet rikthimi i ndonjë kronike të pasqyruar në media lokale gjatë vitit në CD, apo USB, si investime, aktivitete, takimeve sipas rasteve që mund të kemi duke ju referuar kontratës së lidhur midis palëve.

“Shërbim fotografie, video dhe video editim profesional si dhe montazhi i tyre për gjatë vitit kalendarik 2025” është një tjetër kërkesë. Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, tenderi u bë në datë 12 shkurt, teksa televizioni fitues duhet të veprojë “brenda 24 orësh nga momenti i publikimit të njoftimit të fituesit”.

The post Agron Malaj i Matit tender për të blerë televizionet lokale, kërkon reklama dhe propagandë (DOKUMENTET) appeared first on Albeu.com.

Mediat shqiptare dhe ndikimi kinez: Propagandë apo partneritet?
Ndërsa BE-ja mbetet partneri dhe investitori kryesor tregtar në rajon, Pekini kërkon të hedhë hapa të rëndësishëm për të zënë një pozicionim më të mirë të saj.

Kina është përpjekur ta portretizojë veten si një investitor strategjik, i cili nuk ndërhyn në çështjet e brendshme politike dhe është i gatshëm të mbyllë sytë ndaj disa aspekteve. Një fokus i hershëm në infrastrukturën e transportit është zgjeruar në industri, energji dhe komunikim/IT.

Iniciativa Belt and Road (BRI), shërben si korniza kryesore për zgjerimin e pranisë ekonomike të Kinës në rajon dhe i mundëson asaj të aksesojë rrugët kryesore tokësore dhe detare. (Shih edhe Chinese Influence in the Western Balkans and Its Impact on the Region’s European Union Integration Process).

Investimi kinez në Shqipëri, është fokusuar në energji dhe transport. Në vitin 2016, firma kineze Geo-Jade Petroleum bleu amerikano-kanadezen Bankers Petroleum për 575 milionë dollarë dhe rrjedhimisht koncesionin për fushën kryesore të nxjerrjes së naftës në Shqipëri.

Në vitin 2017, China Everbright siguroi koncesionin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, duke sugjeruar një tendencë në zhvillim të depërtimit gradual ekonomik kinez në ekonominë shqiptare. (Shih edhe: China’s strategic interests in the Western Balkans)

Kjo blerje ishte hera e parë që një ndërmarrje kineze, kishte arritur një zotërim të plotë të një aeroporti kombëtar në rajonin e EQL-së dhe Kina ishte partneri i tretë më i madh në eksport i Shqipërisë.

Megjithatë, ndërsa numri i pasagjerëve ra për shkak të pandemisë së koronavirusit në vitin 2020, China Everbright shiti 100% të aksioneve të saj. Ishte dalja e parë e investimeve në infrastrukturë nga China Everbright në vendet e BRI dhe solli një kthim dyshifror të investimeve të kapitalit në fond.

Mund të argumentohet se dalja nga ky koncesion, vetëm katër vjet pas nënshkrimit të tij, bie gjithashtu në kundërshtim me mitin e natyrës strategjike afatgjatë të pranisë së Kinës në rajon.

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Ferdinand Xhaferaj, është i mendimit se lidhur me Shqipërinë, prezenca e Kinës është e padukshme. Xhaferaj nënvizon se politika e jashtme shqiptare duhet të ishte më e qartë me SHBA dhe BE për të vënë në dukje diferencën e saj me Serbinë, e cila është dhe përfituesja më e madhe nga Kina dhe Rusia.

“Vite më parë kishim debate për interesimin e saj për të futur në Shqipëri teknologjinë 5 G ku përsëri Shqipëria mbeti e qartë në orientimin e saj euroatlantik. Në këto 30 vite të tranzicionit unë mendoj që Shqipëria ka qenë vendi më i qartë në Ballkanin Perëndimor sa i takon orientimit euroatlantik. Me mbarimin e Luftës së Ftohtë që e diktonte botën të pozicionohej në dy kampe, ne vazhduam me një farë koncepti nëse mund ta perifrazojmë si “luftë e freskët” sa i takon rreshtimit tonë ta palëkundur në hapësirën euroatlantike. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Serbinë. Nëse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të unifikuar në deklarimet e tyre për perspektivën euratlantike, Serbia ka ndjekur një politikë të jashtme më diverse.

Pra, është përpjekur të marrë përfitime si nga BE, ashtu dhe nga Kina dhe nga Rusia. Është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka marrë investime të ndjeshme nga Kina. Dhe në këtë koncept unë mendoj që politika e jashtme shqiptare duhet të ishte më aktive në raport me Bashkimin Europian dhe me SHBA për sa i takon. Mendoj që është një pabarazi relative sa i takon përfitimeve, nëse Serbia mundohet të bëjë një politikë diverse dhe të marrë përfitime dhe nga Rusia dhe nga Kina, Shqipëria nuk mund të trajtohet në mënyrë të barabartë nga BE njësoj si Serbia. Dhe këtu politika e jashtme shqiptare duhet të ishte më e qartë për ta vënë në dukje këtë diferencë”, deklaron Xhaferaj.

Ai thekson se politika e jashtme shqiptare në këto 30 vite, ka qenë e unifikuar sa i përket rreshtimit euroatlantik të saj.

“Nga të gjitha vendet me sa di unë kanë qenë dy tre vende të Evropës Qendrore, Çekia, Hungaria që kanë marrë njëfarë investimi ekonomik nga Kina, në Ballkanin Perëndimor është Serbia që qartazi ka përfituar në mënyrë të ndjeshme. Por për në Shqipëri e thashë dhe njëherë nuk shoh prezencë të ndjeshme të Kinës, bile mund të thuash që është fare e pandjeshme. Politika e jashtme shqiptare në këto 30 vite ka qenë e unifikuar dhe përdora metaforën e “luftës së freskët” sa i takon rreshtimit. Ne kemi qenë qartazi në rreshtimin e euroatlantik në dallim kjo nga Serbia që ka pasur një politikë të jashtëm tredimensionale, është përpjekur të përfitojë nga perëndimi, nga Rusia dhe nga Kina”, deklaroi Ferdinand Xhaferaj.

Esmeralda Topi, Redaktore tek “Faktoje”, thotë se në rastin e Shqipërisë, interesi i Kinës lidhet dhe me pozitën gjeografike.

“Shqipëria është bërë pjesë e nismës 17+1 që është inicuar nga Pekini që në vitin 2012 e cila ka si synim të promovojë marrëdhëniet tregtare dhe ato investuese. Mendoj që përmes kësaj nisme Kina synon që të shtrihet dhe të rrisë ndikimin e saj në vendet të cilat kanë nevojë për kapital, siç është dhe Shqipëria.

Po gjithashtu, mendoj se në rastin e Shqipërisë interesi i Kinës lidhet dhe me pozitën gjeografie. Për shkak të pozitës gjeografike Kina na sheh si një portë hyrëse në tregjet e BE-së. Megjithatë unë mendoj personalisht që efekti i nismës 17+1 në Shqipëri është i padukshëm ose për të qenë më e saktë i papërfillshëm. Akoma nuk e kemi të qartë nuk e dimë specifikisht se çfarë ka përfituar Shqipëria nga kjo nismë konkretisht.

Madje në rastin e Shqipërisë ndryshe nga vende të tjera të rajonit, duke përmendur Malin e Zi apo Serbinë, mund të themi që influence kineze apo investimet kineze janë ato projekte të cilat kanë pësuar dështime apo refuzime nga ana e qeverisë shqiptare. Kujtojmë rrjetin e famshëm 5 G, Rrugën e Arbrit si dhe prishjen e kontratës koncensionare me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit”, thotë Topi.

Përveç sektorëve ekonomikë dhe industrialë, Pekini ka krijuar bashkëpunim me subjekte arsimore dhe kulturore, duke përfshirë edhe rrjetin e Institutit Konfuci. Për sa i përket bashkëpunimit politik, marrëdhëniet më të zhvilluara të Kinës janë me Serbinë.

Ledion Krisafi, ekspert i Çështjeve Ndërkombëtare, thotë se Nisma 17+1 e nisur nga Kina ka përfunduar në 14+1 dhe se tashmë me largimin e vendeve baltike, sidomos dy-tre vitet e fundit, më shumë se të rriste ndikimin e saj në Evropën Juglindore, e ka përkeqësuar situatën mes vendeve të Evropës Juglindore dhe gjigandit aziatik.

“Një pjesë e madhe e vendeve që janë pjesë e 14+1 si Polonia, Çekia , Rumani i kanë rivlerësuar marrëdhëniet e tyre me Kinën dhe kanë rishikuar dhe marrëdhëniet e tyre me Tajvanin. E gjithë nisma është në një situatë të ngrirë. Nuk ka zhvillime, madje ka dhe kthim pas në këtë situatë. Kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së rivalitetit mes SHBA dhe Kinës dhe vendet e Evropës Juglindore, shumica prej tyre me ndonjë përjashtim të vogël si Hungaria, shumica prej tyre kanë mbajtur qëndrimin e SHBA në këtë rivalitetit dhe kjo ka ndikuar dhe tek nisma e cila sot është në një situatë të ngrirë, nuk ka më zhvillime”, thotë Krisafi.

Sa i takon Shqipërisë, Krisafi është i mendimit se qeveria shqiptare ka pranuar që të ketë marrëdhënie të kufizuar me Kinën, por dhe kjo e fundit nuk ka pasur më përpjekje për të hyrë në tregun shqiptar.

“Për Shqipërinë ka pasur përpjekje sidomos në fillim të viteve 2013-2016 sepse në atë kohë dhe nga qeveria shqiptare pati një vullnet për të pasur marrëdhënie me Kinën, sidomos për të tërhequr investime. Por kam përshtypjen që është një zgjedhje e qeverisë shqiptare dhe nën ndikimin e marrëdhënieve që Shqipëria ka me SHBA për të pasur marrëdhënie sa më të kufizuara që të jetë e mundur me Kinën. Janë marrëdhëniet tregtare të mira, por nuk ka investime kineze.

Ne jemi në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe në rivalitetin mes SHBA dhe Kinës , ne zgjedhim SHBA. Por Shqipëria ka interes në marrëdhëniet tregtare, ka interes mbi të gjitha që produktet shqiptare të shkojnë në Kinë. Në këtë këndvështrim është bërë përpjekje që tregu kinez të hapet sa më shumë për produktet shqiptare. Por janë marrëdhënie të kufizuara mes dy vendeve”, thekson Krisafi, ekspert i Çështjeve Ndërkombëtare.

Kina ka përdorur një sërë taktikash, për të ndikuar në narrativat mediatike dhe çështje ndërkombëtare me interes të madh për Partinë Komuniste Kineze (PKK). Më së shumti strategjitë e spikatura përfshijnë praninë e Medias shtetërore kineze në gjuhët lokale, bashkëpunimin ndërmjet transmetuesve publikë, duke përdorur njësitë lokale si përfaqësues dhe duke zgjedhur gazetarët lokalë.

Ndërsa këto strategji nuk përfaqësojnë një kërcënim i madh për lirinë e fjalës ose të shtypit, ato ende synojnë të pengojnë diversitetin e pikëpamjeve dhe opinionet mbi çështjet e brendshme dhe globale të Kinës, për të zbutur dhe kur është e mundur, për të eliminuar kritika dhe për të paraqitur një mbizbukurim dhe portretizim të shtrembër të Kinës, duke formuar perceptimin e publikut.

Mjeti më i vendosur i propagandës së KPK është Radio Ndërkombëtare e Kinës (CRI), e cila operon në shqip, serbisht dhe kroatisht, gjuhë që fliten gjerësisht përtej kufijve në Perëndim Ballkani. Më shumë se një frekuencë radio, ajo përfshin faqet e internetit dhe profilet e mediave sociale që ofrojnë analiza të detajuara në lidhje me zhvillimet e Kinës.

Televizioni Global i Kinës Rrjeti (CGTN), është gjithashtu i pranishëm në shumicën e vendet përmes operatorëve kabllorë dhe dixhitalë, si dhe në mediat sociale me profile në gjuhët lokale.

Në rastin e Shqipërisë, është Radio Ejani që transmeton në dy qytetet kryesore të Tiranës dhe Durrësit, duke dhënë informacion për Kinën. Në Serbi, është Mirë se vini në Fun Radio (WTF), në pronësi të një personi me lidhje të ngushta me partinë SNS në pushtet, e cila ripublikon përmbajtjen e CRI.

Revistat Nedeljnik dhe Politika, gazetat ditore më të vjetra të Serbisë (50% në pronësi të shtetit), gjithashtu kanë seksione të dedikuara për të promovuar Kinën dhe praninë e saj në vend.

Së fundi, marrëveshjet dypalëshe të bashkëpunimit në vend në të gjitha vendet e rajonit kanë krijuar mundësi për gazetarët vendas, redaktorët dhe profesionistë të medias për të vizituar Kinën, të marrin pjesë në programe trajnimi të ndryshme.

Esmeralda Topi, Redaktore tek “Faktoje”, shprehet se pjesën e ndikimit të butë Kina e ushtron jo vetëm në Shqipëri, por përpiqet që ta shtrijë në gjithë vendet e rajonit.

Gjithashtu, ajo nënvizon se pavarësisht përpjekjeve dhe metodave të ndryshme, ndikimi konkret është i vakët.

“Kur flasim për mediat, shikojmë atë pjesën e ndikimit të butë që Kina e ushtron jo vetëm në Shqipëri por përpiqet që ta shtrijë në gjithë vendet e rajonit. Në Shqipëri kemi disa marrëveshje bashkëpunimi që Agjencia Shtetërore Kineze ka. Po ashtu një tjetër lloj ndikimi kohët e fundit Radio e Jashtme Kineze përveçse shfaqjes në Web dhe radiofrekuencave FM, është prezente dhe në rrjete sociale si FB, Instagram, apo X.

Platforma në të cilat duhen theksuar që janë të ndaluara në Kinë, por janë mjaft aktive në Shqipëri. Radio e Jashtme Kineze përmes këtyre rrjeteve sociale është mjaft aktive. Radio Ejani në rrjetin social facebook numëron 1.1 milionë ndjekës, por ajo që është interesante që ka shumë pak reagime. Ka thuajse aspak shpërndarje dhe nuk ka komente, pëlqime, kështu që mendoj dhe këtu ndikimi është i vakët. Nuk ka arritur të tërheqë njerëz në rrjetin e saj social, flas për Radio Ejani që është e vetmja që ka një prezencë të shtuar po themi kohët e fundit”, thekson Topi.

Për ekspertin e Çështjeve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi, populli shqiptar nuk ka ndonjë simpati të veçantë për Kinën, pavarësisht sene kemi pasur marrëdhënie të mirë në vitet 60-70.

Sipas tij, edhe përpjekjet e Kinës për të hapur kurse apo media, nuk do të kenë efektin e dëshiruar në vendin tonë për shkak të diferencave të mëdha që ekzistojnë.

“Në rajon p.sh në Serbi , në Bosnje, Mal të Zi, ka pasur më shumë ndikim të tillë apo prani të tillë. Në Shqipëri është një prani e kufizuar. Brezi i ri nuk e ka më këtë dashuri si për Kinën. Nëse duhet të zgjidhte mes Kinës dhe perëndimit, do të zgjidhte në çdo moment perëndimin. Unë vetë kam marrë pjesë te kursi i gjuhës kineze, kam bërë nivelin e parë të gjuhës kineze dhe kishte shumë në fillim që donin të mësonin dhe në fund mbeteshin 3-4 veta.

Ka kuriozitet, por nuk ka interes të vërtetë. Ka interes për SHBA, Gjermaninë, Francën, por s’ka Interes të tillë për Kinën dhe kam përshtypjen që dhe fakti që është një vend I largët dhe qëndrimi kinez ndaj Kosovës ka ndikuar gjithashtu, sikurse dhe këndvështrimi rus ndaj Kosovës. Nuk mendoj se ka për të ndikuar dhe në të ardhmen, sado që Kina të hapë kurse, media. Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre prej shumë kohësh që është në perëndim”, deklaroi Krisafi.

Ndërsa Kina është përpjekur të portretizohet si një investitor strategjik dhe një partner ekonomik, realiteti është se prania e saj në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, është ende e diskutueshme dhe e fragmentuar.

Dështimet në projekte të rëndësishme, si dhe dalja nga investimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, flasin qartë se Kina nuk ka arritur të krijojë një ndikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Përkundrazi, Shqipëria vazhdon të mbajë një qëndrim të qartë euroatlantik, duke preferuar partneritetet me BE-në dhe SHBA-në. L.Tanushi

The post Mediat shqiptare dhe ndikimi kinez: Propagandë apo partneritet? appeared first on Albeu.com.

Malltezi: Pastërtia e plazheve propagandë, me milionat e hedhura mund të ishin ndërtuar 4 impiante për ujërat e zeza
Në një deklaratë për shtyp, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit te Rithemelimi, Jamarbër Malltezi, ka deklaruar se pastërtia e plazheve është propagandë.

Ai tha se me milionat e hedhura, mund të ishin ndërtuar 4 impiante për ujërat e zeza të cilat derdhen në det.

Qeveria e Edi Ramës, shtyllë kryesore ka propagandën, dhe në kalendarin e saj ka futur edhe turizmin.

Me shkrime të paguara dhe pamje të fotoshopuara, qeveria e zhurmës për asgjë gënjen si për 10 milionë turistët, edhe për kushtet që ofron vendi ynë.

Mashtrimi i pacipë publik është zbuluar nga një institucion prestigjioz monitorimi.

The post Malltezi: Pastërtia e plazheve propagandë, me milionat e hedhura mund të ishin ndërtuar 4 impiante për ujërat e zeza appeared first on Albeu.com.

Partia e Lirisë: Objektivi për 30 mln turistë, propagandë! Duhet investim
Për Partinë e Lirisë, Shqipëria nuk është ende e përgatitur për të përballuar fluksin në rritje të turistëve pasi qeveria duhet të ndërmarrë politika zhvilluese që të huajt të mos ikin të zhgënjyer nga vendi.

Sekretarja për Fuqizimin e gruas në Partinë e Lirisë, Ines Shehu në një deklaratë për mediat tha se objektivi i vendosur nga qeveria për 30 mln turistë është një propagandë, pasi qeveria nuk plotëson as kushte minimale, me plazhe të mbipopulluara.

Shehu tha se një nga sfidat më të mëdha të turizmit në Shqipëri është zhvillimi i infrastrukturës, menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.

Deklarata e Plotë

Të nderuar qytetarë, në prag të sezonit veror dua t’ju drejtohem me një pyetje shumë të sinqertë: A i përballon dot vendi ynë 13 milion turistë gjatë verës, siç ka parashikuar Rilindja?

Pyetja tingëllon krejt qesharake, për aq kohë sa i madh dhe i vogël, e di që Shqipëria në kushtet e sotme nuk ka infrastrukturën e duhur, për të përballuar qoftë edhe gjysmën e tyre.

Një nga sfidat më të mëdha të turizmit në Shqipëri është zhvillimi i infrastrukturës. Përvoja e udhëtimit për turistët ndikohet nga rrugët me plot kthesa, mungesa e shërbimeve të transportit publik efektiv, dhe nevojat për investime në aeroporte, porte, dhe akomodim të përshtatshme.

Zhvillimi i infrastrukturës së turizmit, mund të ndihmojë në rritjen e numrit të turistëve, dhe në të njëjtën kohë në përmirësimin e përvojës së tyre.

Por, a e kupton këtë Rilindja e cila e shfaq veten çdo vit e më dritëshkurtër dhe pa vision!

Një tjetër sfidë është menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore. Rritja e numrit të turistëve mund të sjellë impakte negative mbi mjedisin, duke përfshirë ndotjen e ajrit dhe ujërave, shkatërrimin e habitatit natyror dhe rrënojat kulturore. Jo më larg se vitin e kaluar, plazhet ishin të mbipopulluara, me plot turistë të huaj që ishin joshur nga çmimet kinse të ulta, dhe u larguan me premtimin për mos tu kthyer më kurrë!

Gjendja në një nga qytetet më emblemë  të turizmit shqiptar, siç është Saranda është për faqe të zezë.

Rrugët e hapura, plot inerte, kaosi i trafikut, zhurmat, dhe pluhurat janë panorama që pret turistët e parë të këtij sezoni në Jug të Shqipërisë.

Shqipëria përfitoi 4.2 miliardë euro, nga turizmi sezonin e kaluar, por qeveria nuk ka përmirësuar dot infrastrukturën për të pritur turistët e rinj, por i çoi paratë për konçensione, PPP. dhe inceneratorë fantazmë.

Objektivi për 30 milionë turistë në vit është totalisht propagandë e paarritshme, me politikat e kësaj qeverie, që synon turizëm elitar, por nuk plotëson dot as kushtet më minimale.

Ky është tregues i mungesës së qartë të një strategjie për turizmin, dhe i nxitimit për të mbyllur ca punë shpejt e shpejt, sepse qeverisë i intereson të shesë një sukses numrash, qofshin këta turistë apo jo!

Ne jemi shumë inferior edhe në raport me vendet e rajonit, edhe pse nëna natyrë është treguar bujare me ne, dhe na ka dhuruar një biodiversitet të rrallë.

Me Greqinë të cilën kaq shumë duam ta kopjojmë i jemi aq larg sa s’thuhet, dhe ata nuk na kanë fare në konsideratë si konkurrues potencialë.

Greqia ka 40 aeroporte funksionalë, qindra linja detare brenda shtetit, 120 mijë km. rrugë të standardeve të larta e kështu me rrudhë. Që ne të jemi konkurrues të denjë, kemi shumë punë përpara!

Është e rëndësishme që Shqipëria të zhvillojë politika, dhe praktika të qëndrueshme për të mbrojtur dhe ruajtur këto burime, për të ardhmen e turizmit dhe të ambientit dhe ndaj nëpërmjet 5 prioriteteve ne do i rikthejmë hijeshinë turizmit shqiptar.

The post Partia e Lirisë: Objektivi për 30 mln turistë, propagandë! Duhet investim appeared first on Albeu.com.

Kina dhe Rusia rrisin bashkëpunimin për dezinformim dhe propagandë
Pas një vit luftë në Ukrainë, Kina dhe Rusia janë afruar më shumë në hapësirën e informacionit, shpesh duke përsëritur deklaratat e njëra-tjetrës nëpër mediat shtetërore, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të minuar Perëndimin, thuhet në një raport të ri.

Studimi njëvjeçar i kryer nga Aleanca për Sigurimin e Demokracisë të Fondit Gjerman Marshall, gjeti se mesazhet nga zyrtarët kinezë dhe mediat kineze evoluan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, për të ofruar “mbulesë retorike më të madhe për Kremlinin” pavarësisht qëndrimit zyrtar të Pekinit se është palë neutrale në konflikt.

“Definitivisht ka pasur një mbulim pro-rus dhe Kina ka përsëritur qëndrimet pro-ruse që nga fillimi i luftës, duke nënvlerësuar gjithashtu krimet ruse të luftës dhe duke i dhënë rëndësi zërave rusë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Etienne Soula, hulumtues në Aleancën për Sigurimin e Demokracisë, njëherësh një nga autorët e raportit.

Duke pasur parasysh këtë rritje të përkrahjes, në raportin që u publikua më 24 shkurt u tha se “aftësia e Kinës për të përdorur rrjetin e saj global të ndikimit për të minuar Perëndimin” i jep asaj një rol të fuqishëm për të ndryshuar qëndrimet në mesin e shteteve të paangazhuara në Jugun Global.

“Për të dobësuar demokracitë perëndimore dhe aleatët e tyre, Kina gjithashtu është përpjekur që t’i izolojë ato shtete duke iu drejtuar Jugut Global”, u tha në raport. “Në kontekstin e luftës në Ukrainë, mesazhet kineze vazhdimisht kanë argumentuar se shtetet që e mbështesin Ukrainën janë hipokrite dhe indiferente ndaj pjesës tjetër të botës”.

Një vit luftë

Mediat e kontrolluara nga Kina nuk e kanë quajtur pushtim luftën dhe në vend të kësaj kanë përdorur terminologjinë e Kremlinit, duke iu referuar si “operacion i posaçëm ushtarak”.

Ndonjëherë, mediat kineze kanë shtyrë përpara dezinformata dhe teori të popullarizuara konspirative të kanaleve shtetërore ruse, të tilla si Shtetet e Bashkuara kanë laboratorë të armëve në Ukrainë, se vrasjet pa gjyq të civilëve nga forcat ruse në Buça janë mashtrim. Po ashtu, mediat kineze kanë sugjeruar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kontrollohet nga miliarderi amerikan, George Soros.

Të mbështetur nga një dekadë të raporteve që propagandonin kundër Perëndimit dhe thellimit e lidhjeve që këto dy vende e cilësuan si partneritet “pa kufij” para pushtimit të Ukrainës, mediat kineze që kontrollohen nga shteti po ashtu kanë ndihmuar në përhapjen e narrativit të Kremlinit për luftën, për audiencën brenda dhe jashtë vendit.

Sipas analizës së raportit, ky qëndrim është shfaqur edhe në llogaritë në mediat sociale.

Në periudhën 24 shkurt 2022 – 23 janar 2023, diplomacia kineze dhe llogaritë në Twitter të mediave të lidhura me shtetin, kanë përmendur ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, “tri herë më shumë” sesa Dmytro Kulebën, homologun e tij ukrainas. Presidenti rus, Vladimir Putin, është përmendur tetë herë më shumë sesa Zelensky.

Siç u tha në raport, mediat kineze duke u bërë jehonë narrativëve të Rusisë, po ashtu kanë ofruar një mundësi për të kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe për të forcuar qëndrimet e kamotshme të Pekinit lidhur me politikën e jashtme amerikane.

Në vitin e parë të luftës, diplomacia kineze dhe llogaritë në Twitter të mediave të lidhura me shtetin, kanë përmendur SHBA-në dy herë më shumë sesa Rusinë, kur kanë shkruar për “luftën” dhe kanë vënë theksin më shumë te NATO-ja që “nuk ishte një temë për sulm në mediat kineze para luftës”.

Më 2021, sipas të dhënave të Aleancës për Sigurimin e Demokracisë, media shtetërore kineze ka përmendur “NATO-n” në më shumë se 1.200 postime në Twitter, me “zgjerimin” e aleancës ushtarake perëndimore që është përfshirë vetëm në 52 postime. Pas pushtimit rus, përmendja e “NATO” dhe “zgjerim” u rrit për më shumë se 540 për qind dhe 1.700 për qind respektivisht.

Tajvani është një temë tjetër, përmendja e të cilit është rritur që nga pushtimi rus, edhe pse në një mënyrë që ka rezultuar e vështirë për konvergjencën e Kinës me Rusinë në hapësirën e informacionit.

Llogaritë kineze që përmendin ishullin vetëqeverisës të Tajvanit, që Pekini e konsideron pjesë të tij, në të njëjtin postim në Twitter si Ukrainën, ndodhën më shumë se 500 herë, megjithëse raporti theksoi se shumica dërmuese e këtyre postimeve u bënë nga zyrtarët kinezë apo mediat që synonin të bënin krahasime midis këtyre dy vendeve. Pekini e sheh Tajvanin si provincë të tij dhe shpesh përmend respektimin e “sovranitetit dhe integritetit territorial” të tij si arsye se pse vendet nuk duhet të ndërveprojnë me Tajpein si shtet i pavarur.

“Mbështetja e Kinës ndaj Rusisë nuk është e plotë. Vija e kuqe është se interesat kineze janë të parat, pa marrë parasysh gjithçka tjetër”, tha Soula. “Kjo është mjaft e qartë sa herë përmendet Tajvani dhe qëndrimet janë të palëkundura për të treguar se Ukraina dhe Tajvani nuk janë e njëjta gjë, dhe duke bërë kështu, disi hedhin poshtë narrativin e Rusisë”.

Kina dhe Rusia në Jugun Global

Gjetjet e raportit u japin jehonë deklaratave të bëra nga James Rubin – koordinator në Qendrën Globale të Angazhimit, një organ i Departamentit amerikan të Shtetit i krijuar për të “ekspozuar dhe luftuar” propagandën e huaj – gjatë një turneu evropian në fillim të marsit, kur ai paralajmëroi se Perëndimi ka qenë i ngadalshëm në përgjigje të shfaqjes së Kinës në sferën e informacionit dhe lidhjeve të ngushta të Pekinit me Moskën.

“Ne si një shtet dhe si Perëndim kemi qenë të ngadalshëm në përgjigje dhe është një gjykim i drejtë të themi se po përballemi me një sfidë shumë, shumë të madhe”, tha Rubin për gazetarët më 28 shkurt. “Në hapësirën e komunikimit, rreshtimi midis Kinës dhe Rusisë është pothuajse i plotë”.

Kina dhe Rusia kanë investuar shumë në tërheqjen e audiencave të reja në gjithë Afrikën, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Azinë gjatë dekadës së fundit. Rubin pretendoi se këto dy shtete kanë shpenzuar miliarda për të zgjeruar operacionet e tyre në nivel global.

Media shtetërore kineze ka pasur rol qendror në përpjekjet e Pekinit për të ndikuar në shtetet e tjera, për të kontrolluar informacionet që publikohen rreth Partisë Komuniste dhe për të qenë e aftë të përforcojë narrativët e Kinës për politikat dhe rolin e saj në botë.

Teksa lufta në Ukrainë po vazhdon, këta narrativë duket se po gjejnë terren pjellor në Jugun Global. Një sondazh i publikuar në shkurt nga Këshilli Evropian për Raporte me Jashtë zbuloi se përderisa shumica e vendeve perëndimore mbështesin Ukrainën, të anketuarit në mbarë Jugun Global ishin më pak mbështetës për luftën dhe më shumë përkrahnin ankesat e Moskës dhe janë shprehur më dyshues ndaj motiveve të liderëve të Perëndimit.

Soula tha se kjo do të thotë se konvergjenca në rritje mes Pekinit dhe Moskës do të zgjerohet, edhe nëse të dyja shtetet mund të mos pajtohen për çdo çështje.

“Hapësira e informacionit është diçka jo shumë e madhe. Askush nuk thotë se do të vendosë sanksione ndaj Kinës sepse po e mbështet Rusinë”, tha ai.

“Kjo e mban Rusinë të lumtur dhe gjithashtu i shërben interesave më të gjera të Pekinit, duke përshpejtuar rënien e ndikimit perëndimor në vendet si Afrika, ku Kina me të vërtetë ka kapacitet për të mbushur boshllëkun që kanë lënë fuqitë perëndimore”./REL/

The post Kina dhe Rusia rrisin bashkëpunimin për dezinformim dhe propagandë appeared first on Albeu.com.

Propaganda ruse e pranishme në Maqedoni, madje edhe para pushtimit të Ukrainës
Përveç deklaratave të krerëve shtetëror se vendi kërcënohet nga dezinformatat dhe sulmet hibride ruse, qytetarët dhe organizatat nuk kanë asnjë informatë se çfarë masash po ndërmerr shteti kundër ndikimit dhe propagandës ruse në vend, thotë analisti Zharko Trajanovski. Sipas tij, edhe pse shteti shumë vite më parë ka sjellë strategji për të luftuar dezinformatat, deri më tani nuk dihet asgjë rreth efekteve të kësaj strategjie.

“Jemi të vetëdijshëm se politikanët e nivelit më të lartë, thanë se ato ekzistojnë por ne nuk e dimë se çfarë masash merr shteti kundër këtyre kërcënimeve dhe kundër këtyre sulmeve të dezinformatave. Ne kemi madje edhe strategji të miratuar nga ana e shtetit, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes e cila inkuadron shumë aspekte të ndryshme, aktivitete intersektore por nuk ekziston transparencë se çfarë masash ndërmerr Qeveria dhe Shteti kundër dezinformatave”, tha Zharko Trajanoski, analist.

Ekspertja Risana Aleksoska thotë se narrativet dhe dezinformatat ruse në vendin tonë janë të pranishme shumë kohë para fillimit të Luftës në Ukrainë.

“Narrativet ruse dhe operacionet për ndikim, dezinformatat dhe propaganda, nuk janë të reja, nuk kanë filluar me agresionin brutal në Ukrainë, por janë të pranishme me vite më parë, e me një fjalë ndikimi rus në shoqërinë tonë mund të karakterizohet si forcë e ashpër, ndërsa kjo do të thotë se sferat e ndryshme të jetesës sonë shoqërore, nga mediat, religjionet, e gjithë sektorët tjerë ndikohen nga regjimet autoritare siç është Rusia”, u shpreh Risana Aleksoska, MOST.

Analisti Zoran Bojarovski, thotë se partnere e kryesore e narrativit dhe politikës agresive ruse është edhe vetë kisha ortodokse e Rusisë. Ai tha se patriarku rus, në të gjitha liturgjitë jep porosi politike në mbrojtje dhe mbështetje të Putinit dhe agresionit të tij

“Kjo do të thotë se vetëm një njeri naiv mund të mendojë se Kisha Ortodokse ruse është e ndarë nga shteti ose nuk merr pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e politikave ruse, gjithë asaj që e bën Putini përmes politikës, operacionet luftarake dhe gjithë operacioneve tjera që i përfshin politika për zbatimin e politikave të botës ruse, kisha është partner i barabartë”, deklaroi Zoran Bojarovski, analist.

Petrit Saraçini nga Instituti për Mediume dhe Analitikë, thotë se edhe mediat në vendin tonë, nuk punojnë sa duhet kundër dezinformatave ruse. Madje i përcjellin ato pa i kontrolluar fare.

“ Përveç transmetimit jo kritik nga ana e mediave, nuk shohim luftë në mediat me ndikim kundër dezinformatave. E theksova atë që e punojmë me TV ALSAT dhe emisionin “Poligraf”, ajo është përfshirje e vetme në televizionet nacionale”, shtoi Petrit Saraçini, IMA.

Në debatin e organizuar nga Institutit për Mediume dhe Analitikë, ekspertët shpalosën më shumë fakte lidhur me dezinformatat dhe betejën që e bën Rusia në këtë sferë në nivel global. /Alsat.mk

The post Propaganda ruse e pranishme në Maqedoni, madje edhe para pushtimit të Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Përhapte propagandë xhihadiste në internet, arrestohet shqiptari në Itali
Policia italiane ka ekzekutuar urdhrin për masën e sigurisë arrest shtëpie ndaj një shtetasi shqiptar, 49 vjeç, banues në Galatinë, për veprën penale të terrorizmit.

Veprimtaria hetimore, e koordinuar nga Shërbimi për Luftën kundër Ekstremizmit dhe Terrorizmit të Jashtëm të Drejtorisë Qendrore të Policisë së Parandalimit, nisi në vitin 2018 pas një raportimi nga sektori i inteligjencës dhe do të kishte bërë të mundur rindërtimin e rrugës së radikalizimit të ndërmarrë nga të arrestuar, të cilët, me kalimin e viteve, do të kishin zhvilluar një ngjitje të thellë me ideologjitë ekstremiste islame, duke treguar një ndryshim rrënjësor në mënyrën e jetesës.

Veprimtaritë teknike kanë zbuluar, ndër të tjera, sesi shqiptari kishte nxitur një neveri të thellë ndaj ligjeve italiane dhe stilit të jetesës perëndimore dhe se ishte i përkushtuar në shpërndarjen e përmbajtjeve të shumta propagandistike xhihadiste në internet, duke përfshirë fotot me të cilat ata e portretizonin atë, flamurin e ISIS-it, dhe në të njëjtën kohë ai kishte mbajtur marrëdhënie me elementë të rëndësishëm të terrorizmit ndërkombëtar të shfaqur tashmë në hetimet sektoriale të kryera jashtë vendit.

Gjatë operacionit, i cili çoi edhe në ekzekutimin e një mase të ngjashme sigurie ndaj një shtetasi italian 29-vjeçar, pa lidhje me qarqet e radikalizmit islamik, për armëmbajtje pa leje dhe vepra droge, u sekuestrua një material kompjuterik mbi të cilin po zhvillohen hetime të mëtejshme

Elementet hetimore të mbledhura në lidhje me krimet e hipotezuara i lejuan Prokurorisë Publike të bënte kërkesë për masë sigurie ndaj të dyve që gjyqtari hetues e pranoi duke lëshuar masën e sigurisë arrest shtëpie./albeu.com

The post Përhapte propagandë xhihadiste në internet, arrestohet shqiptari në Itali appeared first on Albeu.com.

Analiza e CNN: Pse propaganda mediatike e Rusisë është thelbësore për të kuptuar luftën në Ukrainë
Është e njohur propaganda e qeverisë ruse dhe dezinformatat e shpërndara mbi luftën në Ukrainë.

Madeline Roache, në një analizë për CNN, ka shpjeguar se të gjithë ata qytetarë rusë të cilët i marrin të dhënat në lidhje me agresionin rus në Ukrainë nga mediat ruse, janë duke jetuar në një realitet alternativ.

“Ushtria ruse është duke u portretizuar si triumfatore dhe se nuk ka pësuar humbje në në njerëz dhe mjete luftarake. Ajo portretizohet si një ushtri e cila nuk kryen asnjë mizori. Ndërkohë, sipas mediave shtetërore, është ushtria ukrainase që kryen mizori, duke vrarë civilë, duke pësuar humbje të mëdha dhe duke humbur territor nga forcat ruse. Rusët kanë të gjithë arsyet e duhura për tu ndjerë krenarë, nëse bazohen në atë se çfarë shohin në televizionin shtetëror rus”, është shprehur ajo.

The post Analiza e CNN: Pse propaganda mediatike e Rusisë është thelbësore për të kuptuar luftën në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Rusia përdor fëmijët e sëmurë për të propaganduar pro Putinit
Vladimir Vavilov, kryetar i një shoqate bamirësie kundër kancerit që drejton një azil në qytetin e Kazanit, organizoi fëmijët dhe nënat e tyre të rreshtoheshin për të formuar shkronjën “Z”

Shkronja Z është bërë një simbol propagandistik që tregon mbështetjen për presidentin rus Vladimir Putin dhe pushtimin e tij ushtarak të Ukrainës.

Vavilov postoi foton në rrjete sociale me një mbishkrim.

“Pacientët tanë dhe i gjithë ekipi morën pjesë në të, rreth 60 persona në total, Njerëzit u rreshtuan në formën e shkronjës “Z”. Në dorën tonë të majtë mbajtëm fletëpalosje me flamujt e LPR, DPR, Rusisë dhe Tatarstanit dhe shtrënguam dorën e djathtë në grusht”.

LPR dhe DPR përfaqësojnë Republikën Popullore të Luhanskut dhe Republikën Popullore të Donetskut, rajone rebele të Ukrainës që Putin i ka njohur si shtete të pavarura./albeu.com

The post Rusia përdor fëmijët e sëmurë për të propaganduar pro Putinit appeared first on Albeu.com.

Analizë: Si rrjeti propagandistik i Moskës shtrembëron realitetin për ta paraqitur Rusinë si viktimë
Analizë nga Oliver Darcy, CNN

Të mërkurën në mëngjes, ndërsa lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës hyri në ditën e saj të shtatë, unë ndeza RT, rrjetin e kontrolluar nga Rusia që ditët e fundit është ndaluar në Evropë dhe është hequr nga televizionet në mbarë botën.

E themeluar në vitin 2005, RT, e cila operon kanale të shumta, duke përfshirë RT America, ka shërbyer si një nga megafonët më të mëdhenj të presidentit rus Vladimir Putin në të gjithë botën. Ai ofron një pasqyrë sesi Kremlini do të donte të portretizonte botën dhe rolin e tij në të.

Për disa orë e pashë kanalin dhe u mahnita nga paturpësia e drejtuesve dhe personaliteteve të tij për të mashtruar audiencën dhe për t’u shmangur nga çështjet në fjalë. Pika kryesore e mbulimit të RT e paraqiti Rusinë si një viktimë të thjeshtë të agresionit perëndimor, një vend i detyruar të nisë një “operacion ushtarak” të kufizuar pasi dora e saj u detyrua nga një NATO e lartë dhe e fuqishme që nuk tregoi interes për t’i marrë seriozisht shqetësimet e sigurisë së Moskës.

Këtu është një përmbledhje e asaj që vëzhgova në rrjet.

Rusia “çlirimtarja”: Peter John Lavelle, drejtuesi i programit të bisedave në RT, “Crosstalk”, tha: Ai tha se fajin e kishte “rendi liberal” i dështuar i zbatuar nga Perëndimi. “Është shumë irrituese,” tha Lavelle në emisionin e tij. “Mënyra se si po inkuadrohet: demokracia e Ukrainës. Epo, nuk ka të bëjë fare me demokracinë e Ukrainës, nëse mund të thuash se ka edhe një… Kjo ka të bëjë me sigurinë… Ka vetëm siguri për vendet e tjera.”

Mungon mbulimi: Në mënyrë të dukshme u la jashtë mbulimit ishte fokusi se sa e padurueshme ka qenë jeta për ukrainasit, qytetet e të cilëve janë nën sulm nga forcat e pandërprera ruse. Nuk pashë shumë mbulim që tregonte dëmin që kanë shkaktuar forcat ruse ndërsa përpiqen të marrin kontrollin e vendit. Ose mbulim për banorët e qyteteve të tilla si Kievi, të cilët jetojnë në terror dhe flenë nën tokë në strehimoret e bombave. Ose mbulim rreth qindra mijërave që thjesht kanë zgjedhur të ikin nga vendi për sigurinë e tyre. Ato fakte të papërshtatshme nuk ishin theksimi i rrëfimit të shtyrë nga RT.

Gjithashtu u la jashtë mbulimit të RT, pasojat që sanksionet dhe veprimet e tjera të Perëndimit po kanë në ekonominë e Rusisë./albeu.com

The post Analizë: Si rrjeti propagandistik i Moskës shtrembëron realitetin për ta paraqitur Rusinë si viktimë appeared first on Albeu.com.