pronari i ‘Regina’ Vasil Bedinaj Archives - Albeu.com

VIDEO/ Dy versionet që qarkullojnë për përplasjen mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj në Vlorë
Në pjesën tjetër të botës, biznesmenët po vrasin mendjen se si të fusin inteligjencën artificiale në kompanitë e tyre, si të ulin kostot dhe të fitojnë tregje të reja. Ndërsa në vendin tonë, ku ekziston një flirt i hershëm mes biznesmenit dhe të fortit, vazhdojnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet me armë dhe kërcënime.

Skena e kësaj të enjteje në bregdetin e Vlorës mund t’i përkiste fare mirë ndonjë filmi aksion të dorës së dytë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar disa automjete që mbërrijnë pranë resortit të biznesmenit Vasil Bedinaj tek Regina Palm. Prej tyre zbresin më shumë se 10 persona të armatosur dhe pak më vonë Policia e Vlorës vihet në alarm. Shiko videon më poshtë:

Policia nuk u fut në detaje mbi shkaqet që çuan në përplasjen mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt në Vlorë këtë të enjte, pasi motivet e ngjarjes janë ende për t’u sqaruar.

“Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ajo që dihet me saktësi është se në afërsi të Pusit të Mezinit, policët që lajmëroi biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Si pasojë e shpejtësisë makina është përmbysur në rrugë dhe dy prej personave që udhëtonin aty kanë përfunduar në spital.

“Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore”, njoftoi Policia.

Brenda makinës policia tha se kishte gjetur një pistoletë, duke konfirmuar faktin se situata në hotel Regina, ku ishin takuar më herët dy biznesmenët ka qenë e tensionuar.

Versioni i parë që qarkulloi menjëherë pas ngjarjes ishte ai i Vasil Bedinajt. Sipas raportimeve që i referohen dëshmisë së tij në polici, biznesmeni ka pretenduar se është përballur me një skemë të pastër gjobëvënieje: një grup personash të armatosur i kishte kërkuar 5 milionë euro, duke i vendosur edhe një ultimatum.

“5 milionë euro gjobë, ndryshe zhduku nga Shqipëria”, raportohet të ketë deklaruar Bedinaj në Polici.

Por disa orë më vonë doli një version tjetër, që e ndërlikon historinë. Sipas këtij versoni të dytë, biznesmeni Luan Muça, pronari i Delta-s ka qenë vetë i pranishëm në hotel dhe është takuar me Bedinajn për t’u sqaruar në lidhje me një investim në Palasë.

Pra konflikti nuk ka lindur nga hiçi. Në mes është një mosmarrëveshje për pronën në Palasë, ku Muça po zhvillon një projekt turistik. Sipas këtij versioni, Bedinaj së bashku me persona të tjerë pretendohet se ka kërkuar një përqindje të pronës meqënëse ai ka një pronë aty pranë dhe disponon edhe daljen e rrugës. Duket se Muça e ka kundërshtuar. Takimi i kësaj të enjteje do të duhej të shërbente pikërisht për sqarimin e konfliktit.

Kompania Delta e Luan Muçës rezulton përfituese e statusit të investitorit strategjik për fazën e parë të projektit “Delta Falaise Resort & Village”. Projekti turistik shtrihet në zonën mes Palasës dhe Dhërmiut dhe është parashikuar si një kompleks hotelesh dhe vilash. Të dhënat publike e identifikojnë Luan Muçën si administrator të Delta-s dhe kompaninë si përfituese të statusit strategjik për këtë projekt.

Ndërkohë personat që e shoqëronin Muçën në takim, janë punonjës të kompanisë private “SëAT Security”, e kontraktuar për sigurinë e bizneseve të tij. Me pak fjalë, takimi mendohet se ka qenë për t’u sqaruar, por situata duhet të jetë përshkallëzuar deri në thirrjen e policisë.

Ende mungon versioni i plotë i Policisë për ngjarjen. Në njoftimin e parë, blutë e Vlorës janë treguar jashtëzakonisht të kujdesshëm. Nuk konfirmojnë gjobën prej 5 milionë eurosh, por as nuk përmendin konfliktin e pronës dhe nuk kanë identifikuar publikisht protagonistët dhe nuk ka përcaktuar se kush kërcënoi kë.

“Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë”, është formula zyrtare.

Kuptohet se policëve u duhet të tregohen shumë të kujdesshëm në këtë rast. Biznesi i madh ka ndikim të fuqishëm politk, ndaj një fjalë më shumë mund t’i hapë probleme policisë./Lapsi.al

The post VIDEO/ Dy versionet që qarkullojnë për përplasjen mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Përplasje me armë mes biznesmenëve në Vlorë: Shpallet në kërkim ish-deputeti Bujar Muça
Policia ka shpallur në kërkim ish-deputetin Bujar Muça, vëlla i Luan Muçës (pronar i “Delta Group”), në lidhje me përplasjen e dhunshme të ndodhur në ambientet e hotel “Regina Palm”, në pronësi të biznesmenit Vasil Bedinaj. Roli i saktë i ish-deputetit në këtë konflikt mbetet ende i paqartë, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Zanafilla e konfliktit dhe përplasja fizike

Sipas burimeve policore, ngjarja është regjistruar rreth orës 12:30, ndërsa shkak për këtë përplasje dyshohet të jetë një konflikt pronësie për një sipërfaqe toke pranë hotelit. Punonjës të kompanisë “Swat Security” dhe persona të tjerë të lidhur me Luan Muçën, janë paraqitur të armatosur në ambientet e hotelit “Regina”, ku janë përfshirë në një konfrontim fizik me përfaqësues të palës tjetër, Bedinaj. Pas konfliktit fillestar, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ndjekja e rrezikshme dhe të shtënat me armë

Konflikti ka eskaluar menjëherë në një ndjekje të rrezikshme me automjete. Palët e përfshira kanë ndjekur njëra-tjetrën drejt rrethrrotullimit të Orikumit dhe më pas në drejtim të bypass-it.

Gjatë kësaj ndjekjeje:

Një automjet tip “Range Rover” është përmbysur nga shpejtësia, duke lënë të aksidentuar tre persona të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Gjatë kontrollit në automjetin e aksidentuar, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë.

Raportohet se gjatë arratisë, anëtarë të grupit të Bedinajt kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në një tjetër mjet të kontrolluar nga policia në qytetin e Fierit, janë konstatuar dy predha plumbash në brendësi.

Zgjerimi i hetimeve

Hetuesit kanë gjetur njolla gjaku në njërin prej automjeteve të sekuestruara, detaj ky që ka ngritur dyshimet për një tjetër person të plagosur gjatë përplasjes. Aktualisht, policia po kryen verifikime në spitalet e Vlorës, Fierit dhe Tiranës për të identifikuar persona të paraqitur me plagë të dyshimta. Gjithsesi, ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që gjaku të jetë shkaktuar nga prerjet prej xhamave të thyer të automjeteve të përfshira në aksident.

The post Përplasje me armë mes biznesmenëve në Vlorë: Shpallet në kërkim ish-deputeti Bujar Muça appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Qytetari i ankohet për hapësirat e plazhit, pronari i ‘Regina’ Vasil Bedinaj e godet me grusht
Ditën e sotme, një qytetar është dhunuar nga pronari i tre Hoteleve ‘Regina’ në Vlorë, Vasil Bedinaj. Raportohet se qytetari po i ankohet Bedinajt, për hapësirat e plazhit që kishte zënë hoteli i Bedinajt.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet pronari i hoteleve ‘Regina’ qëv afrohet godet me grusht në fytyrë qytetarin, i cili më pas reagon, por ndërhyrja e disa personave të tjerë shmangu përshkallëzimin e konfliktit fizik.

Ndërsa një i afërm i Bedinaj, shkruan se zënka ka qenë për hapësirat e ‘Jet Ski’ që qytetari kishte zënë.

Kush është Vasil Bedinaj?

Vasil Bedinaj, është pronari i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, Bedinaj u hetua në gjendje të lirë nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.

Në një obejkt me 5 kate me leje, Bedinaj po ndërtonte katin e gjashtë pa leje.

Në vitin 2016, Vasil Bedinaj, ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë.

Në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishillin e Sazanit.

The post VIDEO/ Qytetari i ankohet për hapësirat e plazhit, pronari i ‘Regina’ Vasil Bedinaj e godet me grusht appeared first on Albeu.com.