prokurorja Archives - Albeu.com

Manja pret Kryeprokuroren e Belgjikës: Angazhim i përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri i Drejtësisë, përmes rrjeteve sociale ndau detaje rreth takimit të tij me Ann Fransen, Drejtuesen e Prokurorisë Federale të Belgjikës, dhe delegacionin e prokurorëve dhe magjistratëve belgë që vizituan Shqipërinë.

Manja vlerësoi bashkëpunimin e fortë mes dy qeverive, ministrive dhe agjencive të zbatimit të ligjit për intensifikimin e përpjekjeve kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

“Diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy qeverive tona, ministrive dhe agjencive të zbatimit të ligjit për të forcuar përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”, shkruan Manja.

Ai nënvizoi vlerësimet e larta të delegacionit belg për profesionalizmin dhe integritetin e punonjësve të SPAK në luftën kundër krimit dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme. Ai e siguroi znj. Fransen për përkushtimin e Shqipërisë për ofrimin e ndihmës juridike reciproke dhe mbështetjen e hetimeve penale.

“Si ish-Prokuror dhe Ministër i Drejtësisë, ishte kënaqësi të dëgjoja nga miqtë belgë vlerësimin më të lartë për profesionalizmin, integritetin dhe punën e kolegëve të tyre në SPAK, në luftën kundër krimit të organizuar dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme. E sigurova Znj. Fransen për përkushtimin tonë të palëkundur në ofrimin e ndihmës juridike reciproke dhe mbështetjen e hetimeve penale”, vijon Manja.

“Shqipëria mbetet e angazhuar për një sistem drejtësie të fortë dhe për një shoqëri më të sigurt, në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, mbylli postimin e tij Manja.

The post Manja pret Kryeprokuroren e Belgjikës: Angazhim i përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar appeared first on Albeu.com.

“I kishte dënuar shokun…”, Albert Tafani tregon planin “djallëzor” të Laert Haxhiut për të vrarë Prokuroren e SPAK
I penduari i drejtësisë Artan Tafani, ka dhënë dëshmi tronditëse para prokurorëve, ku ka rrëfyer planet djallëzore të Laert Haxhiut, i cili kishte projektuar edhe eleminimin fizim të prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliut, një prokurori në Lushnje dhe një avokat.

Tafani ka treguar para prokurorëve të SPAK, se Haxhiu kishte urdhëruar që të mbaheshin nën vëzhgim dy prokurorët dhe avokati, dhe në një moment të përshtatëshë ata të eleminoheshin fizikisht.

Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka deklaruar se po thurej plani për ‘të hequr qafe’ Musabelliun si dhe prokurorin e Lushnjës Adriatik Doga dhe avokaten Merita Selimi.

Sipas dëshmisë së Tafanit, Haxhiu këkonte të vriste prokuroren Musabelliu, pai ajo kishte dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin.

“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte”, ka deklaruar i penduari Tafani.

Ndërkohë pas dëshmisë së tij, mbrëmjen e kaluar janë kërkuar masa shtesë për mbrojtjen e prokurores Musabelli dhe pritet reagim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Selimi ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi shpalli moskompetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK. Prokurorja e Lushnjës në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting).

Çështjen e mori Doloreza Musabelli, prokurore në SPAK, ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun.

The post “I kishte dënuar shokun…”, Albert Tafani tregon planin “djallëzor” të Laert Haxhiut për të vrarë Prokuroren e SPAK appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, kush është prokurorja që po heton policin Arjan Tase
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku mbeti viktimë një 7-vjeçare, e cila u godit me skaf nga komisari Arjan Tase, ditën e sotme u vendos masa e sigurisë për autorin.

Personi i cili shkaktoi tragjedinë, Arjan Tase ishte funksionar policie, ku detyra e tij e fundit është ajo e Komisarit të Policimit në Komunitet në qytetin e Elbasanit.

Prandaj për të reaguar për këtë ngjarje pas Drejtorit të përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, ishte dhe detyra e Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore, reagim i cili erdhi vetëm 24 orë pas ngjarjes.

Në reagimin e AMP tragjedia cilësohej si “vrasje padashje” gjë që lehtësonte masën ndaj oficerit të policisë Arjan Tase, pasi me këtë akuzë ai mund të dënohej nga gjobë deri në 5 vite burg.

Madje AMP shkruante se ngjarja ndodhi 15 metra larg bregut të detit, por duke patur parasysh moshën e Jonada Avdisë, duket e pamundur që një vajzë 7-vjeçare të notojë në 15 largësi nga bregu i detit, kur bëhet fjalë për një plazh si Potami, ku thellësia fillon sapo futesh në ujë.

Por ndryshe nga AMP, prokurorja që ka marrë çështjen në dorë, Eranda Laze, duke u bazuar në provat dhe dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes e ka cilësuar si “Vrasje të kryer në formën e dashjes inderekte”, për të cilën duke iu referuar kodit penal dënohesh nga 10 deri në 20 vite burg.

Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Abc, Ermal Vija, prokurorja Eranda Laze i ka kërkuar gjykatës që të japë masën e arrestit për oficerin Arjan Tase, si dhe ta cilësojë të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë./abcnews.al/

The post Vrasja e 7-vjeçares në Himarë, kush është prokurorja që po heton policin Arjan Tase appeared first on Albeu.com.

Padia e prokurores Sonila Muhametaj, KLP çon në gjykatën e Lartë vendimin e Apelit
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, zhvilloi ditën e hënë, më 6 qershor 2022, seancën plenare të radhës, në prani të 9 (nëntë) anëtarëve dhe të ftuarëve përfaqësues nga programi OPDAT.

Në mungesë të kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zotit Alfred Balla, për shkak të pjesëmarrjes së tij në raportimin vjetor të Prokurorisë së Shkallës së Parë dhe Apelit Vlorë, mbledhja është zhvilluar nën drejtimin e Zëvendëskryetarit, zotit Tartar Bazaj.

Në respektim të rendit të ditë, janë miratuar unanimisht, projektakti për miratimin e programit që përcakton listën e prokurorëve, për të cilët do të kryhet vlerësimi etik dhe profesional individual përgjatë vitit 2022, si dhe ai për miratimin e planifikimit tremujor të vlerësimit etik dhe profesional individual të prokurorëve, përgjatë vitit 2022.

Ndërkohë, hedhja e shortit për caktimin e relatorit dhe këshilltarit ligjor përgjegjës për procedurën e vlerësimit të prokurorëve, u vendos të zhvillohet në mbledhjen plenare të radhës së Këshillit.

Në përfundim, sa i takon diskutimeve të tjera jashtë rendit të ditës, Këshilli vendosi të vijojë me procedurën për ushtrimin e Rekursit në Gjykatën e Lartë, ndaj Vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, Nr.36, datë 24.05.2022.

The post Padia e prokurores Sonila Muhametaj, KLP çon në gjykatën e Lartë vendimin e Apelit appeared first on Albeu.com.

Prokurorja: Arrestimet e sotme u bën nën dyshimin për keqpërdorime në lejet për ndërtim të objekteve
Një aksion i gjerë i policisë dhe prokurorisë është kryer sot në pesë komuna të Dukagjinit.

Pejë, Istog, Deçan, Junik dhe Klinë ishin komunat në të cilët u kryen aksionet nën dyshimin për keqpërdorime në kuadër të ndërtimeve objekto-banesore.

Prokurorja e rastit, Lumturie Vuçetaj deklaroi se të njëjtit kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës në kontroll të drejtorive për Urbanizëm në tri komuna të regjionit të Pejës, ku janë ndaluar dhe shoqëruar persona të cilët janë kompetent lidhur me këto çështje.

“Kemi bërë grumbullimin e provave ku sipas të cilave është krijuar dyshimi se të njëjtit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë manipuluar me autoritetin zyrtar dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre në bazë të ligjit dhe pozitës që bartin. Në këtë drejtim kemi edhe disa dyshime se kanë hasur në konflikt interesi me persona familjarë, të cilët kanë kryer edhe disa vepra në këtë drejtim.Jemi në fazën e hershme të hetimit dhe varësisht nga rrjedha e hetimeve do tu hetojmë me kohë për çdo risi për këtë rast.4 drejtor të drejtorive të Urbanizimit, janë disa zyrtarë të planifikimit hapësinor në kuadër të këtyre drejtorive dhe një zyrtar nga drejtoria e inspektoratit nga Komuna e Pejës”, tha prokurorja.

Ajo gjithashtu u përgjigj lidhur me pretendimet e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri se këto aksione kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore komunale e cila po afrohet tashmë.

Prokurorja mohoi një gjë të tillë duke shtuar se vetëm po kryejnë detyrën e tyre të prokurorëve.

“Pretendimet e kryetarit nuk qëndrojnë, janë vetëm justifikime ne vetëm jemi në kryerje të detyrës sonë si prokurorë të shtetit.Arrestimet janë kryer për 10 persona, por në ditët në vazhdim nuk do të ndalemi pasi kemi prova edhe për më tutje dhe ky është vetëm fillimi.Në sigurimin e dosjeve, janë të gjitha dosjet e subjekteve ekonomike të cilat merren me ndërtime të objekteve afariste banesore e që në këtë fazë kemi siguruar dëshmitë që janë të kundërligjshme të lëshimit të lejeve ndërtimore ku konsiderohet se kanë thyer rregullat sa i përket këtij drejtimi”, shtoi ajo.

The post Prokurorja: Arrestimet e sotme u bën nën dyshimin për keqpërdorime në lejet për ndërtim të objekteve appeared first on Albeu.com.

Lulzim Basha sulmon prokuroren: Ikonë e korrupsionit dhe krimit
Ditën e  djeshme prokurorja Elisabeta Imeraj kaloi Vettingun, por sot kreu demokrat Lulzim Basha e ka cilësuar atë si ikonë të korrupsionit dhe krimit. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë Basha tha:

“Jam i angazhuar për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi, për vetingun qe ka marrë goditje të rënda javët e fundit.

Problemi ynë nuk janë gjyqtarët dhe prokurorët qe largohen se nuk plotësojnë kriteret, por ata të korruptuarit që mbeten në sistem për shkak të presionit që i bëhet komisionerëve të vetingut sic është misioni ndërkombëtar i monitorimit në rastin e kryeprokurores së Tiranës që është një ikonë e korrupsionit dhe krimit.”

Basha u angazhua se pas 25 prillit do të çlirojë drejtësine nga nga ndërhyrjet politike.

“Një nga angazhimet e mia është që tia zgjidhim duart drejtësisë dhe ato pranga që ua lidhin duart sot prokurorëve dhe gjyqtarëve që në vend që ti ndëshkojnë i mbrojnë pushtetarët e korruptuar dhe ndëshkojnë qytetarët e pafajshëm nesër tu bëjnë detyrën.Një nga avantazhet e 25 prillit ështe dhe clirimi i drejtësisë nga ndërhyrjet politike.”- tha Basha në Përballë.

The post Lulzim Basha sulmon prokuroren: Ikonë e korrupsionit dhe krimit appeared first on Albeu.com.