prokuroria e tirane Archives - Albeu.com

Foshnja e infektuar me HIV, prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet
Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet për rastin e infektimit me virusin HIV/AIDS të një fëmije, që kur ishte foshnje. Prindërit e tij, kanë rezultuar negativë, dhe bëjnë përgjegjëse strukturat spitalore ku djali i tyre lindi dhe më pas u shtrua disa here, deri kur pa mbushur ende 5 muaj, u diagnostikua me HIV. Një kallëzim penal i tyre nuk u mor në konsideratë nga prokurori Saimir Hysa i cili vendosi mosfillimin e çështjes. Por më pas, të dy shkallët e gjyqësorit e kanë konsideruar të gabuar qëndrimin e tij. Pak ditë më parë Gjykata e Apelit zbardhi vendimin i cili e detyron organin e akuzës që të nisë tani hetimet.

Në tetor të vitit 2021 dy prindër të rinj nga Tirana, u lumturuan kur në jetë, erdhi fëmija i tyre i parë, një djalë. Pasi kaloi tre ditë në reanimacionin e maternitetit Mbretëresha Geraldinë, i porsalinduri kaloi në shtëpi. Por pas pak javësh, për të, do të niste një kalvar i gjatë problemesh shëndetësore. Në distanca të shkurtra kohore, foshnja do të shtrohej disa herë në reanimacionin e Pediatrisë në Qendrën spitalore Nënë Tereza, derisa në fillim të marsit 2022, kryhet testi HIV dhe ai rezultoi pozitiv.

Muajt që pasuan do të ishin një betejë e fortë e prindërve, mes tronditjes së madhe nga sëmundja e djalit të tyre të vogël, gjendjes së tij shëndetësore dhe paqartësive mbi burimin e infektimit. Ata vetë iu nënshtruan testit disa herë dhe rezultuan negativë, duke përjashtuar pistën që të ishin ata shkaku. Po ashtu ra dhe pista e transmetimit përmes gjakut, pasi fëmija nuk i kishte kryer transfuzion.

Ecejaket në dyert e institucioneve shëndetësore do të jenë të shumta. Institui i Shëndetit publik përfundoi në fillim të muajit korrik një hetim mbi rastin. Raporti thotë se hetimi ka nisur në muajin prill, po nuk specifikon asnjë datë apo urdhër të lëshuar për këtë qëllim, sikundër bën më pas, kur shpjegon se më 10 qershor me urdhër të Drejtorit të Institutit është ngritur një grup pune për një hetim më të thelluar. Në të përfshihet ndër të tjera dhe testimi i personelit që i ka shërbyer fëmijës, ku të gjithë rezultojnë negativë, apo dhe hulumtimi i kartelave mjekësore të shtrimeve të fëmijës. Kështu në kartelën e shtrimit në datat 2 deri 15 mars, shënohet se testi HIV rezultoi pozitiv dhe për pasojë nisi dhe mjekimi me antiretroviralë, por në diagnozë pasqyrohet si “rast i dyshuar me HIV”.

Raporti del në përfundimin se nga hetimi nuk rezultonte të ketë patur mangësi në respektimin e protokolleve apo dhe procedurave standarte të manipulimeve, injeksioneve, perfuzioneve dhe terapisë medikamentoze.

Por në një intervistë për Zërin e Amerikës, babai djalit shprehet dyshues ndaj këtij hetimi: “Ku janë analizat që mua të më vërtetojnë se është kryer ky lloj hetimi? Nuk kam marrë absolutisht asnjë dokument referues që janë kryer këto analiza. Si mund ta besoj, kur unë nuk kam asnjë dokument mbështetës, që mua të më vërtetojë se është kryer një punë cilësore nga ana e Institutit të Shëndetit Publik. Përtej kësaj, thuhet se është marrë analizë nga shtrati spitalor ku ka qenë shtruar djali im gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2021. Në janar ai repart është mbyllur, sepse ka kaluar te godina e re. Ku është kryer kjo analizë?”

Të bindur se djali i tyre ishte infektuar në strukturat shtetërore të spitale, prindërit më 27 qershor paraqitën një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës, duke bërë përgjegjës maternitetin Mbretëresha Geraldinë dhe Spitalin pediatrik për “neglizhencë dhe shpërdorim detyre”, ISHP-në për “zvarritje të informacionit dhe moskryerjen në kohë të hetimit”, si dhe Ministrinë e Shëndetësisë për “shkelje të rënda dhe dëmtim pacienti nga personeli shëndetësor”.

Por në Prokurori ata do të pësojnë një tjetër goditje. Në më pak se tre javë nga kallzimi i tyre, prokurori Saimir Hysa vendos mosfillimin e hetimit, pasi sipas tij “mungojnë provat apo indiciet e nevojshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm” për ekzistencën e një vepre penale. Ajo që bën habi është fakti se prokurori shkruan se prindërit pretendojnë se “është dëmtuar jeta e një foshnje të palindur ende”, ndërsa më pas shprehet se “fakti që ai është infektuar gjatë kohës së qëndrimit në spital apo apo ambjente të tjera të shëndetit publik nuk përbën domosdoshmërisht vepër penale”.

Pas ankimit të prindërve, çështja përfundon në Gjykatën e Tiranës e cila rrëzon pretendimet e prokurorisë, duke përcaktuar dhe detyrat që duhen kryer. Prokurori Hysa nuk tërhiqet por e çon çështjen në Apel me pretendimin se “detyrat e lëna nga Gjykata nuk do të sillnin asnjë të re sa i takon akteve të parashtruara në kallzim, pasi vendimi ynë nuk lidhet me ekzistencën ose jo të tyre, por me interpretimin ligjor që atyre ju bëhet”.

Ndërkohë që sipas prindërve, prokuroria në të vërtetë nuk ka lëvizur as gishtin. Edhe në ankimin e tyre ato shprehen se prokurori nuk ka marrë asnjë provë nëse janë respektuar ose jo protokollet, madje nuk i ka thirrur as ata për t’i pyetur.

Gjykata e Apelit, po ashtu u shpreh kundër prokurorit, duke theksuar se “nuk mund të vendosë mosfillimin e procedimit penal, me pretendime që nuk kanë mjaftueshmërisht një bazë ligjore”. Sipas Apelit, kur Gjykata lë disa detyra, organi i akuzës, për t’i kundërshtuar ato “duhet të pretendojë pamundësinë reale të marrjes së provave dhe nuk legjitimohet për të pretenduar nevojshmërinë apo jo të marrjes së këtyre provave”. Madje Apeli vë në dukje se, në këtë rast bëhet fjalë për prova “karakteristike dhe klasike”, duke shtuar se “organi i akuzës është i detyruar, me qëllim hetimin e plotë e të paanshëm të procedimit, të përmbushë detyrat e lëna nga gjykata, duke mos u kufizuar në to”.

Vendimi i Apelit është i formës së prerë, dhe detyrimisht i zbatueshëm për prokurorinë. Ai është marrë që në fillim të vitit, por u zbardh vetëm pak ditë më parë. Prindërit e djalit të infektuar me HIV, të cilët janë transferuar në Itali për t’i ofruar përkujdesje shëndetësore fëmijës së tyre, shprehen se tani presin “një hetim të plotë e të gjithasnshëm dhe zbardhjen e shkaqeve dhe si ka ndodhur infektimi i djalit tonë, sepse është e drejta jonë legjitime, si takspagues të këtij vendi, në momentin që marrim një dëmtim spitalor, duam të dimë të vërtetën”

Babai i djalit thotë se ai nuk kërkon asgjë më shumë se sa drejtësi: “Nuk mund të na ndryshojnë jetën në 360 gradë dhe askush të mos mbajë përgjegjësi. Jeta jonë ka ndryshuar në 360 gradë. Jemi detyruar të braktisim shtëpinë, punën, familjarët tanë vetëm e vetëm nga një problem shëndetësor të shkaktuar nga vetë sistemi. Ndaj kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi, që nesër kjo gjë të mos ndodhi më, sepse sot na ndodhi ne, nesër mund t’i ndodhë kujtdo. Nëse kjo nuk frenohet do vazhdojë me vite e askush nuk do të mbajë përgjegjësi”.

Ata kanë kërkuar nga Prokuroria e Tiranës që çështja të mos mbetet më në dorën e prokurorit Hysa. Burime zyrtare nga Prokuroria i shpjeguan Zërit të Amerikës, se vendimi i zbardhur i Apelit nuk u ka mbëritur ende, dhe se në momentin që do ta kenë në dorë do të shqyrtohet dhe kërkesa e prindërve./voa

The post Foshnja e infektuar me HIV, prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet appeared first on Albeu.com.

Sulmet kibernetike, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve “HomelandJustice” dhe “Telegram”
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve online, “HomelandJustice” dhe “Telegram”, faqe që kanë IP ne Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe në Rusi, për kryerjen e veprave penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Objekti i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë. Po kështu, më datë 09.09.2022 është kryer tjeter sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një çështje të vetme. Në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që i përkiste autorëve/bashkëpunëtorëve të këtij sulmi.

Njoftimi i Prokurorisë:

SULMET KIBERNETIKE, PROKURORIA TIRANË KËRKON SEKUESTRIMIN E TË DHËNAVE DHE FAQEVE ONLINE NË TRE SHTETE

Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.5430 për kryerjen e veprave penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal.

Objekti i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

Po kështu, më datë 09.09.2022 është kryer tjeter sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një çështje të vetme. Në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që i përkiste autorëve/bashkëpunëtorëve të këtij sulmi.

Menjëherë më datë 19.07.2022, me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë është urdhëruar sekuestrimi i këtyre llogarive në dy rrjete sociale të ndryshme dhe si pasojë e këtij vendimi kompanitë përkatëse kanë reaguar duke mbyllur aksesin në këto llogari.

Si pasojë e mos aksesimit, autorët e sulmit kibernetik hapën një faqe tjetër e cila u përdor për të shpërndarë mesazhe të ndryshme në lidhje me sulmin e kryer apo publikimin e të dhënave që janë vjedhur. Në ditët në vijim dhe aktualisht nga kjo faqe si edhe nga llogaritë nga aplikacionet e komunikimeve në internet si Telegram etj, po postohen dokumente të Policisë së Shtetit të cilat përbëjnë sekret hetimor.

Postimi i të dhënave, të cilat dyshohen të jenë të hakuara dhe të kopjuara nga sulmi kibernetik i ndodhur ndaj sistemeve kompjuterike të AKSHI-it si dhe sistemeve kompjuterike të Ministrisë së Brendshme, kryhet nga faqja online me emërtimin “HomelandJustice” dhe me link https://homelandjustice.cx/ si dhe nga profili në rrjetin social “Telegram” me emërtimin “JusticeHomeland1” dhe me link https://t.me/JusticeHomeland1.”

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këto faqe kanë IP ne Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe në Rusi.

Sa më lart, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, më datë 04.10.2022, mbështetur në nenin 208 të K.pr.penale, Konventën e Këshillit të Europës “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale” (në rastin e Britanisë së Madhe) nenet 509 e vijues të Kodit të Procedurës Penale “Mbi letërporositë për jashtë shtetit” dhe Ligjit Nr.10193 datë 03 Dhjetor 2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në fushën penale”, në Konventën per Krimin në Fushën e Kibernetikës, ratifikuar me ligjin nr.8888 datë 25.04.2002 dhe në parimin e reciprocitetit (në rastin e Federatës Ruse) iu kërkua Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë:

1. Sekuestrimi i të dhënave dhe sistemeve kompjuterike si dhe ndalimi për kryerjen e veprimeve të mëtejshme të publikimit të dokumentacionit të hakeruar nga sistemet kompjuterike të AKSHI-it si dhe sistemet kompjuterike të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë nga faqja e internetit:

Nga profili në rrjetin social “Telegram” me emëtimin “JusticeHomeland1” dhe me link https://t.me/JusticeHomeland1.” me adresë:

Telegram Headquraters ……London United Kingdom;

“HomelandJustice” dhe me link https://homelandjustice.cx/ me ISP…… Hong Kong;

Profilin në rrjetin social “Telegram” me emërtimin “JusticeHomeland1” dhe me link https://t.me/JusticeHomeland1.” Rusi”.

Dërgimin e gjithë të dhënave të sekuestruara nëpërmjet letërporosisë autoriteteve ligjzbatuese Shqiptare.

Zbatimi i vendimit të bëhet nëpërmjet dërgimit të kërkesës për ndihmë juridike nga organet ligjzbatuese të shtetit perkatës Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me Vendimin nr.1864,1865 dhe 1866 Regj.Them. datë 06.10.2022 ka vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë.

Në zbatim dhe për ekzekutimin e këtyre vendimeve nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë u dërguan kërkesat për Ndihmë Juridike nga organet ligjzbatuese të shtetit përkatës Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse.

Sqarojme siç edhe përmendet në Vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nr.1864, 1865 dhe 1866 datë 06.10.2022, këto faqe nga burojnë materialet e hakeruara përbëjnë objekt të hetimit penal, janë të dhëna dhe sisteme kompjuterike tashmë të sekuestruara konform ligjit procedurial të Republikës së Shqipërisë dhe çdo e dhënë që buron nga këto faqe që operojnë në mënyrë kriminale është objekt i hetimit dhe i sekuestrimit tashmë me vendimet e gjykatës.

Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe janë në vijim duke garantuar se prokuroria është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe pengimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie e cila ka qëllim të cënojë gjithë veprimtarinë e organeve shtetërore të Republikës së Shqipërisë, paqen sociale dhe bashkëjetesën mes individëve./albeu.com

The post Sulmet kibernetike, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e të dhënave dhe faqeve “HomelandJustice” dhe “Telegram” appeared first on Albeu.com.