prokuroria e posacme Archives - Albeu.com

Ilir Meta nën hetim nga SPAK, flet Arben Kraja: Po kryejmë të gjitha veprimet e duhura
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka folur për hetimin e nisur ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Gjatë një interviste për RTSH, Kraja u tregua i rezervuar, duke përmendur “sekretin hetimor”, megjithëse theksoi se po kryhen të gjitha hetimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

“Çështja ndaj ish- presidentit është hapur, si një kallëzim i gazetarëve dhe i një ish- deputeti. Po hetohet dhe po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar çfarë ka ndodhur. Unë jam një nga prokurorët e çështjes. Nuk mund të flas për gjëra konkrete, pasi çështjet janë në hetim. Ne po kryejnë të gjitha veprimet për të kuptuar çfarë ka  ndodhur”, pohoi Kraja.

I pyetur nëse kanë marrë përgjigje nga bankat, Kraja tha: Shkojnë kërkesa dhe vijnë përgjigje, pa diskutim.

Po letërporosi nga SHBA? “Nuk dua të futem në detaje konkrete. Përgjigjet nuk kanë ardhur ende. Do t’i bëjmë të gjitha veprimet e mundshme, përfshirë edhe marrjen e provave jashtë vendit”, tha ai.

The post Ilir Meta nën hetim nga SPAK, flet Arben Kraja: Po kryejmë të gjitha veprimet e duhura appeared first on Albeu.com.

Kraja në Kuvend: SPAK dha rezultate, kemi dënuar funksionarë të lartë
Ditën e sotme po mbahet një seancë në Kuvend ku ka marrë fjalën edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka prezantuar sot në Kuvend veprimtarinë e institucionit që ia drejton gjatë vitit 2021.

Ai ka theksuar se SPAK ka luajtur një rol aktiv dhe ka dhënë rezultate të dukshme.

Kraja nuk ka lënë pa vlerësuar edhe Policinë e Shtetit dhe autoritet ndërkombëtare me të cilat ajo ka qenë vazhdimisht bashkëpunuese.

Sipas tij, gjatë vitit 2021 një fokus të veçantë ka pasur lufta kundër korrupsionit, teksa tha se janë dënuar funksionarë të lartë publikë.

Pjesë nga deklarata e Arben Krajës:

“Prokuroria e Posaçme ka ushtruar funksionet e saj. Nga SPAK janë mbajtur parasysh rezolutat e Kuvendit, rekomandimet e Këshillit të Ministrave.

Gjatë 2021 ka pasur një rol aktiv. Institucioni ka ardhur duke dhënë rezultate të dukshme. Rezultate janë rritur falë përkushtimit maksimal. Janë marrë masat për garantimin e pavarësisë së prokurorit.

SPAK ka realizuar bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, policinë, KLSH etj. prioritet tjetër ka qenë konsolidimi dhe rritja e bashkëpunimit me autoritetet e huaja. Janë kryer hetime dhe aksione të përbashkëta.

\në sak kanë ushtruar funksionin 15 prokurorë. Kanë ushtruar 13 oficerë të policisë gjyqësore. Në shtator kanë fituar detyrën 28 hetues të BKH. Gjatë 2021 SPAK ka vlerësuar rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë.

Në 2021 janë regjistruar 15 procedime penale të pastrimit të veprës penale. Janë dënuar 11 të pandehur. Janë konfiskuar pasuri. Mbi 70 milion euro pasuri të konfiskuara.

Bashkëpunimi me policinë e shtetit është një domosdoshmëri. Përkrah detyrimeve ligjore është vënë theki në hetimet e vetë prokurorëve. Për luftën kundër korrupsionit, SPAK ka qenë e fokusuar sidomos në nivele të larta. Janë deklaruar fajtorë subjekte që kanë ushtruar funksione të larta. Gjatë 2021 janë ndjekur me përparësi veprat penale në zgjedhje.  Gjatë 2021 ka pasur në fokus luftën kundër terrorizmit.

The post Kraja në Kuvend: SPAK dha rezultate, kemi dënuar funksionarë të lartë appeared first on Albeu.com.

“Jam veshur, kam marrë rreth 200 Euro me vete, ML e kam vjedhur unë”, rrëfehet Klevis Alla: Ja çfarë po bënte Dumanin
Klevis Alla, bashkëpunëtori i parë i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) tregon minutat fillestare se si pas ekzekutimit të vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës, e sesi Policia ra në gjurmët e tij. Në rrëfimin e tij, në fakt në një nga katër dëshmitë që ka bërë, Alla pretendon se ishte në dijeni se policia e kishte zbuluar, por nga ana tjetër Nuredin Dumani e ka kërcënuar.

Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për “OraNews”, Alla është dorëzuar në polici, duke marrë në telefon inspektorin e zonës dhe pasi ka shkuar në policinë e Durrësit, ka kërkuar takim vetëm me Tonin Vocaj, Drejtorin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Alla thotë se tek policia e Durrësit s’kishte besim tek askush me frikën se mund të informonin Nuredin Dumanin, ndaj ka kërkuar takim personal me Tonin Vocajn. Këtij të fundit i ka rëfyer të gjithë ngjarje e vrasjes së Besmir Hashia, Viktor Haxhia, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Por edhe pse ka qëndruar për gati 1 orë me Tonin Vocajn, duke i shtuar dhe frikën e ankthin se mos ndiqej nga Dumani, Alla sërish ka gënjyer. Ai ka gënjyer në dëshminë e dhënë dhe kjo vihet në dukje qartësisht në deklarimin e dhënë në datën 30 prill 2020.

Në dëshminë e parë që ka dhënë me procesverbal-deklarimi, vetëm pak çaste nga takimi me Tonin Vocaj, Alla nuk ka përmendur në asnjë moment Nuredin Dumanin. Një gjë të tillë e ka kryer edhe në dëshminë e dytë, duke mos e përfshirë vrasësin me pagesë, por përmend një emër Ilir që thirret me nofkën “Bubi”. Për këtë të fundit, edhe sot nuk ia ka përmendur emrin se për cilin e ka fjalën.

Më pas, tregon se vetëm një ditë pas krimit të dyfishtë së 27 Prillit 2020, policia kishte shkuar në banesën e tij, duke shoqëruar dhe marrë në pyetje babain e tij, Xhemal Allën, i cili punonte si mbledhës skrapi në Durrës. Dëshmia ndryshon sërish në datën 26 shkurt 2021, duke përmendur më në fund edhe Dumanin.

Në dëshminë e katër, Klevis Alla, u thotë prokurorëve Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu, se: …ju kam njoftuar sot për të dëshmuar dhe një herë rreth ngjarjes, pasi u sigurova plotësisht që unë do jem në programin e mbrojtjes si bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe se në lidhje me ngjarjen kam për të saktësuar dhe shtuar disa momente…

Sipas dëshmisë të Allës, Nuredin Dumani kishte “të infiltruar” në Policinë e Durrësit, e merrte informacione me detaje për çdo gjë. Për të vërtetuar atë që thoshte Alla përmend vjedhjen e një makinë në emër të një personi, të identifikuar si Arben.

“…sapo dola nga Komisariati i Policisë, mora makinën që kisha parkuar para policisë dhe nxora telefonin “IPhone 7”-të, të kriptuar i cili kishte të instaluar programin “SKY Chat”. Sapo e kam ndezur më ka ardhë një sms në “Sky Chat” nga Nuredini dhe më thotë: “…Meqë mbarove punë tek policia, eja se po të pres tek shtëpia. Unë akoma nuk e di se nga e kishte marrë vesh Nuredini, se unë kisha qenë në polici atë moment. Kur shkova aty më tha se: “…makinën ML e kam vjedhur unë…”, më tha mos e vrit trurin se nuk të gjen asgjë…kujtoj se mbas dy ditësh, Nuredini duke parë se pronari i automjetit ML dyshonte te unë dhe më tha: “…kam folë me çunat dhe nuk është e përshtatshme ML-ja, me ba atentatin, e kemi gjet një tjetër tek shokët e mi dhe të Talos. Më tha se makina që kishin gjetur, ishte në Elbasan. Sqaroj se makinën ML e lamë në Arapaj, në një rrugicë të cilën me sa kam marë vesh brenda në burg, e ka gjetur më pas policia….”

Madje bashkëpunëtori Klevis Alla tregon se lëvizjet e tij në polici, kontrolloheshin edhe pas vrasjes së Besmir dhe Viktor Haxhisë

“…një ditë pas ngjarjes, kam shkuar sërish tek shtëpia dhe sapo hyra në oborr të shtëpisë takova mamin tim, e cila ishte e shqetësuar sepse kishte ardhë policia dhe kishte marrë babin tim në komisariatin e Policisë Durrës. Jam veshur, kam marrë rreth 200 Euro me vete dhe kam ikur nga shtëpia. Sapo kam dalë nga banesa më ka telefonuar Nuredini edhe në aplikacionin “Whatsapp” dhe në telefon dhe më ka thënë “…ik largohu, se sa më morën në telefon dhe më informuan…”, pasi ai kishte marrë informacion nga dikush nga policia, se e kishin shoqëruar babën tim në Policinë e Durrësit dhe ai ishte i trembur…”-tregon Alla.

Sipas Allës ai nuk e ka zbatuar porosinë e Dumanit për t’u fshehur, por ka shkuar tek shtëpia e një shokut të tij në Plazh, dhe pasi ka qëndruar aty 1 natë, të nesërmen është larguar drejt banesës së tij në zonën e Nishtullës. E po ashtu tregon sesi me të atin kishte shkuar në Policinë e Durrësit.

“…kur shkova në Nishtulla, takova babin tim, nuk e kujtoj se ku e kam takuar, por ai më tregoi se e kishin shoqëruar dhe kërkonin të dinin vendodhjen time ditën e ngjarjes. I kam thënë babait, se si ishte puna duke i treguar se isha i përzier edhe unë në vrasjen e vëllezërve Haxhia, pasi ato çunat kishin pasur tek puna ime një makinë të tyren. U ndava me babin dhe i thash se do flasim për çdo gjë, si do vepronim dhe çfarë do bënim. Kam telefonuar policin e lagjes dhe i kam thënë ku je? Kujtoj se jemi takuar me policin e zonës afër gjykatës së apelit në Shkozët. Së bashku me babin, kemi hipur në makinën e policit dhe kemi shkuar në Komisariatin e Policisë Durrës. Kur kam shkuar në polici, ju kam thënë drejtuesve së dua të flas në prani të Drejtorit të Krimeve, Z.Tonin Voci, të cilit ja kam shpjeguar të gjithë ngjarjet siç është në deklarim, por edhe në deklarimet e mëparshme…”-tregon bashkëpunëtori Klevis Alla.

Klevis Alla, në dëshminë e tij e kujton kështu momentin kur ditën e 27 Prillit 2020, grupi ndezi dritën jeshile për tu hedhur në aksion dhe vrarë, Besmir Haxhinë. Sipas tij “Toyota” ndodhej e mbyllur prej disa ditësh në servisin e tij, ndërsa këtë mjet ai e kishte pastruar me alkool për të humbur çdo gjurmë të mundshme gishti.

“…unë kam ikur në këmbë nga shtëpia ime deri tek servisi im. Kam marrë makinën tip “Toyota” dhe jam nisur për tek mbikalimi në autostradë, që ka një urë hekuri që ikën për tek kisha e “Shën Vlashit”. Kur isha tek ura e hekurit, kam telefonuar Nuredinin dhe ai më tha, “…erdha erdha…”. Nuredini ро vinte nga shtëpia e tij me Benzin tim sepse ai nuk kishte makinë. Ka ardhë Nuredini, i cili ishte në timon të makinës time, i shoqëruar edhe me shtetasit Talo Çela dhe Altin Ndoci, ku ishin të maskuar me maska të zeza. Talo Çela, kishte një maskë si ajo që kishte perdorur Admir Murati, në grabitjen e bërë në Rinas…”. Alla thotë se ata kanë zbritur nga makina tip Benz, që e lanë afër autostradës dhe më pas hipën të tre në makinën “Toyota” dhe u nisën direkt, në zonën ku kishin planifikuar të bënin vrasjen, duke kryer ekzekutimin e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Megjithatë Alla nuk është më i besueshëm sepse dëshmitë e tij nuk përputhen më me ato të bashkëpunëtorëve, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj. Këta të fundit marrin përsipër, se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, duke përjashtuar pjesëmarrjen në këto 4 vrasje Talo Çelën dhe Altin Ndocin. E Alla nga ana tjetër, në kulmin e hasmërisë mes tyre, pretendon se Çela dhe Dumani kanë qenë bashkë në një makinë për të vrarë së bashku. Por fakti që Alla përmend Ndocin dhe Çelën si protagonistë në këtë vrasje, ka ngritur dyshime nga prokurorët e SPAK se ai mund të jetë mësuar dhe kërcënuar nga Nuredin Dumani, para se Alla të paraqitej me këmbët e veta në policinë e Durrësit. Tani hetuesit po hetojnë edhe për dëshmitë e tyre, ndaj njëri prej të dyve, ose Dumani-ose Alla, mund të humbë statusin dhe privilegjet e të penduarit të drejtësisë.

The post “Jam veshur, kam marrë rreth 200 Euro me vete, ML e kam vjedhur unë”, rrëfehet Klevis Alla: Ja çfarë po bënte Dumanin appeared first on Albeu.com.

Zgjidhet zv.drejtor i SPAK, kush është Altin Dumani
Altin Dumani është zgjedhur zëvendësdrejtor i Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

“Me datë 10 Korrik 2022 zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me rend dite : “ Caktimi i Zv. Drejtzesit të Prokurorisë Posaçme”.

Drejtuesi Prokurorisë Posaçme fillimisht mori mendimin e prokurorëve të cilët, në mënyrë unanime, propozuan që si zv. Drejtues të rizgjidhej prokurori Altin Dumani. Në vijim Drejtuesi i Prokurorisë Posaçme vendosi :”Caktimin e zotit Altin Dumani në funksionin e Zv. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për një afat dy vjeçar””, thuhet në njoftim.

Kush është Altin Dumani?

Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pa kompromis”. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej më shumë se 20 vitesh si prokuror,  në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008./albeu.com

The post Zgjidhet zv.drejtor i SPAK, kush është Altin Dumani appeared first on Albeu.com.

Prishi provat për një vrasje në Tiranë e më pas urdhëroi djegien e makinës, në rrjetën e SPAK edhe një avokat
Kanë dalë të tjera detaje nga aksioni i SPAK në vend për goditjen e grupeve kriminale.

Sipas burimeve, bëhet me dije se në rrjetën e SPAK ka rënë edhe një avokat i njohur.

Nga hetimet e prokurorisë së Posaçme ka dalë edhe emri i një avokati të njohur, me inicialet A.B, i cili ka mbrojtur disa klientë VIP. Mëngjesin e sotëm është ushtruar kontroll edhe në banesën e avokatit.

Nuk dihet nëse ka masë arresti apo jo ndaj avokatit, por nga përgjimet ai ka dalë se ka prishur provat për një vrasje ndodhur në kryeqytet, por edhe ka porositur djegien e makinës së një të afërmi të tij për shkak të konflikteve që ka pasur.

Detaje shtesë pritet që SPAK ti nxjerrë në orët në vijim./albeu.com/

The post Prishi provat për një vrasje në Tiranë e më pas urdhëroi djegien e makinës, në rrjetën e SPAK edhe një avokat appeared first on Albeu.com.

“Rama ka nuhatur diçka”, çfarë po paralajmëron Artan Hoxha për SPAK
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Prokuroria e Posaçme ka në hetim çështje që nuk janë bërë publike dhe që mund të trazojnë më shumë ujërat në politikë.

Në studion e “Log.” në ABC, gazetari tha se çështja në fjalë ka të përfshirë personazhe si nga maxhoranca ashtu edhe nga opozita. Hoxha tha se ka depozituar në SPAK provat që kishte.  Madje, duke iu referuar sulmeve të fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK ditët e fundit, gazetari thotë se ka nuhatur diçka nga sondazhet që ka bërë.

“Në një situatë të tillë, di që SPAK ka në hetim çështje që nuk janë bërë publike. Çështje që kanë brenda edhe këta të opozitës dhe maxhorancë. Në të njëjtën çështje janë brenda. Besoj se është shpejt., kam dorëzuar në SPAK materiale për këtë gjë. Kam pasur prova dhe  kam vënë në dispozicion. Atë që kisha e dorëzova. Dhe kjo më krijon bindje se SPAK nuk po mban anë. Nuk është sukses të arrestosh një politikan por ta dënosh. Këto arrestimet që bëhen sa për fushatë janë të gabuara. Dënimet janë të rëndësishme. Kjo është situata që ne ndodhemi. Kryeministri në ato sondazhet e veta ka nuhatur diçka”, tha ai.

Më tej, Hoxha thotë se deklaratat e kryeministrit se SPAK po godet vetëm në anën e tij janë për të tërhequr vëmendjen. Gazetari shton se ka ardhur momenti që kryeministri s’mund të justifikohet më me faktin se “përgjegjësia është personale”.

“Reagimi i kryeministrit tërhoqi vëmendje. Unë besoj se është lëvizje taktike për postim vëmendje. Nga ana tjetër në gjithë këtë histori mesa duket ato sondazhet e brendshme, po i duket sikur veprimet që ka bërë SPAK i ka minuar pritshmëritë e publikut. Me dy ish ministra në burg, me ish deputetët në qeli sigurisht që ka ardhur momenti që nuk mund të justifikohet më me përgjegjësi personale. S’mundet të na tregojë më se nuk dinte gjë. Pse ti vete dhe zgjedh pikërisht këta?

Rama deri tani i ka dhënë vetes atributin sikur ai ishte babai i reformës në drejtësi, ai luftoi me korrupsionin. Nuk llogariti që do merrte edhe mandatin e tretë. Tani s’ke as kujt ti qahesh.

Ti the që ky SPAK do bënte namin. A kemi të bëjmë me gjëra konkrete? Ai gjeti një çështje ku është i përfshirë presidenti, gjeti Dvoranin që e mbështeti ambasada. Simboli që zgjodhi është një personazh që ka mbështetjen e babait…Ajo që ndodhi para një jave me prokuroren ne pamë bashkë , presidentin, kryeministrin, kryetarin e opozitës që të ishin bashkë në mbrojtje të prokurores. Pavarësisht çfarë deshën vendimi erdhi për shkak të ndërhyrjes së ambasadës amerikane.

Pse e bën Rama këtë dhe kërkon balancim? Është në pushtet për një kohë të gjatë. Kushtet e flagrancës të cënojnë ty. Opinioni publik sigurisht që kërkon hetim edhe për të mëparshmit”, deklaroi gazetari.

The post “Rama ka nuhatur diçka”, çfarë po paralajmëron Artan Hoxha për SPAK appeared first on Albeu.com.