prokuroria e pejes Archives - Albeu.com

Aksion i madh i Policisë në 5 komuna, Prokuroria e Pejës urdhëroi bastisje dhe arrestime
Policia e Kosovës ka nisur herët në mëngjes një aksion të gjerë, që përfshin 5 komuna.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi i tha Gazetës Express se aksioni po zhvillohet me urdhër të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie.

Në shënjestër të Prokurorisë janë 13 persona, të cilët dyshohen për import dhe shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”, tha Nikçi./albeu.com/

The post Aksion i madh i Policisë në 5 komuna, Prokuroria e Pejës urdhëroi bastisje dhe arrestime appeared first on Albeu.com.

Helmimi i mbi 1500 personave në Deçan, ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit”
Ditën e sotme Prokuroria Themelore e Pejës lajmëroi se përmes një konference shtypi do të nxirrte detaje të reja lidhur me helmimin e mbi 1500 personave nga uji i pijshëm në Deçan.

Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave për helmimin e mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan dhe fshatrave përreth.

Në një konferencë për media, prokurori i rastit Dorjan Juniku, tha se pas një hetimi intensiv disa mujor lidhur me helmimet, ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonalë Hidrodrini në Pejë, drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër kimistes të po kësaj kompanie, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Juniku tha se dy personat me nënshtetësi serbe që u panë në kamerat e sigurisë në kohën kur ndodhi helmimi, nuk janë të involvuar në këtë rast.

“Pas një hetimi intensiv disa mujor në çështjen penale e cila ka të bëjë me rastin e njohur si helmimi në Deçan i mbi 1500 qytetarëve, sot më 7 shkurt 2022, kam ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonalë Hidro Drini në Pejë, drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër kimistes të po kësaj kompanie për “mosevitim të rrezikut”.

“Aso kohe, hiç më pak se mbi 1500 qytetarë në QMF të Deçanit kërkuan ndihmë mjekësore, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë. Në bashkëpunim të ngushtë për organet e rendit, policinë dhe IKPShK-në, kemi arritur që të bëjmë grumbullimin e informacionit dhe sot e kemi vënë në zbatim funksionin e ndjekjes”.

“Kemi dëshmitarë dhe dëshmi në bazë të të cilave kemi ngritur aktakuzë”, tha tutje Juniku.

“Në kohën kur janë identifikuar sy persona me nënshtetësi serbe, kemi ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kemi punuar me kujdes të shtuar, kemi bashkëpunuar edhe me organet e rendit. Ata nuk janë të involvuar në rastin në fjalë”, tha prokurori./albeu.com/

The post Helmimi i mbi 1500 personave në Deçan, ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Hidrodrinit” appeared first on Albeu.com.

Helmimi i qytetarëve në Deçan, Prokuroria e Pejës nxjerr sot detaje të reja
Ditën e sotme pritet që Prokuroria Themelore e Pejës të japë detaje të reja mbi rastin e helmimit masiv të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan, ngjarje e cila ndodhi në korrik të vitit të kaluar.

Të dhënat e reja pritet që Prokuroria t’i japë gjatë një konference për mediat, që do të mbahet në orën 12:00.

Kujtojmë se 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit dhe fshatrave përreth ishin detyruar të kërkonin ndihmë mjekësore në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë për shkak të helmimit nga uji i pijshëm.

Helmimi i mijëra qytetarëve bëri që kjo komunë të martën më 13 korrik 2021 të shpallte gjendje emergjente.

Njoftimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e ka bërë vet kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, duke shtuar se gjendja e jashtëzakonshme vlen për të gjithë territorin e komunës.

Menjëherë pas shtimit të numrit të personave që kërkonin ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit, Komuna e Deçanit, kishte marrë vendim gjithashtu që uji i ujësjellësit në këtë komunë, të mos përdorej për pije.

Nga analizat e kryera nga IKSHPK-ja, pas marrjes së mostrave të ujit ishin identifikuar disa baktere koliforme dhe E.coli, gjithashtu edhe nga mostrat e dërguara për testim jashtë vendit, rezultatet kanë nxjerrë se pacientët janë të infektuar me dy lloje të E.Coli dhe një virus i quajtur Norovirus.

Pas rritjes së numrit të personave që kërkonin trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ishin ngritur dyshime për helmim të qëllimshëm të ujit.

Këto pretendime filloi t’i hetonte menjëherë Prokuroria Themelore e Pejës. Më 16 korrik të këtij viti, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, ishte arrestuar një person që punonte për Agjencinë Kosovare të Pyjeve në Deçan.

Ai ishte arrestuar nën dyshimet se kishte ndaluar kamerat e sigurisë qysh në muajin maj. Por pas 48 orësh të mbajtjes, ishte liruar në procedurë të rregullt. Për dyshimet për helmim, prokuroria ka intervistuar edhe persona të tjerë.

Në ditët e para pas shfaqjes së problemeve shëndetësore të më shumë se 1,500 qytetarëve, Kuvendi Komunal i Deçanit, kishte iniciuar procedurën për themelimin e një ndërmarrjeje të re komunale.

Qëllimi ishte që ujësjellësi i Deçanit të shkëputej nga kompania regjionale K.R.U. Hidrodrini, pasi kjo kompani akuzohej për menaxhim të dobët dhe të papërgjegjshëm të rrjetit të ujësjellësit në këtë komunë.

“Ky vendim vjen si pasojë e keqmenaxhimit të rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Deçanit nga “Hidrodrini” K.R.U., e që ka të bëjë me aspekte teknike ndërtimore që nga qasja në burim, mos-standardizimin e rezervuarëve të ujit, pusetave të ujit, rrjetit të ujësjellësit e deri te kyçjet ilegale e mospasjen e orëmatësve për regjistrimin e shpenzimit të ujit”, thuhej në vendimin e datës 19 korrik 2021, të Kuvendit Komunal të Deçanit.

Sipas këtij vendimi, të gjitha këto mangësi kishin sjellë rrjedhimisht për pasojë cenimin e cilësisë së ujit, gjë e cila ka krijuar situatën e infektimit dhe helmimit me ujë në Komunën e Deçanit, të mbi dymijë qytetarëve./albeu.com/

The post Helmimi i qytetarëve në Deçan, Prokuroria e Pejës nxjerr sot detaje të reja appeared first on Albeu.com.

U arrestua sot për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria e Pejës jep detaje për të dyshuarin
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një person të dyshuar lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit para pak kohësh.

Sipas prokurorisë i ndaluari është K.M., i dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”.

Po ashtu Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në fjalë.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes se trefishtë në Gllogjan të Komunës së Deçanit, ka ndaluar K.M., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat  penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”

Prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë  e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës.

Për rastin tragjik i cili mori jetën e tre personave dhe plagosjen e një personi, kjo prokurori është duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale./albeu.com/

The post U arrestua sot për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria e Pejës jep detaje për të dyshuarin appeared first on Albeu.com.