Prokuroria e Korçës Archives - Albeu.com

Mashtruan me karburantin e materialet për shtrimin e rrugëve, Prokuroria e Korçës çon për gjykim 6 punonjës të Bashkisë Devoll
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë persona, punonjës të Bashkisë Devoll, të akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentave’ e parashikuar nga neni 183/3 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.326 të vitit 2023, prokuroria arriti në përfundim se shtetasit G.K., me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative, A.C., Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve në Agjencinë e Shërbimeve Publike, K.M., Përgjegjës në sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike, E.N., Magazinier në Sektorin e Menaxhimit Financiar, dhe H.Ç. e J.B. me detyrë shoferë, kanë konsumuar veprën penale për të cilën janë akuzuar.

Këta shtetas u kallëzuan nga shtetasi B.N.,për procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra e materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë Devoll.

Kallëzuesi denoncoi se pas kryerjes së procedurës është shpallur fituesi dhe u kryen në mënyrë fiktive si procedurat e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve ashtu dhe dalja e tyre nga magazinimi dhe përdorimi në punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë.

Nga hetimet dhe kqyrja e pamjeve filmike, prokuroria vërtetoi se makinat të cilat duhet të kryenin transportin e materialeve, nuk kanë lëvizur si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të gjithë periudhën e plotësuar për transport çakulli, mbeturinë për mbushje, ashtu sikurse është paraqitur në fletë udhëtimet dhe situacionet e punimeve të transportimit të këtij materiali ndërtimi.

Sa më sipër, në analizë të përfundimeve rezultoi se mjetet nuk justifikojnë shpenzimet në drejtim të karburantit të përdorur, por edhe rrugëve që kanë bërë për transportin e çakullit për shtrim rrugësh.

Mjetet nuk lëvizin në asnjë moment nga magazina për të gjithë periudhën e dhënë dhe ndërkohë janë dokumentuar shpenzime në drejtim të përdorimit të karburantit dhe transport materialesh, i cili nuk është kryer faktikisht me këtë mjet.

Ato nuk justifikojnë shpenzimet e kryera dhe pasqyrojnë të dhëna të rreme në drejtim të rrugëve që kanë kryer për transportin e materialeve për sistemimin e rrugëve.

Në këto rrethana personat përgjegjës që kanë nënshkruar fletët e udhëtimit duke pasqyruar në to të dhëna të rreme, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

The post Mashtruan me karburantin e materialet për shtrimin e rrugëve, Prokuroria e Korçës çon për gjykim 6 punonjës të Bashkisë Devoll appeared first on Albeu.com.

Përfituan mbi 500 mijë euro me fatura fiktive, Prokuroria e Korçës masa sigurie për 17 punonjës policie
Prokuroria e Korçës, ka kërkuar masa sigurie për 17 punonjës policie e 2 përfaqësues tregtarë, të cilët dyshohen se përfituan mbi 500.000 euro me fatura fiktive në kuadër të operacionit FRONTEX.

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u pezulluan nga detyra me akuzën për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ 19 persona, 17 prej të cilëve punonjës të policisë së shtetit, dy prej tyre në sektorin e financës në stacionin e Policisë Kufitare në Kapshticë.

Ndërkohë që dy të tjerë, përfaqësues të subjekteve tregtare janë nën hetim për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria e Korçës, njoftoi sot se, në vijim të hetimeve dyvjeçare rezultoi se punonjësit e policisë të cilët shoqëronin në kuadër të sigurimit të kufijve të gjelbër punonjësit e policisë të vendeve të tjera (FRONTEX), kanë kryer falsifikim të faturave tatimore për fjetje në hotel dhe ushqim.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të mungesës së dokumentacionit të duhur, punonjës të caktuar me shërbim në kuadër të operacionit FRONTEX, janë rimbursuar padrejtësisht në shumën 574,320 euro, prej të cilave 452,480 euro për punonjës të strukturave të tjera të caktuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe 121,280 euro për punonjës të DVKM Korçë.

Nëpërmjet faturave fiktive, të ndihmuar dhe nga subjektet tregtare, këta punonjës kanë përfituar edhe pse shumica prej tyre të komanduar me shërbim në FRONTEX, janë të akomoduar në shtëpi me qira të cilët nuk e kalojnë vlerën e 200 Euro në muaj për 3-4 persona të akomoduar ose vendbanimin e kishin në Bashkinë Devoll.

The post Përfituan mbi 500 mijë euro me fatura fiktive, Prokuroria e Korçës masa sigurie për 17 punonjës policie appeared first on Albeu.com.

Vranë djalin dhe e paraqitën si aksident, Prokuroria e Korçës zbardh ngjarjen dhe çon për gjykim prindërit
Një vit nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku babai vrau djalin e tij Hamdi Bylykbashi dhe së bashku me të shoqen tentuan të fshihnin krimin, Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq dy prindërit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Shefki Bylykbashin, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” si dhe shtetasen H.B. për kryerje të veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/ i Kodit Penal.

Shefki Bylykbashi akuzohet për vrasjen e djalit.

Nga tërësia e provave të grumbulluara gjatë hetimit për procedimin penal nr.126/2023, rezulton e provuar se në datën 17.02.2023, rreth orës 16:00, është marrë njoftim se në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë, ishte transportuar me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi Hamdi Bylykbashi, me dëmtime në pjesën e kokës.

Ky shtetas, pak çaste më vonë, ka ndërruar jetë në ambientet e reanimacionit të këtij spitali. Sipas pretendimeve të para të familjarëve, ai ishte rrëzuar dhe kishte vrarë kokën, në oborrin e banesës, duke qenë në gjendje të dehur.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ngjarja e paraqitur si aksidentale, në fakt ishte ngjarje kriminale dhe në orën 02:00, të datës 18.02.2023, u bë arrestimi në flagrancë i babait të viktimës, shtetasit Sh. B., si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale, konkretisht “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal”, i cili pranoi autorësinë e krimit.

Është marrë deklarim nga shtetasia H.B., mamaja e viktimës, e cila ka deklaruar se i biri është kthyer nga Franca pasi është divorcuar me të shoqen dhe që atëherë konsumonte shumë alkool.

Ajo ka qenë me bashkëshortin në banesë kur ka dëgjuar zhurmën e derës së oborrit. Ata kanë dalë dhe kanë parë Hamdiun, i cili ishte i gjakosur nga koka dhe ata e kanë futur në shtëpi. Çka nuk rezultoi e vërtetë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe aktet e administruara në fashikullin e procedimit penal, rezulton e provuar se shtetasi Sh. B., ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal, pasi me veprimet e tij aktive, të kundërligjshme, të kryera me dashje, ka vrarë djalin e tij, shtetasin H.B.

Në rastin konkret, autori me dashje dhe me vullnet të plotë si dhe me qëllimin për ta vrarë, ka goditur djalin e tij në kokë, disa herë.

Ai ka marrë dhe ka përdorur çekiç gurësh dhe dru zjarri si armë të krimit dhe pasi i ka dhënë goditjet fatale të birit, është përpjekur ta mbulojë krimin si vetëdëmtim të viktimës, duke përforcuar idenë që veprimet e tij në drejtim të vrasjes të të birit kanë qënë të vullnetshme dhe të qëllimta për të sjellë pasojën e dëshiruar, humbjen e jetës të të birit.

Bazuar në kërkesat e nenit 331 të K.Proc.Penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kërkoi:

Dërgimin në gjyq të çështjes penale Nr.126/2023 me të pandehur shtetasin Sh. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal dhe me të pandehur shtetasen H. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.

The post Vranë djalin dhe e paraqitën si aksident, Prokuroria e Korçës zbardh ngjarjen dhe çon për gjykim prindërit appeared first on Albeu.com.