prokuroria e durresit Archives - Albeu.com

Shiti apartamente e dyqane me vlerë 2 milionë euro, por nuk ua dorëzoi blerësve, Prokuroria e Durrësit çon në gjyq biznesmenin
Prokuroria e Durrësit, ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq biznesmenin A.T., i cili akuzohet për veprën penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda, pasi shiti apartamente dhe njësi tregtare pa ua dorëzuar blerësve.

Sipas hetimeve, A.T., administrator i shoqërisë “A C” sh.p.k., ka shkaktuar një dëm ekonomik prej mbi 2 milion eurosh, duke mashtruar klientët për ndërtimin e një objekti multifunksional. Për këtë rast, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për të pandehurin, i cili është ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim.

Prokuroria e Durrësit, përfundon hetimet e merr të pandehur për ‘Mashtrim’ me pasoja të rënda shtetasin A.T. i cili shiti apartamente e njësi tregtare pa jua dorëzuar blerësve duke u shkaktuar 2 mln euro dëm

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur shtetasin A.T., për veprën penale të ‘Mashtrimit’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 për 25 raste dhe 199/a/4 të Kodit Penal si dhe personin juridik ‘A C’ sh.p.k. për të njëjtat vepra penale.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara mbi procedimin penal nr.1748, të vitit 2022, në ngarkim të këtij shtetasi u caktua masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal, masë e cila u ekzekutua më 14.01.2025 nga autoritetet Hollandeze, pas shpalljes në kërkim me 08.04.2024 të këtij shtetasi.

Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Durrës, rezultoi se shtetasi A.T., administrator i shoqërisë “A C” sh.p.k dhe personi juridik “A C” sh.p.k., pas pajisjes me leje ndërtimi (të pazbardhur për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj Bashkisë Durrës) për ndërtimin e një objekti multifunksional, kanë lidhur kontrata sipërmarrje me persona të ndryshëm kundrejt pagesave përkatëse.

Në përfundim të hetimeve rezultoi se i pandehuri A.T nëpërmjet mashtrimit pasi ka mbajtur kontrata për shitje apartamente/njësi tregtare/garazhe, me të dëmtuarit për objekte të cilat nuk janë dorëzuar as aktualisht edhe pse janë likujduar sipas kontratëve, ju ka sjellë atyre një dëm ekonomik në vlerën 2.099.522 euro.

The post Shiti apartamente e dyqane me vlerë 2 milionë euro, por nuk ua dorëzoi blerësve, Prokuroria e Durrësit çon në gjyq biznesmenin appeared first on Albeu.com.

Vranë dhe groposën babain/ Prokuroria e Durrësit hetime nëse krimi ishte i paramenduar, kryhet akt ekspertimi psikiatrik për tre fëmijët
Në vazhdën e hetimeve për ngjarjen e rëndë të shkurtit të këtij viti në Shënavlash të Durrësit, ku tre fëmijët vranë dhe groposën në kasolle babanë e tyre, Pëllumb Metën, Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të vërtetë të ngjarjes, ku së fundmi u është kryer edhe akt ekspertim psikiatrik, Hygertës, Hysen dhe Amarildo Metës, madje Hygerta Meta.

Burime bëjnë me dije se një grup mjekësh ekspertë që trajtojnë problemet e shëndetit mendor, kanë kryer ekspertimin psikiatrik për të parë nëse fëmijët e Pëllumb Metës, kanë probleme të shëndetit mendor.

Nëse do të rezultojë që tre fëmijët nuk kanë probleme të shëndetit mendor, mbi ta mund të rëndojë akuza e vrasjes me paramendim.

E pavërtetuar me prova shkencore është se cili nga fëmijët qëlloi me armë Pëllumb Metën, edhe pse policia dhe prokuroria deri tani kanë të dyshuar kryesor djalin e madh, Hysenin.

Sa u përket konflikteve që mund të kenë pasur në familje, gjatë hetimeve të zhvilluara nga shkurti deri më sot është pyetur djali i madh Hyseni lidhur edhe me dokumentet e tokës që dispononte Pëllumbi dhe pse Hyseni i mbante vetë dokumentet dhe a kishte plan të shiste tokën.

The post Vranë dhe groposën babain/ Prokuroria e Durrësit hetime nëse krimi ishte i paramenduar, kryhet akt ekspertimi psikiatrik për tre fëmijët appeared first on Albeu.com.

Akuzohet se fshehu pasurinë, Prokuroria e Durrësit çon për gjykim ish-prokurorin
Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-prokurorin Petrit Fusha, i hetuar për deklarim të rremë të pasurisë.

Ai akuzohet për “Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”,

NJOFTIMI I PROKURORISE

Në funksion të hetimeve të procedimit penal nr. 2733/2019, në ngarkim të të pandehurit P.F., rezulton se janë përfunduar hetimet lidhur me akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, pgr. 2, i Kodit Penal dhe në datën 05.12.2023 çështja i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për shqyrtim.

Shtetasi P. F., ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit iu nënshtrua procesit të rivlerisimit.

Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin P.F., ku u kërkua të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marjen e tij në cilësinë e të pandehurit.

The post Akuzohet se fshehu pasurinë, Prokuroria e Durrësit çon për gjykim ish-prokurorin appeared first on Albeu.com.

60 kg “e bardhë” e fshehur në qymyr në Durrës, riarrestohet marinari rus: Çfarë materiali u gjet në telefonin e tij
Një ditë më parë u liruan nga qelitë 13 marinarët e anijes që solli afro 60 kg kokainë në Durrës, të fshehur nën qymyr.

Ndërsa ditën e sotme është riarrestuar sërish njëri prej tyre.

Kjo pasi burime nga prokuroria e posaçme bëjnë me dije se është arrestuar marinari rus Grigory Gorbunov.

Nga kqyrja e telefonit të shtetasit rus janë konstatuar materiale pornografike me të mitur.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit dhe po hetohet për këtë vepër penale, ndërsa është njoftuar edhe pala ruse.

Ndersa rusi ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje të daljes përballë gjykatës. Anija është larguar bashkë me 13 marinaret e tjerë.

The post 60 kg “e bardhë” e fshehur në qymyr në Durrës, riarrestohet marinari rus: Çfarë materiali u gjet në telefonin e tij appeared first on Albeu.com.

Ish-drejtuesi i prokurorisë së Tiranës merret i pandehur, për çfarë akuzohet Petrit Fusha
Prokuroria e Durrësit merr te pandehur Petrit Fushën ish-drejtues i prokurorisë së Tiranës.

Sipas burimeve, Fusha akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Gjithashtu mësohet se fillimisht dosja ishte në SPAK më pas u kalua në kompetencë të Durrësit./albeu.com/

The post Ish-drejtuesi i prokurorisë së Tiranës merret i pandehur, për çfarë akuzohet Petrit Fusha appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Durrësit sekuestron 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 14 apartamente në qytetin bregdetar dhe 4 ndërtime pa leje. Sekuestrimi i tyre është bërë për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi:

Prokuroria Durrës sekuestron 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka ekzekutuar vendimin nr.343, datë 03.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në interes të çështjes penale nr. 1674, viti 2012, për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2012, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, ka rregjistruar procedimin penal nr. 1674, për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së parë Durrës, me vendimin e saj nr. 343, datë 03.06.2022, ka vendosur: pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, që parashikohet nga neni 274 e vijues i K. Pr. Penale, për pasuritë: Apartamente që ndodhen në objektin pallat 8+1+1 kat, të ndërtuar mbi pasurinë me Nr.50/58, Z.K. 8518 truall, me sipërfaqe 800 m2, e rregjistruar me nr. Hipotekor 173, dt. 12.08.2008, tek vendi i quajtur “Mbikalimi Plepave” pa shkuar te karburant “Kastrati” me drejtim lëvizje Plepa-Shkozet, objekt ky i parregjistruar në ASHK, e konkretisht:.

Shkalla Nr.l,  janë 6 apartamente:

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 71 metra sipërfaqe nga e cila shfrytëzimi 63 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e shtatë të banimit nr. 1 i përbërë  1+1+banjo+ballkon, shkallë e parë me orientim nga veri lindje.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashket 8 m2 në katin pestë të banimit me  Nr.3 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.

Nje apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e shtatë të banimit Nr.3 e  përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e tretë të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e katërt të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e katërt të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e parë me orientim nga veri lindje.

Shkalla Nr.2, janë 8 apartamente:

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katrorë, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e parë të banimit Nr.3 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë, me orientim nga veri perëndimi.

Një apartament me sipërfaqe ndërtmi+banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e parë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orientim nga veriu i banimit Nr.4.

Apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 mera katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi i 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e dytë të banimit Nr.3, përbërë nga  1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orientim nga veri perëndim.

Apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katrorë, nga kjo sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin dytë të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orientim Veri Perëndim.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katror, nga kjo sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e katërt të banimit Nr.3 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orietim nga veri perëndim.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katrorë, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e katërt të banimit Nr.4 i përbërë perëndim, 1+1+banjo+ballko shkalla e dytë me orientim nga veri Perendimi.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 87 metra katror, nga kjo sipërfaqe shfrytëzimi 79 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e pestë të banimit Nr.3 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orietim nga veri perendim.

Një apartament me sipërfaqe ndërtimi + banim 92 metra katror, nga e cila sipërfaqe shfrytëzimi 84 m2 dhe sipërfaqe e përbashkët 8 m2 në katin e pestë të banimit Nr.4 i përbërë 1+1+banjo+ballkon shkalla e dytë me orientim nga veri Perendimi.

Ndërtime pa leje

Ndërtim pa leje, i deklaruar në emër të shtetasit A B. Formular Vetëdeklarimi nr. 910/2 datë 21.11.2006. Objekti i deklaruar “Banesë, adresa e truallit të ndërtimit; Arapaj, Viti i ndërtimit 10.05.2001, Adresa Arapaj, Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 81 m2. Numri i kateve 1.

Ndërtim pa leje i deklaruar në emër të shtetasit F B. Formular Vetëdeklarimi nr.9907, datë 18.09.2006. Objekti i deklaruar shtëpi banimi. Funksioni i objektit; Banesë. Adresa e truallit të ndërtimit; Kënetë “tregu i makinave”, Viti i ndërtimit 25.02.2004. Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 75 m2. Numri i kateve 1.

Ndërtim pa leje i deklaruar në emër të shtetasit F B. Formular Vetëdeklarimi nr.9907, datë 18.09.2006. Në fund të deklarimit ka nënshkruar si deklarues M.B. Objekti i deklaruar. “Banesë” Funksioni i objektit; Shtëpi banimi. Adresa e truallit të ndërtimit; Kënetë “tregu i makinave”. Viti i ndërtimit 07.08.2004. Sipërfaqe e zënë 500 m2. Sipërfaqe ndërtimi 65 m2.

Ndërtim pa leje i deklaruar në emër të shtetasit S B. Formular Vetëdeklarimi 9906, datë 24.11.2006. Adresa e ndërtimit, “tregu i makiave”, lagja nr.14, banesë, me sipërfaqe ndërtimi 80 m2 dhe sipërfaqe të zënë 500 m2, viti i ndërtimit dt. 18.09.2002.

Ndërtim pa leje i deklaruar në emër të shtetasit S B. Formular Vetedeklarimi 9906, datë 24.11.2006. Adresa e ndërtimit, “tregu i makinave”, lagja nr.14, banesë, me sipërfaqe ndërtimi 64 m2 dhe sipërfaqe të zënë 500 m2, viti i ndërtimit. 10.06.2005.

Duke urdhëruar ASHK-në Durrës, Sektorin e Rregullimit të Profesioneve të Lira (Noteria), Ministrinë e Drejtësisë që të mos lejojnë kryerjen e veprime juridike për kryerjen e transaksioneve të mundshme në këto pasuri si dhe të mos lejojnë rregjistrimin e tyre në ASHK Durrës.

Me zbatimin e këtij urdhëri ngarkohet ASHK Durrës, Sektori i Rregullimit të Profesioneve të Lira (Noteria), Ministria e Drejtësisë, si dhe Agjensia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

The post Prokuroria e Durrësit sekuestron 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje appeared first on Albeu.com.