prokuroret e SPAK Archives - Albeu.com

Zbardhet deklarata e Prokurorëve të SPAK: Dëshmitarët janë frikësuar nga të fortët, e kemi përgjuar me dy persona të tjerë, dyshojmë se ka takuar…
Në raportin e Partisë Demokratike, për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, janë zbardhur deklaratat e Prokurorëve të SPAK në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, ku ata arsyetojnë me fakte se përse ndaj Ballukut kërkohet autorizim nga Kuvendi për një masë më të ashpër, sic është ajo e arrestit me burg.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ka deklaruar se ndër të tjera se një dëshmitar në këtë çështje është frikësuar nga zyrtarë, por edhe persona të tjerë, që prokurori i SPAK i quan “të fortë”.

“Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje”, tha deklaruar Prençi.

Ndërkohë Klodian Braho, i cili është edhe kreu i SPAK ka treguar edhe mekanizmin, që sipas tij, Balluku përmes takimit të vartësve mund të prishë provat e hetimit.

“Mekanizmi është duke takuar vartësit, personat që mund t’i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t’i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur. Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t’u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandaj janë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këte nevojë sigurim”, ka deklaruar Braho.

Gjithashtu, Prokurori Prençi, ka deklaruar se; “Kemi një bisedë të përgjuar mes një personi të marrë të pandehur bashkë me të pandehurën ministren Belinda Balluku, dhe një personi tjetër që bashkëbisedon me që është përsëri person ndërveprues. Ajo do të pyetet me statusin e dëshmitarit, pra nuk është pyetur deri në këtë moment”.

Prokurorët e SPAK, kanë konfirmuar në Këshill se ende hetimet janë në fazë të hershme dhe jo të gjitha provat ka qenë e mundur të mblidhen apo sigurohen. “Kjo sipas tyre, edhe për shkak të vonesave të shkaktuara nga institucionet nën influencën e deputetes Belinda Balluku”.

Pjese nga raporti i PD, ku janë edhe deklaratat e Prokurorëve të SPAK:

Gjatë mbledhjes së Këshillit të datës 23.02.2026, prokurorët sqaruan më tej këtë rrethanë, duke theksuar se deputetja Belinda Balluku, është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët, përmes dy formave:

(1) Përmes “të fortëve”, për të cilët prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, verifikim që mbulohet nga sekreti hetimor; (2) përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres, të cilët, ose kanë shantazhuar për shkarkime nga puna ndaj familjarëve, ose kanë ofruar para në këmbim të ndryshimit të dëshmive dhe avokatit.

Konkretisht, në mbledhjen e datës 23.02.2026 të Këshillit, prokurorët u shprehën si më poshtë:

“Prokurori Dritan Prenci – Te relacioni dhe provat mbështetëse të relacionit ne kemi paraqitur procesverbalin e transkriptimit të përgjimit të bisedave, të lejuara me vendim të gjykatës, të datës 20.11.2025, në orën 12:23:35. Ne e kemi paraqitur si provë. Në përmbajtje të këtij transkriptimi rezultojnë të dhëna për intimidimin e personave…. Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje”.

“Prokurori Dritan Prenci – Atëherë, në përmbajtje të asaj cfarë ka prodhuar ky transkriptim i besedave të përgjuara, bëhet fjalë për intimidim nga persona jozyrtarë. Aty përmendet “të fortë”, e përmend vetë zonja, pra persona jozyrtarë. Pastaj, nga personat zyrtarë bëhet fjalë për persona nga kabineti i ministrit, është e shkruar”.

“Prokurori Dritan Prenci – Ne nuk mund të deklarojmë më shumë, sepse, sic e thashë, jua them me përgjegjësi të plotë që hetimet knë vijuar në maksimum me intensitet edhe në drejtim të sqarimit të secilës rrethanë apo të dhëna të krijuara, qoftë edhe në drejtim të kësaj që po diskutojmë. Pra, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, të asaj cfarë ne kemi vijuar pas momentit të paraqitjes së kërkesës përpara jush, ne nuk mund të ekspozojmë pjesë të hetimit, pasi hetimi është akoma i fshehtë, nuk kemi veprime të hapura.

“Klodian Braho – Prove konkrete, e cituam, është procesverbali i përgjimit….. Masat e sigurimit mund të caktohen pa pasur fare një provë të tillë, thjesht duke argumentuar një rrezik të mundshëm. Këtu jo thjesht ështe i mundshëm, por ajo provë për në është e mjaftueshme për ta provuar dhe në një shkallë më të lartë. Patjetër, nuk është i provuar përtej çdo dyshimi, por e përmbush standardin e dyshimit të arsyeshëm, që dëshmitarët dhe të pandehurit, të cilët nesër mund të jenë edhe bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk i dihet, po kërkohen të ndikohen me presion, me joshje, apo të tjera me radhë. Pra, duke iu referuar vetëm përmbajtjes së bisedës telefonike.

“Prokurori Dritan Prenci – Kemi një bisedë të përgjuar mes një personi të marrë të pandehur bashkë me të pandehurën ministren Belinda Balluku, dhe një personi tjetër që bashkëbisedon me që është përsëri person ndërveprues. Ajo do të pyetet me statusin e dëshmitarit, pra nuk është pyetur deri në këtë moment.

“Klodian Braho – Për të caktuar masën e sigurimit apo për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit, jo detyrimisht duhet të provohet se është shkaktuar një dëm, por thjesht mjafton fakti që të argumentohet rreziku që mund të shkaktohet një dëm. Sot që flasim, duke pasur parasysh bisedën që përmendi kolegu, e cila është një rast dhe një e dhënë konkrete, krijojmë një lloj dyshimi se ekziston rreziku që të jenë dëmtuar provat. Pra, mendoj që mbetemi pikërisht në të njëjtën situatë se ky rrezik është ende real për ne dhe vazhdon. Ky është një element i masës së sigurimit, ndërsa elementi tjetër i nevojave të sigurimit, nuk lidhet vetëm me elementin e dëmtimit të provave, por lidhet edhe me rrezikun që personi mund të kryejë të njëjtën vepër penale si ajo që dyshohet që ka kryer apo edhe më të rëndë. Sot edhe ky rrezik i dyte ekziston. U përmend vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por ky vendim ende nuk është botuar dhe nuk ka hyrë ende në fuqi, është një fakt i sigurt që do të ndodhë, por është po aq i sigurt fakti se Kuvendi ka një iniciativë ligjore për ta ndryshuar nenin 242 te Kodit të Procedurës Penale.

“Klodian Braho – Vendimi i gjykatës është i datës 19.11.2025, data kur është zhvilluar biseda telefonike është data 20.11.2025, pra është pas vendimit të gjykatës. Pyetët pak më parë se a ka një akt për hetim ndaj personit nën hetim, për procedurat e reja të prokurimit akti që atribuon është akti i prokurorit që urdhëron pasqyrimin në regjistër edhe të fakteve të reja dhe nuk ka akt tjetër. Pra, nuk është e nevojshme të nisë procedim tjetër penal. Për sa i përket bisedës që, ne e kemi paraqitur si provë, dyshohet se po ndikohet te personat e pyetur. Patjetër që ato fakte janë objekt hetimi, por deri në këtë moment nuk është atribuuar ndonjë fakt konkret personit në hetim për këtë bisede, por janë objekt hetimi.

Deklarimet e tyre në mbledhjen e Këshillit, prokurorët i dokumentuan përmes paraqitjes së provave, që konfirmojnë sa më lart. Konkretisht, në Transkriptin e përgjimit të datës 20.11.202524, në faqen 4/13 provohet kërcënimi me largim nga puna dhe tentativa për korruptim përmes ofrimit të parave nga zyrtarë të lartë publikë, ndërkohë në faqen 6/13 provohet kërcënimi përmes pesonave “të fortë” (jo zyrtarë publikë), duke identifikuar edhe zonën përkatëse ku ato ushtrojnë aktivitetin kriminals.

Nga ana tjetër, prokuroria konfirmoi në mbledhjen e datës 23.02.2026 të Këshillit, se ende hetimet janë në fazë të hershme dhe jo të gjitha provat ka qenë e mundur të mblidhen apo sigurohen. Kjo edhe për shkak të vonesave të shkaktuara nga institucionet nën influencën e deputetes Belinda Balluku (institucione ku titullarët janë emërtesë e saj si Ministre).

Konkretisht, prokuroria u shpreh se:

“Prokurori Dritan Prenci – Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të tjera dhe akoma shumë veprime hetimore për t’u kryer për shumë procedura prokurimi, apo edhe prova shkresore për t’u administruar, që nuk janë administruar. Kemi patur mangësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sepse nuk na i ka sjellë në kohë, na janë vonuar dhe akoma nuk i kemi administruar të gjitha dokumentacionet përkatëse të këtyre procedurave prokurimi, 26″.

“Prokurori Klodjan Braho Cili është mekanizmi? Mekanizmi është duke takuar vartësit, personat që mund t’i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t’i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur. Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t’u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandaj janë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këte nevojë sigurimi. “28.

“Dorina Bejko – Në vijim kemi administruar një pjesë të praktikave dokumentare, por jo të gjitha praktikat dokumentare që u përkasin këtyre procedurave objekt hetimi 29

Për këtë shkak, rezulton e provuar se ekziston rreziku për prishjen e provave dhe ndikimin mbi hetimet e prokurorisë. Kuvendi duhet të veprojë pa asnjë vonesë të metejshme për heqjen e imunitetit, duke mos ndikuar në dhënien kohë që deputetja Balluku të vendos në rrezik efikasitetin e procedimit penal apo të helmojë provat.

The post Zbardhet deklarata e Prokurorëve të SPAK: Dëshmitarët janë frikësuar nga të fortët, e kemi përgjuar me dy persona të tjerë, dyshojmë se ka takuar… appeared first on Albeu.com.

Prokurorët e SPAK: Me akuzat e reja Belinda Balluku rrezikon 35 vite burg
“Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kështu janë shprehur Prokurorët e SPAK në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua imuniteti i ish numrit dy të qeverisë.

Burime nga brenda mbledhje së Këshillit të Mandateve, që u zhvillua me dyer të mbyllura, bënë me dije se Prokurorët kanë deklaruar se pozita e Belinda Ballukut është rënduar.

“Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kanë deklaruar Prokurorët e SPAK.

Pasi prezantuan provat e reja për Ballukun dhe pasi janë dëgjuar nga anëtarët e Këshillit, tre prokurorët e SPAK, Klodian Braho, Dritan Brençi dhe Dorina Bejko janë larguar.

Ndërsa diskutimet vijuan mes anëtarëve të Këshillit të Mandateve, të cilët do të hartojnë edhe një raport, që do ta çojnë në Kuvend për miratim në datën 5 mars.

The post Prokurorët e SPAK: Me akuzat e reja Belinda Balluku rrezikon 35 vite burg appeared first on Albeu.com.

Pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK (VIDEO)
Ditën e sotme, Këshilli i Mandateve, do të diskutojnë sot kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke i hapur rrugë arrestimit të saj.

Ndërkohë në Kuvend kanë mbërritur prokurorët e SPAK, mes të cilëve është edhe kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese, rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.

Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi, do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

The post Pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Prokurorët e SPAK mbyllin vizitën në SHBA dhe kthehen, nga do t’ia rifillojnë?
Zyrtarët e lartë të SPAK-ut, përfshirë Altin Dumanin, kanë përfunduar vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).

Prokurorët e SPAK u nisën drejt SHBA-ve pas lëshimit të masave, “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest me burg” për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Gjithashtu dhe pas hetimeve të tjera të bujshme, për krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivel të lartë.

Nga hetimi i këtyre dosjeve, prokurorët e posaçëm kanë marrë kërcënime dhe sulme politike, dhe duket se janë thirrur nëSHBA për mbështetje morale.

Tashmë ata ndodhen në Shqipëri dhe pritet të nisin me hetimin e dosjeve të tjera të bujshme.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Shqipëri:

Zyrtarët e lartë të SPAK-ut përfunduan vizitën e tyre studimore në Uashington DC këtë javë së bashku me anëtarët e ekipit të Zyrës së Ambasadës për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT).

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe anëtarët e delegacionit u takuan me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm dhe Këshilltarin për Çështjet Ndërkombëtare Bruce C. Swartz, si dhe Koordinatorin e Departamentit të Shtetit për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew.

Delegacioni u takua gjithashtu me Njësinë e Operacioneve Speciale të Administratës kundër Narkotikëve (DEA).

The post Prokurorët e SPAK mbyllin vizitën në SHBA dhe kthehen, nga do t’ia rifillojnë? appeared first on Albeu.com.

Rihapet gara për prokurorët e SPAK, gjykata e Apelit pranon padinë e prokurores Sonlia Muhametaj
Gjykata e Apelit Administrativ pranon padinë e prokurores Sonila Muhametaj, e cila më herët kishte aplikuar për të qenë pjesë e SPAK por vendi i saj u plotësua nga dikush tjetër.

Sonila Muhametaj, prokurore e Krimeve të Rënda, paditi në gjykatën administrative një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara për emërimin në SPAK. Prokurorja kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas prokurores ata nuk i kanë marrë pikët me meritë./albeu.com

The post Rihapet gara për prokurorët e SPAK, gjykata e Apelit pranon padinë e prokurores Sonlia Muhametaj appeared first on Albeu.com.

Prokurorët e SPAK shkresë Kuvendit, kërkojnë mandat të pakufizuar
Prokurorët e Strukturës Anti-korrupsion (SPAK) kanë kërkuar që mandati i tyre të jetë i pakufizuar.

Ata i kanë nisur një kërkesë Kuvendit, komisionit te ligjeve KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasadës Amerikane, për zgjatje mandati, e cila mban firmat e të gjithë prokurorëve të SPAK,

Sipas dokumentit, prokurorët kërkojnë mandat të pakufizuar duke argumentuar, se do jenë më të sigurt në punën e tyre për hetime të botës së krimit dhe politikanëve të korruptuar dhe nuk do e kenë frikën e kërcënimit pasi ti përfundojë mandati.

Në shkresë theksohet fakti që do të ishte e vështirë gjetja e 20 prokurorëve të tjerë me vjetërsi pune duke qenë se numri i tyre në sistem po vinte në rënie.

Kujtojmë se sipas Kushtetutës, prokurorët e SPAK kanë një mandat 9-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.

The post Prokurorët e SPAK shkresë Kuvendit, kërkojnë mandat të pakufizuar appeared first on Albeu.com.