projektligji për tokat bujqësore Archives - Albeu.com

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki. Manja: Ik, merru me Oerdin
Ditën e sotme, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku ndër temat kryesore ishte shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e t  bujqësore”, të ndryshuar”.

Një nga pikat që ndezi diskutimet ishte ndikimi i mundshëm i vendosjes së impianteve eolike në tokën bujqësore. I pari që doli kundër ishte deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili argumentoi se këto struktura kërkojnë shpime në tokë dhe një platformë të madhe prej betoni, çka sipas tij do të sillte dëmtim të tokës.

Në të njëjtën linjë u pozicionua edhe deputeti i PS, Damian Gjiknuri, i cili votoi kundër nenit 1 të projektligjit bashkë me dy deputetët e PD-së.

Më pas, ai kërkoi shpjegime nga përfaqësuesit e drejtorisë përkatëse, të cilët nga ana e tyre këmbëngulën se strukturat do të vendosen drejtpërdrejt në tokë, pa përdorur bazamente betoni.

“Që të vësh një kullë për ‘wind farm’, është 100 metra e lartë dhe nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Bëhet fjalë për kulla shumë të larta. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”, deklaroi Gjiknuri mes të tjerash.

Debati u ashpërsua edhe në momentin e votimit të projektligjit në tërësi. Strazimiri kërkoi të vijonte me pyetje për paqartësitë që, sipas tij, mbeteshin të hapura, por u ndal nga kryetari Manja.

Përplasja u shtri edhe te Gjiknuri dhe, pas shkëmbimeve të forta, ai u largua nga mbledhja.

Pjesë nga debati:

Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi?

Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim.

Ulsi Manja: Jo jo rri tek abstenimi ti.

Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.

Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të ik fare?

Ulsi Manja: Po ik mo.

Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi.

Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin.

The post Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki. Manja: Ik, merru me Oerdin appeared first on Albeu.com.