projektligji i ri Archives - Albeu.com

Sindikata e Policisë kundërshton projektligjin e ri/ Kërkon ndryshime dhe paralajmëron dërgimin në Kushtetuese
Sindikata e Punonjësve të Policisë ka reaguar lidhur me ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit, projektligj i cili është depozituar tashmë në Kuvend. Sindikata ka kërkuar që të bëhen ndyshime të thella, jo sipërfaqësore të cilat sipas tyre nuk favorizojnë punonjësit e policisë.

Përfaqësuesi i sindikatës është shprehur se në qoftë se do ketë një nisëm për ndryshimin e ligjit, duhet të zgjerohet gama e marrjes së mendimeve. Ai theksoi se sindikata mendon se ka shumë reduktime që duhet t’i bëhen ligjit ekzistues.

Sindikata thotë se nëse nenet apo ndryshimet që kanë kërkuar nga Kuvendi nuk do të kenë mbështetje, ato do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Nga ana teknike është për të rregulluar disa procedura për të cilat ka hasur vështirësi në emërimin e drejtorëve të përgjithshëm dhe drejtorëve të departamentit. Në qoftë se do ketë një nisëm për ndryshimin e ligjit, duhet të zgjerohet gama e marrjes së mendimeve. Të bëjmë edhe një ligj tjetër që të jetë më efektiv se ky, se ne mendojmë që ka shumë reduktime që duhet t’i bëhen ligjit ekzistues.

E vetmja mundësi që i jepet sindikatës është që për të gjitha ato nene ose ndryshimet që ne kemi kërkuar nga Kuvendi, t’i bëjnë prezent ose t’i ndryshojnë, ose ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për ato nene për të cilat bien ndesh me të drejtat që ka pasur me ligjet e mëparshme njëkohësisht edhe me ato nene të cilat bien ndesh me kushtetutën edhe kodin e punës”, tha përfaqësuesi  i sindikatës.

Por çfarë kërkon Sindikata e Policisë?

Ata kërkojnë ndyshim e tetë neneve të cilat përfshijnë nenet 17, 56, 65, 69, 96, 105, 110 dhe 116. Këto nene lidhen me disa ndryshime thelbësore, të cilat prekin të drejtat e punonjësve të policisë.

Gjithashtu ata sjellin ndryshime në përfitimet e tyre, gjobat, përfshirjen e Sindikatës dhe disa institucioneve të tjera në komisionin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të policisë, gradat dhe pranimin në polici, si dhe shpërblimin për vjetërsinë dhe sigurimin e jetës

Ndërsa përfshinë edhe heqjen e disa kufizimeve të nenit 116, pasi efektivit të policisë i shkelen të drejtat me kufizime të panevojshme dhe antikushtetuese.

The post Sindikata e Policisë kundërshton projektligjin e ri/ Kërkon ndryshime dhe paralajmëron dërgimin në Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Shqipëria skenë filmash, propozohet rimbursim 35% për produksionet ndërkombëtare! Çfarë parashikon projektligji i ri për Kinematografinë
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i cili synon të krijojë një skemë të re mbështetjeje financiare për industrinë filmike dhe audiovizuale në Shqipëri.

Drafti parashikon ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Kinematografisë dhe Audiovizualit, AKKA, e cila do të administrojë fondet publike për sektorin, do të certifikojë shpenzimet dhe do të menaxhojë skemat mbështetëse për produksionet filmike dhe audiovizuale.

Një nga elementët kryesorë të projektligjit është skema e “Cash Rebate”, përmes së cilës shteti do të rimbursojë një pjesë të shpenzimeve të kryera në territorin shqiptar nga produksionet filmike dhe audiovizuale.

Drafti përcakton se “norma e rimbursimit është 35% e shpenzimeve të kualifikuara të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Sipas projektligjit, skema synon të tërheqë investime në sektorin kinematografik dhe audiovizual, të nxisë zhvillimin e industrisë vendase dhe të promovojë Shqipërinë si destinacion për prodhime ndërkombëtare.

Përfituese të skemës do të jenë shtëpitë kinematografike të huaja që kanë marrëveshje bashkëpunimi me kompani të regjistruara në Shqipëri dhe që realizojnë shpenzime në vend.

Projektligji përcakton edhe procedurën dhe afatet për përfitimin e rimbursimit. Komisioni Shqiptar i Filmit do të vlerësojë pranueshmërinë e aplikimit dhe kualifikimin e shpenzimeve brenda 45 ditëve nga aplikimi, ndërsa Komisioni Financiar i AKKA-së, do të shqyrtojë raportin financiar dhe do të lëshojë certifikatën e shpenzimeve të kualifikuara brenda 60 ditëve nga dorëzimi.

Pagesa nga Ministria e Financave, parashikohet të kryhet brenda 90 ditëve nga certifikimi përfundimtar. Një tjetër element i draftit është krijimi i një fondi të dedikuar për industrinë audiovizuale, i cili do të financohet pjesërisht nga subjektet e sektorit mediatik dhe të komunikimeve elektronike.

Sipas projektligjit, 5% e masës së tatimit mbi fitimin që paguajnë subjektet që ofrojnë transmetim audiovizual, platformat online dhe operatorët e kinemave do të kalojë në fondin e AKKA-së.

E njëjta normë prej 5% parashikohet edhe për kompanitë që ofrojnë shërbime interneti, ndërsa operatorët e komunikimeve elektronike do të kontribuojnë me 2% të tatimfitimit.

Drafti zgjeron edhe kategoritë e projekteve që mund të mbështeten financiarisht. Përveç filmave artistikë, dokumentarëve dhe animacionit, mbështetje mund të përfitojnë edhe serialet, projektet immersive me teknologji VR dhe AR, projektet e post-produksionit, bashkëprodhimet ndërkombëtare dhe videolojërat.

Projektligji parashikon gjithashtu, krijimin e Komisionit Shqiptar të Filmit si strukturë funksionale brenda AKKA-së, me qëllim promovimin e Shqipërisë si destinacion për prodhime filmike dhe audiovizuale, si dhe asistimin e producentëve vendas dhe të huaj për marrjen e lejeve të xhirimit në territorin shqiptar./Monitor

The post Shqipëria skenë filmash, propozohet rimbursim 35% për produksionet ndërkombëtare! Çfarë parashikon projektligji i ri për Kinematografinë appeared first on Albeu.com.

Projektligji i ri, qeveria heq shpërblimin financiar për titujt e nderit
Veç dekoratave, qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj të ri që do të rregullojë edhe titujt e nderit kombëtare dhe vendor. Sipas kësaj nisme, parashikohet ndarje dhe dallim mes “titujve të nderit” nga “dekoratat”, të cilat janë propozuar të rregullohen nëpërmjet një projektligji tjetër, që i është propozuar Kuvendit për shqyrtim në muajin korrik.

Sipas relacionit, kjo nismë diferencuese ndërmerret duke mbajtur në konsideratë rregullimet ligjore të kësaj fushe të vendeve evropiane, kryesisht modelin italian dhe francez dhe kanë të bëjnë edhe me ripërcaktimin e rregullave dhe të procedurës përkatëse për dhënien e titujve të nderit. Ndryshe nga ligji në fuqi, ky projektligj parashikon se dhënia e titullit të nderit apo titullit vendor të nderit nuk shoqërohet me shpërblim financiar. Ligji në fuqi, i vitit 2013, parashikon se se dhënia e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit mund shoqërohet me një shpërblim financiar, sipas vlerësimit të autoritetit përgjegjës.

Projektligji parashikon dy llojet të titujve të nderit në nivel kombëtar: titulli Ambasador i kombit, i cili i jepet shtetasve shqiptarë ose pjesëtarëve të diasporës, në shenjë mirënjohje për veprimtari, kontribute dhe merita të spikatura e të qëndrueshme, që lartësojnë vlerën dhe figurën e kombit shqiptar; si dhe titulli Qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë, i cili i jepet shtetasve të huaj në shenjë mirënjohje për veprimtari, kontribute dhe merita të spikatura në shërbim të kombit e shtetit shqiptar dhe të forcimit të shoqërisë demokratike, brenda dhe jashtë vendit.

Në nivel vendor, titulli i parashikuar me ligj është vetëm Qytetar nderi, i cili jepet nga këshilli bashkiak për veprimtari të shquar brenda juridiksionit dhe në dobi të bashkisë ose për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të komunitetit brenda territorit të bashkisë. Sipas projektligjit, ky titull nderi i jepet në çdo rast edhe personaliteteve të huaja të nivelit të lartë që vizitojnë një bashki në kuadër të një vizite zyrtare ose shtetërore.

Krahas tij, projektligji parashikon mundësinë e Bashkive për të krijuar tituj të vecantë vendorë nderi (jo më shumë se dy në një vit kalendarik), për të shprehur mirënjohjen e posaçme për veprimtarinë e shquar në dobi të komunitetit të saj.

Në të njëjtën linjë, me qëllimin për të moslejuar krjimin dhe dhënien në mënyrë të pajustifikuar të këtyre titujve, parashikohet se në vendimin e krijimit, Njësia vendore duhet të argumentojë nevojën për nderimin e veçantë, arsyen përse nderimi me titullin qytetar nderi, nuk është i përshtatshëm dhe i mjaftueshëm dhe emërtesën e titullit të veçantë vendor të nderit i cili përkon me një datë ose ngjarje të shënuar në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Për titujt kombëtarë, nisma për dhënien e titujve të nderit i përket Presidentit të Republikës, i cili e ushtron kryesisht, ose me propozim të Kryetarit të Kuvendit, ose Kryeministrit. Ndërsa në rastin e titujve vendorë e drejta e propozimit i përket kryetarit të bashkisë, si dhe çdo anëtari të këshillit bashkiak. Projektligji parashikon, ndryshe nga ligji ekzistues, edhe mundësinë e kërkesës për ushtrimin e propozimit, që mund të paraqitet nga qytetarët drejtuar institucioneve, në favor të një personi të tretë treti./Monitor

The post Projektligji i ri, qeveria heq shpërblimin financiar për titujt e nderit appeared first on Albeu.com.