projektligj Archives - Albeu.com

Projektligji/ Qeveria do t’u taksojë fshatarëve kasollen e lopës
Qeveria do të taksojë kasollet e lopëve, stallat dhe dhe stanet që blegtorët përdorin për të mbajtur bagëtitë e tyre. Projektligji i ri për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme, vecc banesave vë në regjim tatimor edhe njësitë e ndërtesave që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore-blegtorale.

Në nenin 3, ligji përkufizon si prona bujqësore dhe blegtorale çdo pasuri e paluajtshme, që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime bujqësore ose blegtorale, përfshirë, por duke mos u kufizuar te, arat, pemëtoret, vreshtat, ullishtat, kullotat, livadhet, stallat dhe pasuritë e paluajtshme që shfrytëzohen apo janë planifikuar të shfrytëzohen për veprimtari mbështetëse si, mbledhja, magazinimi dhe konservimi i mallrave bujqësore dhe blegtorale.

Madje regjimi tatimor mbi kasollet dhe stallat do të jetë më i ashpër se sa ai i banesave.  Sipas draftit, taksa e kasolles do të variojë nga 0.15 për qind e vlerës deri në 0.3 për qind e vlerës. Rrjedhimisht një fermer, i cili ka ngritur një stallë që kushton 500 mijë euro do të paguajë deri në 1500 euro taksë në vit për stallën.

Vendosja e ndërtesave blegtorale nën taksim, në kohën kur Shqipëria po përballet me rënie drastike të numrit të bagëtive, pritet të dëmtojë edhe më shumë sektorin e blegtorisë.

Ndërkohë në të njëjtin ligj, qeveria është kujdesur që të ruajë përjashtimin fiskal të resorteve luksoze dhe hoteleve me 5 yje. Pra më draftin e ri, qeveria takson me taksë pasurie kasollet e lopëve, por jo hotelet dhe resorted luksoze./oligarkia

The post Projektligji/ Qeveria do t’u taksojë fshatarëve kasollen e lopës appeared first on Albeu.com.

Miratohet projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti në Kosovë
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të enjten vonë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili do t’ua njohë mijëra qytetarëve të drejtën e pensionit kontribut-pagues.

Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e 27 korrikut.

Për të hyrë në fuqi, projektligji pas miratimit në Kuvend duhet të nënshkruhet nga presidentja e vendit.

Më herët gjatë ditës, Kuvendi e miratoi në lexim të parë këtë projektligjin, me të cilin është krijuar edhe një skemë e re e quajtur “skema e pensionit parcial kontribut-pagues të moshës.”

Në këtë skemë janë futur të gjithë qytetarët të cilët janë larguar nga puna në vitet e ’90, e të cilëve nuk u është njohur kontributi, dhe si pasojë, nuk e kanë plotësuar kriterin prej 15 vjetësh stazh, për të përfituar nga pensioni kontribut-pagues.

Miratimi i këtij projektligji është bërë me procedurë të përshpejtuar përmes kërkesës për seancë të jashtëzakonshme, të thirrur nga 41 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Menjëherë pas miratimit në lexim të parë të këtij projektligji, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, e paraqiti një mocion procedural për shmangie nga afatet e përcaktuara në rregulloren e Kuvendit për shqyrtimin e projektligjit.

Mocioni u votuar dhe leximi i dytë i këtij projektligji u bë në një seancë të re plenare që nisi në orën 19:00.

Për miratimin e këtij projektligji janë shmangur të gjitha afatet procedurale të rregullores së Kuvendit.

Krijimi i një skeme të re pensionale përmes ndryshimeve në ligjin aktual për pensione, u bë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2022 shfuqizoi paragrafin 2 të nenit 8 të ligjit për skemat pensionale, pasi konstatoi se ky nen pa të drejtë iu mohoi mijëra qytetarëve të drejtën e pensionit kontribut-pagues.

Ligji aktual për skemat pensionale parasheh të drejtën e përfitimit nga pensioni kontribut-pagues vetëm për ata persona që dëshmojnë se kanë kontribuar për 15 vjet në ish-Fondin Pensional.

Për personat që u larguan dhunshëm nga puna nga regjimi i atëhershëm serb, nuk u mundësua që të gëzonin pensionin kontribut-pagues, për shkak se nuk përmbushnin kriterin prej 15 vjetësh përvojë pune.

Sipas vlerësimeve të Qeverisë së Kosovës, aktualisht, në skemën e pensionit bazik duhet të jenë rreth 70.000 persona që realisht do të duhej të kualifikoheshin për pensionin parcial kontributpagues të moshës.

Kjo skemë e re pensionale për personat që u larguan nga puna në vitet ’90, llogaritet se do t’i kushtojë shtetit rreth 60 milionë euro në vit.

The post Miratohet projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Qeveria tërhiqet nga projektligjet që lejonin LGBTI+ të birësonin fëmijë
Qeveria shqiptare është tërhequr nga dy projektligjet për birësimin e fëmijëve.

Pak muaj më parë qeveria shqiptare riktheu për diskutim projektligjet për ndryshimin e kodit të familjes, kodit penal dhe ligjit të birësimit, kërkesë e cila vinte nga ana e përfaqësuesve të komunitetit LGBTI+, të cilët kërkonin që të përfitonin ligjërisht të drejtën e birësimit apo të regjistrimit të një fëmije.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se qeveria shqiptare është tërhequr nga të dyja projektligjit, çka do të sillte dhe ndryshimin e kodit penal por dhe të ligjit për birësimin e apo regjistrimin e fëmijëve nga ana e prindërve jo natyralë.

Projektligjet që ishin rikthyer për diskutim nga ana e qeverisë shqiptare pas një sërë kërkesash nga ana e komunitetit LGBTI+ priteshin të hynin në fuqi pas ndryshmeve që do të pësonin, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024.

Por pas presionit të vazhdueshëm të shoqërisë civile, komuniteteve fetare, qeveria shqiptare ka vendosur që të tërhiqet nga këto ndryshime si dhe nga dy projektligjet që do të sillnin ndryshime të mëdha në kodin e familjes por dhe në atë penal.

Çfarë ishin këto projektligje?

Komuniteti LGBTI+ duke ju referuar ligjeve të birësimit në disa vende anëtare të BE, kërkoi që edhe në Shqipëri të njihej e drejta që çiftet gay apo me preferenca të tjera seksuale të kishin të drejtën e birësimit dhe më pas të regjistrimit të një apo9 më shumë fëmijëve.

Gjithashtu në projektligj synohej që e drejta e birësimit tu jepej edhe personave që nuk ishin të martuar.

Në propozimet e bëra nga komuniteti LGBTI + për këtë pikë kërkohej që neni 163 që saktëson termin “mes burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie” të zëvendësohet “mes 2 personave që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”. Projektligji parashikon ndërhyrje në kodin e familjes për lejimin e bashkëjetesës për personat nga e njëjta gjini.

Ndërkohë që projektligji i dytë lidhej me njohjen e identitetit gjinor, ku në 3 mujorin e parë të këtij viti që përkon edhe me muajin në të cilin jemi, qeveria shqiptare do të bënte propozimin dhe miratimin e këtij ligji./abcnews.al

The post Qeveria tërhiqet nga projektligjet që lejonin LGBTI+ të birësonin fëmijë appeared first on Albeu.com.

Qeveria gati ndryshimin e ligjit për OJF-të, Gjonaj: Rritja e transparencës ul rrezikun e pastrimit të parave
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë fjalës së saj në Kuvend, prezantoi projekligjin për regjistrimin e organizatave jo fitimprurëse në Shqipëri. Ajo u shpreh se do të shmangen burokracitë, sidomos pë ata që nuk jetojnë në Tiranë.

Pikë kyçe e këtij projektligji është rritja e transparencës së këtij sektori që sipas ministres heq rrezikun që mund të ketë në të ardhmen për pastrimin e parave. Ajo shpjegoi se kjo do të bëhet duke vendosur detyrime për regjistrimin e të dhënave, që është edhe kusht i Moneyval për Shqipërinë.

“Me ndihmën e BE në korrik të vitit 2019, këshilli i ministrave miratoi udhërfyesin për një mjedis për shoqërinë civile për krijimin e një kuadri ligjor. Një nga masat kryesore që kishim parashikuar u realizua. Besoj se kemi bërë më të mirën dhe sot ndihem mirë që do prezantoj një projektligj që lehtëson procedurat për shoqërinë civile.

Jemi përpjekur dhe ia kemi dalë të jemi gjithëpërfshirës në hartimin e këtij draft. Mbi 70% e komenteve dhe sugjerimeve janë reflektuar në përmbajtjen e tij dhe kjo ka sjellë një rritje të ndjeshme të përmbajtjes së këtij projektligji. Kushdo që ka punuar edhe një ditë në këtë fushë e di vështirësinë që ka regjistrimi i një organizate.

Ne rrisim transparencën e këtij sektori dhe heqim një rrezik që mund të ketë në të ardhmen për pastrimin e parave. Vendosen detyrime për regjistrim të të dhënave që janë të nevojshme për transparencën e këtij sektori. Çdo vendim duhet tët merrej nga Gjykata e Tiranës në lidhje me kryerjen e veprimeve në regjistrin e organizatave jo fitimprurëse. Tashmë do I kalojnë kancelarit të Tiranës.

Të nderuar deputetë miratimi i këtij projektligj do sjellë ndryshim rrënjësor sa i takon transparencës dhe lehtësimit të procedurave. Për gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë përmbushen edhe një nga rekomandimet e Moneyval për transparencë”, deklaroi Gjonaj./albeu.com

The post Qeveria gati ndryshimin e ligjit për OJF-të, Gjonaj: Rritja e transparencës ul rrezikun e pastrimit të parave appeared first on Albeu.com.