projektin Archives - Albeu.com

Ina Zhupa kundërshton projektin në Sarandë: Oborri i gjimnazit “Hasan Tahsini” të mos shndërrohet në parking publik
Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike dhe drejtuese politike për rrethin e Sarandës, ka kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Sarandës për përdorimin si parking publik të pjesës së pasme të oborrit të gjimnazit “Hasan Tahsini”. Ajo e ka quajtur këtë vendim skandal dhe rrezik për sigurinë e nxënësve.

Zhupa deklaroi se prej vitesh komuniteti, mësuesit dhe nxënësit kërkojnë që kjo zonë të kthehet në një hapësirë sportive dhe rekreative.

Sipas saj, standardet europiane synojnë zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe reduktimin e qarkullimit të automjeteve pranë institucioneve arsimore.

Duke pranuar se Saranda ka nevojë për parkingje publike, deputetja i kërkoi bashkisë të heqë dorë nga projekti. Ajo theksoi se zgjidhja e problemit të parkimit nuk duhet të bëhet duke cenuar oborret e shkollave dhe sigurinë e fëmijëve.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Sipas Zhupës, skandali i Bashkisë Sarandë qëndron te plani për ta shndërruar oborrin e gjimnazit “Hasan Tahsini” në një parking publik.

Ajo tha se komuniteti, mësuesit dhe nxënësit kanë kërkuar prej kohësh që hapësira në pjesën e pasme të oborrit të gjimnazit “Hasan Tahsini” të përdoret për mjedise sportive dhe rekreative në shërbim të të rinjve. Një ndërhyrje e tillë, sipas saj, do të përbënte investim në edukimin, shëndetin dhe mirëqenien e brezit të ri. Megjithatë, pasi kjo pasuri i kaloi Bashkisë Sarandë, socialistët në Këshillin Bashkiak të Sarandës votuan që oborri të tjetërsohet dhe të shërbejë për parkimin e automjeteve.

Zhupa nënvizoi se kriteret për planifikimin e shkollave parashikojnë të kundërtën: më pak automjete pranë godinave arsimore dhe më shumë zona të sigurta, sportive e të gjelbra për nxënësit. Sipas saj, bashkitë që veprojnë me përgjegjësi ndërtojnë perimetra të mbrojtur rreth shkollave, kufizojnë lëvizjen e mjeteve dhe financojnë hapësira që favorizojnë aktivitetin fizik dhe socializimin, në vend që të shtojnë trafikun.

Një parking publik pranë gjimnazit, sipas deputetes, do të sillte shtim të hyrje-daljeve të automjeteve, rrezik më të lartë për nxënësit, më shumë zhurmë dhe ndotje të ajrit, si dhe kushte më pak dinjitoze për një institucion arsimor. Ajo theksoi se oborri i shkollës nuk mund të trajtohet si truall rezervë për të kompensuar mungesën e vizionit të Bashkisë Sarandë.

Zhupa deklaroi se Saranda ka padyshim nevojë për parkingje publike dhe se kjo kërkesë është ngritur vazhdimisht, pasi mungesa e tyre vjen si rezultat i planifikimit të pamjaftueshëm urban. Megjithatë, sipas saj, parkingjet duhet të realizohen në zona të përcaktuara posaçërisht për këtë funksion dhe mbi bazën e një plani serioz urbanistik. Ajo shtoi se, kur mungon vizioni, janë shkollat ato që sakrifikohen.

Sipas deputetes, një qytet europian nuk mund të ndërtohet duke hequr dorë nga hapësirat shkollore. Përkundrazi, qytetet europiane, të cilave Saranda pretendon t’u ngjajë, investojnë për t’u siguruar shkollave më shumë gjelbërim, ambiente sportive dhe siguri.

Në përfundim, Zhupa kërkoi anulimin e këtij projekti, të cilin e cilësoi të turpshëm, si dhe ndalimin e cenimit të sigurisë dhe standardeve për nxënësit e gjimnazit.

The post Ina Zhupa kundërshton projektin në Sarandë: Oborri i gjimnazit “Hasan Tahsini” të mos shndërrohet në parking publik appeared first on Albeu.com.

ARRSH publikon projektin e rrugës alternative për segmentin Librazhd-Prrenjas
Ditën e sotme, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, për herë të parë ka bërë publik projektin e ri, ku do të kalojë segmenti alternativ i aksit Librazhd-Prenjas.

Në një video e shpërndarë nga vetë ARRSH, bëhet e ditur se janë hartuar dhe miratuar masa për ndihmën e menjëhershme të situatës.

Kjo përfshin ndërtimin e një segmenti alternativ 1.3 km përgjatë lumit Shkumbin, që do të vijojë përkrah hekurudhës, duke siguruar një kalim për automjetet dhe duke shmangur pjesët e rrezikshme të rrugës.

Për të realizuar këtë, janë ndërmarrë disa veprime të rëndësishme si, devijimi i rrjedhës së lumit për të shmangur ndikimin mbi infrastrukturën e rrugës, rregullimi i urës së dëmtuar dhe lehtësimi i ngarkesës në trupin e rrugës që ka pësuar rrëshqitje.

Sipas propozimeve paraprake, rruga alternative do të kalojë përgjatë rrjedhës së Lumi Shkumbin, paralel me trasenë hekurudhore ekzistuese.

Paralelisht, rezultatet e analizave nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar do të përcaktojnë nëse ekziston mundësia e ndërhyrjes dhe rikonstruksionit edhe në segmentin e dëmtuar.

Ndërkohë, vijon evakuimi i qindra metrave kub dhera dhe inertesh nga sipërfaqja e dëmtuar e shpatit në “Arrat e Gurrës”, me synim stabilizimin e masivit dhe rikthimin e ekuilibrit natyror të skarpateve.

Po ashtu, janë bërë ndërhyrje në bashkëpunim me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), për demontimin e shtyllave të tensionit të lartë dhe të ulët, të cilat janë prekur nga rrëshqitja.

Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.

Kujtojmë se ky aks ka mbetur i mbyllur për disa ditë me radhë, për shkak të shembjes së rrugës që prej datës 1 shkurt, gjë e cila ka sjellë probleme të shumta në trafikun rrugor.

The post ARRSH publikon projektin e rrugës alternative për segmentin Librazhd-Prrenjas appeared first on Albeu.com.