Projekti Smart City Archives - Albeu.com

Balliu denoncon projektin “Smart City”: Fatura kaloi nga 60 në 118.5 mln euro, SHBA ka ngritur shqetësime për Presight AI dhe lidhjet e dyshuara me Kinën
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar projektin “Smart City Albania”, duke kërkuar sqarime për dyfishimin e kostos, përzgjedhjen pa konkurrencë të kompanisë kontraktuese dhe rreziqet e mundshme që lidhen me sigurinë e të dhënave të qytetarëve.

Balliu deklaroi se në prill 2024 projekti u bë publik me një vlerë prej rreth 60 milionë dollarësh, ndërsa, pa kaluar ende një vit, kontrata arriti në 118.5 milionë dollarë. Sipas deputetit demokrat, qeveria nuk ka paraqitur asnjë argument bindës teknik apo financiar për këtë rritje dhe nuk ka dhënë shpjegime të besueshme se përse shqiptarët duhet të paguajnë dyfishin e faturës.

Ai ngriti shqetësime edhe për faktin që kontrata është lidhur pa zhvilluar një procedurë të hapur konkurruese. Sipas tij, shmangia e garës bie ndesh me standardet e transparencës dhe konkurrencës të parashikuara nga legjislacioni shqiptar, si edhe me angazhimet që Shqipëria ka marrë ndaj Bashkimit Evropian.

Në deklaratën e tij, Balliu tha se qeveria e Edi Ramës po u vendos shqiptarëve një barrë tjetër prej 118.5 milionë dollarësh për “Smart City Albania”, një projekt që, sipas tij, krijon pikëpyetje serioze për mënyrën e administrimit të parave publike, transparencën dhe sigurinë kombëtare.

Deputeti argumentoi se, kur qindra miliona dollarë të taksapaguesve shpërndahen pa konkurrencë dhe pa llogaridhënie, dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike bëhen të pashmangshme.

Sipas Balliut, shqetësimet nuk kufizohen vetëm te aspekti financiar. Projekti parashikon vendosjen e mbi 5 mijë kamerave inteligjente dhe sistemeve të sofistikuara të mbikëqyrjes në qytetet kryesore të Shqipërisë, përfshirë edhe shkollat. Për pasojë, miliona të dhëna të qytetarëve shqiptarë do të përpunohen përmes një sistemi që do të jetë pjesë e infrastrukturës kritike shtetërore.

Balliu u ndal gjithashtu te kompania kontraktuese Presight AI, pjesë e grupit G42. Ai tha se institucione të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësime për lidhje të dokumentuara të këtij grupi me entitete të afërta me aparatin ushtarak dhe të inteligjencës të Republikës Popullore të Kinës.

Sipas tij, dy komisione të Kongresit Amerikan kanë kërkuar zyrtarisht zhvillimin e vlerësimeve dhe hetimeve për këto lidhje, duke i cilësuar ato si një çështje me peshë strategjike për sigurinë.

Deputeti demokrat theksoi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka përgjegjësi të përcaktuara qartë për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe të informacionit të qytetarëve. Megjithatë, sipas tij, qeveria nuk ka publikuar asnjë vlerësim të pavarur lidhur me rreziqet ndaj sigurisë kombëtare dhe nuk ka bërë të ditur se çfarë garancish janë vendosur për mbrojtjen e të dhënave që sistemi do të mbledhë.

Në emër të qytetarëve shqiptarë, Partia Demokratike kërkon të mësojë se si një projekt me vlerë 60 milionë dollarë u kthye në një detyrim prej 118.5 milionë dollarësh, përse nuk u zhvillua një garë dhe cilat janë garancitë e shtetit shqiptar që privatësia e qytetarëve dhe siguria kombëtare nuk do të cenohen.

Sipas deklaratës, fondet publike, privatësia e qytetarëve dhe siguria kombëtare nuk mund të trajtohen nga qeveria si çështje të fshehta. Për to kërkohen transparencë e plotë, përgjegjësi politike dhe llogaridhënie nga institucionet.

Balliu tha se këto kërkesa janë mes atyre që, prej 69 ditësh, përsëriten çdo mbrëmje edhe në protestën qytetare të zhvilluar përpara zyrës së Kryeministrit.

Ai shtoi se Partia Demokratike është në krah të qytetarëve dhe kërkesave të tyre, ndërsa identifikon vetëm një person si përgjegjës.

“Rama, jepe dorëheqjen!”, përfundoi deklarata.

The post Balliu denoncon projektin “Smart City”: Fatura kaloi nga 60 në 118.5 mln euro, SHBA ka ngritur shqetësime për Presight AI dhe lidhjet e dyshuara me Kinën appeared first on Albeu.com.