programin Archives - Albeu.com

Pak minuta seancë mes tensionesh, Kuvendi miraton programin e qeverisë “Rama 4” pa diskutime
Këtë të enjte, mazhoranca në Kuvend miratoi programin qeverisës dhe përbërjen e re të kabinetit të propozuar nga Kryeministri Edi Rama, me 82 vota pro.

Seanca plenare u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, pasi opozita bllokoi foltoren, duke penguar zhvillimin e debateve parlamentare.

Përballë mungesës së mundësisë për diskutim, shumica kaloi në mënyrë të drejtpërdrejtë në votim, duke garantuar me votat e saj miratimin e programit dhe emërimet e reja në qeveri.

Deputetët e opozitës protestuan përmes thirrjeve kundër qeverisë.

Miratimi i kabinetit të ri vjen në një moment, ku tensionet mes mazhorancës dhe opozitës janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në lidhje me rolin e anëtares më të re të kabinetit, Diella, dhe projektin e saj për zhvillimin e inteligjencës artificiale në institucionet shtetërore.

The post Pak minuta seancë mes tensionesh, Kuvendi miraton programin e qeverisë “Rama 4” pa diskutime appeared first on Albeu.com.

Asambleja e PS/ Rama shpalos programin për mandatin e ri: Ja objektivat për 4 vitet e ardhshme
Mbyllja e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimi i vendit në BE deri në fund të kësaj dekade, janë dy detyrat më të rëndësishme që PS premton të përmbushë gjatë këtij mandati qeverisës.

Shefi i qeverisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, tha se anëtarësimi nuk do të ndodhë sepse kështu është e shkruar nga fati, por në sajë të punës dhe përkushtimit të qeverisë.

Rama: Programi ynë qeverisës nuk ka qenë kurrë më i qartë dhe më konkret se këtë herë. Detyra jonë, si përfaqësues të shumicës, nuk ka qenë kurrë më e qartë se në këtë mandat të katërt për Shqipërinë 2030.

Të mbyllim negociatat për anëtarësim në fund të vitit 2027, të mundësojmë deri në fund të këtij mandati të ri ratifikimin në 37 parlamentet anëtare të Këshillit Evropian vendimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe të ngremë deri në fund të kësaj dekade flamurin e Ismail Qemalit dhe të Skënderbeut në BE.

Këto nuk janë tri stacione të rastësishme në një rrugëtim të gjatë, këto janë tri maja që duhet të kapen njëra pas tjetrës, në kohë, për të realizuar ngjitjen e nisur të Shqipërisë drejt familjes së saj natyrore.

Kapja e këtyre tri majave, në afatet që kemi vënë, nuk është as e shkruar nga fati dhe as e dhënë nga Zoti si diçka që do të ndodhë vetvetiu, por nga puna dhe përkushtimi.

The post Asambleja e PS/ Rama shpalos programin për mandatin e ri: Ja objektivat për 4 vitet e ardhshme appeared first on Albeu.com.

PS mbledh sot Asamblenë e Përgjithshme/ Rama prezanton qeverinë e re dhe programin për katër vitet e ardhshme
Këtë të enjte 11 shtator 2025, të gjithë do të mësojnë emrat e ministrave të qeverisë së re. Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që do të mblidhet paraditen e sotme, në periferi të Tiranës, Edi Rama, do të publikojë listën e emrave që do të jenë pjesë e ekzekutivit të tij në këtë mandat të katërt qeveritar.

Pritet që në përbërje të ekzekutivit të ri, të jenë përfaqësues politikë socialist dhe teknicienë.

Një kombinim mes eksperiencës dhe brumosjes politike socialiste dhe teknikëve që pritet të zënë vende në dikastere të rëndësishme.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama po ashtu pritet të shpalosë edhe piketat e qeverisjes së 4 viteve të ardhshme dhe sfidat me të cilat do të përballet ajo, prioritet mbeten reformat e nevojshme për integrimin evropian, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.

Sipas rendit të ditës, pas fjalës së kryeministrit Rama, do të ketë një hapësirë për diskutime.

Ndërkohë që një ditë pas mbledhjes së Asamblesë socialiste, do të zhvillohet seanca e parë e Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar tashmë datën 12 Shtator për mbledhjen e legjislaturës së XI-të.

Seancë në të cilën të 140 deputetët e rinj, do të betohen për të ushtruar detyrën e tyre në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Pas konstituimit të Parlamentit, kryeministri Rama, do të duhet që të dorëzojë në zyrën e Presidentit propozimet për ministra.

Presidenti ka në dispozicion 7 ditë kohë për dekretimin e ministrave, ndërkohë që më pas brenda 10 ditësh dekretet e kreut të shtetit kalojnë për votim në seancë plenare.

Në të njëjtën seancë ku kryeministri paraqet edhe programin politik të qeverisë së tij.

The post PS mbledh sot Asamblenë e Përgjithshme/ Rama prezanton qeverinë e re dhe programin për katër vitet e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha prezanton programin për personat me aftësi të veçanta: Pension minimal 200 euro dhe investime në rehabilitim
Ditën e sotme, lideri histori i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me persona me aftësi të veçanta, ku prezantoi pjesën e programit elektoral të PD-së që lidhet me mbështetjen për këtë kategori, në rast të fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Berisha denoncoi situatën aktuale të trajtimit të personave me aftësi të kufizuar, duke e cilësuar si një formë dënimi me varfëri: “Ju merrni një pension prej 140 mijë lekësh, ndërsa shumë prej jush janë edhe kryefamiljarë. Kjo është t’iu dënohesh me mjerim”, tha ai.

Kreu i PD-së premtoi një rritje të ndjeshme të mbështetjes ekonomike: “Nuk do të ketë më pension nën 200 euro. Për ju, ky minimum jetik do të kalohet në bazë të shkallës së aftësisë së kufizuar. Çdo person me aftësi ndryshe që është kryefamiljar, do të ketë mbështetje edhe për familjarët e tij”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi gjithashtu, rëndësinë e rehabilitimit, duke paralajmëruar investime të mëdha në këtë sektor:

“Do të bëjmë gjithçka për rehabilitimin. Do të realizojmë investimet më serioze në këtë fushë, për t’u siguruar të gjithë qytetarëve me aftësi ndryshe mundësinë për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë e tyre”.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha prezanton programin për personat me aftësi të veçanta: Pension minimal 200 euro dhe investime në rehabilitim appeared first on Albeu.com.

Berisha prezanton programin për kulturën: Do të ketë një status për çdo artist
Teksa prezantoi programin e PD-së për artin dhe kulturën, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se pas zgjedhjeve të 11 Majit, ai do t’i rikthejë dinjitetin artit dhe kulturës.

Berisha tha se do të ketë një status për çdo artist në Shqipëri, në mënyrë që ata të kenë vendin e merituar në shoqëri.

“A e di se sot nuk ka artistë që s’kanë të sigurt pensionin, se nuk i kanë paguar sigurimet shoqërore etj etj. Merr fund, do ketë një status për artistët edhe për shkrimtarët në Shqipëri. Do bëhet gjithçka që roli i tyre në shoqëri të jetë një rol i merituar”, tha kreu i PD.

Berisha: Arti skenik dhe kinemaja. Ne angazhohemi të ndërtojmë Teatrin kombëtar siç ishte, aty ku ishte.Ne paralajmërojmë sipërmarrësin që në kundërshtim me Kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, zbaton një marrëveshje të bërë me kryemafiozë. Ajo tokë është tokë e Teatrit Kombëtar.

Sado kate që të ngresh ti aty, ato do bëhen të paqena sepse aty do ndërtohet teatri siç ishte. Centimetër për centimetër,

Ndaj dhe ke ndarë para me Edi Ramën apo Erion Veliajn, është puna jote. Po truallin e teatrit nuk do ta gëzosh. Je i nderuar, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Qeveria angazhohet të mbështesë diversitetin kulturor të minorancave. Ato janë një pasuri kombëtare.

Do të sponsorizojë Albfilmin, filmin shqiptar dhe bashkëpunimin e tij ndërkombëtar.

Ne konsiderojmë dimensionin e kulturës si ndër më kryesorët për integrimin e Shqipërisë në BE. Kultura është ID evropiane e kombit tonë ndaj dhe ne me këtë dimension do përqasemi drejt Europës me dinjitet.

Institucionet e tjera kulturore, instituti i monumenteve të kulturës, do të mbështetet fuqimisht. Kornizat ligjore do ndryshojnë.

Pra, në një hark kohor të shkurtër ne do bëjmë gjithçka për transformimin ligjor, institucional, financiar të situatës dramatike në të cilën është kultura shqiptare.

Statusi i artistit. A e dini ju se sot ka artistë që nuk e kanë të sigurt pensionin se nuk u kanë paguar sigurimet shoqërore? Merr fund. Do ketë një status për artistin dhe shkrimtarin dhe do bëhet gjithçka që roli i tyre në shoqëri të jetë një rol i merituar.

Kjo ishin disa nga çështjet kryesore që desha sot të paraqes para shqiptarëve dhe të garantoj botën e artit dhe kulturës se qeveria e ardhshme do jetë një mbështetje e fuqishme e tyre.

Do i kthejë artit dhe kulturës, dinjitetin, shpresën dhe perspektivën.

The post Berisha prezanton programin për kulturën: Do të ketë një status për çdo artist appeared first on Albeu.com.

Rama prezanton programin “Shqipëria 2030”: Pasaporta e BE, një ambicie që deri pak vite më parë do të dukej çmenduri
Kryeministri Edi Rama, ka shpalosur programin “Shqipëria 2030”, teksa u shpreh se yjet janë rreshtuar në fatin e vendit tonë për integrimin në BE.

Rama theksoi se po negociohet me vrull të jashtëzakonshëm, duke theksuar se duhet t’i dërgohet mesazhi BE se “duam pasaportën”.

Kreu i qeverisë shtoi se; “kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut, dhe ky është investimi i votës në qendër të fletës së votimit ku shkruan numri 5, PS dhe Edi Rama”.

Edi Rama: Yjet janë rreshtuar në fatin tonë.

Ylli i fatit tonë është rreshtuar me yjet e fatit të Europës, këtë mundësi se kemi pasur kurrë.

Ne po negociojmë me një vrull të jashtëzakonshëm, vrull i dyanshëm.

Ti çojmë mesazh BE, duam pasaportën e BE për Shqipërinë dhe çdo shqiptar.

Pasaporta është një ambicie që deri para pak vitesh më parë do të dukej çmenduri ta kishim në prag të zgjedhjeve për mandatin e katërt.

Kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut, dhe ky është investimi i votës në qendër të fletës së votimit ku shkruan numri 5, PS dhe Edi Rama.

Çdo konfuzion e bën afatin e 2027 të digjet.

The post Rama prezanton programin “Shqipëria 2030”: Pasaporta e BE, një ambicie që deri pak vite më parë do të dukej çmenduri appeared first on Albeu.com.

Berisha prezanton programin e PD në ndihmë të biznesit: Do të reduktohen 4 herë inspektimet, zero taksa për profesionet e lira
Këtë të hënë, në një konferencë për shtyp, kreu i PD Sali Berisha, ka prezantuar pikat e programit të PD në ndihmë të bizneseve.

“Do të zbatohet tatimi 10 përqind për të ardhurat nga puna duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Tatimi 10 përqind mbi të ardhur TË TJERA j nga paga. 0 taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani vjetor për tatim fitim 0 për biznesin e vogël do të jetë 18 mln lekë, apo 500 euro në ditë.

Kufiri i përjashtimit do të jetë në masën 18 mln lekë xhiro vjetore apo 500 euro në ditë.

Ulje nga 15 në 2 përqind në taksën e shitjes së pronës. Krijimi i kadastrës fiskale për përcaktimi e çmimeve tavan.

Bie taksa ‘Rama’ e karburantit dhe karburantet nuk do të shiten në Shqipëri me një çmim që ndryshon +-10% nga ai i Kosovës dhe Maqedonisë.

Do të reduktohet 4 herë inspektimi nga inspektorë të ndryshëm në biznese, 4 herë.

Do të bëhet gjithçka për dixhitalizimin më të plotë të veprimtarisë së bizneseve.

Do të thjeshtohet në maksimum legjislacioni fiskal, për të siguruar qëndrueshmëri të kodit dhe ligjeve fiskale”, tha ai.

The post Berisha prezanton programin e PD në ndihmë të biznesit: Do të reduktohen 4 herë inspektimet, zero taksa për profesionet e lira appeared first on Albeu.com.

BE “godet” përdoruesit e TikTok, hiqet programi që mund të fitoje para
Rrjeti social TikTok, do të heqë përgjithmonë funksionin e shpërblimeve të përdoruesve në aplikacionin e përdorur në Francë dhe Spanjë, pas presionit nga rregullatorët evropianë, thanë Bashkimi Evropian (BE) dhe kompania kineze.

Platforma TikTok Lite, mbërriti në Francë dhe Spanjë të vetmet vende të BE-së ku është e disponueshme në prill të këtij viti.

Përdoruesit mbi 18-vjeç, mund të fitojnë pikë për shikimin dhe pëlqimin e videove, të cilat i shkëmbejnë me mallra si kuponë ose karta dhuratash (gift card) përmes një programi shpërblimi.

“Ne ia dolëm të tërhiqnim përgjithmonë programin TikTok Lite Rewards, i cili mund të kishte efekte të varësisë”, tha komisionari evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.

TikTok Lite, është një version më i vogël i aplikacionit popullor TikTok, i cili merr më pak memorie në telefonin tuaj të mençur dhe është krijuar për të punuar me një lidhje më të ngadaltë interneti.

TikTok, u zotua ta heqë programin nga blloku 27-vendesh dhe të mos ekzekutojë “asnjë program tjetër që do të anashkalonte tërheqjen”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

Është fitorja e parë e madhe për Aktin e Bashkimit Evropian për Shërbimet Digjitale (DSA), një ligj i ri gjithëpërfshirës që kërkon që firmat digjitale që operojnë në bllok të monitorojnë në mënyrë efektive përmbajtjen në internet, për të mbrojtur përdoruesit nga efektet e dëmshme.

Komisioni nisi një hetim mbi aplikacionin Lite në prill për shqetësimet rreth efekteve “varësi”, duke e detyruar TikTok-un të pezullojë përkohësisht programin.

Çështja tani është mbyllur pasi TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, hyri në angazhime të detyrueshme.

Çdo shkelje e premtimit, mund të çojë në dënime të rënda, sipas DSA-së.

“Ne do të monitorojmë nga afër pajtueshmërinë e TikTok-ut. Vendimi i sotëm dërgon gjithashtu një mesazh të qartë për të gjithë industrinë e mediave sociale”, tha zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit, Margrethe Vestager.

TikTok, ka konfirmuar se ka “tërhequr” programin e shpërblimeve.

“Ne gjithmonë përpiqemi të bashkëpunojmë në mënyrë konstruktive me Komisionin Evropian dhe rregullatorët e tjerë. TikTok është i kënaqur që ka arritur një zgjidhje miqësore”, tha një zëdhënës i kompanisë.

TikTok mbetet nën hetim që kishte nisur që nga shkurti mes shqetësimeve se rrjeti social mund të mos jetë, duke bërë mjaftueshëm për t’i trajtuar ndikimet negative te të rinjtë.

TikTok është ndër 25 platformat “shumë të mëdha” në internet, përfshirë Facebook-un, Instagram-in dhe YouTube-n, të cilat duhet të jenë në përputhje me rregullat më të rrepta të DSA-së nga gushti i vitit 2023.

Rregullat gjithashtu, presin që shitësit digjitalë me pakicë të veprojnë në mënyrë efektive për t’i mbrojtur blerësit në internet.

DSA i jep BE-së fuqinë për të gjobitur kompanitë, deri në gjashtë për qind të të ardhurave të tyre vjetore globale.

Shkelësit e përsëritur mund të shohin platformat e tyre të bllokuara në BE.

Hetimet po vazhdojnë për rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, si dhe faqen kineze të shitjeve online AliExpress dhe kompaninë Meta, e cila përfshin Facebook dhe Instagram.

TikTok po përballet, gjithashtu, me një sërë problemesh përtej Atlantikut.

Kompania kineze që zotëron TikTok-un, ka ngritur një padi për të ndaluar një ligj amerikan që kërkon që aplikacioni të shitet vitin e ardhshëm, ose të përballet me një ndalim nga SHBA.

ByteDance, pretendon se kjo shkel të drejtën e Amendamentit të Parë për fjalën e lirë.

Shtetet e Bashkuara rritën presionin ndaj TikTok-ut javën e kaluar me një padi, duke e akuzuar aplikacionin për shkelje të privatësisë së fëmijëve, duke mbledhur të dhëna rreth tyre pa lejen e prindërve të tyre kur ata përdorin platformën.

TikTok, tha se nuk pajtohet me pretendimet dhe se kompania ka masa mbrojtëse për të siguruar përvoja të përshtatshme për moshën.

The post BE “godet” përdoruesit e TikTok, hiqet programi që mund të fitoje para appeared first on Albeu.com.