profesionet Archives - Albeu.com

Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim
Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej 9.1% në krahasim me një vit më parë.

Një grua merrte 75.4 mijë lekë/muaj, ose 10.6% më shumë se në 2023-n. Të dhënat janë bërë të ditura nga INSTAT.

Teksa pagat mesatare të grave janë rritur me ritme më të shpejta se të burrave, hendeku është ngushtuar në 4.9%, nga 6.2% një vit më parë.

Kjo do të thotë se burrat paguhen mesatarisht rreth 5% më shumë sesa gratë. Hendeku mbetet gjithsesi më i lartë se në vitin 2021 kur diferenca e pagave mes dy gjinive arriti në nivelin më të ulët historik prej 4.5%.

Ndonëse hendeku është ngushtuar, janë vetëm 4 grup profesione, ku gratë u paguan më shumë se burrat në vitin 2024, nga 5 një vit më parë. Profesionet ku gratë paguhen më shumë janë:

Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës.

Gratë drejtuese paguhen më shumë

Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.

Sipas INSTAT, në grup-profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë”, gratë u paguan mesatarisht me 214 mijë lekë në muaj në 2024-n, me rritje prej 6% në raport me vitin e mëparshëm. Ky është grup-profesioni më i paguar në vend. Në krahasim me burrat që punojnë në të njëjtin profesion (200.7 mijë lekë), femra drejtuese paguhen 6.5% më shumë.

Edhe në shtet, gratë paguhen më shumë. Në grup-profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare mujore e femrave ishte 118 mijë lekë, ose 7.9% më shumë sesa e meshkujve në të njëjtën kategori.

Profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Profesioni që i paguan më pak gratë se burrat është industria, me një diferencë prej 29%, për shkak të vështirësive fizike që ka ky aktivitet, ku nga vetë natyra preferohen meshkujt.

Burrat në industri paguhen 71 mijë lekë në muaj, përkundrejt 50 mijë lekë gratë, me këto të fundit që janë të punësuara kryesisht në industrinë e tekstileve e këpucëve.

Aftësitë në mësimdhënie në lëndët shkencore vlerësohen më pak tek femrat. Diferenca në grup profesionin “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë” është 17%, me burrat që paguhen 107 mijë lekë dhe gratë rreth 88 mijë lekë në muaj.

Edhe në arsim në përgjithësi, mësueset femra paguhen 13% më pak sesa ata meshkuj. Diferencë të lartë ka dhe në shëndetësi, me gratë që paguhen 94 mijë lekë, ose 15.6% më pak sesa burrat. Barazia më e madhe në paga është në Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes (rreth 48 mijë lekë secili).

The post Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim appeared first on Albeu.com.

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë në muaj
Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj.

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, “Drejtuesit administrativë dhe komercialë”, kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 207 mijë lekë në vitin 2024, nga 194 mijë lekë një vit më parë, me një rritje prej 6.6% në krahasim me mesataren e një viti më parë.

Profesioni i dytë më i paguar është ai i “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me një pagë mesatare prej 156.7 mijë lekësh, ose 8.8% më shumë se në 2023-n.

Në vend të tretë janë “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, që marrin mesatarisht 156.6 mijë lekë në muaj, ose pothuajse sa drejtuesit e prodhimit.

Në krahasim me një vit më parë, rritja është 8.8%.

Specialistët e IT-së po bëhen gjithnjë e më të kërkuar për dy arsye. Së pari, me zhvillimin e teknologjisë ata po kërkohen gjithnjë e më shumë.

Së dyti, ky profesion është i kërkuar dhe në botë e Europë, duke bërë që shumë të arsimuar në këtë fushë të ikin jashtë, çka ka ulur ofertën e tyre në vend, duke detyruar rritjen e pagave.

Pas drejtuesve dhe specialistëve të teknologjisë së informacionit, puna që paguan më mirë është në shtet. Më të paguarit janë “Oficerë të forcave të armatosura”, me 118.7 mijë lekë/muaj (rritje 8%).

Listën e vazhdojnë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me 112.4 mijë lekë (rritje 8.1%).

Ndjekja e studimeve për ekonomik ka gjithashtu kthim relativisht të lartë. “Specialistë të administrimit dhe biznesit” u paguan mesatarisht 104 mijë lekë në muaj në 2024-n, me rritje 9.7% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Edhe “Specialistë në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore”, marrin mbi 100 mijë lekë/muaj, në 104 mijë lekë.

Për herë të parë edhe mësimdhënia paguhet mbi 100 mijë lekë /muaj, me “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë”, që kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 100.5 mijë lekë.

Nga 36 grup profesionet që raporton INSTAT, vetëm 8 prej tyre kanë paga mbi 100 mijë lekë/muaj.

Ndër rritjen më të lartë të pagave në 2024-n e kishin grup profesionet e “Specialistë të mësimdhënies”, me 13.3%, në gati 90 mijë lekë; “Specialistë të shëndetësisë”, me 99 mijë lekë (+11.5%); “Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, me 13.5% në gati 76 mijë lekë/muaj bruto, si rrjedhojë e reformës për pagesa më të larta për mësuesit e mjekët e infermierët.

Në fund të listës për paga të ulëta janë grup profesione si “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, me 47 mijë lekë dhe “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë”, me 45 mijë lekë.

Paga mesatare mujore bruto gjithsej në vitin 2024 ishte 77.4 mijë lekë, me rritje gati 10% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Pagat sërish mbeten më të ulëtat në rajon

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme, e ndikuar nga shumë faktorë, si presioni në tregun e punës nga emigracioni apo reformës në administratë, paga mesatare në vend vijon të mbetet rreth 30% më pak se në vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Kosovës.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam).

Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut, paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n).

Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit./Monitor

The post Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë në muaj appeared first on Albeu.com.

DIPLOMAT E PARLAMENTIT TË RI/ Dominojnë ekonomistët dhe juristët, ja profesionet e 140 deputetëve të “11 Majit”
Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj.

Pjesa tjetër rikthehen për të vazhduar jetën parlamentare.

Nga një hulumtim në jetëshkrimet e atyre që do të ulen në parlamentin e ri, sikurse edhe në legjislaturat e shkuara profesionet më dominuese të deputetëve të dalë nga 11 Maji, janë ato të ekonomistëve dhe juristëve.

31 është edhe numri deputetëve të rinj që kanë studiuar ekonomi – financë dhe administrim biznesi.

Në krah të njeriut të shifrave dhe gazetarisë në parlament Erion Braçe do të jetë edhe ekonomisti tepelenas Tërmet Peçi, bashkë me dy socialistët e tjerë fitues Ceno Klosi dhe Petrit Malajn.

Ndërsa studimi në Amerikë i Belind Këlliçit pritet të jetë një vlerë e shtuar në parlament kur do të flitet për çështjet e menaxhimit ekonomik.

DEPUTETËT EKONOMISTË

Erion Braçe Ekonomi

Tërmet Peçi Ekonomi

Ervin Demo Ekonomi

Petrit Malaj Ekonomi

Adi Qose Ekonomi

Ceno Klosi Ekonomi

Klevis Jahaj Ekonomi

Bora Muzhaqi Ekonomi

Xhelal Mëziu Ekonomi

Bledjon Nallbati Ekonomi

Mesila Doda Ekonomi

Besart Xhaferi Ekonomi/Shkenca politike

Bujar Leskaj Ekonomi /Jurist

Delina Ibrahimaj Financë-Bankë

Ornaldo Rakipi Financë Kontabilitet

Elton Korreshi Financë

Milva Ekonomi Statistikë/Ekonomi

Antoneta Dhima Plan Financë

Anila Denaj Financë/ Menaxhim Bankar

Ledina Alolli Marketing

Jorida Tabaku Administrim Biznesi

Klodiana Capja Administrim Biznesi

Xhenis Cela Administrim Biznesi

Etleva Budini Administrim Biznesi

Evis Kushi Administrim Biznesi

Enno Bozdo Administrim Biznesi

Marjana Koçeku Agro-Biznes

Fidel Kreka Menaxhim Biznesi

Belind Kellici Shkenca Menaxhimi

Genti Lakollari Inxhinieri Agro Ushqim

Dhimitër Kruti Inxhinieri Agrare

27 është numri juristëve deputetë të cilët do të jenë pjesë e parlamentit të ri. Krahas atyre me shumë mandate si Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi apo Fatmir Xhaxha ekspertizës juridike të parlamentit i shtohet ajo e ish gjyqtarit Gjin Gjoni dhe ish prokurorit Arjan Ndoja përfshi atë të Adriatik Lapajt.

DEPUTETËT JURISTË

Ulsi Manja Jurist

Damian Gjiknuri Jurist

Oerd Bylykbashi Jurist

Gazment Bardhi Jurist

Fatmir Xhafaj Jurist

Saimir Korreshi Jurist

Blendi Himci Jurist

Ivi Kaso Jurist

Adriatik Lapaj Jurist

Gjin Gjoni Jurist

Arian Ndoja Jurist

Ani Dyrmishi Jurist

Saimir Hasalla Jurist

Olsi Komici Jurist

Bledi Çomo Jurist

Bledar Cuci Jurist

Gent Strazimiri Jurist

Ramadan Likaj Jurist

Igli Hasani Fakulteti Drejtësisë

Belinda Balluku Juriste

Aurora Mara Juriste

Aulona Bylykbashi Jurist

Adea Pirdeni Juriste

Erjona Ismaili Juriste

Elda Hoti Juriste

Greta Bardeli Juriste

Erisa Xhixho Juriste

Krahas doktorit të vjetër Sali Berishës dhe në mungesë të doktorit të ri Ilir Alimehmeti i cili mori mbi 16.000 vota por nuk u fut dot në parlament, në sallën e kuvendit të ri do të kemi 12 ligjvënës të cilët profesionin e parë në jetë kanë patur atë të mjekut.

DEPUTETËT MJEKË

Sali Berisha Mjek

Bardh Spahia Mjek

Flamur Noka Mjek

Asfloral Haxhiu Mjek

Tritan Shehu Mjek

Enriketa Jaho Mjeke

Klodiana Spahiu Mjeke

Ilirian Pendavinji Mjek

Zija Ismaili Mjek

Brunilda Mersini Mjeke

Loer Kume Stomatolog

Manjola Luku Farmaciste

8 deputetë janë me profesion inxhinier.

DEPUTETËT INXHINIERË

Blendi Klosi Inxhinieri Elektronike

Niko Peleshi Inxhinieri Elektronike

Fatmir Mediu Inxhinieri Gjeologji Miniera

Edi Paloka Inxhinieri Gjeo Fizike

Albana Vokshi Inxhinieri/Administrim Publik

Besa Spaho Inxhinieri Ndërtimi

Onid Bejleri Inxhinieri Civile

Redi Muci Inxhinier Strukturash

Nuk do ti mungojnë parlamentit të ri deputetët biznesmenë nga të dy kahet politikës.

Atyre ekzistues si Vullnet Sinaj, Flamur Hoxha dhe Agron Shehaj do ti bashkohen edhe Vasil Llajo me Skënder Pashajn.

Rikthehet në parlament në grupin e biznesmenëve Tom Doshi.

DEPUTETËT BIZNESMENË

Vullnet Sinaj Biznesmen

Flamur Hoxha Biznesmen

Agron Shehaj Biznesmen

Tom Doshi Biznesmen

Vasil Llajo Biznesmen

Skender Pashaj Biznesmen

Gjashtë pedagogët në parlament do t’i udhëheqë nga profesori Agron Gjekmarkaj nënkryetari aktual i Kuvendit.

DEPUTETËT NGA BOTA UNIVERSITETARE

Agron Gjekmarkaj

Jorida Tabaku

Iris Luarasi

Ina Zhupa

Hatixhe Konomi

Zamira Sinaj

Tetë është numri deputetëve që vina nga fusha e arsim dhënies.

DEPUTETËT ARSIMTARË

Alma Selami Mësuesi

Ana Nako Mësuesi

Marjeta Neli Mësuesi

Lindita Nikolla Mësuesi

Luan Baci Histori Gjeografi

Vangjel Dule Anglisht

Luciano Boçi Gjuhë Letërsi

Mirela Furxhi Përkthyese

Taulant Balla nuk do të mbetet vetëm në parlament si studiues i shkencave politike. Do të ketë në krah yllin në ngjitje të PS Elbasan Sara Milen bashkë me dijen e marrë në Londër prej demokratit Klevis Balliu, i cili rikthehet në parlament.

DEPUTETËT E SHKENCAVE POLITIKE

Taulant Balla Shkenca politike

Sara Mila Shkenca Politike

Klevis Balliu Shkenca Politike

Arkend Balla Shkenca politike

Nuk do të mbeten pa përfaqësim në parlament Shkencat Sociale si dhe nga shkencat e natyrws.

DEPUTETË NGA SHKENCAT SOCIALE DHE SHKENCAT E NATYRËS

Albana Koçiu Shkenca Sociale

Erjon Mile Shkenca Sociale

Pirro Vengu Histori Filozofi

Jozefina Topalli Shkenca Matematike/ Fizike

Igli Cara Biokimi

Fadil Nasufi Biologji kimi

Eduard Shalsi Biologji Kimi

Ogerta Manastirliu Inxhinieri Kimi shkenca natyre

Ekspertizën e marrëdhënieve ndërkombëtare në parlament do ta sjellin tre deputetë. Me tyre kryetarja aktuale e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe ish-shefja e diplomacisë Olta Xhaçka.

DEPUTETËT E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

Elisa Spiropali Marrëdhënie Ndërkombëtare

Olta Xhacka Marrëdhënie Ndërkombëtare

Erion Malaj Diplomaci

Nëse vala e punës parlamentare do t’i lodhë deputetët e rinj ata s’kanë pse të dalin jashtë perimetrit të parlamentit për t’u qetësuar.

Kanë në gjirin e tyre tre kolegë që vinë nga psikologjia.

DEPUTETËT PSIKOLOGË

Romina Kuko Psikologji

Kiduina Zaka Psikologji

Ermal Pacaj Psikologji

Si asnjëherë më parë komuniteti medias do të ketë në parlamentin e ri katër ish-gazetarë. të cilët duhet të mbajnë peshën e ligjvënësve e për t’u komportuar nga gazetaria tek politika frontale parlamentare.

Ish-kryeredaktorit një gazete si Tedi Blushi dhe zëri analizës politike Iris Luarasi do ulen në kahe të kundërta në sallën e Parlamentit pas shtatorit.

DEPUTETËT GAZETARË

Arbjan Mazniku Gazetari / Komunikim Publik

Tedi Blushi Gazetari

Iris Luarasi Gazetari

Ardit Bido Gazetari

Vendet e lëna bosh të ish-deputetëve me formim ushtarak si Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu do të zënë tre të tjerë.

DEPUTETËT USHTARAKË

Kastriot Piroli Akademia Skënderbej /Ushtarak

Agron Malaj Akademi ushtarake Skënderbej

Ervin Hoxha Shkenca sociale/ Akademi Sigurie

Nuk do të mungojnë deputetët që vinë nga fusha e menaxhimit si Ermal Elezi.

Arkitektët do t’i përfaqësojë Ilva Gjuzi, ndërsa Sabina Jorgo do të sjellë në parlament eksperiencën e mirë-menaxhimit të Burime Njerëzore dhe rekrutimit./ TCh

The post DIPLOMAT E PARLAMENTIT TË RI/ Dominojnë ekonomistët dhe juristët, ja profesionet e 140 deputetëve të “11 Majit” appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja vendos: Nuk ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15%
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për mos pranimin e kërkesës së qeverisë për plotësimit e vendimit të mëparëshëm të kësaj gjykate që shfuqizoi taksimin 15% të profesioneve të lira, duket se i ka mbyllur dyert kompensimit të subjekteve që kishin parapaguar këstin e parë.

Duke rrëzuar kërkesën e qeverisë që kushtuesja të shprehej për efektet që prodhonte vendimi i saj dhënë në qershor të këtij viti, Gjykata Kushtuese ka nënvizuar se vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.

Thënë ndryshe praktikisht nuk do të ketë kompensimin për 6,541 subjekte të profesioneve të lira, të cilët kishin parapaguar rreth 5 milion euro tatim mbi të ardhurat.

Një vendim i gjykatës kushtetuese për mos pranimin e kërkesës së qeverisë për plotësimit e vendimit të mëparshëm të kësaj gjykate që shfuqizoi taksimin 15% të profesioneve të lira, duket se i ka mbyllur dyert kompensimit të subjekteve që kishin parapaguar këstin e parë.

Duke rrëzuar kërkesën e qeverisë që kushtuesja të shprehej për efektet që prodhonte vendimi i saj dhënë në qershor të këtij viti, gjykata kushtuese ka nënvizuar se vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.

Thënë ndryshe praktikisht nuk do të ketë kompensimin për 6,541 subjekte të profesioneve të lira, të cilët kishin parapaguar rreth 5 milion euro tatim mbi të ardhurat.

Në të njëjtën ditë 16 shtator, 2024 kur Kushtetuesja nxori vendimin në fjalë, deputetja e partisë demokratike Jorida Tabaku depozitoi në kuvend një projekt ligj për të kompensuar profesionistë e lirë që kana parapaguar tatim fitimin 15%, si dhe fshirjen nga sistemi të detyrimeve tatimore së bashku me kamatevonesat që janë krijuar nga zbatimi për disa muaj i ligjit të shfuqizuar.

Mbetet për tu parë nëse do të pranohet nga mazhoranca ky propozimin, por vendimi i dytë i kushtetues për hyrjen në fuqi të vendimit të shfuqizimit të taksimit pas botimit në Fletoren Zyrtare është një gur i fortë në dorën e qeverisë për të mos bërë kompensimin e atyre profesionistëve të lirë që e parapaguan këstin e parë të tatimit mbi të ardhurat personale.

The post Kushtetuesja vendos: Nuk ka kompensim për profesionet e lira që kanë parapaguar tatim-fitimin 15% appeared first on Albeu.com.

Zbardhet lista me profesionet e lira që nga 1 janari do të paguajnë taksim deri në 23%
Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të taksohen për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit me normën tatimore 15% dhe për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve në vit 23%, pas shpenzimeve të zbritshme.

Lista për profesionet e lira e miratuar pak ditë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave, e botuar në Fletoren Zyrtare përfshin aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 180 profesione sipas llojit të aktivitetit.

Sipas ndarjes në aktivitete në taksimin e ri do të përfshihen si: Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë, regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës;  Shërbime të teknologjisë së informacionit; Aktivitete të shërbimit të informacionit; Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve; Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm; Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve; Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit; Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike; Aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike; Publiciteti dhe kërkimet e tregut;

Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike; Aktivitete veterinare; Aktivitete të marrjes e dhënies me qira; Aktivitete të punësimit; Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit; Administrim zyrash mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse; Administrimi publik dhe mbrojtja; Sigurimi social i detyrueshëm; Arsimi; Aktivitete të shëndetit;  Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social; Aktivitete të kujdesit social pa akomodim; Aktivitete krijuese;  Arte dhe aktivitete çlodhëse; Aktivitete sportive argëtuese dhe çlodhëse; Aktivitete të tjera shërbimi.

Sa do të paguajnë më shumë nga 1 janari profesionet e lira?

Kontabilistët pohojnë se personat fizikë apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira do të ngarkohen me barrë ttaimore më shumë se shoqëritë tregëtare. Sipas përllogaritjeve, për një person fizik apo të vetëpunësuar që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.

Shembull sipas kontabilistit

Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit deri në 14,000,000 lekë me tatimin 15%

Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.

Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit mbi 14,000,000 lekë me tatimin 23%

Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi nga e ardhura bruto ka zbritur çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë. Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë.

Sa paguajnë shoqëritë tregtarë

Për shoqëritë tregtare, kur deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë x 15%, tatimi që do të paguajë do të jetë 3.000.000 lekë. Nga diferenca 20.000.000 që është fitimi i deklaruar i tatueshëm – 3.000.000 tatim fitimi i paguar = fitimi neto 17.000.000 lekë x 8% devidenti do të paguajë 1.360.000 lekë.

Kurse personi fizik i vetëpunësuar do të paguajë që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.

Përfaqësues të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar pohuan për “Monitor” se vendimi me listën analitike të profesioneve të lira duhej të ishte publikuar 3 muaj pas miratimit të ligjit. Ligji u miratua në muajin mars dhe VKM përkatësisht duhej të publikohej në periudhën korrik-gusht 2023.

Ata vijuan të përsërisin se ndryshimi i taksimit krijon pabarazi mes tatimpaguesve dhe godet shtresën e mesme. Ligji i ri pritet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar dhe dhoma Kombëtare e Avokatëve.

The post Zbardhet lista me profesionet e lira që nga 1 janari do të paguajnë taksim deri në 23% appeared first on Albeu.com.

Këto janë profesionet më të paguara për vitin 2023, kryeson mjekësia
Raporti News & World Report, paraqet dhjetë punët më të paguara për vitin 2023 në SHBA, ndoshta duke ofruar një sugjerim për profesionistët e ardhshëm ose duke ofruar një alternativë për njerëzit tashmë në fuqinë punëtore në botë.

Megjithatë, të dhënat janë padyshim më të komplikuara për ata që konsiderojnë një ndryshim karriere, pasi në përgjithësi, më shumë se gjysma e vendeve të punës në listë kërkojnë një doktoraturë ose janë në fushën mjekësore.

Punë të tjera me pagesë më të lartë që në përgjithësi kërkojnë vetëm një diplomë katërvjeçare përfshijnë role në IT, shitje dhe marketing dhe biznes. Ndërsa pavarësisht përparimit të teknologjisë dixhitale dhe inteligjencës artificiale, këto profesione “më të shtrenjta” vazhdojnë të fokusohen më shumë në kujdesin ndaj njerëzve.

Më poshtë janë 10 punët më të paguara të vitit 2023:

Anesteziologë – Paga mesatare vjetore: 310.000 euro

Kjo karrierë shumë e specializuar kryeson listën e profesioneve më të paguara. Orari i punës për një anesteziolog, natyrisht, mund të jetë i gjatë dhe i paparashikueshëm, pasi ato ndjekin orarin e sallës së operacionit. Anesteziologët duhet të jenë aty si për operacionet e planifikuara ashtu edhe për procedurat e urgjencës, gjë që shton paparashikueshmërinë e ditës së punës.

Kirurgët Maksilofacial – Paga mesatare vjetore: 295.000 euro

Këta kirurgë trajtojnë një gamë të gjerë sëmundjesh, lëndimesh dhe defektesh në dhe rreth gojës dhe nofullës. Ndër problemet më të zakonshme që ata mund të menaxhojnë janë dhëmbët e pjekurisë, nofullat e paformuara dhe tumoret si  dhe cistat e nofullës dhe gojës. Ata gjithashtu mund të kryejnë kirurgji të implanteve dentare. Ata punojnë në spitale, qendra të mëdha mjekësore dhe zyra dentare dhe mund të jenë profesorë në shkolla dentare ose mbikëqyrës të specialistëve të trajnimit.

Mjek obstetër gjinekolog – Paga mesatare vjetore: 280.000 euro

Është një specialitet mjekësor që fokusohet në ofrimin e kujdesit mjekësor në lidhje me shtatzëninë, lindjen ose shëndetin e sistemit riprodhues të një gruaje. Ndërsa orari i punës zakonisht përfshin shikimin e pacientëve sipas një programi të rregullt, kujdesi për një paciente që lind mund të ndodhë në çdo kohë të ditës ose natës dhe kërkon që të jeni në gatishmëri për këto gjatë gjithë karrierës së një mjeku të tillë.

Kirurg – Paga mesatare vjetore: 200 000 deri 280 000 euro

Mesatarisht, një kirurg i përgjithshëm punon 50-60 orë në javë (pa përfshirë orarin e gatishmërisë). Në varësi të praktikës, kirurgët mund të jenë gati 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

Ortodont – Paga mesatare vjetore: 190 000 deri 250 000 euro

Ortodontët janë të specializuar në masat korrigjuese për dhëmbët dhe shpesh marrin referime nga dentistët e përgjithshëm të pacientëve. Këta mjekë shpesh marrin rreze x, vendosin mbajtëse, krijojnë mbrojtëse për gojën dhe kryejnë procedura të tjera në varësi të nevojave të pacientit. Sipas Byrosë Amerikane të Statistikave të Punës, numri i punëve ortodontike në SHBA do të arrijë në 6300 deri në vitin 2031, një rritje prej 5% nga viti 2021.

Mjek, Patolog – Paga mesatare vjetore: 250.000 euro

Patologët janë mjekë që diagnostikojnë sëmundjet dhe kryejnë teste laboratorike duke përdorur organe, inde dhe lëngje trupore dhe shpesh punojnë me kohë të plotë.

Psikiatër – Paga mesatare vjetore: 235.000 euro

Ndryshe nga psikologët, psikiatrit janë mjekë. Pas marrjes së një diplome universitare, ata duhet të përfundojnë shkollën mjekësore, e ndjekur nga një program qëndrimi. Ato mund të gjenden në çdo mjedis pune: praktika private, spitale, shërbime komunitare, shkolla, programe rehabilitimi dhe burgje. Psikiatria pritet të jetë një nga specialitetet me rritje më të shpejtë në vitet e ardhshme me Byronë e Statistikave të Punës të SHBA-së që parashikon se punësimi do të rritet me 9% nga 2021 në 2031.

Infermiere anestezist – Paga mesatare vjetore: 190.000 euro

Infermieria priret të paguajë mirë në përgjithësi në krahasim me shumicën e karrierave të tjera, me infermierët anestezistë që paguajnë veçanërisht mirë. Megjithëse roli i tyre është i ngjashëm me atë të një anesteziologu, ata nuk kryejnë të njëjtin nivel trajnimi.

Pediatër – Paga mesatare vjetore: 130.000 – 185.000 euro

Pediatër fitojnë më pak se mjekët internist dhe mjekë të përgjithshëm, por janë ende ndër profesionistët më të paguar.

Pilot, bashkëpilot dhe inxhinier fluturimi – Paga mesatare vjetore: 130 000 – 185 000 euro

Të punosh në industrinë e linjave ajrore mund të nënkuptojë shumë kohë larg shtëpisë, por në shumë raste çon edhe në një pagë të mirë. Piloti ose komandanti zakonisht ka përvojën më të madhe në drejtimin e një aeroplani dhe mbikëqyr pjesën tjetër të ekuipazhit. Bashkëpiloti është i dyti në komandë gjatë fluturimit dhe ndihmon kapitenin me përgjegjësitë e kabinës.

Inxhinierët e fluturimit kryejnë kontrolle para fluturimit, monitorojnë presionin e kabinës së avionit, vlerësojnë sa karburant digjet dhe kryejnë detyra të tjera të rëndësishme. Megjithatë, për shkak të rritjes së automatizimit në avionët e rinj, punët e inxhinierëve të fluturimit tani janë më të pakta.

The post Këto janë profesionet më të paguara për vitin 2023, kryeson mjekësia appeared first on Albeu.com.

Cilat janë 3 profesionet më të rrezikuara nga kanceri i vezoreve
Parukieret, estetistet dhe kontabilistet janë ndër profesionet që mund të lidhen me një rrezik në rritje të kancerit të vezoreve, sipas një studimi të botuar në revistën “Mjekësia e Punës dhe Mjedisit”.

Gjithashtu, ato që punojnë në shitje, shitje me pakicë, veshje dhe ndërtim janë potencialisht në rrezik për shkak të ekspozimit kumulativ ndaj agjentëve të tillë si talku dhe amoniaku, shtytësit, benzina dhe zbardhuesi.

Faktorët mjedisorë, përfshirë ata që lidhen me vendin e punës, mund të rrisin rrezikun, por relativisht pak studime kanë vlerësuar rreziqet profesionale me të cilat përballen gratë, raportojnë studiuesit.

Studiuesit, nga Universités de Montréal në Kanada dhe Universités de Paris-Paris-Saclay, studiuan pjesëmarrësit e moshës 18-79 vjeç, të cilët kishin ndjekur shtatë spitale në Montreal, Kanada midis 2010 dhe 2016 pasi u diagnostikuan me kancer epitelial, vezore.

Në total, 491 nga këto gra u përputhën për nga mosha dhe vendbanimi me 897 gra që nuk kishin kancer ovarian. Nga të gjithë pjesëmarrësit u mblodhën informacione mbi sfondin social dhe demografik, historinë mjekësore, medikamentet me recetë, historinë riprodhuese, peshën dhe gjatësinë, faktorët e stilit të jetesës dhe historinë e punësimit. Gjithashtu, pjesëmarrësit përmendën periudhën e punësimit, orarin e punës dhe detyrat kryesore që kanë kryer.

Kohëzgjatja kumulative e punësimit në një industri ose punë u kategorizua si zero, më pak se dhjetë vjet dhe dhjetë ose më shumë vjet. Ai zbuloi se puna për dhjetë ose më shumë vjet në parukeri, kozmetologji dhe profesione të ngjashme shoqërohej me një rritje të trefishtë të rrezikut të kancerit ovarian, ndërsa dhjetë ose më shumë vjet në kontabilitet shoqërohej me një dyfishim të rrezikut, dhe në ndërtim me një gati trefishim i rrezikut.

Në mënyrë të ngjashme, punësimi afatgjatë në industrinë e veshjeve u shoqërua me një rritje prej 85% të rrezikut të zhvillimit të sëmundjes, ndërsa puna në shitje ose me pakicë u shoqërua me një rrezik të rritur përkatësisht 45% dhe 59%.

Rreziqet e përgjithshme të rritura prej më shumë se 40% janë vërejtur për ekspozimin e lartë (tetë ose më shumë vjet) ndaj 18 agjentëve të ndryshëm, duke përfshirë amoniak, peroksid hidrogjeni, fibra sintetike, fibra poliester, ngjyra organike dhe pigmente, celulozë, formaldehid, lëndë shtytëse, kimikate gjendet në benzinë ​​dhe zbardhues.

The post Cilat janë 3 profesionet më të rrezikuara nga kanceri i vezoreve appeared first on Albeu.com.

Profesionet që pritet të kërkohen dhe paguhen më shumë në 2023
2023-shi sapo ka trokitur dhe individët kanë filluar të bëjnë llogaritë e prioriteteve, teksa çmimet dhe kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm. Bizneset, nga ana tjetër, po e ndiejnë gjithnjë e më shumë mungesën e fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit të lartë dhe “refuzimit” të të rinjve për të punuar në profesione që paguhen pak.

Por, ky vit mund të ketë lajme të mira për shumë punonjës në vend, në gati të gjithë sektorët. “Viti 2023 do të sjellë rritje pagash për të gjithë, por disa kategori do të kenë rritje më të lartë”, parashikon Erald Pashaj, Administrator i EPPC Albania & Kosovo, kompanisë së specializuar në fushën e trajnimit dhe zhvillimit të stafit; kërkimit dhe seleksionimit; konsulencës dhe sondazhit të pagave dhe stafit me qira.

Sipas tij, rritjet më të larta do të jenë për pagat e ulëta, por edhe për disa kategori p.sh. teknologji informacioni apo teknik.

Rritja do të jetë më e lartë për pagat e ulëta, p.sh., punëtorë në prodhim deri në 20% dhe kategoritë Teknik (mekanik, elektrik, ndërtim, kondicionim, etj.), ustallarë, inxhinier, sepse këto kategori kanë jo vetëm kërkesë të brendshme, por tërhiqen edhe nga jashtë, për të punuar në vende si Kroacia, Sllovenia, Hungaria, por edhe Italia, Zvicra dhe Gjermania, të cilat kanë kërkesë të lartë.

“Ndërsa rritja +20% për punonjës të pakualifikuar vjen për shkak të mungesës së tyre në treg, por edhe me mosinteresimin nga një pjesë e popullsisë për të mos punuar me paga të ulëta.

Në të dy këto kategori ndikon edhe largimi nga vendi, i cili çdo vit ul mesatarisht me -40,000 punonjës aktivë të cilët largohen nga Shqipëria. Mënyra e parë për të frenuar largimin e punonjësve është ndërhyrja në rritjen e pagës, dhe madje rritje e ndjeshme”, rekomandon Pashaj.

Sipas tij, pika kulmore e ofrimit të pagave edhe më të larta do të jetë qershori 2023, kur sektori i turizmit dhe ndërtimit do të japë maksimumin e pagave për të tërhequr dhe për të mbajtur forcën e punës; turizmi përpara sezonit turistik 2023 dhe ndërtimtaria për të gjitha veprat në ndërtim dhe ato që kanë marrë leje dhe do të ndërtohen.

Sipas tabelës së përllogaritur nga EPPC, për punonjësit e fasonit psh, paga minimale neto pritet të shkojë në gati 49 mijë lekë/muaj në 2023, nga 45 mijë lekë në 2022. Paga e një asistenti do të arrijnë 43 mijë lekë, nga 40 mijë lekë.

Për punonjësit e financës, paga minimale neto nga 70 mijë pritet të arrijë në gati 76 mijë lekë/muaj.

Për programuesit, vlerësimi mujor nga 100 mijë lekë mund të shkojë në 108 mijë lekë.

* Pagat më të larta janë paga reference informuese, sepse paga e gjithsecilit varet edhe nga shumë faktorë të tjerë ndikues. Në mënyrë që të përcaktohet paga e saktë për një pozicion duhet përputhur me përshkrimin e punës të secilit, hollësitë për secilin pozicion, et.j, por sa më lart është një informacion referues marrë nga kompani vendase të mesme deri në kompani të huaja të mëdha, pra ka një spektër të gjerë dhe për kompetenca të ndryshme që kërkohen dhe vlerësohen nga secila kompani përkundrejt secilit punëmarrës.

Pritet rritje e pagave dhe politikave shpërblyese dhe për drejtuesit

Politikat e shpërblimit pritet që të vijojnë të jenë nxitëse dhe për drejtuesit e menaxherët.

“Edhe pagat e larta që nga Drejtori i Përgjithshëm, (CEO), apo drejtuesit e departamenteve (CEO-1) do të kenë rritje gjatë 2023. Rritja e tyre nuk do të jetë në të njëjtën përqindje si pagat e ulëta, por në vlerë absolute edhe këto pozita do të shënojnë rritje të ndjeshme.

Konkurrenca për talente për profile të tilla do të vazhdojë të jetë e lartë gjatë 2023 dhe pagat do të rriten”, parashikon Pashaj.

Profilet e drejtuesve në dallim nga profilet me paga të ulëta, nuk motivohen vetëm me rritje page, por edhe me një paketë të plotë përfitimesh si p.sh.: bonus vjetor, automjet përfaqësues dhe të sigurt, paketa siguruese për ata dhe familjarët, plan pensioni, trajnime cilësore, etj., si dhe kushte pune që synojnë mirëqenien mendore dhe fizike të drejtuesit. “Të gjitha këto një drejtues me një karrierë të gjatë duhet t’i ketë në mënyrë që të jetë edhe më i përkushtuar dhe produktiv për të ardhmen”.

Sipas tabelave të EPPC-së, për drejtuesit e financës (CFO), paga minimale neto nga 285 mijë lekë/muaj mund të shkojë në 308 mijë lekë.

Për drejtuesit e teknologjisë së informacionit, të ardhurat mujore mund të arrijnë mesatarisht në 270 mijë lekë, nga 250 mijë lekë në muaj në vitin 2022.

Drejtuesit e burimeve njerëzore mund të paguhen minimalisht me 162 mijë lekë, nga 150 mijë lekë aktualisht.

Pagat, minimumi të indeksohen me inflacionin

“Çmimi i punës ndryshon çdo vit, në fakt siç ndryshojnë edhe çmimet e produkteve në treg. Ka periudha gjatë të cilave luhatshmëria në ekonomi është e ulët dhe për pasojë, edhe çmimet e produkteve dhe pagat janë më të qëndrueshme, ose me ndryshime të vogla.

Gjithashtu ka momente kur ekonomia është shumë dinamike, inflacioni është i lartë, ose rritja ekonomike e shpejtë, apo ka kërkesë të lartë për punonjës të një sektori, që është në lulëzim, apo të disa sektorëve njëkohësisht, por ka edhe tkurrje të ofertës së punës, sepse një pjesë aktive e forcës së punës largohet jashtë vendit apo nuk preferon të punojë më në profile të caktuara, etj.

Kur të gjithë këta faktorë takohen në një periudhë të caktuar, një, dy apo tre vjet bashkë, por edhe në një vit të vetëm, atëherë edhe ndryshimet janë shumë të larta dhe të paparashikueshme, gjë që ne e përjetuam në vitin 2021 – 2022 dhe që do të vazhdojë deri në mes të vitit 2023”, thotë Pashaj.

“Si çdo produkt tjetër, edhe çmimi i punës është rezultat i kërkesës dhe ofertës për punë. Faktori kryesor që ndikon çmimin e punës, e thënë ndryshe pagën, është kërkesa dhe oferta për një profil të caktuar ose punë të ngjashme brenda së njëjtës familje.

Natyrisht që përveç kërkesë-ofertës, ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në pagën e gjithsecilit nga ne, p.sh., performanca, specializimi në një aspekt të caktuar, marrëdhëniet, etj., por në radhë të parë është tregu i punës për një pozicion pune”.

Ai shton se një nga elementet e rritjes së pagës, që nuk është një faktor parësor, por që këtë vit ka qenë shumë i rëndësishëm është inflacioni. “Rritja e përgjithshme e nivelit të çmimeve do të thotë që edhe çmimi i punës, pra paga duhet të rritet siç rriten edhe çmimet e produkteve të tjera. N.q.s. rritet nafta, energjia, ushqimet, shërbimet, pse nuk duhen rritur pagat?! “

Pashaj thotë se në vendin tonë, këtë praktikë e ndjekin kryesisht kompanitë e huaja, ndërsa ato vendase nuk e ndjekin, dhe kjo është një nga arsyet që rrjedhjen më të madhe të punonjësve të kualifikuar por edhe jo të kualifikuar e kanë kompanitë vendase.

“Inflacioni zyrtar tashmë është në nivelin e 8%, dhe ky inflacion duhet të jetë minimumi i rritjes për vitin 2023.

Natyrisht që rritja përtej 8% varet nga shumë faktorë të biznesit, por mendoj qe 8% duhet të jetë dysheme për rritje në vitin 2023”.

Marrë nga Monitor.al

The post Profesionet që pritet të kërkohen dhe paguhen më shumë në 2023 appeared first on Albeu.com.