profesionet e lira Archives - Albeu.com

Profesionet e lira/ Ekspertët: Të mbështeten me politika fiskale për frenimin e emigracionit
Për ekspertët kontabël, ndryshimet e shpeshta fiskale nuk po lejojnë të garantohet zhvillimi i qëndrueshëm te bizneset e profesioneve të lira. Problematike për këtë kategori është edhe emigracioni.

Eksperti kontabël dhe konsulenti për biznesin, Julian Saraçi, thotë se ndaj kësaj kategorie duhet të ndërmerren një sërë nismash fiskale mbështetëse, me qëllim frenimin e emigracionit.

Pas vitit 2029, siç parashikohet edhe në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” për përfshirjen e tyre në tatim, z. Saraçi pohon se normat tatimore duhet të jenë në nivelet e vendeve të rajonit.

Ndër të tjera, ai rekomandon se për këtë kategori është e domosdoshme të rishikohet edhe mënyra e llogaritjes së TVSH-së, pasi nuk reflektohet si duhet në sistemin fiskal.

Z.Saraçi, si e vlerësoni situatën aktuale të profesionistëve të lirë në Shqipëri dhe çfarë ndryshimesh mendoni se janë të domosdoshme?

Situata aktuale është e komplikuar, për shkak të ndryshimeve të shpeshta ligjore dhe mungesës së një kuadri të qëndrueshëm fiskal.

Kodi Tatimor përbën “Kushtetutën Fiskale” të çdo vendi.

Një nga përfitimet kryesore të tij lidhet me qëndrueshmërinë e politikave fiskale dhe garantimin e sigurisë juridike.

Ndryshe nga ligjet tatimore, që mund të ndryshohen me shumicë të thjeshtë (50+1), Kodi Tatimor kërkon 3/5 e votave ose 84 vota në Kuvend; një prag që asnjë qeveri nuk e ka pasur deri më sot. Kjo e bën të mbrojtur nga ndryshimet sipas tekave apo nevojave të rastit.

Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të tjera të rajonit duke ofruar norma preferenciale tatimore për profesionistët e lirë, duke njohur investimin në trurin dhe shpenzimet e tyre specifike.

Gjithashtu, është e nevojshme një reformë e thelluar në ligjin për profesionet e lira të vitit 2014 dhe në taksat lokale për t’u përshtatur me realitetet ekonomike dhe sociale të profesionistëve të lirë dhe për t’u harmonizuar me pjesën tjetër të ndryshimeve ligjore.

Profesionistët e lirë janë një realitet ekonomik që prek sektorë të rëndësishëm si IT, audituesit, juristët, kontabilistët, inxhinierët, arkitektët, mjekët, psikologët, sociologët, konsulentët, marketerët dixhitalë, përkthyesit, stomatologët dhe shumë të tjerë.

Duke mbështetur këtë kategori, ne mbështesim pjesën më të investuar të shoqërisë, shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien afatgjatë dhe njëkohësisht, duke kuruar një problem madhor të kohëve të fundit të Shqipërisë, atë të emigrimit cilësor.

Politikat mbështetëse ndihmojnë që kjo shtresë të mos largohet nga Shqipëria, siç po ndodh.

Çfarë nismash konkrete sugjeroni për të mbështetur profesionistët e lirë dhe në përgjithësi dhe ata që punojnë me klientë ndërkombëtarë në veçanti, si p.sh. IT apo shërbime të tjera outsourcing?

Profesionistët e lirë, që ofrojnë shërbime për biznese jashtë vendit dhe sjellin të ardhura në Shqipëri, duhet të përfitojnë nga norma tatimore favorizuese. Në të njëjtën kohë, është thelbësore të propozojmë incentiva tatimore të lidhura me rritjen profesionale dhe kualifikimet, duke i nxitur ata të avancojnë më tej në karrierë.

Një tjetër nismë gjithëpërfshirëse do të ishte në lidhje me TVSH. Duhet të rishikohet mënyra e llogaritjes së TVSH-së, pasi aktualisht kostoja e tyre kryesore – truri dhe ekspertiza – nuk reflektohet si duhet në sistemin fiskal. Kjo çon në një vlerë të shtuar artificialisht të lartë.

Çfarë masash mund të merren për të siguruar mbështetje dhe mbrojtje më të mirë për profesionistët e lirë në aspektin social dhe profesional?

Sistemi kontributiv i profesionistëve të lirë duhet të uniformohet me atë të të punësuarve, duke garantuar mbështetje për sëmundje dhe raste të tjera të vështira. Nevojitet krijimi i një kategorie të veçantë për profesionistët e lirë në sistemin e kontributeve. Gjithashtu, duhet të bëhet e detyrueshme sigurimi profesional.

Tarifat fikse për disa profesione që japin shërbime në treg (noter, përmbarues, auditues) janë kundër konkurrencës dhe dëmtojnë vetë ata që ju aplikohet. Sugjerojmë që të ketë një minimum të padiskutueshëm dhe mbi këtë minimum të ketë aplikim të lirë të tregut.

Cili është mendimi juaj në lidhje me rregullimet përkatëse nga organizatat dhe dhomat me atribute publike?

Së pari, ajo që ka më shumë rëndësi sipas parashikimeve për të qenë pjesë e BE-së brenda 2030, mendoj që dhomat dhe urdhrat përkatës duhet të ofrojnë formim të vazhdueshëm me standarde të akredituara nga BE, duke përgatitur profesionistët për konkurrencën ndërkombëtare, duke qenë se shpejt do të jemi pjesë sipas parashikimeve.

Duhet monitorimi i të gjithë dhomave dhe institucioneve përkatëse licencuese nga KLSH, duke qenë se kanë atribute publike dhe transparencë të plotë në website për secilën prej tyre dhe ndjekja me seriozitet dhe ndëshkimi i çdo individi që pretendon se ushtron një profesion të caktuar dhe nuk ka licencën përkatëse. Publikimi i një regjistri publik të detyrueshëm që çdo profesionist të jetë i regjistruar rregullisht në dhomat/Urdhrat.

Së fundi, ju keni qenë pjesë e diskutimit publik mbi ligjin e auditimit? A mund të na thoni diçka më tepër në lidhje me këtë?

Ligji për Auditimin është përditësuar në përputhje me Direktivën Europiane dhe përmban disa risi pozitive. Megjithatë, disa dispozita të tij janë parë si problematike nga ekspertët dhe komuniteti i IEKA-s, të cilat mund të konsiderohen si cenim i lirisë së tregut dhe lirisë ekonomike, diskriminimin e audituesve, dhe të padrejta në thelb duke cenuar konkurrencën.

Në këtë kontekst, është e domosdoshme t’i japim kohën e duhur rishikimit të këtij ligji dhe të mos nxitojmë vetëm për të përmbushur kushte të caktuara ndërkombëtare, siç është rasti i huave me norma favorizuese nga Banka Botërore.

Edhe pse buxheti është i rëndësishëm, përvoja e së shkuarës, siç ndodhi së fundi me tatimin e profesionistëve të lirë, na ka treguar se ligjet e padrejta dhe të nxituara përfundojnë duke u kthyer në pikën zero.

Për ta mbyllur, në këtë moment kritik për ekonominë shqiptare, bashkimi i zërave të profesionistëve të lirë është më i rëndësishëm se kurrë. Vetëm përmes një përfaqësimi të fuqishëm dhe të pavarur mund të arrihen ndryshimet e nevojshme në politikat që prekin këtë kategori.

Në këtë frymë është krijuar Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL), promovimi i hapjes do të zhvillohet javën e ardhshme, një organizatë apolitike dhe jofitimprurëse, që ekziston me një qëllim të vetëm: mbrojtjen e interesave të profesionistëve të lirë dhe avancimin e statusit të tyre si shtyllë e ekonomisë shqiptare./ Monitor

The post Profesionet e lira/ Ekspertët: Të mbështeten me politika fiskale për frenimin e emigracionit appeared first on Albeu.com.

Taksa për profesionet e lira/ Gjykata Kushtetuese do të japë sot konkluzionet përfundimtare
Ditën e sotme, mbahet sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese, për taksën e profesioneve të lira. Gjykatësja Holta Zaçaj, u la kohë palëve që të sjellin prova të reja, përgjigjet për pyetjet që u administruan në seancë dhe parashtrimet, ndërsa lajmëroi se konkluzionet përfundimtare do të jepen në seancën e sotme.

Brenda pak muajve nga hyrja në fuqi e tij, ligji është paditur katër herë, pasi për deputetët e opozitës, kontabilistët dhe juristët, shkel parimin e barazisë mes tatimpaguesve dhe cenon sigurinë juridike.

Në seancën maratonë të 18 qershorit, trupa gjykuese mori në shqyrtim së bashku tri paditë e depozituara prej Grupit Parlamentar të PD-së, Dhomës së Avokatisë, IKM-së dhe IEKA-s.

Para marrjes së vendimit përfundimtar për lënien në fuqi apo shfuqizimin e ligjit, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese, vendosi të rrëzojë kërkesën për pezullim, me argumentin se çështja do të trajtohet me përparësi.

“Gjykata vendosi me shumicë votash të rrëzojë kërkesën për pezullim, duke marrë në konsideratë që procesi është duke u gjykuar me përparësi”, -pohoi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Pra ligji i ri do të vijojë të zbatohet deri sa gjykata të shprehet në tërësi për të.

The post Taksa për profesionet e lira/ Gjykata Kushtetuese do të japë sot konkluzionet përfundimtare appeared first on Albeu.com.

Profesionet e lira sot në Kushtetuese/ Gjykata shqyrton padinë për shfuqizimin e ligjit
Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese, shqyrton në një seancë të hapur ligjin e taksimit të profesioneve të lira. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar një ditë para shqyrtimit duke u shprehur se kjo është një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal.

Tabaku thekson se në Kosovë, profesionet e lira taksohen me 9%, ndërkohë që punëtorët taksohen me një progresivitet deri në 10% (pra, më poshtë se në Shqipëri).

“Nëse në Shqipëri, profesionet e lira taksohen në letër me 15% deri në 23% në vendet e rajonit ky taksim është shumë më i ulët”, – shprehet ajo.

Ndër të tjera, deputetja demokrate shkruan se “kriza ekonomike që po kalon vendi është një krizë me origjinë mazhorancën socialiste dhe sistemin e korruptuar fiskal që kjo mazhorancë dhe qeveri ka sponsorizuar”.

Reagimi:

Ditën e nesërme (sot) Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në një seancë të hapur kushtetutshmërinë e Taksimit të Profesioneve të Lira. Qeveria pretendon se ne që e kundërshtojmë këtë taksë, jemi disa anarkistë që nuk duam fare taksimin.

Në të vërtetë, ne jemi njerëzit racionalë që jemi kundër taksimit të pandershëm dhe një sistemi korruptiv që i bën të paguajnë shumicën më shumë duke i rënduar në kurriz barrën e rëndë fiskale.

Politika e taksimit të pandershëm dhe sistemit korruptiv ka shkatërruar sipërmarrjen e lirë dhe padyshim riskmarrësit kanë vendosur të largohen nga vendi.

Rreziku është që profesionistët e lirë të shkojnë në Kosovë apo vendet fqinje të rajonit. Pse?

Në Kosovë profesionet e lira taksohen me 9%, ndërkohë që punëtorët taksohen me një progresivitet deri në 10% (pra, më poshtë se në Shqipëri).

Nëse në Shqipëri profesionet e lira taksohen në letër me 15% deri në 23% në vendet e rajonit ky taksim është shumë më i ulët. Bizneset e reja që po krijohen në Shqipëri janë në përqindje më të ulëtat që nga viti 2010. Sipërmarrjet e reja për vitin 2023 ishin 10.5% e totalit të ndërmarrjeve aktive dhe ky është treguesi më i ulët që nga viti 2010, por dhe në nivelin e pandemisë.

Investimet e Huaja Direkte janë rritur në vlerë, por realisht ata janë investime në blerjen e apartamenteve pasi ekonomia e monopolizuar dhe ligjet me porosi të kësaj mazhorance nuk ofrojnë asnjë mundësi investimi serioz Kriza ekonomike që po kalon vendi është një krizë me origjinë mazhorancën socialiste dhe sistemin e korruptuar fiskal që kjo mazhorancë dhe qeveri ka sponsorizuar

. Prandaj nesër beteja në Kushtetuese për Profesionet e Lira është në të vërtetë një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal që është ngritur për të taksuar punën, dijen dhe riskun sipërmarrës ndërkohë që u fal taksat një pakice që përfiton gjithë të mirat e buxhetit, pra taksave të shqiptarëve.

The post Profesionet e lira sot në Kushtetuese/ Gjykata shqyrton padinë për shfuqizimin e ligjit appeared first on Albeu.com.

Ligji për profesionet e lira në Kushtetuese, Jorida Tabaku: Betejë kundër sistemit të korruptuar fiskal
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja PD-së, Jorida Tabaku, shprehet se beteja në Kushtetuese për Profesionet e Lira, është në të vërtetë një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal që është ngritur për të taksuar punën, dijen dhe riskun sipërmarrës ndërkohë që u fal taksat një pakice që përfiton gjithë të mirat e buxhetit, pra taksave të shqiptarëve.

Reagimi i Tabakut, vjen një ditë përpara se Kushtetuesja të shqyrtojë në seancë të hapur kushtetueshmërinë e ligjit për taksimin e profesioneve të lira.

Referuar një tabele që Tabaku ka publikuar, rezulton se Shqipëria ka nivelin më të lartë të taksave krahasuar me vendet e Rajonit.

Postimi:

Ditën e nesërme Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në një seancë të hapur kushtetuetshmërinë e Taksimit të Profesioneve të Lira.

Qeveria pretendon se ne që e kundërshtojmë këtë taksë, jemi disa anarkistë që nuk duam fare taksimin. Në të vërtetë, ne jemi njerëzit racionalë që jemi kundër taksimit të pandershëm dhe një sistemi korruptiv që i bën të paguajnë shumicën më shumë duke i rënduar në kurriz barrën e rëndë fiskale.

Politika e taksimit të pandershëm dhe sistemit korruptiv ka shkatërruar sipërmarrjen e lirë dhe padyshim riskmarrësit kanë vendosur të largohen nga vendi. Rreziku është që profesionistët e lirë të shkojnë në Kosovë apo vendet fqinje të rajonit. Pse? Në Kosovë profesionet e lira taksohen me 9% ndërkohë që punëtorët taksohen me një progresivitet deri në 10% (pra më poshtë se në Shqipëri). Nëse në Shqipëri profesionet e lria taksohen në letër me 15% deri në 23% në vendet e rajonit ky taksim është shumë më i ulët.

Bizneset e reja që po krijohen në Shqipëri janë në përqindje më të ulëtat që nga viti 2010. Sipërmarrjet e reja për vitin 2023 ishin 10.5% e totalit të ndërmarrjeve aktive dhe ky është treguesi më i ulët që nga viti 2010 por dhe në nivelin e pandemisë. Investimet e Huaja Direkte janë rritur në vlerë por realisht ata janë investime në blerjen e apartamenteve pasi ekonomia e monopolizuar dhe ligjet me porosi të kësaj mazhorance nuk ofrojnë asnjë mundësi investimi serioz.

Kriza ekonomike që po kalon vendi është një krizë me origjinë mazhorancën socialiste dhe sistemin e korruptuar fiskal që kjo mazhorancë dhe qeveri ka sponsorizuar.

Prandaj nesër beteja në Kushtetuese për Profesionet e Lira është në të vërtetë një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal që është ngritur për të taksuar punën, dijen dhe riskun sipërmarrës ndërkohë që u fal taksat një pakice që përfiton gjithë të mirat e buxhetit, pra taksave të shqiptarëve.

The post Ligji për profesionet e lira në Kushtetuese, Jorida Tabaku: Betejë kundër sistemit të korruptuar fiskal appeared first on Albeu.com.

Profesionet e lira/ Jorida Tabaku: Sistem i pandershëm, qeveria u fal taksat oligarkëve, takson çdo sipërmarrës të lirë
Një ditë pas protestës përpara Gjykatës Kushtetuese nga profesionistët e lirë, deputetja e PD që ka dërguar në emër të Grupit Parlamentar padinë në Gjykatë Kushtetuese për Taksimin e Profesionistëve të Lirë, ka reaguar në rrjetet sociale mbi pandershmërinë e taksimit të profeisonistëve të lirë.

Tabaku shkruan se një profesionist i lirë, do të taksohet deri në 50% të të ardhurave të tyre, ndërkohë që bizneset e oligarkisë që kanë përfituar hotele me 5 yje dhe kanë monopolizuar tregun dhe ekonoinë shteti u fal taksat.

Deputetja e PD, tepër vokale në mbrojtujen e shtresës së mesme, risolli në mnejde që një taksim mbi Profesionet e Lira është pjesë e një sistemi të korruptuar që po zhvat paratë e punësuarve dhe takson punën më shumë se sa kapitalin.

Postimi:

Në 18 qershor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e dërguar nga Gruoi Parlamentar i PD dhe së paku 4 grupe të tjera interesi; Taksimin e Profesioneve të Lira.

Një taksim i pandershëm që vendoset në xhepat e 30 mijë profesionistëve të lirë. ndërsa një biznes.i madh taksohet me 15% një Profesionist i Lirë që ka shpenzuar vite për t’u rritur profesionalisht dhe për të ofruar një shërbim taksohet me letra deri në 23% por në realitet taksimi i tij shkon mes 30% deri në 50%.

Një hotel me 5 yje në mes të Tiranës, apo një rezort që ndërtohet në jug/veri paguan taksa të reduktuara ndërsa shërbimet që ofron i ka me 5% TVSH. Një profesionist i lirë që punon çdo ditë për të siguruar një kontratë pune do t’i duhet të paguajë deri në 50% taksa.

Sistemi i pandershëm dhe i korruptuar fiskal që ka vendosur qeveria socialiste promovon pandershmërinë ndërsa fal nga taksat një pakicë oligarkike që ka monopolizuar tregun ndërsa takson deri në 50% çdo sipërmarrës të lirë në fushën e profesioneve të lira.

Ky është një sistem i pandershëm dhe korrupt që duhet rrëzuar sepse është antikushtetues! Prandaj në 18 qershor duhet të jemi duke pritur së bashku një vendim qe4 duhet të na rikthejë në binarët e kushtetutës!

The post Profesionet e lira/ Jorida Tabaku: Sistem i pandershëm, qeveria u fal taksat oligarkëve, takson çdo sipërmarrës të lirë appeared first on Albeu.com.

Tatimet korrigjojnë parapagimin e kësteve të tatimit te profesionet e lira, i ulin me rreth 30%
Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, administrata tatimore ka rishikuar me ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira.

Në njoftimet e dërguara më 28 Maj nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, rezulton se për llogaritjen e tatimit për muajin Maj dhe muajt qershor-dhjetor, janë zbritur shpenzimet 30%, të parashikuar në ligj për të vetëpunësuarit me xhiro deri 10 milionë lekë.

Zbritja e shpenzimeve apriori nuk u zbatua në llogaritjet e parapagimit të tatimit me njoftimet e mëparshme, dërguar në muajin Prill ndaj bizneseve.

Tatimet për parapagimin e kësteve të tatimet u mbështeten mbi deklarimet e bizneseve, ku shumica e tyre kishin deklaruar shpenzime të ulëta, për shkak të mosnjohjes së tyre me dokumentim kontabiliteti.

Pas korrigjimit kësti i parapagimit për muajin Prill ka mbetur i pandryshuar. Ndërsa detyrimi për muajin Maj dhe muajt e tjerë është midis 27-34% më i ulët. “Njoftim vlerësimi për tatim mbi fitimin e korrigjuar për periudhën 9 mujore (prill-dhjetor)

Ju njoftojmë se nga shqyrtimi i të dhënave që disponojmë në mbështetje të nenit 63 ”Parapagimet”, pika 2 të ligjit nr Nr. 29/2023 ”Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar si dhe Udhëzimin nr.26, datë 08.09.2023, tatim mbi fitimin i rishikuar për periudhën 9 mujore (Prill-Dhjetor) për vitin 2024 do të jetë për shumën totale 663,680 lekë, i ndarë në muaj si më poshtë”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore dërguar një subjekti si profesion i lirë.

Tatimpaguesit të mësipërm nga 102,059 lekë i llogaritur kësti i parapagimit për muajin Prill për muajin Maj, pas korrigjimit, detyrimit të tatimit i janë zbritur 30%. Kësti i tatimit për muajin Maj për këtë biznes do të jetë 70,200 lekë.

Për muajt në vijim nga Qershori deri në Dhjetor kësti i parapagimit të tatimit është në vlerën e 70,203 lekëve.

Për një tjetër biznes të profesioneve të lira në shumën totale të detyrimit të llogaritur prej 343,626 lekë, kësti i tatimit nga 52,001 lekë për muajin Prill, për muajin Maj është 36,454 lekë (zbritja e detyrimit rreth 30%).

Për muajt Qershor deri në Dhjetor 2024 detyrimi i këstit të parapagimit është 36,543 lekë çdo muaj.

Edhe në “Njoftim vlerësimi për tatim mbi fitimin e korrigjuar për periudhën 9 mujore (prill-dhjetor)” dërguar një tjetër biznesi është rishikuar me zbritje detyrimi për muajin maj dhe në vijim.

Referuar njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Tiranës, dërguar këtij biznesi me detyrimin total të parapagimit në vlerën e 602,686 lekëve.

Detyrimi i tatimit për muajin i llogaritur është 95,593 lekë. për muajin maj detyrimi i tatimit është korrigjuar me ulje rreth 34% në vlerën e 63,384 lekëve.

Ndërsa për muajt Qershor deri në Dhjetor 2024 detyrimi i këstit të parapagimit është 63,387 lekëve çdo muaj.

Afati për pagesë është përkatësisht 30 Qershor për muajt (Prill, Maj, Qershor); 30 Shtator për muajt (Korrik, Gusht, Shtator); 31 Dhjetor për muajt (Tetor, Nëntor, Dhjetor). Këstet mund te paguhen edhe ne baza mujore, jo më vone se data 15 e çdo muaji.

Llogaritjet e administratës tatimore për parapagimin e tatim fitimit të 2024 për profesionet e lira mbështetur nga deklarimet për 2023, iu dërguan bizneseve më 11 Prill.

Në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, parashikohet zbritja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetëpunësuarit me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë, por me llogaritjet për parapagimin e tatimit të thjeshtuar nga administrata tatimore nuk u mor parasysh zbritja e shpenzimeve 30%, por ato shpenzime të deklaruara nga biznesi.

Pse bizneseve nuk iu zbritën fillimisht 30% e shpenzimeve

Në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, parashikohet zbritja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetëpunësuarit me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë.

Në janar të këtij viti, pasi nuk u arrit të bëhej gati formulari i ri i deklarimit të të ardhurave, qeveria miratoi një akt normativ në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” i cili përcakton se deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.

Si rrjedhojë, deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.

Në njoftimin e vlerësimit fillestar të drejtorive rajonale të tatimeve dërguar bizneseve rezulton se shkalla tatimore 15% për tatimin mbi fitimin u llogarit në bazë të ardhurave, shpenzimeve dhe fitimit të deklaruar nga vetë subjektet për 2023 që u përfshinë në regjimin e ri, më parë të përjashtuara nga taksimi.

Tatimet sqaruan se zbritja e tyre do të bëhet në bazë të aplikimeve të bizneseve të profesioneve të lira në fund të vitit 2024, pas plotësimit të formularit për zgjedhjen e regjimit të veçantë.

Kjo bëri që këstet të rezultonin të larta, duke shkaktur pakënaqësi dhe ankesa nga profesionet e lira.

Ligji në Kushtetuese

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” konsiderohet antikushtetues dhe është paditur 4 herë në Gjykatën Kushtetuese. Seanca e parë për shqyrtimin e 3 padive sëbashku është njoftuar më 18 Qershor.

Nismëtarët e ankimimeve vlerësojnë se ligji cenon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës, të sigurisë juridike dhe shkel konkurrencën.

Në rast të mos shfuqizimit të tij nga Kushtetuesja nga juristët, kontabilistët dhe ekspertë të tjerë paralajmërohen efekte të menjëhershme që do të ndihen që me rritjen artificiale të tarifave për shërbimet e ofruara nga profesionistët e lirë, evazion, mbyllje të bizneseve dhe emigrim të shtresës së mesme.

The post Tatimet korrigjojnë parapagimin e kësteve të tatimit te profesionet e lira, i ulin me rreth 30% appeared first on Albeu.com.

Taksa e re për profesionet e lira, QKB-ja ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi
Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë,  Erisa Xhixho nëpërmjet një deklarate për mediat ka reaguar ashpër lidhur me taksën e re për profesionet e lira.

Xhixho është shprehur se kjo taksë stimulon largimin e trurit, dhe dëmton në mënyrë të veçantë profesionistë shumë të kërkuar, si mjekët, avokatët dhe mbi 262 ekspertë të fushave të ndryshme.

Deklarata e plotë:

Që prej hyrjes në fuqi të kësaj takse, Qendra Kombëtare e Biznesit ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi. Rreth 35% e bizneseve kanë mbyllur dyert zyrtarish, shprehet Xhixho.

Të nderuar qytetarë, prej 1 Janarit, taksa e re mbi profesionet e lira, u është ngarkuar si barrë mbi 29 mijë bizneseve në vend. Kjo taksë stimulon largimin e trurit, dhe dëmton në mënyrë të veçantë profesionistë shumë të kërkuar, si mjekët, avokatët dhe mbi 262 ekspertë të fushave të ndryshme.

Që prej hyrjes në fuqi të kësaj takse, Qendra Kombëtare e Biznesit ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi. Rreth 35% e bizneseve kanë mbyllur dyert zyrtarisht.

Në kushtet e rënies së fuqisisë blerëse, për shkak të krizës së çmimeve, të gjetur përballë një takse të re, të miratuar me forcën e kartonit, pa konsultim me ta, pavarësisht konsultimeve, profesionistët e lirë, shohin si të vetmen zgjidhje, mbylljen e biznesit dhe largimin jashtë vendit.

Kjo taksë është mekanizmi i radhës, që i shërben shpopullimit masiv të vendit, ndërsa me mijëra biznese mbyllen, ato që mbeten në treg,  do të detyrohen që të rrisin çmimet.

Duke e zhvendosur koston e shtuar, tek qytetarët.

Këta të fundit të cilët do të përballojnë me vështirësi ekstreme dyfishimin e kostove të jetesës, do të detyrohen të paguajnë më shumë, për shërbimet që ofrojnë mjekët, juristët, dentistët, financierët, arkitektët, IT. etj.

Të tjerë profesionistë do ti drejtohen informalitetit, në përpjekje për t’i shpëtuar gjobës së re, që u ka vendosur qeveria. Në këtë mënyrë, informaliteti i ekonomisë shqiptare, I vlerësuar mbi 33% nga institucionet ndërkombëtare, do të vijojë të rritet.

Shqipëria ka performancën më të ulët në mbledhjen e të ardhurave publike, krahasuar me vendet e rajonit. Shqipëria mbledh 29.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja e rajonit, është 38.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por, kjo performancë nuk mund të përmirësohet, duke shtrydhur biznesin e vogël, ndërsa favorizohen haptazi, klientët e qeverisë. Kjo taksë që godet direkt shtresën e mesme, dëmton rëndë shoqërinë shqiptare.

Mijëra familje që humbasin burimin e të ardhurave, ndërsa numri I ofruesve të një sër shërbimesh, të domosdoshme do të tkurret. Janë 29 mijë biznese të profesionistëve të lirë, që preken nga taksimi në masën 15-23%.

Rreth 3 miliardë lekë më shumë të ardhura do të shkojnë në arkën e qeverisë nga kjo taksë. Kjo qeveri, që krijon lehtësira vetëm për klientët e vet, dënon me faliment bizneset e vogla, që paguajnë rregullisht detyrimet.

Qytetarët shqiptarë nuk mund të paguajnë, sa herë që qeverisë nuk I dalin llogaritë, dhe i duhen para, për të mbyllur aferat e saj. Këto para do të shkojnë në xhepat e klientëve të qeverisë, për konçensione, dhe inceneratorë që nuk kanë punuar një ditë të vetme.

Partia e Lirisë, është e bindur se një sistem taksimi I pabarabartë, I pandershëm në kushtet e krizës, do të dëmtojë rëndë jo vetëm biznesin e vogël, por dhe ekonomitë familjare të vendit.

Ndaj, Gjykata Kushtetuese duhet të mbrojë së pari interesat e profesionistëve të lirë, duke anulluar këtë taksë mbi dijen, që qeveria e ka gjetur si mekanizëm, për të mbushur gropat e krijuara nga korrupsioni.

The post Taksa e re për profesionet e lira, QKB-ja ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi appeared first on Albeu.com.

Pas taksimit te profesionet e lira, avokatët shtrenjtojnë deri 20% tarifat, pritet rritje edhe nga stomatologët dhe psikologët
Krahas debateve për moszbatim korrekt të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, disa biznese të profesioneve të lira kanë nisur aplikimin e tarifave të shtrenjtuara për shërbimet e ofruara.

Avokatët paralajmëruan më herët se përfshirja e tyre në taksimin progresiv, do të t’i godasë për së dyti herë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të hartës së re gjyqësore për rishpërndarjen e gjykatave, çka do të reflektohej në shtrenjtimin e tarifave.

Avokati Përparim Caca, pohoi për Monitor se për shkak të tatimit të lartë, tarifat e përfaqësimi në gjyq nga avokatët janë rritur mesatarisht 15 deri 20%.

“Konkretisht nëse më parë tarifa për çështje përfaqësimi në gjyqet civile nga 45,000 lekë që kushtonin tashmë janë bërë 60,000 mijë lekë (rritja 33%)”, thotë ai.

Sipas tij rritje deri 20% të tarifave pritet të ketë edhe për shërbime të tjera të ofruara, si nga stomatologët, psikologë etj.

Me ligjin e ri fitimi neto i bizneseve taksohet në normat 15 dhe 23%, i llogaritur nga diferenca e të ardhurave vjetore me shpenzimet.

Llogaritjet e administratës tatimore për 9 këstet e parapagimet, u mbështetën mbi deklarimet e bizneseve për të ardhurat dhe shpenzimet e vitit 2023.

Ligji përfshiu për herë të parë njohjen e shpenzimeve apriori. Për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit me xhiro 10 milionë në vit, te profesionet e lira njohja e shpenzimeve apriori ishte në masën 30%.

Nga zbatimi i ligjit rezultoi se biznesit nuk iu dha mundësia të zgjedhë regjimin e veçantë për njohjen e shpenzimeve apriori, të parashikuar në ligj, që në vitin e parë të zbatimit.

“Shumë profesionistë të lirë kanë probleme me dokumentimin e shpenzimeve. Psh. një avokati nuk i njihen shpenzimet për karburant, ku për transportin drejt gjykatave minimalisht shpenzohen 10 litra karburant në ditë apo 60 mijë lekë në muaj. Për këtë profesion njihen vetëm shpenzimet për kancelari të cilat janë në vlera të ulëta.

Gjithashtu edhe vendosja e parapagimit të tatimit, kur askush nga ne nuk e di se sa të ardhura do të realizojë për vitin korent, është e gabuara. Ligji për tatimin mbi të ardhurat godet tërësisht shtresën e mesme”, pohon avokat Përparim Caka.

Për njohjen e shpenzimeve me deklarimet për vitin 2023 shumë biznese pohojnë se i kanë deklaruar të ulëta, për shkak të vështirësive që hasin në dokumentimin e tyre, si dhe mungesës së përgjegjësisë tatimore.

Ndërsa ekonomistët pohuan se ishin të informuar që zbritja e shpenzimeve fikse, që nuk mund të deklarohej nëpërmjet formularëve të vjetër të deklarimit, për shkak të pamundësisë nga modeli, do të zbatohej si zbritje nga administrata tatimore.

Pas llogaritjeve të kësteve të parapagimit të tatimit nga administrata tatimore, është sqaruar se shpenzimet apriori prej 30% do të zbatohen, pasi të përzgjidhen si opsion nga bizneset, për deklarimet e fitimit të vitit 2024, që kryhen më 31 mars 2025.

Tashmë ligji i ri është ankimuar 4 herë në Gjykatën Kushtetuese, nga grupi parlamentar i PD-së, një tjetër padi është dërguar nga IKM dhe IEAKA, nga avokatët dhe profesionistë të tjerë dhe nga autoshkollat.

Nga Gjykata Kushtetuese, është përcaktuar më 18 Qershor mbajtja e seancës së parë së shqyrtimit të 3 padive të para.

Në një sondazh të pak ditëve më parë që Monitor zhvilloi me profesionistët e lirë, pjesa më e madhe e tyre thanë se këtë tatim ata do e kalojnë kryesisht te çmimet e shërbimeve.

38% e të anketuarve thanë se do të detyrohen të rrisin çmimet, 26% deklaruan se do të sakrifikojnë fitimin neto dhe 4% deklaruan se do të ulin shpenzimet e aktivitetit.

Shumë të tjerë po mendojnë seriozisht që jo vetëm të mbyllin aktivitetin, por dhe të emigrojnë, që ishin zgjedhjet e 23% të të anketuarve.

Konkretisht, 17.5% e të anketuarve thanë se do e mbyllin ose pezullojnë aktivitetin, ndërsa 5.4% të tjerë thanë se përveçse do mbyllnin biznesin do të largoheshin jashtë vendit./Monitor

The post Pas taksimit te profesionet e lira, avokatët shtrenjtojnë deri 20% tarifat, pritet rritje edhe nga stomatologët dhe psikologët appeared first on Albeu.com.

Berisha fton profesionistët e lirë në protestë: Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama
Kryedemokrati Sali Berisha, ka ftuar profesionistët e lirë që t’i bashkohen protestës së opozitës, pas rritjes së taksave me 15%.

‘Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama’, tha Berisha gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Kam një thirrje të veçantë për ata dhjetëra mijëra specialistë dhe ekspertë të profesioneve të lira, shërbëtorë të nderuar të qytetarëve shqiptarë.

Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama.

Bashkohuni me ne të përballemi dhëmb për dhëmb jo vetëm për veten, por për fëmijët tanë, për mbarë shqiptarët.

Studenteve dhe studentëve, gjimnazistëve dhe gjimnazisteve iu bëj një thirrje zemre, ngrihuni në lartësitë e ëndrrës suaj se ju, se familja, se Shqipëria nuk ka asgjë më të bukur se ëndrrën tuaj të bëhet realitet.

Bashkohuni me ne se sot ju jeni të rinjtë më të përçmuar, më të injoruar, por edhe më të poshtëruarit.

Ju meritoni të ardhmen.

E ardhmja juaj është e ardhmja e ndritur e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot i duheni Shqipërisë ju. I duheni shumë me guximin tuaj. Me trimërinë tuaj.

Jepjani asaj një dorë, një mbështetje se ajo do ua shpërblejë ju dhe fëmijëve tuaj.

The post Berisha fton profesionistët e lirë në protestë: Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit për taksimin e profesioneve të lira
Gjykata Kushtetuese ka pranuar në Dhomën e Këshillimit padinë e Partisë Demokratike për taksimin e profesioneve të lira.

Kujtojmë se deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka depozituar më parë padinë në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se tatami mbi profesionet e lira është i padrejtë, dhe se prek shtresën e mesme të popullsisë.

“Besoj se është një shenjë që grupi parlamentar i PD-së dhe individët e Komisionit të Ekonomisë janë të shqetësuar për të mirën publike, për dëmin që po shkakton në këtë shtresë të caktuar të popullsisë dhe janë të shqetësuar sepse sot buxheti i shtetit është kthyer në një listë favoresh”, tha Tabaku, në një prononcim për mediet, pas depozitimit të padisë.

Ajo i bëri thirrje pak kohë më parë Gjykatës Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon dhe të japë një vendim në të mirën publike.

“Shpresoj shumë që Gjykatat Kushtetuese të ngrihet në nivelin që i takon, dhe të mos caktoj precedentë që janë të rrezikshme për besueshmërinë e saj, e të jap një vendim në të mirë publike, që në këtë rast shkon me shtresën e mesme. I bëj thirrje kujtdo që do t’i bashkohet kësaj padie si palë, që është i interesuar të jap mendimin e vet, nga institucioni i avokatit të popullit, e institucionet e tjera, që duan t’i bashkohen kësaj nisme të grupit parlamentar të PD. Ne besojmë tek forca që kanë institucionet dhe tek ligji, shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të mos zhgënjejë ato që besojnë të institucionet”, deklaroi ajo.

VENDIMI I GJYKATES

Ju njoftojmë se në shqyrtimin paraprak të kërkesës së kërkuesve jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 24, pika 2 nenit 69, pika 1. germa “d”, fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 05.04.2024, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, (ligji nr. 8577/2000), ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.

Për zhvillimin sa më të plotë të këtij gjykimi, Gjykata Kushtetuese e çmon të nevojshme vënien në dispozicion, brenda datës 21.05.2024, të parashtrimeve me shkrim, nëse keni argumente shtesë për kërkesën e paraqitur. Parashtrimet, si dhe çdo dokument/material të paraqitet në aq kopje sa janë palët.

Gjithashtu, ju informojmë se mund të paraqiteni në Gjykatën Kushtetuese për studimin e dosjes gjyqësore për këtë çështje, pas komunikimit paraprakisht në numrin 042232373.

Kërkesa, parashtrimet, si dhe materialet e paraqitura prej jush do t’u komunikohen edhe palëve të tjera pjesëmarrëse në këtë proces./albeu.com

The post Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit për taksimin e profesioneve të lira appeared first on Albeu.com.