Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi Archives - Albeu.com

Ftesa e Kurtit për ngritjen e institucioneve të reja, Bytyçi: Pa marrëveshje për presidentin, procesi mbetet i ndërlikuar
<html><head></head><body>

Të enjten, kryeministri Albin Kurti u ka dërguar ftesa partive politike për një takim që lidhet me krijimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Bedri Hamza ishte i pari që iu përgjigj pozitivisht kësaj ftese, ndërsa Lumir Abdixhikut i është dashur më shumë kohë për të kthyer një përgjigje pozitive, por duke vendosur edhe disa kushte.

Nga ana tjetër, Ardian Gjini i AAK-së e ka refuzuar ftesën e Kurtit.

Në këto rrethana, mbetet pyetja se çfarë mund të prodhojë ky takim mes Kurtit dhe drejtuesve të opozitës, në gjendjen aktuale politike në Kosovë.

Për këtë çështje, në një prononcim për ‘Bota sot’, ka folur Prof.dr. Enver Bytyçi. Ai shprehet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më në fund i shpalli rezultatet e votimit të 7 qershorit. Sipas tij, KQZ-ja kishte mundësi ta bënte këtë më herët, por, siç thotë ai, te shqiptarët koha nuk trajtohet si duhet.

“Për mua kishte një lloj vonese, sepse besoj se janë mundësitë që ky komision të bëjë të mundur më shpejt fillimin e krijimit të institucioneve. Por ne shqiptarët, më duket se, më pak të vlefshme kemi kohën. E në fakt koha është ajo që duhet vlerësuar më shumë se çdo gjë tjetër. Hajt se kemi kohë! Kjo është metafora që përdorim. Edhe komisionerët zgjedhorë shqiptarë janë”, vlerëson ai.

Sipas Bytyçit, kjo është hera e tretë radhazi që Kurti fton në takim liderët e opozitës, pas dy përpjekjeve të mëparshme të pasuksesshme që nga zgjedhjet e kaluara.

“Një ditë pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, kreu i mazhorancës, Albin Kurti, ka kërkuar që të bisedojë me liderët e partive parlamentare, me qëllim krijimin e institucioneve. Eshtë hera e tretë që liderët politikë të Kosovës bëjnë trajnim për këtë proces. Dy herët e kaluara dështuan me shumë sukses. Herën e parë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, dështuan të krijojnë qeverinë. Herën e dytë të zgjedhin presidentin. Kësaj here sfida është përsëri zgjedhja e presidentit, sepse kryesia e Kuvendit dhe qeveria mund të zgjidhen vetëm me votat e mazhorancës”, thotë profesor Bytyçi për ‘Bota sot’.

Ai thekson se pikërisht mungesa e votave për zgjedhjen e presidentit e bën të domosdoshëm bashkëpunimin mes mazhorancës dhe opozitës.

“Jo vetëm nevoja, por domozdoshmëria e këtij bashkëpunimi. Pra kreu i shtetit mund të jetë vetëm produkt i një marrëveshjeje. Prandaj dhe Kurti bëri ftesën përkatëse. Por a do t’i përgjigjen pozitivisht liderët e opozitës kësaj ftese? AAK është treguar e gatshme të marrë pjesë në takim me disa kushte, sipas saj. Këto kushte ajo nuk i ka bërë të ditura. Nëse është fjala për përzgjedhjen e një kandidati jo partiak, ose së paku të pranueshëm për të gjitha palët dhe nëse AAK ka në shënjestër një emër konkret, kjo do të ishte ndihma më e madhe që kjo parti jep, edhe pse e vogël në përfaqësimin e saj në parlament”, thekson ai.

Profesori shprehet se situata aktuale i duket edhe më e vështirë sesa ajo pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Në PDK shoh se klani PRONTO, ose klani manupulues, zhvatës dhe i pangopur, gjithashtu i frikësuar nga reagimi i drejtësisë, është një grupim që nuk pranon asnjë kompromis me Vetëvendosjen dhe Listën Guxo e Alternativën. Ata kanë vetëm një objeksion dhe një fiksion:- Ta bllokojnë pambarimisht krijimin e institucioneve me shpresën se do të kthehet në Kosovë kreu i këtij klani dhe më pas, sipas tyre, do të ndryshojnë ekulibrin e pushtetit në favor të tyre. Ky klan, e shumta do të donte një president, i cili do të ishte i gatshëm të bllokonte të gjitha nismat ligjore për reformën në drejtësi”, vlerëson ai.

Megjithatë, sipas tij, në Partinë Demokratike të Kosovës ka jo pak deputetë që e duan stabilitetin institucional të Kosovës dhe, për rrjedhojë, mbështesin natyrshëm një marrëveshje të mundshme, si edhe bisedimet për këtë me Kurtin.

“Nëse PDK do të ishte e gatshme për një marrëveshje, në të cilën të vendosej edhe për reformën zgjedhore, atëherë krijimi i institucioneve do të realizohej lehtësisht, brenda një jave. Por nuk shoh asnjë mundësi të ndodhi kjo, për shkak të asaj që thashë më lart. Skoret e kësaj partie janë akoma me një fuqi vendimmarrëse, madje imponuese dhe këto nuk kanë asnjë lloj interesi për t’i dhënë Kosovës stabilitet institucional. Ndaj dhe Bedri Hamza ende nuk është prononcuar, nuk ka dhënë akoma një përgjigje për ftesën e zotit Kurti. Nëse i përgjigjet ftesës pozitivisht, atëherë do të duhet të shkojë me propozime konkrete. Sepse nuk ësht zgjidhje të shkosh në takim dhe t’i thuash kreut të mazhorancës: – Çka po mendon ti?”, nënvizoi ai.

Më tej, Bytyçi thotë se edhe Lidhja Demokratike përballet me përçarje të brendshme, për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje nga kryetari i saj, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, rrymat konservatore brenda kësaj partie kërkojnë, ndoshta me të drejtë, largimin e Abdixhikut nga drejtimi i LDK-së.

“Për pasojë kreu i LDK-së nuk e ka të lehtë të marrë një vendim të saktë e të prerë. Çfarë do të bëjë ai? Ai as vetë nuk e beson se ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të tij për të bërë një marrëveshje me zotin Kurti. Nëse atij i mungojnë qoftë dhe dy deputetë për këtë, ai nuk ka fuqi të nënshkruajë marrëveshje, sepse nuk mund të garantohen 80 deputetë në sallë për zgjedhjen e presidentit”, vlerëson ai.

Për të gjitha këto arsye, profesori e konsideron të vështirë procesin për formimin e institucioneve të reja.

“Deputetët e zgjedhur në një numër të konsiderueshëm janë në parlament për të mbrojtur interesat personale ose klanore dhe jo interesat e Kosovës. Liderët e të dy partive të mëdha janë gjithnjë e m[ shumë liderë të dobët, të cilët nuk kanë fuqi vendimmarrjeje. Ndërkaq Kurti do të duhet që në fillim të paraqesë propozimet publike për mënyrën se si të përcaktohet emri i kandidatëve dhe për kriteret që duhen zbatuar. Kësisoj ai bëhet i besueshëm pë publikun dhe i pakontestueshëm nga ana e opozitës”, thotë ai.

</body></html>

The post Ftesa e Kurtit për ngritjen e institucioneve të reja, Bytyçi: Pa marrëveshje për presidentin, procesi mbetet i ndërlikuar appeared first on Albeu.com.

Bytyçi: Rezultati i zgjedhjeve forcon VV-në dhe nxjerr në pah pafuqinë e opozitës
Zgjedhjet e fundit në Kosovë e kanë rikthyer sërish në krye Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka siguruar mandatin e 53-të dhe deri më tani numëron mbi 47% të votave të përpunuara.

Edhe pse kanë mbetur ende pak vota pa u numëruar, rezultati i tanishëm mbetet i afërt me atë të zgjedhjeve të kaluara.

Kjo situatë ka hapur dilema mbi thelbin e këtij procesi zgjedhor: a prodhoi ai një ndryshim real në skenën politike, apo vetëm e rikonfirmoi gjendjen ekzistuese?

Lidhur me këtë zhvillim, për “Bota sot” foli profesori Enver Bytyçi, i cili deklaroi se që në natën e zgjedhjeve, sapo u publikuan shifrat paraprake, kishte parashikuar rritjen e LVV-së në mandate.

Sipas tij, ishte e pritshme që kjo parti të fitonte deputetë shtesë, pasi ende nuk ishin llogaritur votat me postë, ato në përfaqësi diplomatike dhe votat me kusht.

“Me datën 7 qershor në mbrëmje, pasi u mbyllën votimet, isha në një emisson thashë se Vetëvendosja do të shkojë në fund te 52-53 deputetë dhe do të krijojë shumicën qeverisëse. Jo se isha profet, por se dikush që ka ndjekur zhvillimet në proceset e kaluara zgjedhore, ka mundësi që të projektojë se sa është diferenca në rezultatet e të dhanëva paraprake me ato përfundimtare. Votat me kusht, votimet në ambasada dhe me postë ishin të panumëruara. Këto vota ishin diku te 15 përqind e votive të përgjithshme dhe natyrshëm që ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Arsyetimi bazuar në rezultatet e shkuara të bënte që të besoje se VV do të shkonte në këtë përqindje. Pra to siguronte këta deputetë”.

Bytyçi vlerësoi gjithashtu se, me numrin aktual të mandateve, LVV së bashku me minoritetet joserbe mund ta formojë qeverinë, njësoj siç kishte mundësi edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit.

Në analizën e tij për tri palë zgjedhjet e fundit, profesori theksoi se për postin e presidentit do të jetë e domosdoshme një marrëveshje politike mes partive.

Ai u shpreh me shpresën se subjektet politike do të gjejnë mirëkuptim dhe koordinim për të mbështetur një president konsensual.

“Numri prej 53 deputetësh i jep mundësi Lëvizjes Vetëvendosje që së bashku me minoritetet jo serbe të zgjedhë kryesinë e kuvendit dhe të formojë qeverinë. Këtë mundësi ajo e kishte edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, por nuk e kishte në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Si duhet ta lexojmë votën e sovranit/ Më 9 shkurt 2025 sovrani nuk ia dha Vetëvendosjes votën e plotë për të zgjedhë krzesinë e kuvendit dhe për të formuar qeverinë. Pra nuk ia dha 61 deputetë. Kjo do të thotë se asokohe zgjedhësit donin që Lëvizja Vetëvendosje të krijonte një koalicion qeverisës. Kjo nuk ndodhi. Për mua, kryesisht për fajin e partive opozitare, të cilat nuk pranuan bashkëpunim dhe koalicion, madje as nuk shkuan në bisedime për këtë gjë. Qytetarët duhet ta dinin ofertën e Kurtit dhe shkakun e refuzimit të saj nga faktorët opozitarë. Por këtë mundësi ua ndaluan partitë opozitare. Sepse nuk pranuan të bisedojnë për bashkëpunim.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në ato të 7 qershorit 2026 qytetarët e Kosovës votuan dhe i dhanë Vetëvendosjes e partnerëve të saj të drejtën të formojnë kryesinë dhe qeverinë, por jo edhe ta zgjedhin kryetarin e shtetit. Kjo do të thotë se sovrani ka votuar në të dy rastet për bashkëqeverisje, për një shtet, i cili bazohet te bashkëpunimi dhe jo fryma e ndarjeve ideologjike ose ndarjeve klanore. Mesazhi duhet kuptuar nga të dy palët politike. Edhe nga zoti Kurti, edhe nga partitë e opozitës. Kjo do të thotë se duhet një president konsensual. Do të thotë që duhet kompromis midis mazhorancës dhe opozitës”, shtjelloi profesori.

Sipas Bytyçit, vota e qytetarëve tregoi qartë se ata e duan Albin Kurtin në postin e kryeministrit, ndërsa në krye të shtetit preferojnë një figurë neutrale.

Ai shtoi se një zgjedhje e tillë, ndonëse e vështirë, nuk është e paarritshme, teksa solli edhe një emër konkret si shembull.

“Zgjedhjet e 7 qershorit dhe rezultatet e tyre dëshmuan se qytetarët janë për statukuonë. Dmth se ata duan kryeministër Albin Kurtin e njëkohësisht duan një president së paku neutral. A ka president neutral? Është e vështirë, por jo e pamundur. Neutral do të thotë president me integritet dhe me dinjitet, i aftë dhe patriot. Opozita e ka mundësinë t’ia japë Kosovës një president të tillë. Psh po përmend vetëm një emër, një rast. Akademik Arsim Bajrami është vetofruar për të qenë kandidat për president. Partia Demokratike e Kosovës, megjithëse atij ia ka besuar tri herë postin e ministrit të Brendshem, ministrit të Pushtetit Lokal dhe atë të ministrit të Arsimit, nuk pranoi ta kandidojë. Pse? Sepse më duket se opozita, më shumë se mazhoranca nuk i pëlqen ata kandidatë që kanë integritet e dinjitet dhe që janë të shquar në punët akademike e shtetërore. Sepse politika dëshiron që presidentin ta ketë kukull për ta përdorur në luftën politike dhe jo për t’i dhënë autoritetin e kreut të shtetit”.

Në fund, profesori sqaroi edhe mënyrën se si partitë mund të arrijnë te zgjedhja e presidentit, duke nënvizuar se kushti kryesor për këtë detyrë duhet të jetë integriteti.

Ai paralajmëroi se, nëse nuk arrihet zgjedhja e presidentit, vendi rrezikon të futet në një bllokadë serioze politike me pasoja të tjera.

“Edhe kësaj radhe duket se ngërçi do të jetë te zgjedhje e presidentit. Unë mendoj që në axhendën e kuvendit të Kosovës pas zgjedhjes së kryesisë të jetë zgjedhja e presidentit. Për zgjedhjen e tij do të duhet që të gjitha subjektet politike të deklarohen që kriter themelor të jetë integriteti i kandidatit. Pra nëse propozohen kandidatë pa integritetin e plotë, ata të refuzohen, derisa të gjendet një kandidat i pranuar nga të gjitha ose disa palë. Mundet që mazhoranca të ofrojë një lloj modeli, sipas të cilit kush kandidat garanton votat e opozitës, ai kandidat të votohet edhe nga Vetëvendosja. Në këtë mënyrë eviton që të ketë një qeveri koalcioni. Sepse çdo bisedim për koalicion do të çojë jo vetëm në heqjen dorë prej saj të postit të presidentit, por edhe të një pjesë nga kabineti qeveritar. Psh, kam mendimin se Ramush Haradinaj mund të marrë edhe 15 vota nga PDK dhe LDK për postin e presidentit dhe ta plotësojë numrin që duhet.

Me rëndësi është që vendi të mos shkojë sërishmi në zgjedhje të reja. Nëse ndodh kjo, atëherë ka shumë mundësi që sovrani ta ndëshkojë këtë klasë politike me mospjesëmarrje, me bojkot, pra që ta delegjitomojë atë. Shenja të tilla u dhanë në zgjedhjet e 7 qershorit. Dhe për pjesmarrjen e ulët askush nuk mund të akuzojë kë!” – përmbylli Enver Bytyçi për “Bota sot”.

The post Bytyçi: Rezultati i zgjedhjeve forcon VV-në dhe nxjerr në pah pafuqinë e opozitës appeared first on Albeu.com.