produktet e shportes Archives - Albeu.com

Vaji, qumështi, buka, vezët, orizi dhe produkte të tjera pritet të rriten nga e mërkura në Maqedoni
Të mërkurën përfundon afati për disa nga masat antikrizë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës pritet një rritje e re e çmimeve të produkteve bazë ushqimore.

Sipas informacioneve, vaji për gatim pritet të rritet 7 denarë, kurse buka për 2 denarë të tjerë. Qumështi, nga ana tjetër, për të paktën 3 denarë, ndërsa vezët dhe një kilogram oriz do të rriten për 5 denarë.

Kuvendi i Maqedonisë në mars miratoi masat kundër krizës të propozuara nga Qeveria, me të cilat ulet TVSH-ja për produktet ushqimore bazë nga 5 në zero për qind dhe ulet akciza për karburantet, Qeveria kufizon marzhin për tregtarët në 5 dhe 10 për qind, respektivisht për produkte të caktuara.

Përjashtimi i TVSH-së përfshin bukën, miellin e tipit 400, sheqerin, gjalpin, qumështin e lopës, mishin, orizin dhe vezët. Sipas statistikave, në muajin prill, çmimet me pakicë u rritën me më shumë se 11 për qind dhe inflacioni arriti në 10.5 për qind./alsat

The post Vaji, qumështi, buka, vezët, orizi dhe produkte të tjera pritet të rriten nga e mërkura në Maqedoni appeared first on Albeu.com.

30 artikuj të shportës kushtojnë 20% më shumë se në janar
30 artikujt kryesorë të shportës së mallrave, ku përfshihen nafta dhe gazi, më datën 15 mars u shitën 20% më shtrenjtë se në janarin e këtij viti.

Lista e çmimeve në muajin janar ka si referencë matjet e INSTAT të disponueshme për publikun në web-in zyrtar, ndërsa çmimet e datës 15 mars u morën nga pikat e pakicës në kryeqytet, që kanë reflektuar nivelet më të ulëta të rritjes.

Sipas listës së çmimeve bashkëngjitur, rritjen më të madhe në vlerë e patën yndyrat, mielli dhe nënproduktet e tij, hidrokarburet etj.

Çmimet e vajit dhe gjalpit kishin përqindjet më të larta të rritjes. Një kg gjalp u shit dje me 1,000 lekë nga 682 lekë  në janar, me një rritje 46.6%, ndërsa çmimi për një litër vaj u rrit me 40% duke shkuar në 320-330 lekë për kg nga 228.1 lekë që ishte në janar 2022.

Çmimet e yndyrave u rritën me shpejtësi pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Vendet në konflikt kryesojnë listën e eksporteve të vajit dhe lëndës së parë për këtë produkt.

Të përfshira në luftë dhe sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë sollën rritje të menjëhershme të çmimeve në produktet e vajit. Ndërsa çmimi i gjalpit ka si shkak kryesor faktorë të brendshëm që janë krijuar nga kostot e larta të energjisë dhe karburanteve në fabrikat e përpunimit të qumështit.

Për shkak se shumë prej tyre e blejnë energjinë në treg të lirë, aktualisht një kilovat energji blihet 4-5 herë më shtrenjtë se vitin e kaluar në këtë periudhë.

Pas yndyrave. rritjen më të lartë e shënoi mielli dhe nënproduktet e tij. Një kilogram miell i paketuar u shit dje me pakicë me 135 lekë nga 99.2 lekë në janar, duke u rritur me 36%. Çmimi i makaronave u rrit me 20.5% dhe buka një kilogram u rrit me rreth 17%.

Një litër qumësht u shit dje 160 lekë për litër nga 120.3 lekë në janar. Ndërsa një litër kos natyral u shit me 150 lekë me rritje 16.2% në krahasim me muajin janar.

Kostot e larta të energjisë dhe transportit po prekin të gjithë zinxhirin e industrisë ushqimore në vend. Rritja e ushqimit për kafshë po rrit kostot e fermave të mëdha, pasi Ukraina dhe Rusia ishin lojtar të rëndësishëm në Europë për furnizimin me këto produkte.

Për këto arsye, edhe çmimi i një veze u rrit me 16%. Një kokërr tani po shitet me 21 lekë nga 17 lekë që ishte në janar 2022.

Çmimet e naftës dhe gazit gjithashtu u rriten fort pas luftës. Një litër naftë dje kushtoi rreth 10% më shumë se ne janar 2022. Çmimi tani po kontrollohet nga një bord i përbashkët me përfaqësues të qeverisë dhe tregut, të cilët mblidhen periodikisht për ndryshimin e çmimeve.

Në krahasim me muajin janar kanë pësuar ulje vetëm çmimet e kastravecëve dhe qepëve. Kastravecët shiten 14% më lirë se në janar, për shkak se në treg ka dalë prodhimi i ri i serrave, ndërkohë që kërkesa për eksport ka shfaqur probleme pas luftës në Ukrainë.

Lufta ka ndryshuar tendencat e konsumit. Nën panik se çmimet do të rriten më tej dhe se produktet do të mungojnë në treg, këtë muaj pati blerje jo të zakonta në artikujt e vajit dhe miellit në atë masë sa u zbrazën raftet e njësive të shitjes./Monitor

The post 30 artikuj të shportës kushtojnë 20% më shumë se në janar appeared first on Albeu.com.

Tabaku: Pranoni propozimin e PD-së për uljen e TVSH-së për produktet e shportës
Nën kryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj, i kërkoi shumicës socialiste që të pranojë propozimin për uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6%.

“Të nderuar fermerë që keni protestuar me dinjitet, megjithëse sillni propozime kurrë nuk jeni dëgjuar. Unë pas 9 vitesh në këtë parlament e kam të vështirë të ndaj situatën ireale të qeverisë dhe atë që po ndodh sot jashtë. Unë jam këtu për të propozuar një amendament për TVSH-në.

120 amendamente ka prezantuar PD në 9 vite. Unë nuk besoj se situata mund të korrigjohet, por duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të shportës, PD gjykoi propozimin për uljen e TVSH-së nga 20 në 6%.

PD kërkoi dy muaj më parë interpelancë. Ka një tendencë për rritje çmimesh edhe produktet e tjera, jo vetëm të shportës. Masa për TVSH-në do të kishte ndikim te 659 individë” tha Tabaku./albeu.com

The post Tabaku: Pranoni propozimin e PD-së për uljen e TVSH-së për produktet e shportës appeared first on Albeu.com.