produkte qumeshti Archives - Albeu.com

Këto produkte ushqimore duhet t’i konsumoni patjetër në mëngjes
Vakti i mëngjesit është ndër më të rëndësishmit e ditës. Kjo për shkak se gjatë orëve të gjumit, stomaku ka tretur të gjithë atë që është konsumuar gjatë ditës, ndaj energjitë tuaja në orët e para, janë në rënie. Për t’i rifituar ato, nuk duhet kurrsesi ta shmangni këtë vakt.

Por duhet të keni kujdes edhe me produktet që konsumoni. Një mëngjes i mirë, ju sjell një ditë të mbushur me energji, por mbi të gjitha me shëndet të plotë. Lexoni sugjerimet, se kush janë disa nga produktet të cilat nuk duhet të mundojnë në tryezën tuaj, për këtë vakt.

Vezë

Të shijshme, të shëndetshme, të hash një vezë në mëngjes ju jep energji dhe për disa orë do ta ndjeni veten të ngopur.

Produktet e qumështit

Të pasura me proteina, mëngjesi më i shëndetshëm është kur nis me konsumin e produkteve të qumështit.

Bollgur

Për të gjithë ata që pëlqejnë drithërat, bollguri është zgjedhja ideale. Ajo ka përfitime të mëdha shëndetësore, pa përbërës glutenin. Efekti më i mirë që ka bollguri, është se për një kohë të gjatë e mban trupin tuaj plot me energji. Madje mund të shmangni edhe vaktin e drekës, pasi mund të rezistoni gjatë.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit nuk duhet të mungojnë asnjëherë në shtëpinë tuaj, mëngjes drekë apo darkë. Megjithatë këshillohen që më së shumti të konsumohen në mëngjes. Manaferrat, boronica, kanë në përbërje të tyre antioksidantë të cilat ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Një mënyrë e mirë për t’i ngrënë ato në mëngjes, është një përzierje me kos.

Arrat

Të shijshme dhe plot me proteina, arrat duhet të jenë në listën e produkteve që konsumoni në mëngjes. Ato kanë vërtet shumë kalori, ndaj këshillohet të mos e teproni me sasinë. Për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti, arra ul nivelin e sheqerit në gjak, ndaj është një ndër produktet që nuk duhet të jetë jashtë vaktit të mëngjesit.

Por ju mund edhe të merrni të gjitha proteinat e duhura, nëse bëni bashkë pak bollgur, kos dhe disa grimca arra.

The post Këto produkte ushqimore duhet t’i konsumoni patjetër në mëngjes appeared first on Albeu.com.

Ushqimet që nuk duhet t’i hani gjatë dimrit
Produktet e freskëta dhe me lëng janë një mundësi e mirë dhe e shëndetshme për t’u ushqyer në dimër. Gjatë kësaj stine është e rëndësishme që të evitohen ushqimet me pak ose pa vlera ushqyese.

Më poshtë ju kemi sjellë ju një listë me ushqimet që nuk duhet t’i hani në dimër.

1- Asparagu

Stina më e mirë për ta ngrënë asparagun është pranvera. Në dimër, asparagu transportohet në distanca të gjata nga Peruja ose Kina. Gjatë kësaj periudhe jo vetëm i ikën shija dhe vyshket, por ikin dhe vitaminat.

2- Zarzavate të paketuara

Zarzavatet e futura në qese janë të lara dhe prera më parë, për ta bërë më të lehtë dhe të shpejtë konsumimin. Por larja përpara dhe paketimi për t’u shitur dëmton fibrat e zarzavatit dhe humbasin vitaminat. Më mirë konsumoni zarzavate të mbjella vetë, ose prisni sa të vijë stina kur mund t’i konsumoni bio.

3- Luleshtrydhe dhe boronica

Vera është koha më e mirë për rritjen e frutave. Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C dhe plot kolagjen, ndërsa boronica mund të ndihmojë për të parandaluar kancerin e lëkurës dhe për të rritur aktivitetin e trurit. Por është më mirë të konsumoni luleshtrydhet dhe boronicat e rritura në vendin ku jetoni. Ato që transponohen nga shumë kilometra larg nuk kanë as aromë dhe as vlera ushqyese.

4- Misër

Misri rritet vetëm në verë dhe në asnjë stinë tjetër. Pra, misri që gjeni në supermarket tani në dimër nuk është aq i shëndetshëm sa mendoni ju.

5- Produkte të qumështit

Disa produkte të qumështit si gjiza dhe qumështi duhet të konsumohen me kujdes gjatë dimrit. Gjiza mund të rrisë sekretimin e mukusit nga gjëndrat dhe mund të ndikojë në gjendjen e përgjithshme të trupit. Njerëzit që kanë kollë, ftohje ose që vuajnë nga astma nuk duhet të hanë gjizë, pasi përkeqëson gjendjen e tyre. Kjo sepse qumështi mund të shkaktojë gëlbazë.

6-Sheqer

Rezulton se, sheqeri mund të nxisë disponimin depresiv, veçanërisht në dimër. Konsumimi i sheqerit shkakton inflamacion në trup dhe zvogëlon lëshimin e dopaminës, një element që luan një rol në mënyrën sesi ndjejmë kënaqësi.

7- Mish i kuq

Mishi i kuq është një burim i mirë i proteinave që janë të nevojshme për forcimin e muskujve dhe metabolizmit. Sidoqoftë, konsumimi i shpeshtë i tij mund të shkaktojë një përqendrim të mukusit në fytin tuaj. Është më mirë të hani mish pule ose peshk gjatë kësaj stine.

The post Ushqimet që nuk duhet t’i hani gjatë dimrit appeared first on Albeu.com.

Njihen si ushqime “të këqija”, por konsumi i tyre ju ndihmon të humbni peshë: Ja për cilat bëhet fjalë
Kur mbajmë dietë, përpiqemi të shmangim disa ushqime “të këqija” që ekzistojnë, duke besuar se kështu do të humbim peshë më lehtë. Në fakt, ne mund t’i konsumojmë në mënyrë që të kontribuojnë në një dietë të ekuilibruar. Le të shohim se cilat janë ushqimet që shmangim (gabimisht) kur ushqehemi shëndetshëm:

Vezë

Është shumë ushqyes, ndërkohë që me të drejtë zë kryesimin e ndoshta ushqimit më të diskutueshëm. Hulumtimet e fundit tregojnë se një vezë në ditë është e sigurt dhe ushqyese, dhe konsumimi i saj çdo ditë mund të rrisë humbjen e peshës. Kjo është për shkak të përmbajtjes së shtuar të proteinave në vezë, e cila shkakton një ndjenjë të fortë të ngopjes. Në fakt, një mëngjes me bazë vezësh e vonon urinë më shumë sesa një mëngjes me bazë miell.

Makaronat

Janë shumë të njohura dhe ndoshta ushqimi i preferuar i shumicës së njerëzve! Makaronat cilësohen gjithmonë si “problem” për humbjen e peshës. Por çfarë është e vërtetë në realitet? Karbohidratet (ku bëjnë pjesë makaronat) janë pjesë përbërëse e një diete të ekuilibruar.

Në vend që t’i shmangim ato, ne zgjedhim makaronat me grurë integrale dhe i mbajmë porcionet tona në moderim. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që hanë disa porcione ushqimesh të plota në ditë kanë më shumë gjasa të humbin peshë dhe ta mbajnë atë.

Produktet e qumështit

Njerëzit që duan të humbin peshë përpiqen të shkurtojnë kaloritë duke “prerë” bulmetin. Studimet tregojnë se kjo është e gabuar. Trupi “djeg” më shumë yndyrë kur merr mjaftueshëm kalcium, kështu që ngrënia e djathit, kosit dhe qumështit me pak yndyrë mund t’ju ndihmojë në të vërtetë të humbni peshë. Produktet e qumështit, veçanërisht kosi, janë gjithashtu të pasura me proteina, të cilat ndihmojnë në ngopjen.

Çokollatë

Është një snack i preferuar për të gjithë. Konsumi prej 40 gr. çokollatë e zezë çdo ditë dhe për një periudhë prej 2 javësh është vërtetuar se ndihmon në përmirësimin e disponimit të atyre me ankth të rëndë.

Çokollata e zezë është plot me antioksidantë dhe është treguar në studime se ndihmon insulinën të funksionojë më mirë në trupin tonë, ndërsa kontrollon ndjenjën e urisë. Përveç kësaj, ai përmban magnez, i cili ndihmon në menaxhimin e stresit, lodhjes dhe depresionit.

Pop corn (kokoshka)

Konsiderohet një snack i lehtë e i shëndetshëm, veçanërisht kur i bëjmë në shtëpi. Ato përmbajnë fibra dhe krijon një ndjenjë ngopjeje ndërmjet vakteve, ndërsa ndihmon edhe tretjen. Në të njëjtën kohë, është një ushqim i pasur me antioksidantë. Ka më shumë polifenole, një lëndë ushqyese që lufton inflamacionin, sesa perimet, pasi ato janë në një formë më të koncentruar. Gjatë përgatitjes është mirë të mos përdorni gjalpë, shumë kripë dhe sheqer ose karamel.

Salmoni

Është ndoshta peshku më i keqkuptuar, sepse është shumë i yndyrshëm. Ka vlera të mëdha ushqyese dhe veti të dobishme për lëkurën, imunitetin, zemrën dhe trurin. Konkretisht, salmoni është i pasur me niacinë, acid pantotenik, riboflavinë, vitaminë D, vitamina B, selen dhe fosfor.

Nuk ka shumë kalori apo acide yndyrore të ngopura, por kërkon vëmendje nga ata me kolesterol të lartë. Është një nga burimet më të mira të acideve yndyrore Ω3, të cilat janë të vlefshme për organizmin./albeu.com

The post Njihen si ushqime “të këqija”, por konsumi i tyre ju ndihmon të humbni peshë: Ja për cilat bëhet fjalë appeared first on Albeu.com.