prodhimi i naftes Archives - Albeu.com

Prodhimi i naftës nuk rritet, SHBA-Evropës: Nuk të shpëtojmë dot për dimrin e vitit 2023
Prodhuesit amerikanë të naftës dhe LNG-së kanë paralajmëruar se nuk do ta shpëtojnë dot energjikisht Europën në dimrin e vitit 2023.

Kjo nuk mund të ndodhë as duke rritur më tej nxjerrjen e burimeve të energjisë.

Në fakt, ata parashikojnë se reduktimi i madh në eksportet ruse mund ta kthejë naftën mbi 100 dollarë për fuçi. Kjo është ajo që raporton Financial Times në një artikull të botuar në faqe të parë në lidhje me vendimin e Bashkimit Evropian për të pezulluar importet e naftës ruse nga fundi i vitit 2022.

“Prodhimi ynë është ai që është”, “nuk ka vend për rritje, as në naftë dhe as në gaz natyror”, thanë për FT përfaqësues të industrisë së energjisë amerikane.

“Nuk ka asnjë mundësi për të shpëtuar Evropën, as në një zonë dhe as në tjetrën.”

Siç dihet, Presidenti Biden ishte zotuar se do të ndihmonte Evropën në sektorin e energjisë për të përballuar reduktimet e ofertës që ka nisur pala ruse para dhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por edhe pas sanksioneve.

Megjithatë, ai nuk mundi të bindte as sauditët, të cilët nuk pranuan të rrisin prodhimin e tyre, as prodhuesit amerikanë, të cilët besojnë se çmimi i naftës duhet të shkojë mbi 120 dollarë për fuçi, në mënyrë që të jetë e dobishme për ta të rrisin prodhimin.

Kujtojmë se industria e naftës dhe gazit natyror në SHBA realizoi superfitime vitin e fundit, duke “fshirë” dëmet e shkaktuara në industri nga pandemia dhe bllokimet, duke ulur çmimet e naftës në nivele negative në pranverën e 2020-ës.

Megjithatë, niveli i prodhimit nuk është rikuperuar ende – para pandemisë, SHBA pomponte 13 milionë fuçi naftë bruto çdo ditë, ndërsa sot pompon vetëm 12 milionë fuçi në ditë./albeu.com/

The post Prodhimi i naftës nuk rritet, SHBA-Evropës: Nuk të shpëtojmë dot për dimrin e vitit 2023 appeared first on Albeu.com.

Biden thirrje rafinerive të naftës: Prodhoni më shumë karburant, më pak fitime
Presidenti Joe Biden u bëri thirrje të mërkurën rafinerëve që të prodhojnë më shumë benzinë dhe naftë.

Biden është shprehur se fitimet e tyre janë trefishuar gjatë periudhës së luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa amerikanët përballen me çmime të larta karburanti.

“Dhimbja me të cilën po përballen familjet meritojnë veprim të menjëhershëm”, thuhet në një letër që Presidenti Biden u dërgoi shtatë rafinerive amerikane. “Kompanitë tuaja duhet të bashkëpunojnë me administratën time për të arritur një zgjidhje të shpejtë dhe konkrete, që trajton krizën”.

Në Shtetet e Bashkuara çmimet e karburantit janë mesatarisht rreth 5 dollarë për gallon (një gallon ka 3.78 litra). Çmimet e larta kanë krijuar një barrë e rëndë ekonomike në vend dhe përbëjnë një kërcënim politik për demokratët që përballen me zgjedhjet e pjeshme për Kongresin amerikan në nëntor.

Vitin e kaluar, shkalla e inflacionit filloi të rritej ndërsa ekonomia amerikane u ripërtëri nga pasojat e pandemisë. Por rritja e inflacionit u përshpejtua gjatë muajve të fundit ndërsa çmimet e energjisë dhe ushqimeve u rritën pasi Rusia sulmoi Ukrainën në muajin shkurt duke dëmtuar tregjet globale të mallrave.

Qeveria amerikane raportoi të premten se çmimet e konsumit ishin rritur me 8.6% nga një vit më parë, rritja më e madhe në më shumë se 40 vjet.

Presidenti Biden thotë se rafineritë po përfitojnë nga pasiguritë e shkaktuara si rezultat i luftës në Ukrainë. Mesazhi i tij, se babëzia e korporatave po kontribuon tek çmimet më të larta është bërë temë debatesh mes shumë ekonomistëve, megjithatë pretendimi mund të ketë njëfarë ndikimi tek votuesit. Letra e presidentit u drejtohet kompanive Marathon Petroleum, Valero Energy, ExxonMobil, Phillips 66, Chevron, BP dhe Shell.

The post Biden thirrje rafinerive të naftës: Prodhoni më shumë karburant, më pak fitime appeared first on Albeu.com.