procedurat gjyqësore Archives - Albeu.com

Rinisin procedurat gjyqësore kundër të pandehurve për sulmet e 11 shtatorit
Të martën, 7 shtator, pritet të rinisin seancat gjyqësore ndaj Khalid Sheikh Muhammad, i cili dyshohet se ka planifikuar sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara më 2001.

Procesi gjyqësor pritet të rinisë edhe ndaj katër të pandehurve të tjerë në bazën ushtarake të SHBA-së, në Guantanamo, Kubë.

Procesi gjyqësor rinis pas 17 muajve pauzë, kryesisht për shkak të pandemisë, ndërkohë që SHBA-ja përgatitet për të shënuar 20-vjetorin e sulmeve, që kanë lënë të vdekur gati 3,000 persona dhe janë përcjellë me pushtimin e Afganistanit nga forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga amerikanët, me qëllim të ndjekjes së organizatorëve.

Brenda disa muajve të sulmit, Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur qindra “luftëtarë të armikut” dhe të dyshuarit kanë qenë të lidhur me grupin Al-Kaida.

Aktualisht në burgun në Guantanamo qëndrojnë 39 persona, përfshirë 12, të cilët Uashingtoni i konsideron figura të rrezikshme të rrjetit terrorist.

Sistemi i komisioneve ushtarake, që mbikëqyr figurat e dyshuara të Al-Kaidës, ka zgjatur për një dekadë dhe ka dalë të jetë problematik për disa administrata amerikane.

Vetëm dy dënime janë kryer deri më tani.Seanca e 7 shtatorit do të nisë me një gjyqtar të ri, i teti i përfshirë në këtë proces.

Pesë të pandehurit janë akuzuar për konspiracion, terrorizëm dhe vrasje të 2,976 personave në sulme, akuza që mund të rezultojnë me dënim me vdekje.

Avokatët e Muhammadit besojnë se seancat kanë nisur për të treguar se është duke ndodhur diçka në përvjetorin e 20-të të sulmeve.

Muhammad, i njohur me inicialet KSM, konsiderohet kyç në organizim të sulmeve.

Qytetar pakistanez, por i rritur në Kuvajt, Muhammad, 56-vjeçar, besohet se ka propozuar i pari sulmet në ndërtesat amerikane më 1996, gjatë një diskutimi me ish-udhëheqësin e Al-Kaidës, Osama bin Laden.

Muhammad ka diplomuar në një universitet amerikan dhe ka punuar me Qeverinë në Katar në fillim të viteve 1990.

Ai ka pretenduar se është përgjegjës, jo vetëm për sulmet e 11 shtatorit, mirëpo edhe për sulmet me bomba në Bali dhe Keni, që lidhen me Al-Kaidën, si dhe për vrasjen e gazetarit amerikan, Daniel Pearl.

The post Rinisin procedurat gjyqësore kundër të pandehurve për sulmet e 11 shtatorit appeared first on Albeu.com.