procedura Archives - Albeu.com

Dyshimet për financime ruse dhe thirrjet e amerikanëve, anulohet procedura e tenderit për ndërtimin e Portit në Porto Romano
Pas kritikave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar, pasi kompania e vetme e mbetur në garë nuk paraqiti ofertën financiare brenda afatit të përcaktuar.

Mësohet se kompania Archirodon, e cila ishte e vetmja që vijonte në garë në fazën përfundimtare të tenderit, nuk dorëzoi ofertën e saj financiare më 9 mars.

Tenderi kishte një vlerë të përllogaritur prej rreth 400 milionë eurosh dhe synonte ndërtimin e portit të ri tregtar në zonën e Porto Romanos

The post Dyshimet për financime ruse dhe thirrjet e amerikanëve, anulohet procedura e tenderit për ndërtimin e Portit në Porto Romano appeared first on Albeu.com.

Procedura/ Vitin e ardhshëm pritet të hapen licencimet për kultivimin e kanabisit mjekësor
Pritet që vitin e ardhshëm të hapen aplikimet për licencimin e operatorëve, që do të lejohen të kultivojnë dhe përpunojnë kanabisin në vend për qëllime mjekësore.

Nga Ministria e Shëndetësisë në raportin e monitorimit të treguesve të 8 mujorit, është raportuar realizimi i një shpenzimi me vlerë 4,7 mln lekë nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it.

Burime nga Ministria e shëndetësisë, sqaruan për Monitor se shuma e raportuar është shpenzuar për trajnimet e punonjësve të Agjencisë. Ndërsa aplikimet pritet të nisin vitin e ardhshëm, pas përfundimit të miratimeve të akteve nënligjore.

Miratimi i tyre do të mundësojë zbatimin e ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale”.

“Gjatë vitit 2024 është çelur produkti Subjekte të licencuara dhe të lejuara për kultivimin e bimës së Cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale, i cili përfaqëson aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të CANNABIS-it, me një realizim 4,793,492 lekë. Për këtë institucion nuk mund të kemi ende sasi faktike, do të nisim ta parashikojmë në fund të vitit 2024”, citohet në raportin e monitorimit të Ministrisë së shëndetësisë.

Po ashtu, pas miratimit nga Ministria e Shëndetësisë së formatit të licencës për ushtrimin e aktivitetit për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore, dhe VKM të Këshillit të ministrave për përcaktimin e pagesës së anëtarëve të komisionit të licencimit, ka përfunduar hartimi i udhëzimit për përdorimin e tarifës së licencimit.

Mësohet se nga dy ministrisë ka përfunduar hartimi i udhëzimit të përbashkët dhe i ka kaluar për miratim Këshillit të Ministrave, ku është përcaktuar se 70% e arkëtimeve nga tarifat e licencimit do t’i kalojnë buxhetit të shtetit dhe 30% buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Cannabis-it.

Sipas Nenit 14 të ligjit, operatorët që do të kërkojnë të pajisen me licencë, do të paguajnë në momentin e paraqitjes së kërkesës një tarifë në vlerën 100,000 lekë, e cila është e pakthyeshme.

Ndër të tjera, Neni 15 i ligjit përcakton se pas vitit të tretë, operatorët do të paguajnë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5% të qarkullimit vjetor, por, në çdo rast, jo më pak se 10, 000, 000 lekë. Procedura e pagimit të tarifës dhe mënyra e përdorimit të kësaj tarife, do të me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit për shëndetësinë.

Pas miratimit në 2023 të ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale” edhe në Shqipëri kultivimi dhe përpunimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, konsiderohet aktivitet i lejuar nëpërmjet operatorëve të licencuar.

Ligji parashikon detyrimin se aksionari i cili zotëron 51% të aksioneve të shoqërisë, duhet të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të nënprodukteve të bimës së cannabis-it në një nga vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, për të paktën 5 vjet të jetë zotërues i praktikave të mira të prodhimit, të lëshuar nga Agjencia Evropiane e Barnave ose Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat për të paktën 3 vjet.

Pranë Agjencisë, është krijuar edhe Komisioni i Licencave. Komisioni i licencave përbëhet nga 7 anëtarë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit rural dhe Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërsa nga Këshilli i Ministrave në muajin Maj 2024, u miratua vendimi “Për përcaktimin e pagesës së anëtarëve të komisionit të licencave për kultivimin e Cannabisit për qëllime mjekësore”.

Vendimi përcaktonte se anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave, për kultivimin e cannabis-it për qëllime mjekësore përfitojnë do të përfitojnë një pagesë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision, në masën 25, 000 lekë për mbledhje, por jo më shumë se 12 pagesa në vit.

Gjithashtu, më herët në muajin shkurt, u miratuar urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, ku përcaktohej formati i licencës për ushtrimin e aktivitetit për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Ligji përcakton se licenca për aktivitetin e kultivimit jepet vetëm në sipërfaqe të hapura, të mbuluara ose sera. Sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për kultivim të cannabis-it për qëllime mjekësore, nuk mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe jo më e madhe se 10 hektarë. Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore, nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.

PROCEDURA E PAJISJES ME LICENCË PËR USHTRIMIN E AKTIVITETEVE TË LIDHURA ME PRODHIMIN E CANNABISIT PËR QËLLIME MJEKËSORE

1. Licenca për prodhimin e cannabis-it për qëllime mjekësore mund të përmbajë veprimtaritë e mëposhtme:

1. a) kultivimin, prodhimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore

2. b) transportimin e farërave, bimëve dhe produkteve e nënprodukteve të cannabis-it për qëllime mjekësore në territorin e Republikës së Shqipërisë;

3. c) eksportin e bimëve, produkteve dhe nënprodukteve të cannabis-it për qëllime mjekësore.

2. Licenca jepet për një ose disa veprimtari, për një periudhë 15-vjeçare, me të drejtë rinovimi me kërkesë, për secilin nga aktivitetet dhe bazuar në procedurën përzgjedhëse të organizuar nga Agjencia. Formati i licencës për ushtrimin e aktiviteteve të lidhura me prodhimin e cannabis-it për qëllime mjekësore miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

3. Licenca i jepet vetëm subjektit që plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë ligj, si dhe vetëm për njësitë dhe aktivitetin e kërkuar e të përcaktuar në planzhvillimin e saj, duke përcaktuar koordinatat e vendndodhjes së njësive dhe marrëdhënien e subjektit me tokën.

4. Licenca jepet vetëm në emër të subjektit dhe është e patransferueshme dhe e patjetërsueshme. Licenca ka si pjesë përbërëse të saj aktivitetet për të cilat subjekti licencohet, me plotësimin e kërkesave të përcaktuara në këtë ligj.

5. Nëse në licencë është përcaktuar se aktivitete të caktuara, të parashikuara në licencë, mund të kryhen tërësisht apo pjesërisht nga subjekte të tjera, këto subjekte do të verifikohen në lidhje me plotësimin e kushtit të pastërtisë së figurës, si dhe përcaktohen shprehimisht në licencë. Ndryshimet që lidhen me tjetërsimin e pronësisë së këtyre subjekteve kërkojnë miratimin paraprak me shkrim të Komisionit të Licencimit. Komisioni jep ose refuzon miratimin paraprak, brenda 3 muajve nga paraqitja e plotë e kërkesës, mbështetur në dokumentacionin e përcaktuar në lidhje me verifikimin e pastërtisë së figurës.

6. Licenca përcakton një ose disa njësi për të cilat subjekti ka plotësuar kriteret. Nëse subjekti licencohet për më shumë se një njësi, ato duhet të jenë kufitare me njëra-tjetrën dhe, në çdo rast, jo më shumë se 4 njësi në të njëjtën licencë.

7. Licenca për aktivitetin e kultivimit jepet vetëm në sipërfaqe të hapura, të mbuluara ose sera. Sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për kultivim të cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe jo më e madhe se 10 hektarë

8. Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.

9. Kërkuesi, për t’u pajisur me licencë, paguan në momentin e paraqitjes së kërkesës një tarifë në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, e cila është e pakthyeshme. Procedura e pagimit të tarifës dhe mënyra e përdorimit të kësaj tarife përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

10. Kushtet e dhënies së licencës, të përcaktuara në pikën 2, të nenit 15, duhet të respektohen nga subjekti i licencuar gjatë të gjithë kohëzgjatjes së vlefshmërisë së saj. Çdo 3 vjet kushtet e licencës rivlerësohen nga Agjencia, e cila, nëse konstaton mospërmbushjen e kushteve dhe kritereve, propozon, sipas rastit, pezullimin ose shfuqizimin e licencës apo i kërkon subjektit plotësimin e kushteve brenda një afati 30-ditor.

11. Jo më vonë se 6 muaj përpara përfundimit të afatit të vlefshmërisë së licencës, subjekti mund të kërkojë rinovimin e saj kur provon se plotëson kushtet e pajisjes me licencë sipas përcaktimeve të këtij ligji./Monitor

The post Procedura/ Vitin e ardhshëm pritet të hapen licencimet për kultivimin e kanabisit mjekësor appeared first on Albeu.com.

Nis procedura për komision hetimor për Erion Veliajn, ja kërkesat e opozitës
Kryetari i Nismës Thurje, Endrit Shabani, i cili është anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë, ka iniciuar sot kërkesën për ngritjen e një komisioni të përkohshëm që të kontrollojë proçedurat e emërimit të drejtorëve në bashkinë e Tiranës, si dhe të hetojë përse kanë dështuar mekanizmat e auditit të brendshëm përsa i përket abuzimit me tenderat e bashkisë.

Kjo kërkesë e zyrtarizuar sot, ka marrë mbështetjen edhe të anëtarëve të tjerë të opozitës në Këshillin Bashkiak.

Kërkesa:

E nderuar kryetare e Këshillit Bashkiak, të nderuar anëtarë të kryesisë, të nderuar këshilltarë,

Siç edhe jeni në dijeni, në 8 Dhjetor 2023 Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lëshoi 15 urdhër arreste që lidheshin me hetimin e dosjes së inceneratorit të Tiranës, e cila ka nisur me një kallëzim në SPAK të Nismës Thruje me datë 24 Qershor 2020. Mes personave të arrestuar ishte edhe drejtori i infrastrukturës në Bashkinë Tiranë. Po ashtu, javës së kaluar, me datë 28 Mars 2024, SPAK ka lëshuar 9 urdhër arreste të tjera për ish zyrtarë të lartë të bashkisë së Tiranës, ku u përfshinë edhe ish drejtori i Ujësjellës Kanalizime të Tiranës (UKT) dhe ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Sipas të dhënave të sigurura nga SPAK, këta drejtues të Bashkisë akuzohen se për vite të tëra kanë përdorur pushtetin publik për të abuzuar me tenderat e bashkisë, duke përvetësuar dhjetra miliona euro nga taksat që qytetarët e Tiranës na kanë besuar.

Ndërkohë që prokuroria bën kontrollin penal të shkeljeve të kryera, gjykojmë se si Këshill bashkiak është e domosdoshme të ndëmarrim dy veprime:

1) Një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, ku të thërrasim në interpelancë kryetarin e bashkisë (bazur në nenit 53, pika 3.b e Rregullores së Këshillit Bashkiak dhe neneve 64, pika d dhe 59, pika 4 e ligjit 139/2015)

2) Ngritja e një komisioni të përkohëshëm që të hetojë mbi procedurat e emërimeve të strukturave drejtuese në Bashkinë e Tiranës, dhe mbi mekanizmat e kontrollit të brendshëm (Bazuar në nenin 38, pika 2, të Rregullores së Këshillit Bashkiak)

Së pari, ne si Këshill Bashkiak kemi detyrimin të zbulojmë çfarë ka çaluar në proçesin e rekrutimit dhe emërimit të stafit drejtues të administratës së bashkisë Tiranë. Ligjit 139/2015, neni 64, pika g, përcakton se drejtuesit e drejtorive emërohen dhe shkarkohen nga kryetari i bashkisë. Prandaj do të ishte me rëndësi të kontrollohen proçedurat e ndjekura për emërimin e drejtorëve të arrestuar, për të kuptuar se si këta persona kanë arritur të kalojnë filtrat kontrollues duke u vendosur në krye të administratës së bashkisë Tiranë.

Gjithashtu, kryetari i bashkisë duhet të na raportojë mbi masat që kishte marrë për verifikimin e akuzave që ishin ngritur mbi abuzimin e drejtorëve të korruptuar. Vlen të përmendet se në emisionin Opinion në 27 Prill 2023, kryetari i bashkisë i ka zhvlerësuar dyshimet se drejtorët e bashkisë po abuzonin me pushtetin public duke u shprehur se:

“…jam informuar për rastin…dhe mua nuk më rezulton kështu, dhe më rezulton se [akuza se Mariglen Qato po përfitonte miliona euro përmes një kompanie private] një gënjeshtër shumë e madhe …”.

Nëse ky besim i kryetarit të bashkisë buronte nga rezultatet e auditit të brendshëm, atëherë kjo e bën shumë të rëndësishme për të hetuar se përse këto raporte nuk kanë arritur të zbulojnë abuzimet me tenderat e bashkisë. Nga ana tjetër, nëse kryetari i bashkisë nuk e kishte ngritur këtë bindje mbi raportet e auditit, vlen për tu hetuar përse ai i ka injoruar këto indicie, dhe nuk ka vënë në lëvizje strukturat e kontrollit të brendshëm.

Së dyti, ne duhet të ngremë një komision të përkohshëm që të hetojmë në thellësi se ku ka dështuar kontrolli i brendshëm i bashkisë. Kuadri ligjor, specifikisht ligji 139/2015, neni 13 dhe neni 43, përcakton se bashkia, përveç mbikqyrjes dhe inspektimit që i ushtrohet nga qeveria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, është subjekt edhe i auditit të brendshëm. Gjithashtu sipas rregullores së KB, neni 39, parashikon që përmes komisionit financiar, si dhe përmes audituesit të jashtëm, Këshilli kontrollon administratën e bashkisë në mënyrnë se si shpenzohet buxheti.

Kohëzgjatja e abuzimit të këtyre drejtorëve dhe numri i lartë i tenderave të dyshuar, tregon se këto struktura të kontrollit të brendshëm kanë dështuar. Shembulli më domethënës është se si ka kaluar pa u vënë re nga auditimi i brendshëm konflikti i interest në rastin e raportuar në media se kompania e drejtorit të Departamentit të Shitjeve të UKT-së ka fituar disa herë tenderin për t’i shitur ujë të pijshëm bashkisë Tiranë.

Të nderuar kolegë, nëse ne nuk arrijmë të kuptojmë problemet sistemike që kanë lejuar këta drejtorë të shpërdorojnë buxhetin e bashkisë rrezikojmë që ky abuzim të vazhdojë edhe pas arrestimit të tyre, duke na detyruar që të vazhdojmë të rrisim taksat vendore si mënyrë për të kompensuar abuzimin që bëjnë drejtuesit e bashkisë. Një praktikë kjo që me sa duket ka vazhduar deri në momentin që flasim, nisur edhe nga vendimet e fundit të Këshillit Bashkiak.

Për më tepër, në një moment të tillë ku imazhi i bashkisë Tiranë është dëmtuar në opinionin publik, rifitimi i besimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për të siguruar bashkëpunimin e qytetarëve të Tiranës me strukturat e bashkisë, si dhe për të inkurajuar pagimin e taksave dhe tarifave vendore, pa patur frikë se ato do të përfundojnë në xhepat e zyrtarëve të bashkisë.

Nisur nga krahasimi që kryetari i bashkisë i bëri korrupsionIt me një sëmundje në trupin e bashkisë. Detyra jonë si Këshill Bashkiak është të zbulojmë sa e përhapur është kjo sëmundje, dhe mbi të gjitha të kuptojmë nëse kjo është një sëmundje autoimune.

Duke shpresuar që të gjithë këshilltarët janë të bashkuar kur vjen puna tek lufta ndaj korrupsionit dhe garantimi i integritetit të institutionit që përfaqësojmë, ju dërgojë këto kërkesa.

The post Nis procedura për komision hetimor për Erion Veliajn, ja kërkesat e opozitës appeared first on Albeu.com.

Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, ja si do të zhvillohet procesi
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë këtë të premte intervistat me tre kandidatët për kreun e ri të SPAK, i cili do të marrë drejtimin e kësaj strukture që heton krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.

Bëhet me dije se prokurori Adnan Xholi do të jetë i pari që do të paraqesë platformën para anëtarëve të KLP dhe ë pas do të vijojë me platformën e prokurorit Altin Dumani. Ndërsa Edvin Kondili do të jetë kandidati i tretë.

Ndërkohë pas dëgjimit të tre prokuroreve, anëtarët e KLP-së përmes një votimi të hapur, do shprehin vullnetin e tyre për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme.

Në lidhje me këtë, ambasadorja amerikane Yiri Kim, deklaroi dy ditë më parë se “procesi s’duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar.” Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se është KLP që zgjedh kreun e SPAK dhe jo qeveria, opozita apo ambasada e SHBA.

Kujtojmë se kreu aktual i SPAK, Arben Kraja, përfundon mandatin në datën 19 dhjetor.

SPAK-u së bashku me Gjykatën speciale, konsiderohen si dy organet kyçe për të shënuar një kthesë në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

The post Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, ja si do të zhvillohet procesi appeared first on Albeu.com.

Fluks të emigrantëve, radhë të gjata në Kapshticë, autoritetet po punojnë me proceduara të përshpejtuara (VIDEO)
Radhë të gjata janë krijuar sërish në pikën doganore në Kapshticë. Fluksi i mjeteve dhe kalimtarëve është fenomen i evidentuar në dalje nga vendi jonë drejt vendit fqinj.

Fluksi vijon të jetë i lartë në dalje të Shqipërisë, ndërsa shkak për këtë është bërë ardhja e emigrantëve në vend.

Aktualisht po punohet me procedura të përshpejtuara për të bërë mundur evidentimin e pritjeve të gjata.

Deri më tani, raportohet se radha është krijuar për shkak së pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh për shkak se ditën e sotme ka pasur festë. Bëhet fjalë për festën kombëtare të Greqisë e njohur si Jo-ja greke (to megalo oxi). Për shkak se në kalendar kjo datë shënohet si ditë pushimi zyrtare.

Raportimet nga pika doganore bëjnë me dije se momentalisht pala greke punon me dy sportele ndërsa në anën shqiptare dogana punon me 4 sportele.

The post Fluks të emigrantëve, radhë të gjata në Kapshticë, autoritetet po punojnë me proceduara të përshpejtuara (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shqipëria njeh të dielën rivalët në eliminatoret e EURO 2024, njihuni me procedurat e shortit
Shqipëria do të njohë këtë dielë kundërshtarët që do të ketë përballë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2024, me shortin që do të hidhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe do të nisë në ora 12:00.

Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe për këtë arsye nuk merr pjesë ne short. Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.

53 skuadrat që marrin pjesë në shortin e kualifikueseve më 9 tetor 2022, janë klasifikuar nëpër 6 vazo në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23, dhe do të ndahen në dhjetë grupe kualifikuese, shtatë nga të cilat me pesë skuadra (nga Grupi A deri në Grupin G) dhe tre grupe me nga gjashtë skuadra (nga Grupi H deri në Grupin J.

Ndeshjet e fazës kualifikuese do të nisin në muajin mars dhe do të përfundojnë në nëntor 2023. Në përfundim të kualifikueseve, dhjetë skuadrat e renditura të parat në grupe së bashku me 10 vendet e dyta kualifikohen automatikisht për në fazën finale. Tre skuadrat e tjera pjesëmarrëse do të dalin nga faza play-off që do të zhvillohet në mars 2024.

Faza finale e Europianit, ku do të marrin pjesë 24 skuadra, do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024 në Gjermani.

Shqipëria është e pozicionuar në vazon e tretë të shortit së bashku me Ukrainën, Islandën, Norvegjinë, Slloveninë, Republikën e Irlandës, Malin e Zi, Rumaninë, Suedinë dhe Armeninë.

Katër finalistët e UEFA Nations League e më konkretisht Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia, do të luajnë ndeshjet finale të këtij kompeticioni në qershor 2023. Si pasojë, këto skuadra kanë vetëm tetë ditë ndeshjesh në dispozicion për fazën e grupeve të eliminatoreve dhe duhet të pozicionohen në grupe me pesë skuadra në këtë short.

Bazuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s këto skuadra nuk mund të shortohen në të njëjtin grup: Armeni/Azerbajxhan, Bjellorusi/Ukrainë, Gjibraltar/Spanjë, Kosovë/Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë/Serbi.

Disa shtete paraqesin kushte të vështira atmosferike gjatë dimrit për të luajtur futboll dhe për të minimizuar rrezikun e ndikimit të motit në ndeshje është vendosur që maksimumi dy shtete të tilla të jenë në të njëjtin grup. Vendet që paraqesin vështirësi gjatë dimrit janë Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania dhe Norvegjia.

Gjithashtu do të shmanget edhe përballja në grupe e disa vendeve që përfaqësojnë një distancë shumë të largët udhëtimi nga njëra-tjetra dhe një maksimum prej një çifti të tillë mund të vendosen në të njëjtin grup. /fshf.org

The post Shqipëria njeh të dielën rivalët në eliminatoret e EURO 2024, njihuni me procedurat e shortit appeared first on Albeu.com.

Finlanda nis procedurat për të rritur numrin e ushtarëve të saj në Kosovë
Finlanda pritet të rrisë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Kjo u diskutua sot mes presidentit finlandez dhe komitetit ministror për punë të jashtme dhe siguri.

Siç raportohet nga mediat finlandeze, numri i ushtarëve të tyre në Kosovë pritet të arrijë në 70. Temë e takimit në fjalë ishte edhe agresioni rus në Ukrainë.

Finlanda aktualisht është në proces të anëtarësimit në NATO. /

The post Finlanda nis procedurat për të rritur numrin e ushtarëve të saj në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Hapja e kufirit të Kapshticës: Procedurat që duhet të ndjekin punëtorët sezonal për të kaluar në Greqi
Nga sot deri më 31 maj, Greqia do të mirëpresë punëtorët sezonal të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur policia kufitare e Kapshticës, ku dhe ka dhënë detaje për proceduart dhe kushtet që duhet të ndjekin punëtorët për të kaluar në Greqi.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se duke filluar nga dita e sotme, deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë në drejtim të Greqisë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal. Këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Sqarojmë se kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://ëëë.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë). Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve./albeu.com

The post Hapja e kufirit të Kapshticës: Procedurat që duhet të ndjekin punëtorët sezonal për të kaluar në Greqi appeared first on Albeu.com.

Po shkoni për të votuar? Zbuloni mënyrën e saktë që vota juaj të quhet e vlefshme
Sot ju do të votoni për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme. Por si do të votoni, cila është procedura?

Hap pas hapi si duhet të votoni:

Votohet vetëm me një fletë votimi. Fleta e votimit përmban listën e partive politike apo koalicioneve, numrat e kandidatëve të çdo partie, apo koalicioni, si dhe emrin e kandidatit të pavarur në qarqet përkatëse.

Vendos shenjën X ose + në kutinë përbri partisë apo koalicionit që do zgjidhni.

Vendos shenjën X ose + në kuadratin poshtë numrit të kandidatit që do të votoni.

Ju mund të votoni vetëm për një parti politike, ose vetëm për një koalicion dhe mund të votoni vetëm për kandidatin e asaj partie, apo atij koalicioni që keni zgjedhur.

Ju mund të votoni vetëm për partinë politike, ose koalicionin, pa votuar ndonjë kandidat të partisë, apo koalicionit.

Ju mund të votoni edhe vetëm për një kandidat nëse nuk dëshironi të votoni partinë, apo koalicionin të cilit i përket kandidati.

Kujdes!

Te gjitha mënyrat e tjera të votimit janë të pavlefshme! Për të verifikuar  numrin që i takon çdo kandidati, në çdo qendër votimi, të çdo qarku,  pranë çdo dhome fshehtësie do të jetë lista me emrat

e kandidatëve të qarkut përkatës.

The post Po shkoni për të votuar? Zbuloni mënyrën e saktë që vota juaj të quhet e vlefshme appeared first on Albeu.com.