procedim Archives - Albeu.com

Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare të Finiqit, procedohet penalisht mësuesi!
Një mësues 58-vjeçar është proceduar penalisht, pas denoncimit në rrjetet sociale për dhunë ndaj nxënësve të tij në klasë, gjatë orës së mësimit.

Policia e Sarandës konfirmoi sot (19 mars) se ka marrë nën hetim arsimtarin G.N., banues në fshatin Velhov, menjëherë pas rastit të publikuar për keqtrajtimin e një prej fëmijëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. N., 58 vjeç, banues në fshatin Velhov, mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Finiq, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës, gjatë orës së mësimit (Rasti u publikua në rrjete sociale)”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.

Hetimet po i ndjek organi i akuzës, teksa po mblidhen dëshmi dhe prova për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa janë siguruar edhe pamje.

Në një video që u bë shumë shpejt virale në rrjet, shihet profesori i lëndës së Fizikës duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi.

Sipas shokëve të klasës, ngjarja ka ndodhur brenda ambientit të shkollës, pasi nxënësi i kishte pëshpëritur një fjalë në vesh një shoku të tij gjatë orës së mësimit.

Ata thanë se reagimi i mësuesit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër, duke kaluar në dhunë fizike ndaj të miturit.

The post Dhunoi nxënësin e shkollës 9-vjeçare të Finiqit, procedohet penalisht mësuesi! appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Fier/ Pacienti humbi jetën nga neglizhenca gjatë trajtimit mjekësor, procedohet mjekja
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një pacient ka humbur jetën në spital, si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor.

Për pasojë është proceduar mjekja, shtetasja me iniciale B.B., 56-vjeçe.

Njoftimi:

Procedohet shtetasja B. B., 56-vjeçe, banuese në Fier, me detyrë mjeke në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor, më datë 30.10.2025, ka humbur jetën, në këtë spital, shtetasi A. Z., 63-vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post E rëndë në Fier/ Pacienti humbi jetën nga neglizhenca gjatë trajtimit mjekësor, procedohet mjekja appeared first on Albeu.com.

Nuk ofronte shërbime në spitalin publik për përfitime në privat, procedohet mjeku imazherist në Fier
Prokuroria e Fierit, ka proceduar penalisht mjekun imazherist Gëzim Taullaj me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Hetimet zbuluan se mjeku largohej gjatë orarit zyrtar nga spitali publik, për të ofruar shërbime me pagesë në dy spitale private.

Gjatë hetimeve disa mujore me metoda speciale, Prokuroria dokumentoi dy episode korrupsioni në datat 29 dhe 31 tetor 2025.

Mjeku u arrestua në flagrancë me 27,800 lekë të përfituara nga pacientë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu sekuestruan 39,155 euro, 1.857.000 lekë, 2,370 paund, 75 dollarë dhe 10 franga.

Gjykata e Fierit vlerësoi arrestimin si të ligjshëm dhe caktoi ndaj tij masën e sigurimit “arrest në shtëpi”

Njoftimi i Prokurorisë Fier:

Nuk ofronte shërbimet mjekësore në spitalin publik për përfitime monetare në spitale private, Prokuroria Fier procedon mjekun për 2 vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr. 929, datë 01.07.2025, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 248 dhe 259 i K. PenPenal. Ky procedim u regjistrua mbështetur në informacionet paraprake se, shtetasi G.T, i cili ushtronte detyrën si mjek imazherist pranë Spitalit Rajonal Fier, ishte përfshirë në veprimtari korruptive, me pacient që marrin shërbimin pranë këtij spitali.

Po kështu, dyshohej se gjatë orarit të punës, teksa ai duhet të shërbente pranë spitalit publik, largohet nga vendi i punës gjatë orarit të punës, duke mos ofruar shërbimet mjekësore pranë spitalit Publik. Gjatë orarit të punës mjeku ofron shërbime pranë spitalit privat “A” dhe klinikës private “I M”, të cilët ndodhen në afërsi të spitalit.

Pas regjistrimit të procedimit penal, në dinamikë të veprimeve proaktive-hetimore, është autorizuar kryerja e vëzhgimeve në vende publike si dhe kryerja e veprimeve simuluese me qëllim evidentimin e faktit penal objekt hetimi. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore të vëzhgimit dhe kryerjes së veprimeve simuluese është arritur të dokumentohet veprimtaria korruptive dhe janë konstatuar elemente të veprës penale “shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 dhe 259 pg.1 i Kodit Penal. Veprimet korruptive në formën e marrjes së një përftimi të parregullt janë dokumentuar mbi bazën e veprimeve simuluese të autorizuar nga prokuroria në dy episode. Konkretisht atë të datës 29.10.2025 dhe datës 31.10.2025. Po kështu, veprimtaria e tij në mospërmbushje të rregullt të detyrës është dokumentuar nga raportet e vëzhgimit dhe veprimet e tjera simuluese të dokumentuar në procesverbalet dhe raportet e vëzhgimit.

Pas këtyre veprimeve hetimore disa mujore me medota speciale të hetimit dhe dokumentimit të episodeve të marrjes së vlerave monetare në formën e përfitimit të parregullt është bërë kapja flagrancë personin nën hetim G. T. Këtij shtetasi i është kryer kontroll personal dhe i banesës, ku gjatë kontrollit personal janë gjetur dhe kartëmonedhat të cilat ishin dhënë gjatë kryerjes se veprimit simulues të autorizuar nga Prokuroria. Shumat monetare që ju gjetën gjatë kontrollit personal të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës ishin në vlerën 27.800 lekë (njëzet e shtatë mijë e tetëqind).

Me tej, ndaj shtetasit nën hetim G.T, në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll i banesës. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur vlera të konsiderueshme monetare në valutë dhe lekë. Më konkretisht janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës:

– 39,155 euro;

– 1,857.000 lekë,;

– 2370 Paud;

– 75 dollarë; dhe

– 10 franga.

Nga ana e Prokurorisë pas arrestimit të këtij shtetasi si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 248 dhe 259 pg.1, i K. Penal, u kërkua caktimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin e datës 03.11.2025 vendosi vleftësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimit i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.

The post Nuk ofronte shërbime në spitalin publik për përfitime në privat, procedohet mjeku imazherist në Fier appeared first on Albeu.com.

Policia nisi procedim penal ndaj tij, Genc Gjokutaj sqaron deklaratat
Avokati Genc Gjokutaj, ka reaguar pasi policia e procedoi penalisht në lidhje me një postim në rrjetet sociale, ku bënte thirrje ekstreme për vrasje të patronazhistëve dhe dhunimit të policëve, që sipas tij, mbrojnë hajdutët.

Gjokutaj shprehet se nisjen e procedimit penal ndaj tij, e ka mësuar nga mediat.

Megjithatë, ai theksoi se protesta e tij “e shprehur në çdo lloj forme”, nuk ka lidhje me dhunën, por me forcën e opozitës në perballjen me shtetin.

Gjithashtu, Gjokutaj shprehet se statusi bën fjalë mbi konceptin e tij për rrotacionin politik, që sipas tij, duhet të bazohet tek protesta popullore!

Postimi i plotë:

Te nderuar Miq!

Mbreme kam bere nje status ne te cilin behet fjale mbi konceptin tim per rrotacionin politik i cili duhet te bazohet tek protesta popullore!

Thirrjet ne status si …..thyeni çdo sportel qe ju merr shpirtin nenkupton kundershtimin ndaj administrates se korruptuar ne abuzimin me fondet publike!

Thirrja …. rrihni çdo polic qe mbron hajdutet nenkupton kundershtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit qe merr ne mbrojtje hajdutet!

Thirrja ….”vrisni” çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen nenkupton zhdukjen e sistemit te patronazhimit i cili vjedh voten e lire!

Sot nepermjet Medias erdha ne dijeni te procedimit penal ndaj meje ne lidhje me kete status!

Konsideroj dhe bej me dije se asnjehere ne jeten time nuk kam shkelur ndonjehere ligjin!

Protesta ime e shprehur ne çdo lloj forme nuk ka lidhje me dhunen por me forcen e Opozites ne perballjen me Shtetin qe po gerryhet çdo dite nga korrupsioni!

Ju garantoj se kam qene e mbetem nje kundershtar i kesaj Mazhorance duke luftuar çdo dite per mbrojtjen e Ligjit dhe Lirise se neperkembur nga Pushteti!

The post Policia nisi procedim penal ndaj tij, Genc Gjokutaj sqaron deklaratat appeared first on Albeu.com.

Balla: 24 orët e fundit janë arrestuar dhe proceduar 37 persona
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Balla, ka reaguar në lidhje me punën e bërë sot nga Policia e Shtetit, ku brenda 24-orëve, ku janë arrestuar ose proceduar 37 persona.

Sakaq, Balla shkruan se janë sekuestruar 1.1 kilogramë kokainë në Durrës, sasi lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në Sarandë dhe Lezhë, një shumë në euro e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohta.

Reagimi i Ballës:

“37 shtetas të arrestuar/të proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe në Morinë të Kukësit.

Janë sekuestruar 1.1 kilogramë kokainë në Durrës, sasi lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në Sarandë dhe Lezhë, një shumë në euro e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohta.

Janë zbardhur disa vjedhje me dhunë dhe armë të ftohta në Tiranë, janë kapur dy persona në kërkim, në Elbasan dhe në Shkodër etj.

Policia Kufitare në Morinë ka vënë në pranga një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të drejtësisë italiane, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Organizata kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, shkruan ai.

The post Balla: 24 orët e fundit janë arrestuar dhe proceduar 37 persona appeared first on Albeu.com.

Nuk deklaruan mijëra euro dhe dollarë në aeroport, procedohen një shtetas turk dhe një kinez
Mijëra euro dhe dollarë të padeklaruara janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit, teksa janë proceduar dy shtetas të huaj.

Policia bën me dije se janë proceduar penalisht 36-vjeçari (shtetas turk) që nuk deklaroi 17 020 euro dhe 50-vjeçari (shtetas kinez) që nuk deklaroi 11 820 euro dhe 1900 dollarë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Si rezultat i kontrolleve, goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave, në kufi. Sekuestrohen në total 28 840 euro dhe 1900 dollarë.

Procedohet penalisht 36-vjeçari (shtetas turk) që nuk deklaroi 17 020 euro, në hyrje të RSh-së.

Procedohet penalisht 50-vjeçari (shtetas kinez) që nuk deklaroi 11 820 euro dhe 1900 dollarë, në dalje të RSh-së.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasit D. C. dhe L. D.

Gjatë kontrolleve në hyrje të RSH-së, shtetasit turk D. C., 36 vjeç, i janë gjetur 17 020 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shtetasit L. D., 50 vjeç, i janë gjetur 11 820 euro dhe 1900 dollarë, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. C., 36 vjeç dhe L. D., 50 vjeç, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Nuk deklaruan mijëra euro dhe dollarë në aeroport, procedohen një shtetas turk dhe një kinez appeared first on Albeu.com.

Operacioni i policisë dhe përplasja me muxhahedinët, procedohen penalisht 6 persona
Policia e Shtetit, një ditë me parë (20 qershor) zhvilloi një operacion në kampin e MEK në Manzë.

Mësohet se policia e Durrësit ka proceduar penalisht 6 persona nga kampi.

Këta persona janë vënë nën hetim për 4 vepra penale, shkatërrim prone për dhunimin e mjeteve të policisë, mosbindje e urdhrit të policisë, kundërshtim të vendimit të gjykatës, dhe goditje për shkak të detyrës.

Sakaq lidhur me tensionet dhe dhunën e pretenduar të policisë nga anëtarët e MEK, pritet që të merren në pyetje disa persona nga brenda kampit.

Prokuroria e Durrësit vijon punën për të zbardhur atë çfarë ndodhi të martën brenda kampit, ku përfaqësues të MEK pretendonin se janë dhunuar dhe një person ka humbur jetën.

Çfarë ndodhi dje në Manzë?

Policia e Shtetit zhvilloi dje një kontroll të gjerë në kampin e Muxhahedinëve të MEK në Manzë të Durrësit pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Tiranës. Gjatë kontrollit pati pëplasje mes policisë dhe muxhahedinëve në kamp, të cilët rezistuan për të dhënë dokumentacionin e kërkuar si edhe hapjen e të gjitha ambienteve.

Nga përplasja dhe përdorimi i gazit lotsjellës pati edhe një të vdekur si edhe disa të lënduar, ndërsa në kamp ka shkuar edhe një prokuror nga Prokuroria e Durrësit për të hetuar rrethanat e humbjes së jetës së muxhahedinit. Paraprakisht dyshohet se ia ndërroi jetë nga infarkti.

Ndërkohë, mësohet se nga kontrollet në kamp janë gjetur edhe servera, nga të cilët dyshohet se janë kryer sulme kibernetike. Nuk ka ende të dhëna nëse sulmet kanë qenë brenda vendit apo kanë shënjestruar vende të tjera.

Në një reagim të mëvonshëm Ministria e Brendshme tha se muxhahedinët kishin shkelur marrëveshjen pasi ata janë këtu vetëm për strehim dhe qëllime humanitare dhe jo për të kryer veprimtari të tjera. Pritet që në orët në vijim të jepet një informacion i detajuar nga Policia e Shtetit në lidhje me dyshimet e forcave të rendit dhe ecurinë e këtij operacioni./Albeu.com.

The post Operacioni i policisë dhe përplasja me muxhahedinët, procedohen penalisht 6 persona appeared first on Albeu.com.

Muzika në “kupë të qiellit”, si e pësojnë pronarët dhe menaxherët e lokaleve në Tiranë
Policia ka vënë nën hetim 7 shtetas, pronarë dhe menaxherë të disa subjekteve, që prishën qetësinë publike duke shqetësuar banorët, pasi kishin vënë muzikë të lartë në ambientet e lokaleve të tyre.

Gjithashtu ka sekuestruar pajisjet që gjenerojnë muzikën.

Njoftimi i policisë:

Komisariatet në varësi të DVP Tiranë në vijim të kontrolleve për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve, në disa lokale në zona të ndryshme të Tiranës, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariate menaxherët dhe pronarët e këtyre lokaleve.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetesisë publike”,  shtetasit E. S., 24 vjeç, G. T., 30 vjeç, M. K., 29 vjeç, D. K., 38 vjeç, G. M., 33 vjeç, D. H., 40 vjeçe, dhe F. C., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjenerojnë muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës./albeu.com

The post Muzika në “kupë të qiellit”, si e pësojnë pronarët dhe menaxherët e lokaleve në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Vrau kalin me çekiç dhe postoi videon në internet, nis procedimi për 53-vjeçarin nga Lushnja
Ka nisur procedimi penal për një 53-vjeçar nga Lushnja, pasi vrau kalin e tij, duke e goditur disa herë me çekan.

Duke mos u mjaftuar me veprimin mostruoz, Dritan Gjyla e hodhi videon e dhunimit në internet, por më pas u pendua dhe e fshiu. Ndërkohë, pamjet bënë xhiron e rrjetit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake (kalë)”, njofton policia.

The post Vrau kalin me çekiç dhe postoi videon në internet, nis procedimi për 53-vjeçarin nga Lushnja appeared first on Albeu.com.

Shpërdoruan detyrën dhe kompetencat, nisin hetimet për kryetarin dhe anëtarin e skuadrës së Erzenit
Kryetari dhe anëtari i shoqatës KF Erzeni janë vënë nën hetim nga policia pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në mbledhje në emër të shoqatës së klubit pa lejen e drejtuesve të Bashkisë së Shijakut.

Blutë bëjnë me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Shpërdoruan detyrën dhe kompetencat, procedohen penalisht kryetari dhe anëtari i shoqatës KF Erzeni. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar Durrës proceduan penalisht shtetasit M. Sh., me detyrë kryetari i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni dhe F. D., anëtar i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, për veprat penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së Shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, se dyshohet që shtetasit M. Sh. dhe F. D., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

The post Shpërdoruan detyrën dhe kompetencat, nisin hetimet për kryetarin dhe anëtarin e skuadrës së Erzenit appeared first on Albeu.com.