pro pranimit të Kosovës Archives - Albeu.com

Asambleja votoi pro pranimit të Kosovës në KiE, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Një nga arritjet më të rëndësishme politike e diplomatike të Prishtinës
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), përshëndet përzemërsisht vendimin e djeshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për pranimin më se të merituar të Kosovës në këtë Organizatë shumë të rëndësishme për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut në kontinentin tonë.

Ky është hapi i parafundit drejt pranimit me të drejta të plota të Kosovës në KiE, pasi kemi bindjen e plotë se edhe Këshilli i Ministrave në mbledhjen në mesin e muajit maj, do të votojë për pranimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Europës, bazuar pikërisht mbi meritat dhe arritjet e Kosovës në fushën e zbatimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

KASH vlerëson se votimi i djeshëm pozitiv dhe deklaratat e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme në favor të Kosovës, është një nga arritjet më të rëndësishme politike e diplomatike të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj.

Uniteti i grupit të përfaqësuesve të parlamentit të Kosovës dhe koordinimi i punëve, është edhe një shembull i mirë qe së bashku ia arrijmë në çdo gjë.

KASH vlerëson lart ngritjen e statusit te Kosovës edhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku për shumë vite Kosova kishte statusin e anëtarit vëzhgues dhe tani është Anëtare e Asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATOS, vendim i cili do të formalizohet me votim në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të Asamblesë, që do të mbahet më 27 maj në Sofje të Bullgarisë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), ju gëzohet pa masë të gjitha arritjeve diplomatike dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, por në mënyrë të veçantë vlerëson bashkimin dhe bashkëveprimin brendashqiptar, si në politikë, diplomaci, ekonomi dhe në çdo fushë tjetër të jetës.

The post Asambleja votoi pro pranimit të Kosovës në KiE, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Një nga arritjet më të rëndësishme politike e diplomatike të Prishtinës appeared first on Albeu.com.