Prishtinë-Beograd Archives - Albeu.com

​Dendias: Të respektohen marrëveshjet e arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias deklaruar se e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duke shtuar se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura deri tani.

Ai është pritur në takim nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se roli i Greqisë është i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet me Serbinë.

Pas takimit, diplomati grek ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të jetë destinacioni përfundimtar për të gjithë në Ballkanin Perëndimor.

“Ne e mbështesim plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet ligjërisht të detyrueshme dhe sipas ligjeve ndërkombëtare. Sipas marrëveshjes së arritur të mbështetur nga BE-ja nëntorin e kaluar që të mos ketë rrezik dhe tensione, ajo që është arritur deri më tani është e rëndësishme të zbatohet nga të dy palët. Më lejoni të them se ky ishte edhe mesazhi im për Beogradin dje”, tha ai.

Ndërsa ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se të dy vendet ndajnë qëndrim të njëjtë për zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe për dialog në vend të kërcënimeve.

“Republika Helene dhe Republika e Kosovës, në politikën e tyre të jashtme janë në një linjë, Bashkimi Evropian, NATO, qëndrim të njëjtë dhe të qartë për luftën në Ukrainë, qëndrim të qartë për zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe dialog në vend të kërcënimeve, bashkëpunim në vend të pengesave. Roli i Greqisë është shumë i mirëseardhur dhe shumë i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet edhe me Serbinë me qëllim që pastaj të mund të pasojë normalizimi në vend të përshkallëzimit”, tha Gërvalla.

Pas takimit, ata deklaruan se temë diskutimi kanë qenë edhe bashkëpunimi bilateral, ekonomia, energjia si dhe rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

The post ​Dendias: Të respektohen marrëveshjet e arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit appeared first on Albeu.com.

Dialogu i nivelit të lartë Prishtinë-Beograd: Drejt një marrëveshjeje
Takimi i tretë i dialogut të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë premton të korrë rezultate. Takimi trilateral midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell është duke vijuar. Kjo është një shenjë e mirë për Bashkimin Europian, që ka bërë thirrje që prej një viti, që palët të mund të takoheshin ballë për ballë me njëri tjetrin dhe jo vetëm në takime bilaterale. Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e emisarit të posaçëm për dialgun, Miroslav Lajçak por edhe shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrel që po konkretizohet sot në Bruksel në ndërtesën e shërbimit të aksionit të jashtëm të Bashkimit Europian. Hyrja para reth 40 minuta para në këtë ndërtesë i zëvendësndihmës sekretar i shtetit të SHBA, Gabriel Escobar ështe një tjetër shenjë pozitive, që hera e tretë e dialogut të nivelit të lartë të mund të konkretizohet me marrëveshje. Prezenca e SHBA-ve në dialog ka ndikim në mbajtjen e ekuilibrit midis të dyja palëve dhe një garanci shtesë për marrëveshjen. Duke qenë se bëhet fjalë për raundin e tretë të dialogut të nivelit të lartë, Bashkimin Europian shpreson të jetë një lloj: “E treta e vërteta”.

BE-ja pret marrëveshjen mbi targat

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel së bashku me Miroslav Lajçak shpresojnë të shkëpusë nga të dyja palët një marrëveshje përfundimtare apo afatgjatë mbi lëvizjen e lirë të automjeteve nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Bëhet fjalë konkretisht mbi marrëveshjen për targat e automjeteve, që qarkullojnë aktualisht sipas regjimit tê marrëveshjes së përkohshme midis dy vendeve, atë të letrave ngjitëse mbi targat e makinave kur ato kalojnë kufirin nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Kjo çështje është kthyer në urgjencë nisur nga tensionet e fundit në veri të Kosovës, që Bashkimi Europian kërkon me të gjitha mënyrat të evitojë. Kjo organizatë ka bërë thirrje për ndaljen e tensioneve midis dy vendeve. “ Tensionet në Veri tê Kosovês kanê dêshmuar sërish se është koha që të lëvizet drejt normalizimit të plotë . Unë pres që udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për tê gjetur gjuhën e përbashkët” është shprehur shefi diplomacisë europiane, Josep Borrel në Twitter pas takimeve bilaterale që ai, së bashku me Miroslav Lajçak kanë patur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Një dinamikë tjetër për dialogun

Bashkimi Europian pret gjithashtu të krijojë një klimë tjetër dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Atë të dialogut të drejpërdrejt, të bashkëpunimit, të zbatimit të marrëveshje të arritura dhe konkretizimit të dialogut. Thënë ndryshe, krijimi i një qasjeje të re për të ecur përpara me dialogun. Për Bashkimin Europian, që marrëdhiet midis dy shteve të normalizohen duhen treguar, që marrëveshjet sjellin përfitime për të dyja palët në fushën e energjisë, të transportit, apo të personave të pagjetur. Këto fryte konkrete nuk janë korrur ende, ndaj Bashkimi Europian nxit pa pushim drejt këtij konkretizimi. Për Bashkimin Europian, nëse çështjet e interest të ndërsjellë do të sillnin rezultate, do tê ishte më e lehtë të diskutohej më pas çështja më e vështirë, normalizimi I plotë midis dy vendeve, që nuk mund të mbarojë pa një marrëveshje gjithpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për palët./abcnews

The post Dialogu i nivelit të lartë Prishtinë-Beograd: Drejt një marrëveshjeje appeared first on Albeu.com.