Princi saudit Archives - Albeu.com

Princi saudit “hap thesin” për Trumpin, 1 trilionë $ investime dhe marrëveshje për avionët F-35
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti këtë të martë, më 18 nëntor, në Shtëpinë e Bardhë, princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Siç shkruan BBC, ky ishte një takim i mbushur me deklarata të bujshme, premtime për investime marramendëse dhe diskutime mbi çështje të ndjeshme politike e rajonale.

Takimi u shoqërua me një ceremoni të jashtëzakonshme mirëseardhjeje, ku u dha dhe një shfaqje fluturimi të avionëve F-35 e F-15.

“Princi nuk dinte asgjë për vrasjen e Khashoggi-t”

Gjatë diskutimit me gazetarët në zyrën ovale, Trump deklaroi se princi Mohammed bin Salman “nuk dinte asgjë” për vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi, në vitin 2018. Një deklaratë kjo që bie ndesh me raportin e inteligjencës amerikane të vitit 2021, i cili arriti në përfundimin se princi e kishte aprovuar operacionin.

Trump shtoi gjithashtu se vetë Khashoggi ishte “jashtëzakonisht kontrovers”, duke theksuar se shumë njerëz “nuk e pëlqenin”.

Princi saudit, nga ana e tij, tha se ndjen “dhimbje” për familjet e sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001, ndërsa për Khashoggi-n u shpreh se është “e dhimbshme” kur dikush humb jetën “pa asnjë arsye”.

Investimet saudite, nga 600 miliardë shkojnë në 1 trilion dollarë

Një nga pikat më të nxehta të këtij takimi ishte ekonomia. Princi Mohammed bin Salman konfirmoi se investimet saudite në SHBA do të arrijnë në 1 trilion dollarë, duke e rritur premtimin e mëparshëm prej 600 miliardësh

Trump e vlerësoi publikisht këtë angazhim, duke e quajtur “të jashtëzakonshëm” dhe një garanci për rritjen e vendeve të punës në SHBA-ve.

Diskutime për marrëveshjen bërthamore dhe avionët F-35

Presidenti amerikan deklaroi se sheh të mundur arritjen e një marrëveshjeje zyrtare civile-bërthamore me Arabinë Saudite, megjithëse “nuk është urgjente”.

Ai po ashtu përsëriti gatishmërinë për t’i shitur Riadit avionë të avancuar F-35, një hap i diskutueshëm që mund të ndryshojë balancat ushtarake në rajon.

Marrëveshjet e Abrahamit, Arabia Saudite gati të bashkohet

Princi u shpreh se vendi i tij është i interesuar të bëhet pjesë e marrëveshjeve Abraham, por vetëm nëse ekziston një rrugë e qartë drejt zgjidhjes me dy shtete mes Izraelit dhe Palestinës.

Trump shtoi se kishin pasur një “bisedë shumë të mirë” për këtë temë dhe se një marrëveshje mbrojtjeje midis SHBA-ve dhe Arabisë Saudite është “pothuajse” finalizuar.

Në konferencën e përbashkët me gazetarët, pati edhe momente tensioni kur Trump u pyet për dosjet e financierit Jeffrey Epstein. Trump reagoi ashpër, duke i thënë gazetarit:

“Mendoj se je një reporter i tmerrshëm… dhe një person i tmerrshëm.”

Ai përsëriti se nuk ka lidhje me Epstein dhe e quajti çështjen “një mashtrim demokrat”. Ndërkohë një zyrtar i lartë konfirmoi se kapiteni i ekipit Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, do të shfaqet më vonë në Shtëpinë e Bardhë, një detaj i cili po tërheq vëmendje të madhe mediatike.

Princi Mohammed bin Salman e quajti vizitën “një kapitull të ri të madh” në partneritetin mes dy vendeve, duke theksuar bashkëpunimin në politikë, ekonomi, siguri dhe ushtri.

Trump, ndërkohë, e cilësoi princin si “njeriun që respektohet nga të gjithë” dhe “të ardhmen e mbretërisë”.

The post Princi saudit “hap thesin” për Trumpin, 1 trilionë $ investime dhe marrëveshje për avionët F-35 appeared first on Albeu.com.

“Mendoja se ke gisht në vrasjen e Khashoggi”, përgjigjja e prindit saudit për Biden: Ti hyre në Irak
Sundimtari de fakto i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, iu kundërpërgjigj Joe Biden në lidhje më vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, gjatë një takimi mes dy liderve të premten, sipas CNN.

Në takim, Bin Salman, i njohur gjithashtu si MBS, mohoi përgjegjësinë për vrasjen e Khashoggi në konsullatën e mbretërisë në Stamboll. Biden tha se ai se nuk ishte dakord me MBS, bazuar në vlerësimet e inteligjencës amerikane.

“I thashë Mohammed bin Salmanit se besoja se ai ishte personalisht përgjegjës për vrasjen e Khashoggi”, tha Biden pas bisedimeve në Jeddah me princin e kurorës. Ky i fundit u përgjigj se nuk ishte përgjegjës për vrasjen e gazetarit.

Bin Salman përmendi gjithashtu abuzimin seksual dhe fizik të të burgosurve në burgun Abu Ghraib të Irakut nga personeli ushtarak amerikan dhe vrasjen në maj të gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor, raporton abcnews.al.

Burgu i Abu Ghraib ishte një qendër paraburgimi e ushtrisë amerikane për irakianët e kapur rob që nga fillimi i pushtimit të SHBA-së në Irak në 2003 deri në mbylljen e burgut në vitin 2006. Në vitin 2004, u zbuluan një sërë imazhesh nga burgu, që tregonin torturat dhe abuzimin e të burgosurve irakianë nga personeli ushtarak amerikan.

Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë u dënuan për krime në lidhje me skandalin. Gazetarja e njohur e Al Jazeera, Abu Akleh u qëllua për vdekje gjatë një sulmi ushtarak izraelit në qytetin e pushtuar të Jeninit në Bregun Perëndimor.

Abu Akleh ishte një emër i njohur në botën arabe, pasi kishte kaluar dekada duke raportuar mbi vuajtjet e palestinezëve nën pushtimin izraelit. Pamjet e marra nga CNN, të vërtetuara nga dëshmitë e tetë dëshmitarëve okularë, një analisti audio-ligjor dhe një ekspert i armëve shpërthyese sugjeruan se Abu Akleh, e cila kishte veshur një helmetë dhe jelek mbrojtës blu të shënuar “Press” në kohën e vrasjes së saj, ishte u qëllua për vdekje në një sulm të synuar nga forcat izraelite.

Në Bregun Perëndimor të premten, Biden tha se SHBA këmbëngul në një “hetim të plotë dhe transparent” të vrasjes së gazetares. Biden e quajti vdekjen e Abu Akleh një “humbje të madhe” ndërsa ai qëndroi përkrah Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas në Betlehem.

“Shpresoj që trashëgimia e saj të frymëzojë më shumë të rinj që të vazhdojnë punën e saj për të raportuar të vërtetën dhe për të treguar histori që shpesh neglizhohen,” tha Biden. Zyrtarët palestinezë dhe anëtarët e familjes së Abu Akleh kanë kritikuar hetimin amerikan dhe po i kërkojnë SHBA-së të bëjë më shumë që Izraeli të mbajë përgjegjësi për vrasjen.

“Në lidhje me vrasjen e Khashoggi, thashë se çfarë mendoj për çeshtjen në atë kohë dhe tani,” u tha Biden gazetarëve.

“Isha i drejtpërdrejtë dhe e bëra të qartë se çfarë mendoj,” tha ai.

Por diskutimi për të drejtat e njeriut duket se është zbehur nga bisedimet më të gjera për sigurinë energjetike, stabilitetin rajonal, tregtinë dhe investimet, sipas shumë zyrtarëve. Ambiciet bërthamore të Iranit dhe lufta në Jemen gjithashtu besohet se kanë qenë pjesë kryesore e diskutimeve.

“Ata që janë përgjegjës për vrasjen e Khashoggi janë përballur me ligjin dhe po paguajnë çmimin për krimin e tyre,” tha Jubeir në CNN.

Zyrtarë të lartë të administratës të shtunën mbrojtën vendimin e Biden për t’u takuar me princin e kurorës ballë për ballë, pavërësisht kundërshtimee dhe kritikave tëashpra, duke thënë se do të kishte qenë e gabuar nëse presidenti nuk do të vizitonte rajonin.

Biden udhëtoi në Jeddah duke kërkuar zgjidhje për një nga problemet e tij kryesore politike në vend, çmimet e larta të gazit pasi diplomacia me Arabinë Saudite në Lindjen e Mesme shihej si një nga rrugët e pakta që ai mund të ndiqte për të ulur çmimet./abcnews.al

The post “Mendoja se ke gisht në vrasjen e Khashoggi”, përgjigjja e prindit saudit për Biden: Ti hyre në Irak appeared first on Albeu.com.

Princi Ministër i Arabisë Saudite viziton Shqipërinë, kë takoi në Tiranë dhe çfarë u diskutua (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në takim Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite Faisal bin Farhan. Në konferencën për mediat, Rama e ka quajtur këtë vizitë si hapje e rrugëve të dy vendeve për investime dhe rritje të ekonomisë. Rama gjithashtu ka bërë me dije se turistët nga Arabia Saudite në Shqipëri janë rritur.

Kryeministri bëri me dije se së bashku kanë rënë dakord për të mbledhur Komitetin e Përbashkët që u mblodh në 2019, për të adresuar prioritetet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Rama nuk qëndroi pa prekur dhe çështjen e njohjes së Kosovës, duke shtuar se Arabia Saudite ka njohur Kosovën, gjë që është shumë me peshë. Ndërkohë që më tej, shtoi se dëshiron të marrë pjesë në nismën e Arabisë Saudite për të mbjell 50 miliard pemë në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm arab Faisal bin Farhan është shprehur se mbretëria e Arabisë Saudite e vlerëson shumë miqësinë me Shqipërinë dhe se shpreson që kjo vizitë mos të jetë e fundit. Ai gjithashtu tha se janë të gatshëm që të ndihmojnë Shqipërinë dhe të japin mbështetjen e tyre, ndërkohë që shtoi se nisma e gjelbërt në Lindjen e Mesme është shumë e rëndëshme për ta.

Gjatë muajit shkurt 2019, Kryeministri i Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite ku pati një takim me Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud, takim ky i kurorëzuar me ratifikimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe memorandumeve mirëkuptimi mes dy vendeve, raporton Dosja.al.

Shpresoj se kjo nuk ka për të qënë e fundit.  Kam pasur mundësi që të përcillja të gjitha mesazhet nga princi dhe mbreti. Mbretëria jonë e vlerëson shumë miqësinë me Shqipërinë.

Ne duam shumë që bizneset të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.

Ne diskutuam dhe cështje për zhvillime të ndryshme në Lindjen e Mesme, dhe në rajon e në mbarë botën ne këtu kuptojmë se Shqipëria dhe vendi jonë kanë një qasje të njëjtë. Folëm për anëtarësinë së afërmi të Shqipërisë që do të marrë pjesë në këshillin e sigurimit në OKB, për axhendën e Shqipërisë, dhe ne do ju ndihmojmë dhe do ju japim ndihmën e plotë për anëtarësim. Do të japim të gjithë mbështetjen për anëtarësim. Shpresojmë që Shqipëria të jetë një partner kyc për ne në cështjen e mjedisit. Nisma e gjelbër është një iniciativë shumë e rëndësishme për ne.

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur ditën e sotme në Shqipëri Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princi Faisa Bin Farhan. Në një konferencë të përbashkët, Rama u shpreh se ka qënë princi ai i cili ka mbajtur të gjallë bashkëpunimin dhe komunikimin mes dy vendeve dhe gjatë periudhës së Covid. Ndër të tjera, Rama tha se së shpejti do të mbledhin Komitetin e Përbashkët që në fokus ka bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve, raporton Dosja.al.

Ka qënë ai që e ka mbajtur gjallë bashkëpunimin dhe komunikimin në kushtet kur për shkak të pandemisë, kontaktet u vështirësuan shumë. Kjo vizitë është një shenjë e drejtëpërdrejte që gatishmeria dhe dëshira e miqve tanë sauditë për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë është e madhe, ndërkohë që bashkë ne ndajme dhe kënaqsinë që numri i vizitorëve nga Arabia Saudite ka qënë i madh. Fale nxitjes që vetë princi i kurorës dhe Arabia i kanë bërë kësaj marrëdhënie. Ne jemi shpresplotë, që kjo vizitë është hapja e një kapitulli vizitash. Sot unë ia ripërsërita, ministrit për të pritur këtu princin e kurorës, kjo lidhet me lëvizjet e princit në kushtet kur vigjilenca ndaj Covid është e lartë, e falenderova për ndihmën e vazhdueshme që Arabia Sauidite i ka dhënë Shqipërisë, sidomos kur kemi pasur më shumë nevojë. Besoj se tanimë jemi në kushtet kur mund të shohim me optimizëm, mundësitë e investimeve.

Ramë dakord për të mbldhur sa më parë komitetin e përbashkët, për të adresuar prioritetet në thellim të bashkëpunimit ekonomik. Ndame ide për nismën madhështore të Arabisë Saudite për rritjen e përmasës së gjelbërt të të gjithë Lindjes së Mesme, përmes projektit të mbjelljes së 50 miliard pemëve, ne do të ishim shumë të lumtur të ishim pjesë e kësaj nisme. E fundit dua ta ritheksoj që Arabia Saudite e ka njohur Kosovën dhe ka qënë një nga mbështetëset e rëndësishme, patjetër që zëri i Arabisë është me shumë peshë dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ministrin./albeu.com

The post Princi Ministër i Arabisë Saudite viziton Shqipërinë, kë takoi në Tiranë dhe çfarë u diskutua (VIDEO) appeared first on Albeu.com.