Primatin Archives - Albeu.com

Përplasjet e Përparim Ramës me LVV nxisin debat për rolin e tij brenda LDK-së, analistët shohin ripozicionim politik
Përplasja publike mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha, ka vazhduar në rrjetet sociale, duke e thelluar përballjen politike me deklarata të forta nga të dyja palët.

Në një postim në Facebook, Rama e sulmoi ashpër Bashën, duke e quajtur të paaftë dhe manipulues, ndërsa u shpreh edhe me fjalët: “jeni fatkeqësia e këtij vendi”.

Kryetari i Prishtinës është përfshirë në debat edhe me Dejona Mihalin, prej së cilës ka kërkuar transparencë lidhur me rolin e saj dhe veprimtarinë politike.

Nga ana tjetër, Basha iu kundërpërgjigj Ramës me akuza politike, duke e lidhur atë me marrëveshje për ardhjen në pushtet dhe duke paralajmëruar se zhvillimet në drejtësi mund të prodhojnë pasoja për të në të ardhmen.

Në këtë klimë tensioni, në opinion janë shtuar zërat për mënyrën se si po pozicionohet Përparim Rama brenda LDK-së dhe nëse paraqitjet e tij publike po sinjalizojnë ambicie më të mëdha në strukturat drejtuese të partisë, përfshirë edhe mundësinë e një gare për kreun e saj. Deri tani, megjithatë, Rama nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare që ta konfirmojë një synim të tillë.

Pyetja që po shtrohet është nëse deklaratat e Ramës kundër LVV-së po paralajmërojnë nisjen e një përplasjeje të brendshme për udhëheqjen e LDK-së dhe nëse kjo mund ta vërë në pikëpyetje pozitën e Lumir Abdixhikut.

Drenori: Përpjekje për ripozicionim të fuqisë politike të zotit Përparim Rama brenda LDK-së!

Analisti politik Xhavit Drenori, në një prononcim për “Bota sot”, vlerësoi se përplasja e Përparim Ramës me Lëvizjen Vetëvendosje duhet parë më shumë si një tentim për ripozicionim politik brenda LDK-së, pas rezultatit të dobët në zgjedhje.

Sipas Drenorit, kjo mund të lidhet edhe me pakënaqësi të brendshme në parti, si dhe me pritshmëritë që nuk u realizuan pas rikthimit të Vjosa Osmanit në LDK.

Ai shtoi se zhvillime të tilla mund të hapin rrugë që në të ardhmen të kërkohet llogari nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

“Në fakt ajo që pamë, pra përplasja e Përparim Ramës, kryetari i prishtinës, me Lëvzjen Vetëvendosje, edhe unë e shoh si përpjekje për ripozicionim të fuqisë politike të zotit Përparim Rama brenda LDK-së, pas rezultatit tepër zhgënjyes sipas mendimit tim në zgjedhjet e 7 qershorit, duke pasur parasysh që rikthimi i zonjës Osmani në LDK, është prit që të ketë ndryshim të madh edhe në prurje të votave që nuk ndodhi dhe kjo mund të jetë ndër arsyet kryesore që Rama dhe grupi i pakënaqur brenda LDK-së do të kërkojnë llogaridhënie nga Abdixhiku në një të ardhme ndoshta jo të largët.

Dhe, përpjekjet e tilla janë për treguar një lloj lidershipi, një lloj fuqie publike, sesa ajo për çka realisht po ndodh, pa marrë parasysh përmbajtjen e saj e cila është kundrejt Kurtit, e në prapaskenë fshihet diçka tjetër”, tha ai për gazetën.

Gashi: Përparim Rama, LDK-ja dhe beteja e heshtur për lidership

Ndërkaq, analisti Eduard Gashi deklaroi se daljet e Përparim Ramës kundër Vetëvendosjes nuk mund të lexohen vetëm si reagim në nivel komunal, por si një shenjë e qartë e ripozicionimit të tij politik brenda LDK-së.

Sipas Gashit, Rama po përpiqet të ndërtojë një profil kombëtar dhe njëkohësisht të konsolidojë pozitën e tij karshi Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, duke u paraqitur si një alternativë e re për lidershipin në parti.

“Deklaratat e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk duhen lexuar vetëm si reagim komunal. Ato janë shumë më tepër se kaq. Janë sinjali i parë i një ripozicionimi politik brenda LDK-së dhe një test publik se kush ka forcë reale për ta udhëhequr opozitën e djathtë-qendër në Kosovë.

Rama nuk po flet më vetëm si kryetar komune. Ai po flet si figurë politike që kërkon të dalë nga korniza lokale dhe të hyjë në garën e madhe kombëtare. Përplasja me Kurtin i shërben pikërisht kësaj: e vendos atë përballë figurës më të madhe politike të dekadës së fundit dhe i jep mundësi të ndërtojë profilin e “anti-Kurtit” urban, modern, menaxherial dhe pragmatik.

Por problemi për LDK-në është se kjo e hap edhe një pyetje të brendshme: kush është sot fytyra reale e partisë? Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani apo Përparim Rama?

Abdixhiku ka legjitimitetin formal. Ai është kryetari i LDK-së dhe arkitekti i rikthimit të partisë në një vijë më moderne politike. Por kthimi i Vjosa Osmanit në orbitën e LDK-së e ka zbehur automatikisht monopolin e tij mbi lidershipin. Osmani sjell votë, emër, peshë institucionale dhe kapital emocional tek një pjesë e elektoratit që dikur u largua nga LDK-ja.

Në këtë trekëndësh, Përparim Rama po tenton të krijojë një kolonë të tretë: jo lidership tradicional partiak si Abdixhiku, jo lidership presidencial si Osmani, por lidership ekzekutiv, urban dhe praktik. Ai po thotë në mënyrë indirekte: unë jam ai që përballem çdo ditë me LVV-në në terren, jo vetëm në studio televizive.

Prandaj deklaratat e tij kundër Kurtit nuk janë spontane. Ato janë mesazh në tri drejtime.

Së pari, ndaj LVV-së: Prishtina nuk është më territor politik i padiskutueshëm i Vetëvendosjes. Rama synon ta paraqesë LVV-në si forcë që di të fitojë me retorikë, por pengon në qeverisje konkrete.

Së dyti, ndaj elektoratit të LDK-së: ai po mundohet të dëshmojë se ka guxim politik dhe nuk është thjesht administrator komunal.

Së treti, ndaj vetë Abdixhikut dhe Osmanit: Rama po ndërton peshën e tij para betejave të ardhshme brenda partisë”, deklaron Gashi.

Më tej, në bashkëbisedimin me “Bota sot”, Gashi tha se Abdixhiku nuk përballet menjëherë me rrezik, por mbetet i sfiduar nëse LDK-ja nuk arrin të prodhojë fitore dhe nëse figura të tjera fillojnë të duken më të forta politikisht.

Ai shtoi se as Vjosa Osmani nuk rrezikohet drejtpërdrejt, por pozicioni i saj do të varet nga mënyra se si perceptohet brenda partisë.

Sipas tij, deklaratat e Ramës tregojnë fillimin e një gare të brendshme për drejtimin e partisë dhe për narrativën e re të LDK-së, megjithëse ende nuk bëhet fjalë për një betejë të hapur për kreun.

“A rrezikohet pozita e Abdixhikut? Jo menjëherë, por po sfidohet. Abdixhiku nuk rrezikohet nga një deklaratë e Përparim Ramës. Ai rrezikohet nëse LDK-ja nuk arrin të prodhojë fitore të qartë politike dhe nëse figura të tjera fillojnë të duken më energjike, më luftarake dhe më të afërta me frustrimin e bazës.

A rrezikohet pozita e Osmanit? Edhe ajo jo menjëherë, por pozicioni i saj është më delikat. Osmani ka kapital të madh personal, por brenda LDK-së mbetet figurë e rikthyer, jo organike për çdo strukturë. Nëse ajo shihet si faktor që e ndihmon LDK-në të rritet, pozita e saj forcohet. Nëse shihet si figurë që krijon hije mbi strukturën e partisë, rezistenca ndaj saj do të rritet.

Në thelb, prapa deklaratave të Përparim Ramës fshihet beteja për narrativën e re të LDK-së. A do të jetë LDK-ja parti e Abdixhikut, parti e rikthimit të Osmanit, apo parti që prodhon figura të reja si Rama?

Kjo nuk është ende luftë e hapur për kryetar partie. Por është fillimi i matjes së forcave. Në politikë, lidershipi rrallë rrëzohet me një deklaratë. Ai rrëzohet kur baza fillon të besojë se dikush tjetër e përfaqëson më mirë momentin politik.

Dhe pikërisht këtu qëndron rreziku për Abdixhikun: nëse Rama arrin ta kthejë përplasjen me Kurtin në kapital politik personal, ai nuk do të mbetet vetëm kryetar i Prishtinës. Ai do të bëhet pretendues i heshtur për diçka më të madhe.

LDK-ja sot nuk ka vetëm kundërshtar Kurtin. Ajo ka edhe një pyetje të brendshme që po bëhet gjithnjë e më e fortë: kush e udhëheq realisht frymën e saj të re?”, përfundoi ai për “Bota sot”.

The post Përplasjet e Përparim Ramës me LVV nxisin debat për rolin e tij brenda LDK-së, analistët shohin ripozicionim politik appeared first on Albeu.com.