primaret pd Archives - Albeu.com

Primaret e PD në Tiranë/ Kush është gruaja më e votuar nga anëtarësia?
Ndërkohë që vazhdon numërimi i kutive të fundit në Partinë Demokratike, teksa procesi ka vazhduar gjatë gjithë natës, po dalin rezultatet e para.

Në Qarkun e Tiranës, ndër më të votuarit është dhe Jorida Tabaku dhe rezulton të jetë e para ndër zonjat duke kryesuar me 650 vota.

Kandidatët me më shumë vota në Qarkun e Tiranës, janë Ilir Alimehmeti dhe më pas renditen disa figura të reja në parti, si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza.

Kujtojmë se Tabaku e ka testin e parë me strukturat partiake në një garë pas bashkimit të Partisë Demokratike.

Deri më tani, ajo numëron 650 vota me diferencë me kandidatet e tjera zonja.

The post Primaret e PD në Tiranë/ Kush është gruaja më e votuar nga anëtarësia? appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Primaret në PD, rreth 300 demokratë dorëzojnë kërkesën për të marrë pjesë në proces
Ditën e sotme, ka përfunduar afati që Partia Demokratike, kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve.

Aktualisht, komisioni i zgjedhjeve është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat, sa i takon aspektit formal të dokumentacionit.

Raportohet se nesër ose pasnesër, kryesia do të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare.

Sipas burimeve janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për tu futur në primare.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Primaret në PD, rreth 300 demokratë dorëzojnë kërkesën për të marrë pjesë në proces appeared first on Albeu.com.

“Do isha më i fortë se Këlliçi përballë Veliajt”, Alimehmeti rrëfen gjithçka pas tërheqjes nga gara e primareve të PD
Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili u tërhoq nga gara e primareve të Partisë Demokratike pasi doli në balotazh me Belind Këlliçin, ka qenë sot i ftuar në emisionin e mëgjesit “Wake Up” në Top Channel.

Alimehmeti tregoi se pse u tërhoq nga primaret.

“Vendimi për të marrë pjesë në primare ishte shumë i thjeshtë. Nëse je qytetar në këtë qytet, sheh shumë gjëra që nuk shkojnë. Nuk të lë ndërgjegjja që mund të bësh diçka për këtë vend. Kjo është ndërgjegjja komunitare. Fjala Bashki do të thotë bashkësi. Ta harrojnë që gjërat ndodhin nëse je pasiv, kuptohet brenda mundësive. Pati një shtytje të madhe, njerëzit që mbështetën kandidaturën time. Një numër i madh njerëzish e donin kandidaturën time.  Unë u propozova nga struktura në masë të madhe”- tha Alimehmeti.

I pyetur nga moderator Blendi Salaj nëse mendon se do të ishte më i fortë në garën e 14 majit përballë Erion Veliajt sesa Belind Këlliçi, Alimehmeti tha “po”.

“Mendon se do ishit kandidat më i fortë përballë Erion Veliajt sesa Këlliçi?”

“Po. Prandaj kandidova”, tha Alimehmeti.

The post “Do isha më i fortë se Këlliçi përballë Veliajt”, Alimehmeti rrëfen gjithçka pas tërheqjes nga gara e primareve të PD appeared first on Albeu.com.

Shpall kandidaturën për Tiranën, Bogdani: Kryeqyteti meriton të qeveriset me integritet dhe transparencë
Pas shpalljes së kandidaturës së tij për të marrë pjesë në primaret e PD, në garën për bashkinë e Tiranës, ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani ka dalë në një deklaratë për media.

Bogdani gjatë fjalës tha se, Tirana meriton të qeveriset me integritet dhe transparencë.

“Është çast vendimtar për të marrë në dorë fatet tona dhe për të bërë ndryshimin, të gjithë bashkë, pa dallim! Tirana sot ka nevojë për alternativë, shpresë, vëmendje dhe respekt ndaj qytetarëve”, tha ndër të tjera ish-deputeti.

Fjalimi i plotë:

Të dashur demokratë dhe demokrate,

Të nderuar bashkëqytetarë të Tiranës,

I lindur dhe rritur në Tiranë, në një familje të vjetër tiranase, me traditë dhe vlera, kam jetuar çdo ditë me dashurinë dhe ndjeshmërinë më të thellë për qytetin tonë.

Kam mësuar të njoh e të dua çdo cep të Tiranës dhe të respektoj çdokënd që kontribon për Tiranën, Kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.

Fatkeqësisht ndër vite dhe sidomos këto 8 vite të fundit, Tirana ka pësuar një deformim të rëndë dhe ka përjetuar, jo vetëm një shkatërrim të trashëgimisë dhe identitetit, por edhe një përkeqësim të ndjeshëm të jetës sonë të përditshme si banorë të kryeqytetit!

Nuk ka asnjë banor të Tiranës, që nuk i vuan sot pasojat e keqmenaxhimit të qytetit!

Duke filluar që nga fëmijët, të cilëve u janë zhvatur hapësirat e gjelbëra dhe parqet e lojërave, për t’i kthyer në beton!

Ndërtimet dhe betonizimi pa kriter që po i marrin frymën çdo ditë e më shumë çdo banori të këtij qyteti!

Trafiku i rënduar çdo orë të ditës dhe çdo ditë të javës, i cili i vjedh qytetarëve para dhe kohë;

Ajri i ndotur që thithim përditë dhe ndotja akustike nga kamionët dhe betonieret që e kanë pushtuar qytetin.

Shkatërrimi i gjelbërimit, për të mbjellë beton!

Ambjenti i ndotur dhe kazanët e mbushur plot me plehra, ndërkohë që Bashkia çon dëm dhe paguan në mënyrë korruptive miliona euro për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve dhe inceneratorëve!

Mungesa e furnizimit dhe cilësia e ujit të pijshëm, ku premtimi për 24 orë ujë në ditë, ka kohë që është bërë refren elektoral sa herë që ka zgjedhje!

Biznese e banorë që nuk kanë asnjë shërbim, por paguajnë taksa çdo herë e më të larta!

Mungesa e vëmendjes ndaj shtresave në nevojë, arroganca ndaj nënave dhe baballarëve që mundohen të sigurojnë jetesën si shitës ambulantë dhe sulmi ndaj kujtdo që mundohet të nxjerrë bukën e gojës me ndershmëri në këtë qytet;

Një transport publik që nuk garanton kushtet më minimale, jo thjeshtë të cilësisë, por as të sigurisë;

Mungesa e vendparkimeve, kostot e papërballueshme në krahasim me rrogat dhe gjobat e pafundme abuzive me të cilat banorët zgjohen çdo mëngjes mbi xhamat e makinave të tyre!

Një qytet që përmbytet me 12 minuta rrebesh vere, sepse paratë janë hedhur, por kanalizime nuk ka;

Një qytet ku ndërtohet sikur të ishte viti 2050, por infrastruktura ka mbetur ajo e vjetra ende në vitin 1950!

Mungesa totale e vëmendjes për zonat rurale, për infrastrukturën, për shërbimet e për mirëqënien e banorëve të këtyre zonave, vetëm sepse janë larg objektivit të kamerave dhe propagandës;

Mungesa e theksuar e respektit ndaj ligjit, arbitrariteti dhe dhunimi i pronës private dhe mirëqenies së komuniteteve të tëra Tiranës, duke filluar që nga shaktërrimet tek 5 Maji, Lapraka, Shkoza, Baldushku e Kombinati e deri tek mungesa totale e respektit të trashëgimisë, traditës dhe identitetit të kryeqytetit, që kulmoi me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar!

Ndryshe nga çfarë mundohet të shfaqë propaganda, realitetin e jetojmë çdo ditë dhe realiteti flet qartë. Flet qartë për dekandencën urbane dhe modelin korruptiv që nëpërkëmb cdo ditë e më shumë dinjitetin dhe mirëqenien e secilit prej nesh!

Tirana quhet sot kryeqyteti i rinisë për vitin 2022, por të rinjtë e Tiranës nuk kanë ujë të lahen; nuk gjejnë shpresë në një qytet që nuk ka asnjë hapësirë publike për ta e që nuk i jep mundësi të ndërtojnë një të ardhme, sepse në Tiranë ndërtohet vetëm për oligarkët!

Fëmijët dhe të rinjtë e Tiranës e bëjnë ende mësimin me dy turne, sepse Bashkia lekët për shkolla ua jep konçesioneve korruptive. Edhe atëherë kur ndërton ndonjë shkollë, kostot i ka 4 herë më shtrenjtë se Bashkimi Europian, sepse lekët që duhet të ishin për fëmijët nuk investohen, por vidhen!

Problemet dhe hallet e përditshme, gjithësecili nga ne i përjeton çdo ditë në këtë qytet,

Ndaj ka ardhur koha që këto probleme të zgjidhen!

Sot është koha për një alternativë reale për mirëqeverisjen e qytetit tonë!

Për një model dhe një vizion ndryshe!

Tirana më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim!

Të dashur miq,

Prej kohësh tashmë, gjatë takimeve të njëpasnjëshme me demokratë dhe demokrate të çdo bindje e në çdo cep të Tiranës, kam dëgjuar thirrjen dhe energjinë për t’i prirë këtij ndryshimi;

Prej kohësh, gjatë takimeve dhe diskutimeve me qytetarë të Tiranës kam gjetur thirrjen dhe mbështetjen për ta sjellë këtë ndryshim;

Prej kohësh, gjatë konsultave dhe rrahjes së mendimeve me ekspertë, aktivistë e zëra kritikë, kam gjetur gadishmërinë dhe mbështetjen për të punuar për ta bërë të mundur këtë ndryshim;

Ndër vite kam punuar gjithmonë me integritet, me përkushtim dhe me alternativa konkrete për problemet e zonave që kam përfaqësuar dhe drejtuar, qoftë si Kryetar i Njësisë Bashkiake 10 në Tiranë, qoftë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë; me energji dhe vizion në sjelljen e risive dhe zgjidhjen e problemeve të komunitetit.

Ndaj, jo thjesht si qytetar që vjen nga një familje e vjetër Tiranase, por mbi të gjitha si një prind i ri që ka vendosur që të ardhmen e familjes së vet, fëmijëve të vet, Ajrës dhe Reinartit, ta ndërtojë në këtë qytet;

Ndaj,

Me përulësi dhe vendosmëri,

Me përkushtim dhe përgjegjësi,

Me dinjitet dhe transparencë,

Me integritet dhe energji,

Me respekt për çdo qytetar e qytetare të Tiranës;

Kam marrë vendimin për të kandiduar për Kryetar të Bashkisë së Tiranës;

Sepse kam bindjen e plotë se Tirana ka ende mundësinë të jetë një qytet në shërbim të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve;

Sepse kam bindjen e plotë se Tirana ka ende potencialin për t’u bërë kryeqyteti tek i cili të rinjtë vijnë për të ndërtuar të ardhmen dhe ëndrrën e tyre, dhe jo qyteti nga i cili ikin për të mos u kthyer më!

Sepse kam bindjen e plotë se Tirana duhet dhe do të jetë qyteti i të gjithëve, përtej prejardhjes, partisë, besimit, moshës apo gjithçkaje tjetër!

Sepse Tirana më shumë se kurrë, ka nevojë për ndryshim dhe koha për ndryshim është tani!

Shpallja e kandidaturës në këtë proçes primaresh, është zotimi im për të shërbyer me përkushtim dhe përulësi –  për t’i prirë kthesës për ndryshim që Tirana kërkon dhe meriton si metropol i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

Për t’i prirë rimëkëmbjes së Tiranës, e cila do të vijë vetëm përmes një vizioni të qartë të bazuar mbi transparencë dhe një programi që në qendër ka dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit.

Një programi që vendos prioritetet e duhura dhe që jetëzohet përmes konsultimit dhe përfshirjes së gjerë të intelektualëve, profesionistëve, krijuesve, aktivistëve, qytetarëve dhe komuniteteve, brenda Shqipërisë dhe në Diasporë – të cilët pushteti i sotshëm u ka mbyllur çdo derë, duke i shtyrë sistematikisht dhe me arrogancë jashtë zhvillimeve dhe projekteve madhore që shënojnë të tashmen dhe të ardhmen e Kryeqytetit.

Një programi që ka në qendër qeverisjen me përkushtim dhe punën e palodhur për të ngritur standartet e shërbimeve për qytetarët dhe lehtësive për sipërmarrjet private dhe profesionistët e lirë!

Një model të ri qeverisjeje i cili mundëson çlirimin e energjive prodhuese dhe krijuese të metropolit të shqiptarëve!

Një përkushtim për t’i kthyer qytetit dhe qytetarëve, dinjitetin që meritojnë!

Të dashur miq,

Ky është një moment vendimtar për të marrë në dorë fatet tona dhe për të bërë ndryshimin, të gjithë bashkë, pa dallim!

Tirana sot ka nevojë për alternativë, për shpresë, ka nevojë për vëmendje dhe respekt ndaj qytetarëve.

Tirana sot meriton të qeveriset me integritet dhe transparencë, me përkushtim dhe vizion për një qytet më të mirë, sepse Tirana meriton më shumë, qytetarët e saj meritojnë më shumë!

Ndaj, jam besimplotë që të gjithë së bashku, demokratë dhe qytetarë të Tiranës, mund ta sjellim dhe do ta sjellim këtë ndryshim!

Ju faleminderit!

The post Shpall kandidaturën për Tiranën, Bogdani: Kryeqyteti meriton të qeveriset me integritet dhe transparencë appeared first on Albeu.com.