prill - qershor Archives - Albeu.com

Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, treguesit e punësimit, papunësisë dhe forcës së punës kanë pësuar të gjithë rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar tkurrjen e fortë të popullsisë më shumë se zhvillimet në tregun e punës.

Sipas të dhënave nga Anketa Tremujore të Forcave të Punës, numri i të punësuarve mbi 15-vjeç arriti në 1,171,084 persona në tremujorin e dytë 2025, duke u tkurrur me rreth 10,872 individë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përkon me një ulje prej 0,9%.

Kjo rënie u reflektua kryesisht te të rinjtë 15–29 vjeç, ku numri i të punësuarve u reduktua me mbi 11 mijë persona, si dhe tek grup-mosha 30–64-vjeç, ku tkurrja ishte mbi 7 mijë individë.

Në tërësi, numri i të papunëve mbi 15-vjeç mbeti pothuajse i pandryshuar, duke u ulur me vetëm 311 persona, ndërsa norma më e lartë e rënies u regjistrua sërish te të rinjtë 15–29-vjeç, me një tkurrje prej 5,6%.

Nga ana tjetër, grup-mosha 30–64-vjeç pa një rritje të lehtë të të papunëve, duke sinjalizuar sfida të reja në tregun e punës për këtë kategori.

Popullsia inaktive mbi 15-vjeç gjithashtu shënoi një ulje të lehtë me rreth 5.400 persona, ç`ka tregon një zhvendosje të vogël të popullsisë në moshë pune drejt nevojës për punësim.

Gjithashtu, forca e punës që përfshin të punësuarit dhe të papunët aktivë u tkurr me 11,183 persona se një vit më parë, me rënie vjetore 1%.

Brenda këtij grupi, të rinjtë 15–29-vjeç patën rënien më të fortë, me mbi 22 mijë individë më pak, ndërsa grupmosha 30–64-vjeç pa një rritje me 2703 persona, duke treguar se grupmosha e re po tkurret dhe përfshirja në punësim po zhvendoset drejt moshave më të vjetra.

Në tërësi, të dhënat sinjalizojnë një dobësim tregut të punës gjatë vitit 2025, nga tkurrja e popullsisë dhe sidomos grupeve të reja në moshë.

Pas censit deri në fillim të 2025, popullsia e vendit u tkurr me tej 39 mijë persona shumica të rinj.

Popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni më i lartë dhe lindjet më të pakta.

Popullsia e mbetur ka ndryshuar strukturën në favor të moshave të vjetra. Kështu që treguesit e punësimit dhe papunësisë, më shumë po ndikohen nga zhvillimet demografike se sa nga forcat reale të tregut./Monitor

The post Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor appeared first on Albeu.com.

Mbi 100 milion video të fshira nga TikTok, shkak shkelja e rregullave të përdorimit
Së fundmi rrjeti social TikTok ka bërë të ditur se ka fshirë më shumë se 113 milionë video midis prillit dhe qershorit të këtij viti, sipas raportit tremujor të kompanisë.

Video të shumta janë hequr për shkelje të rregullave të përdorimit, por kjo është vetëm një përqindje e vogël në krahasim me sasinë e përmbajtjes që publikohet në TikTok. Më saktësisht, 113 milionë video përfaqësojnë vetëm 1% të numrit total të publikuar gjatë tre muajve.

Arsyeja më e zakonshme për heqjen e një videoje është shkelja e rregullave që lidhen me sigurinë e të miturve, që është pak më pak se 44% e videove të hequra. Arsyet e tjera të shpeshta janë aktivitetet e paligjshme dhe mallrat e rregulluara, si dhe aktivitetet seksuale.

Një numër në rritje i videove në TikTok po hiqen nga sistemet e automatizuara të platformës, me rreth 48 milionë të hequra tremujorin e kaluar. Gati 96% e videove në periudhën tre mujore u hoqën përpara se përdoruesit t’i raportonin ato në TikTok.

Kompania tha se përdor mjete të automatizuara dhe analiza njerëzore kur shqyrton përmbajtje që mund të shkelin kushtet e përdorimit. Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, TikTok luftoi me përmbajtje luftarake mashtruese dhe të rreme që u shfaqën masivisht në platformë, duke ndaluar përfundimisht videot nga Rusia dhe duke futur etiketimin e mediave shtetërore. Top Albania Radio shkruan se përpara zgjedhjeve në SHBA në nëntor, TikTok njoftoi se po ndalonte mbledhjen e fondeve për qëllime politike dhe kërkonte që profilet e qeverisë, politikanëve dhe partive politike të aplikonin për verifikim.

Rikujtojmë, se ompanitë më të mëdha kineze online, si Alibaba, ByteDance që ka në pronësi TikTok dhe Tenent, kanë ndarë detajet e algoritmeve të tyre me qeverinë kineze, diçka që ndodh për herë të parë, sipas tyre. Algoritmet vendosin se çfarë postimesh shohin përdoruesit dhe renditjen se si i shohin ato, duke u bërë kështu një pikë kyçe për rritjen e platformave të rrjeteve sociale. Në përgjithësi ato ruhen me fanatizëm nga kompanitë.

The post Mbi 100 milion video të fshira nga TikTok, shkak shkelja e rregullave të përdorimit appeared first on Albeu.com.