Presionin qytetareve Archives - Albeu.com

E shpalli Ramën armik, Berisha: Është e rëndë por e thash me bindje, po nuk iku vetë, do e heqim ne
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët një ditë pas protestës ka treguar arsyet pse e quajti Ramën armik, duke u shprehur se kjo është e rëndë, ama e ka bërë me bindje të thellë.

Berisha shtoi se nëse Edi Rama nuk ikën vetë, do ta heqim ne.

“Edi Rama është demon i pushtetit. Ai nuk njeh model tjetër përveç etërve të tij. Dhe pushtetin e përdor për vjedhjet e tij të pangopur. Nëse e kam shpallur dje, e kam shpallur për votën. Çfarë bëri para një jave? Hoqi votimin në PS. Ky vendosi modelin që ekzistonte në kohën e Enver Hoxhës. Ky do të ikë dhe do ikë,” u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha

Edi Rama po nuk iku, do e heqim. Dje kam deklaruar para shqiptarëve dhe botës Edi Ramën armik. Sigurisht mund të ketë pasur dhe të ketë njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. Unë e kam deklaruar atë armik me bindjen më të thellë të ndërgjegjes sime.

E para, për monizimin që vendos. Monizmin e rrëzuam në vitet ’90, e kishin etërit e Edi Ramës. Monizmin e ktheu Edi Rama 2021-2022. Monizmin Edi Rama e ktheu duke rrëmbyer votën e shqiptarëve. Për mua vota është thelbi i lirisë. Duke marrë votat me patronazhistët, duke i armatosur ata si terroristë të kuq me të dhënat personale të shqiptarëve, rrëmbeu votat me thasë eurosh, me banda, me gjak. Në votat e Taulant Ballës është gjaku i Pjerin Xhuvanit.

Pra, Edi Rama vendosi monizmin që e rrëzuam në vitet ’90. Po nëse ka fatkeqësi kombëtare për një vend është monizmi, qoftë ky i bazuar në drogë e krim si ky i sotmi. Dhe ky përbën një kazus të ri. Edi Rama do trajtohet si armik i votës së lirë dhe kurrë nuk do prekë votën e shqiptarëve. Kjo është e prerë me çdo çmim dhe sakrificë, shqiptarët do votojnë të lirë.

Edi Rama është sot 25 vjet në pushtet, kurrë nuk i është prekur një votë e vetme. Në vitin 2011, çdo votë është numëruar publikisht.

Së dyti, Edi Rama mori pushtetin nga ata që kishin 48 përqind të pushteteve në vend. Ju mund të thoni se sot i ka 100 përqind për faktin se Lulzim Basha bojkotoi zgjedhjet, unë u them ju dhe gjithë shqiptarëve se Edi Rama e deshi këtë, Lulzim Basha bëri gabim të madh. Por të njëjtën rrethanë kemi pasur në vitin 2007-ën. Ai donte të bojkotonte zgjedhjet për certifikatat, që 80 përqind ishin në duart e bashkiakëve socialistë. 5 muaj u shtynë zgjedhjet. Isha i gatshëm t’i shtyja edhe më shumë, vetëm të mos lejoja monizmin. Kurse Rama nxitoi që të fitonte të gjitha pushtetet.

Edi Rama është demon i pushtetit. Ai nuk njeh model tjetër përveç etërve të tij. Dhe pushtetin e përdor për vjedhjet e tij të pangopur. Nëse e kam shpallur dje, e kam shpallur për votën. Çfarë bëri para një jave? Hoqi votimin në PS. Ky vendosi modelin që ekzistonte në kohën e Enver Hoxhës. Ky do të ikë dhe do ikë.

The post E shpalli Ramën armik, Berisha: Është e rëndë por e thash me bindje, po nuk iku vetë, do e heqim ne appeared first on Albeu.com.