presioni Archives - Albeu.com

Zemaj: Pranimi i politikës së presionit dëmton si LDK-në, ashtu edhe Kosovën
<html><head></head><body>

Pas përfundimit të zhvillimeve të tensionuara mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të LVV-së në ndërtesën e Kuvendit, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, reagoi me një postim në Facebook.

Edhe pse nuk iu referua drejtpërdrejt ngjarjeve të sotme, Zemaj deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po e shkakton qëllimisht bllokadën institucionale.

Sipas tij, bllokimi i qëllimshëm nga VV-ja prodhon tensione, e dëmton më tej imazhin tashmë të brishtë të Kosovës dhe e thellon ndarjen brenda shoqërisë.

Zemaj vlerësoi se Kosovës nuk i nevojitet një mendësi e tillë e vjetruar. Ai theksoi se shumica e ka për detyrë ta thërrasë seancën dhe të krijojë hapësirë për formimin e institucioneve të reja, duke respektuar Kushtetutën dhe vullnetin politik të qytetarëve.

Deputeti i LDK-së shtoi se marrëveshjet politike nuk mund të arrihen nëpërmjet bllokadës, trysnisë apo përpjekjeve për nënshtrimin e të tjerëve, pasi demokracia mbështetet te dialogu, përgjegjësia dhe respekti i ndërsjellë.

Në përfundim, Armend Zemaj theksoi se ata që zgjedhin të heshtin dhe ta pranojnë këtë mënyrë të të bërit politikë nuk veprojnë në të mirë të LDK-së dhe, aq më pak, të Kosovës.

Përveç Zemajt, reagim pati edhe bashkëpartiaku i tij, Arben Gashi.

</body></html>

The post Zemaj: Pranimi i politikës së presionit dëmton si LDK-në, ashtu edhe Kosovën appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ngre zërin kundër planit të Vuçiqit për lumin Ibër: Uji nuk guxon të bëhet armë politike
<html><head></head><body>

Shqipëria shprehu shqetësim serioz pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili foli për mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e specialistëve e institucioneve serbe në vlerësimin e këtij skenari.

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, theksoi në reagimin e tij se:

“Devijimi i një lumi që është pjesë e një baseni ujor ndërkufitar nuk mund të trajtohet si një punë e brendshme ose një vendim i marrë në mënyrë të njëanshme, sidomos kur efektet e tij godasin drejtpërdrejt tokën, ekosistemin, sigurinë ujore, furnizimin dhe jetesën e banorëve të një vendi fqinj.”

Ai shtoi se e drejta ndërkombëtare e ujërave përcakton rregulla të qarta për këtë çështje. Parimet e shfrytëzimit të barabartë dhe racional të ujërave që përshkojnë kufijtë, detyrimi për të parandaluar, menaxhuar dhe pakësuar dëmet ndërkufitare, si dhe nevoja për bashkëpunim, këmbim informacioni dhe konsultime për masat me pasoja jashtë territorit kombëtar, tashmë janë norma të forta ndërkombëtare. Hoxha rikujtoi se Serbia është anëtare e Konventës së UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare prej vitit 2010, duke pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Duke nënvizuar pritshmëritë e Shqipërisë, ministri Hoxha theksoi se Beogradi duhet të respektojë tërësisht angazhimet e veta ndërkombëtare dhe frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në një postim në platformën “X”, Hoxha deklaroi se “çdo projekt apo ndërhyrje që mund të ndryshojë rrjedhën, sasinë apo pastërtinë e ujërave që lidhen me Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, duke u mbështetur në të dhëna shkencore, me një vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe pas konsultimeve me palën e prekur.”

Ai paralajmëroi se burimet ujore nuk mund të shndërrohen në mjet presioni politik apo ndëshkimi ndaj një shteti a popullate tjetër. Shqipëria, shtoi ai, përkrah me vendosmëri të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të rezervave të saj ujore. “Ne jemi thellësisht të bindur dhe presim që çështje të tilla të zgjidhen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, jo me kërcënime apo ndërhyrje dhe veprime të njëanshme,” përfundoi Hoxha.

</body></html>

The post Shqipëria ngre zërin kundër planit të Vuçiqit për lumin Ibër: Uji nuk guxon të bëhet armë politike appeared first on Albeu.com.

Zyrtarë gjermanë dhe të BE-së kërkojnë shkarkimin e ministres serbe pas deklaratës për Kosovën
<html><head></head><body>

Një deklaratë e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka nxitur reagime të forta ndërkombëtare. Ajo kishte thënë se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Zyrtarë të lartë nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë qëndrim, duke e konsideruar të papranueshëm dhe duke kërkuar largimin e saj nga posti.

Michael Gahler, eurodeputet gjerman i Partisë Popullore Evropiane (EPP), theksoi se deklarata të tilla nuk mund të shpërfillen kur vijnë nga një ministre e një shteti kandidat për anëtarësim në BE.

“Deklarime të këtilla nga një ministre e një vendi kandidat nuk mund të injorohen: më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq tha në një intervistë televizive se, sikur të kishte qenë në vend të Millosheviqit më 1998, ajo ‘do ta spastronte etnikisht Kosovën nga shqiptarët’”.

“Pres që ajo të shkarkohet nga detyra”, shkroi Gahler në platformën X.

Edhe Jasmina Hostert, deputete e Bundestagut gjerman për rrethin Böblingen, reagoi ndaj ministres serbe. Sipas saj, deklarata e Paunoviqit përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare.

“Është e papranueshme. Kushdo që justifikon spastrimin etnik po tall viktimat e Luftës së Kosovës dhe po shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare”, ka shkruar Hostert.

Ajo kërkoi gjithashtu largimin e Paunoviqit nga detyra.

“Nuk duhet të ketë vend për fjalë të tilla në një qeveri demokratike; ato dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor. Ministri duhet të japë dorëheqjen”, ka deklaruar deputetja gjermane.

Reagim pati edhe nga Adis Ahmetoviq, deputet i Bundestagut për Hanoverin Verior.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian. Kjo përfshin edhe Serbinë. Por një frymë nacionalizmi dhe urrejtjeje, që buron nga disa qeveri, nuk ka vend në bashkësinë tonë evropiane të vlerave”, ka shkruar Ahmetoviq.

Sipas tij, Beogradi duhet t’i përgjigjet kësaj çështjeje me shkarkimin e menjëhershëm të Paunoviqit.

Qëndrim ka mbajtur edhe Komisioni Evropian. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se nuk mund të përfytyrojë që Paunoviq të vijojë të jetë ministre pas deklaratave të tilla “të tmerrshme”.

Ndërkaq, institucionet e Kosovës e kanë shpallur Snezhana Paunoviqin “non grata”.

</body></html>

The post Zyrtarë gjermanë dhe të BE-së kërkojnë shkarkimin e ministres serbe pas deklaratës për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Konsiderohet si “vrasësi i heshtur’, si të mbani nën kontroll presionin e lartë të gjakut
Sipas udhëzimeve të përbashkëta të Shoqatës Amerikane të Zemrës dhe Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë për presionin e lartë të gjakut , hipertensioni i fazës 1 përkufizohet si presion me një  vlerë sistolike, midis 130-139 mmHg  ose me një vlerë diastolike midis 80-89 mmHg.

Kur vlerat i kalojnë respektivisht 180 dhe 120, atëherë situata është urgjente dhe është e nevojshme vizita te mjeku.

Por, pavarësisht problemeve, ka mënyra natyrale për të menaxhuar presionin e lartë të gjakut dhe për të shmangur nivelet e rrezikshme të kësaj sëmundjeje.

Kufizoni kripën

Në vitin 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi ​​udhëzime të përditësuara për kufizimin e natriumit në ushqime. Natriumi, së bashku me magnezin dhe kaliumin, vepron si elektrolit dhe ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Megjithatë, është edhe një nga fajtorët kryesorë për rritjen e presionit të gjakut dhe rrezikun kardiovaskular, kur konsumohet me tepricë, duke shkaktuar një çrregullim të ekuilibrit. Prandaj, kripa ka nevojë për moderim dhe vëmendje të veçantë në ato raste kur e teprojmë pa e kuptuar.

Rritja e kaliumi

Ndryshe nga kripa, marrja e ulët e kaliumit funksionon negativisht për të ruajtur presionin e gjakut, pasi është i përfshirë edhe në rregullimin e presionit të gjakut.

Hani banane, patate, spinaq, thjerrëza , fasule, avokado, shalqi dhe ushqime të tjera të pasura me kalium, dhe kështu vendosni një “frenim” në efektin rëndues të natriumit.

Në fakt, ju mund të gjeni sasi të mëdha kaliumi në zëvendësuesit e kripës, konsumi i të cilit është lidhur me një shans 14% më të ulët për goditje në tru dhe përfitime të tjera të rëndësishme.

Rrisni përdorimin e magnezit

Magnezi vepron si rregullator i metaleve të mësipërm dhe sipas studimeve, vepron në mënyrë efektive kundër hipertensionit duke rritur vazodilatimin. Ushqimet e pasura me magnez përfshijnë perimet me gjethe të errëta, avokado dhe çokollatë të zezë.

Këshillë e dobishme : Perimet me gjethe me ngjyrë të errët dhe me bollëk magnezi nuk kanë nevojë për ekzagjerim në gatim, pasi temperatura e lartë shkatërron klorofilin e tyre, përbërësi kryesor i së cilës është magnezi.

Ulni stresin

Jeta e përditshme është plot me ngjarje stresuese dhe këto rritje të vogla të stresit mund të ndikojnë negativisht në presionin e gjakut. Zakonisht, me largimin e stresit të përkohshëm, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut kthehen në normale.

E njëjta gjë nuk ndodh me stresin kronik, i cili mund të çojë në probleme të mëdha shëndetësore si hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, ndërsa zakone të tilla si dieta e dobët, pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit veprojnë si faktorë rëndues.

The post Konsiderohet si “vrasësi i heshtur’, si të mbani nën kontroll presionin e lartë të gjakut appeared first on Albeu.com.

Rritet presioni ndaj Gjermanisë për të dërguar tanke luftarake në Ukrainë
Ukraina është një hap më afër fitimit të flotës së tankeve moderne luftarake të prodhimit gjerman për t’u përballur me forcat pushtuese ruse, ndërsa presioni mbi Gjermaninë rritet për të autorizuar dërgimin e tankeve Leopald 2 në vendin e shkatërruar nga lufta.

Pothuajse 11 muaj pasi Rusia pushtoi, Kievi thotë se një flotë me tanke luftarake perëndimore do t’u jepte trupave të tij fuqinë e lëvizshme të zjarrit për të dëbuar trupat ruse në betejat vendimtare në vitin 2023.

Tanket luftarake Leopard të prodhuara në Gjermani shihen gjerësisht si opsioni i vetëm i besueshëm i disponueshëm në numër të mjaftueshëm.

Por ato nuk mund të dorëzohen pa autorizim nga Berlini, i cili deri më tani nuk e ka konfirmuar miratimin e tij.

Me aleatët perëndimorë që takohen në një bazë ajrore amerikane në Gjermani të premten për të premtuar mbështetje ushtarake për Ukrainën, Berlini është nën presion të madh për të hequr kundërshtimet e tij këtë javë, në atë që do të ishte një nga ndryshimet më të rëndësishme në ndihmën perëndimore deri më tani.

Vendimi qëndron në tryezën e ministrit të ri të mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, i emëruar të martën për të zëvendësuar Christine Lambrecht.

Në komentet e tij të para në detyrë, Pistorius, një politikan rajonal që shihet si i afërt me kancelarin Olaf Scholz, nuk përmendi armët për Ukrainën.

“Unë e di rëndësinë e detyrës,” tha ai në një deklaratë.

“Për mua është e rëndësishme të përfshij nga afër ushtarët dhe t’i marr me vete.”

Gjermania ka qenë e kujdesshme në lidhje me miratimin e armëve që mund të shihen si një përshkallëzim.

Por aleatët argumentojnë gjithnjë e më shumë se shqetësimi është i pavend, me Rusinë që nuk tregon asnjë shenjë se të tërhiqet nga sulmi i saj ndaj fqinjit të saj./albeu.com

The post Rritet presioni ndaj Gjermanisë për të dërguar tanke luftarake në Ukrainë appeared first on Albeu.com.