presidnetit Archives - Albeu.com

PDK e AAK kundër kandidaturës së Sejdiut: Qëndrim parimor apo kërcënim për bllokadë të re institucionale?
<html><head></head><body>

Pas negociatave të vështira, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur një marrëveshje për një kandidat të përbashkët për postin e presidentit.

Profesori dhe doktori Bekim Sejdiu është emri që kanë miratuar së bashku kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kontekstin e bisedimeve për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Abdixhiku tregoi para gazetarëve se që nga data 9 korrik janë zhvilluar takime dhe konsultime të pandërprera lidhur me këtë çështje.

Ai theksoi se bisedimet kanë qenë të vështira, por gjithëpërfshirëse dhe se të dyja palët treguan përkushtim për të identifikuar një emër që gëzon pëlqimin e të dyja palëve.

“Nga e gjithë lista e emrave që u propozuan dhe u shqyrtuan gjatë diskutimeve tona, ne ramë dakord për një person dhe ai është profesor doktor Bekim Sejdiu,” bëri të ditur Abdixhiku.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë Albin Kurti shprehu shpresën se gjithçka do të ecë në rregull.

Megjithatë, teksa Kurti pret një përfundim pozitiv, partitë opozitare PDK dhe AAK, pavarësisht nga emri i propozuar, vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim kundër pjesëmarrjes në votim.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pohuar se grupi i tij parlamentar është i bashkuar dhe nuk beson se ndonjë deputet do të shmanget nga vija zyrtare e partisë për sa i përket zgjedhjes së presidentit.

Duke folur për marrëveshjen VV-LDK rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut, Hamza vuri në dukje se këto dy parti i kanë numerikisht votat, por PDK-ja nuk do të angazhohet në këtë proces.

“Unë besoj dhe jam i bindur se grupi parlamentar i PDK-së është i unifikuar dhe nuk mendoj se dikush do të ketë devijime nga qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës,” u shpreh Hamza.

Ai rikonfirmoi se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë dhe nuk do të marrë pjesë në formimin e institucioneve, me përjashtim të çështjes së nënkryetarit të Kuvendit.

Kurse, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, deklaroi se qëndrimi i partisë së tij është i palëvizshëm që nga 7 qershori dhe se AAK-ja nuk ndihet e detyruar nga marrëveshjet që mund të nënshkruajnë partitë e tjera.

“Qëndrimi i Aleancës është kristalizuar që nga data 7 qershor. Ne nuk mbajmë asnjë lloj detyrimi ndaj çfarëdo marrëveshjeje që lidhin dy parti të tjera politike,” u shpreh Gjini.

“Kundërshtimi duhet të shoqërohet me një alternativë të qartë dhe të arritshme”

Profesori dhe doktori Nijazi Halili vlerëson se, pas marrëveshjes LVV-LDK, pozicioni i PDK-së dhe AAK-së fiton një peshë të veçantë.

Halili pohon se PDK-ja dhe AAK-ja kanë të drejtë të mos e mbështesin një kandidat, nëse kanë arsye parimore dhe politike, por sipas tij, kundërshtimi duhet të shoqërohet me një alternativë konkrete dhe të realizueshme.

“Në vijim të shkrimit tim të publikuar sot me titullin ‘Tymi i bardhë, një dritë në fund të tunelit!’, zhvillimet e fundit politike kërkojnë një qasje të matur, parimore dhe mbi të gjitha të orientuar drejt interesit institucional të Republikës së Kosovës. Marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President, nëse konfirmohet dhe materializohet institucionalisht, paraqet një zhvillim që mund të shihet si një mundësi për tejkalimin e ngërçit politik dhe funksionalizimin e institucioneve. Në këtë rrethanë, qëndrimi i PDK-së dhe AAK-së merr një rëndësi të veçantë. Këto subjekte politike kanë kërkuar vazhdimisht funksionalizimin e institucioneve dhe kanë kritikuar bllokimin politik të vendit. Prandaj, tani shtrohet një pyetje legjitime: A duhet qëndrimi politik të udhëhiqet nga kundërshtimi ndaj një marrëveshjeje partiake, apo nga interesi më i gjerë shtetëror për të shmangur një tjetër cikël të bllokimit institucional? Në një demokraci parlamentare, vota e deputetit është e lirë dhe përgjegjësia politike është individuale. PDK-ja dhe AAK-ja kanë të drejtë të mos e mbështesin një kandidat, nëse kanë arsye parimore dhe politike për këtë. Por, në të njëjtën kohë, edhe refuzimi duhet të shoqërohet me një alternativë konkrete dhe të realizueshme, në mënyrë që vendi të mos mbetet peng i një konflikti të pafund politik. Prandaj, çështja nuk duhet të reduktohet vetëm në pyetjen ‘a është Bekim Sejdiu kandidat i Kurtit dhe Abdixhikut?'”, deklaron Halili për “Bota sot”.

Nëse kandidatura e Sejdiut nuk merr mbështetje, sipas Halilit, duhet të ekzistojë një rrugë tjetër e qartë kushtetuese dhe politike.

Ai shton se Kosova nuk është në gjendje të përballojë një cikël tjetër të pasigurisë institucionale.

“Pyetja më e rëndësishme është: A është kjo një mundësi reale për ta zhbllokuar shtetin dhe për t’i dhënë Kosovës institucione funksionale? Nëse përgjigjja është po, atëherë të gjitha subjektet politike kanë përgjegjësi që ta vendosin interesin shtetëror mbi kalkulimet afatshkurtra partiake. Nëse kandidatura e Sejdiut nuk mbështetet, duhet të ekzistojë një rrugë tjetër e qartë, kushtetuese dhe politike përpara. Sepse Kosova nuk mund të përballojë edhe një tjetër cikël të pasigurisë institucionale, sidomos në një periudhë kur vendit i nevojiten institucione funksionale për proceset evropiane, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe konsolidimin e demokracisë. Në këtë kuptim, ‘tymi i bardhë’ nuk duhet të jetë vetëm simbol i një marrëveshjeje politike. Ai duhet të shndërrohet në dritë të vërtetë në fund të tunelit institucional. Kosovës i duhet kompromisi politik, por mbi të gjitha i duhet përgjegjësia shtetërore. Koha e bllokimit duhet të përfundojë. Koha e funksionalizimit të institucioneve duhet të fillojë”, përfundon Halili.

“Konsensusi nuk nënkupton që të gjithë ta adhurojnë kandidatin”

Analisti politik Eduard Gashi ka analizuar marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke e konsideruar atë si një zhvillim të rëndësishëm, por që sipas tij ende nuk përbën konsensus të plotë politik.

Gashi për “Bota sot” ka thënë se marrëveshja dëshmon se, edhe pas një periudhe të gjatë të përplasjeve politike, ekziston mundësia për kompromis.

“Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për Bekim Sejdiun është pa dyshim një zhvillim i rëndësishëm, sepse dëshmon se edhe pas një periudhe të gjatë konfrontimi politik ekziston ende mundësia e kompromisit. Kosova ka humbur shumë kohë në kriza institucionale, zgjedhje dhe pazare politike dhe çdo përpjekje serioze për zhbllokim duhet përshëndetur”, ka deklaruar Gashi.

Megjithatë, sipas tij, duhet bërë një dallim i qartë mes një kandidature të dakorduar nga dy parti dhe një kandidature që gëzon mbështetjen e të gjithë spektrit politik.

“Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i LVV-së dhe LDK-së. Ai nuk është ende kandidat konsensual i spektrit politik të Kosovës. Ky nuk është një dallim semantik. Është thelbi i problemit,” ka thënë ai.

Gashi vlerëson se PDK-ja dhe AAK-ja kanë të drejtë të deklarojnë se nuk janë pjesë e marrëveshjes mes Kurtit dhe Abdixhikut, por sipas tij, opozita duhet të tregojë se çfarë alternative ofron nëse e kundërshton këtë zgjidhje.

“Nëse dy parti mblidhen, zgjedhin një emër dhe më pas u thonë partive të tjera ‘ky është kandidati konsensual, tani duhet ta votoni’, atëherë kemi një marrëveshje dypalëshe që kërkon mbështetje shtesë – jo një konsensus të ndërtuar paraprakisht. PDK-ja dhe AAK-ja, për këtë arsye, kanë të drejtë të thonë se nuk janë palë në marrëveshjen Kurti-Abdixhiku. Por vetëm deri në një pikë. Sepse PDK-ja dhe AAK-ja kanë qenë ndër partitë që për muaj me radhë kanë kërkuar funksionalizimin e institucioneve dhe kanë akuzuar të tjerët për bllokadë. Nëse tani refuzimi i tyre nuk është vetëm refuzim i një kandidati, por shndërrohet në refuzim të çdo kompromisi të mundshëm, atëherë ato duhet t’i përgjigjen një pyetjeje shumë më serioze: Cila është alternativa e tyre?”, është shprehur Gashi.

Ai thotë se askush nuk është i detyruar ta votojë një kandidat vetëm pse është propozuar nga kundërshtarët politikë, por refuzimi duhet të shoqërohet me një alternativë.

“Në demokraci askush nuk është i detyruar ta votojë kandidatin e kundërshtarit. Por kush rrëzon një zgjidhje duhet të jetë në gjendje të ofrojë një zgjidhje më të mirë,” ka deklaruar ai.

Sa i përket vetë Bekim Sejdiut, Gashi thekson se kritika nuk duhet të fokusohet te profili i tij personal apo profesional, pasi sipas tij, bëhet fjalë për një figurë me përvojë të konsiderueshme.

“Do të ishte e padrejtë që kritika ndaj procesit të shndërrohej në sulm ndaj Bekim Sejdiut si person. Profesionalisht, ai ka një profil serioz: jurist, profesor universitar, diplomat i brezit të parë të shtetit të Kosovës, ish-ambasador në Turqi, ish-konsull i përgjithshëm në New York dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Pra, nuk kemi të bëjmë me një militant partiak të nxjerrë rastësisht nga strukturat e LVV-së apo të LDK-së. Prandaj unë nuk do të thosha se problemi është Bekim Sejdiu. Problemi është mënyra se si u prodhua kandidatura e tij,” ka thënë Gashi.

Sipas tij, një figurë që synon të jetë unifikuese nuk mund të shpallet e tillë vetëm përmes një marrëveshjeje mes dy liderëve.

“Një figurë unifikuese nuk bëhet unifikuese sepse dy kryetarë partish e shpallin si të tillë në një konferencë për media. Konsensusi nuk shpallet. Konsensusi ndërtohet. Dhe ndërtohet duke folur fillimisht me ata që nuk pajtohen me ty. Nëse qëllimi ishte një president mbi palët, atëherë duhej filluar me LVV-në, LDK-në, PDK-në, AAK-në dhe përfaqësuesit e komuniteteve, të përcaktoheshin kriteret e përbashkëta dhe vetëm pas kësaj të testoheshin emrat,” është shprehur ai.

Gashi konsideron se PDK-ja dhe AAK-ja duhet ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre, por jo domosdoshmërisht ta votojnë Sejdiun pa e analizuar kandidaturën.

“Prandaj përgjigjja ime ndaj pyetjes nëse PDK-ja dhe AAK-ja duhet ta votojnë Bekim Sejdiun nuk është një ‘po’ automatike. Ato duhet ta rishqyrtojnë refuzimin apriori. Duhet të flasin me kandidatin. Duhet ta dëgjojnë. Duhet t’i parashtrojnë pyetje. Dhe duhet të shpjegojnë publikisht se cilat janë arsyet substanciale për ta kundërshtuar. Nëse pas kësaj konkludojnë se nuk është kandidati i duhur, kanë çdo të drejtë të votojnë kundër. Por një ‘jo’ vetëm sepse kandidatin e propozuan Kurti dhe Abdixhiku nuk është shtetari. Është refleks partiak”, ka deklaruar Gashi.

Në anën tjetër, ai kritikon edhe LVV-në dhe LDK-në për çdo përpjekje që mund të bëhet për t’ia imponuar opozitës këtë kandidaturë.

“LVV-ja dhe LDK-ja nuk kanë të drejtë morale t’i thonë opozitës: ‘Ose votoni kandidatin tonë, ose ju jeni fajtorë për zgjedhje të reja’. Edhe kjo do të ishte manipulim politik. Ata që kanë bërë marrëveshjen kanë përgjegjësinë e parë për t’i siguruar votat e nevojshme,” ka thënë ai.

Gashi paralajmëron se dështimi për të gjetur një zgjidhje mund ta çojë Kosovën drejt një cikli tjetër zgjedhor, duke e konsideruar këtë një skenar që do të kishte pasoja të rënda.

“Cili sektor i Kosovës fiton nga zgjedhjet e reja? Ekonomia? Jo. Investitorët? Jo. Administrata? Jo. Proceset integruese? Jo. Politika e jashtme? Jo. Qytetari? Përsëri jo. Mund të fitojë një parti tri mandate më shumë dhe një tjetër tri më pak. Por Republika humb edhe gjashtë muaj. Dhe Kosova nuk ka më luksin të humbasë kohë”, ka theksuar analisti.

Sipas Gashit, edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është nën presion për të shmangur një tjetër krizë institucionale.

“Ekziston një perceptim sikur Albin Kurti është ai që i shpërndan letrat dhe të tjerët duhet të zgjedhin mes alternativave që ai ua vendos në tavolinë. Nuk është kështu. Edhe Kurti është nën presion. Edhe ai duhet të shmangë zgjedhjet. Edhe ai ka nevojë për institucione funksionale. Edhe ai ka nevojë që një president të zgjidhet. Prandaj ky është një prej atyre momenteve të rralla kur pothuajse të gjithë aktorët politikë kanë interes objektiv për kompromis”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka edhe një mesazh për LDK-në dhe kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, duke e vlerësuar pragmatizmin e tyre, por duke kërkuar kujdes në raport me Kurtin.

“Unë e kuptoj pragmatizmin e Lumir Abdixhikut. Madje mendoj se LDK-ja bën mirë që përpiqet ta nxjerrë vendin nga bllokada. Politika pa pragmatizëm nuk ekziston. Por ka një vijë shumë të hollë ndërmjet pragmatizmit dhe nënshtrimit. LDK-ja duhet të jetë pragmatike me Kurtin, por nuk duhet të jetë naive ndaj Kurtit. Historia politike e Albin Kurtit nuk na jep arsye të besojmë se ai e sheh politikën si një proces sentimental të tipit ‘më ndihmove sot, do të të ndihmoj nesër’. Kurti është politikan shumë kalkulues”, ka thënë ai.

Gashi shton se LDK-ja nuk duhet të llogarisë në një reciprocitet automatik pasi të arrihet marrëveshja për presidentin.

“Sot i duhen votat e LDK-së. Nesër, pasi presidenti të jetë zgjedhur dhe institucionet të jenë funksionalizuar, raporti i fuqisë ndryshon. Në negociata ekziston një parim themelor: koncesioni që jepet sot nuk duhet të mbështetet vetëm në shpresën se nesër pala tjetër do të jetë po aq bujare. Prandaj: Pragmatizëm – po. Bashkëpunim – po. Kompromis – po. Nënshtrim politik – jo. LDK-ja duhet ta ndihmojë Kosovën, por nuk duhet të shndërrohet në rezervuar votash për LVV-në”, është shprehur Gashi.

Në analizën e tij, Gashi propozon që procesi të rikthehet në tavolinën e negociatave me përfshirjen e të gjitha partive, duke nisur fillimisht nga kriteret për presidentin dhe jo nga emrat.

“Unë do ta ndryshoja metodën tërësisht. Në një proces kaq delikat, për disa ditë do t’i nxirrja nga dhoma pothuajse të gjithë: mediat, analistët, sondazhet, rrjetet sociale, deklaratat ditore dhe spektaklin politik. Jo sepse qytetarët nuk kanë të drejtë të dinë. Por sepse negociatat serioze kanë nevojë për hapësirë. Sa më shumë emra hidhen publikisht, aq më shumë kandidatë digjen. Sa më shumë një lider deklaron publikisht ‘kurrë me këtë kandidat’, aq më e vështirë bëhet që nesër të tërhiqet pa u dukur se ka kapitulluar”, ka deklaruar ai.

Në këtë proces, Gashi e sheh si një prej emrave që duhet të testohet seriozisht edhe Dr. Nikë Gjeloshin.

“Një nga emrat që duhet testuar seriozisht në një proces të tillë është Dr. Nikë Gjeloshi. Dhe kjo nuk është një ide ekzotike apo një emër i nxjerrë sot nga askund. Emri i tij është përmendur tashmë gjatë negociatave Kurti-Abdixhiku për presidentin. Raportimet e fundit e kanë identifikuar Gjeloshin si një prej emrave të diskutuar gjatë kërkimit për kandidat konsensual”, ka thënë Gashi.

Ai vlerëson se historia e Gjeloshit në institucionet e Kosovës të viteve ’90 mund të jetë një element që e bën atë të përshtatshëm për t’u shqyrtuar në një proces më të gjerë konsensual.

“Pse e konsideroj interesant? Sepse Gjeloshi bart disa elemente që rrallë gjenden në të njëjtin person. Ai ka qenë pjesë e periudhës së shtetformimit të viteve ’90 dhe ka shërbyer si zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në ekzil të Bujar Bukoshit. Pra, nuk është figurë që e ka zbuluar Kosovën pas vitit 2008. Ai i përket një periudhe kur institucionet e Kosovës ekzistonin nën kushte shumë më të vështira”, ka deklaruar ai.

Gashi pranon se Gjeloshi ka pasur edhe angazhime partiake, por thotë se distanca e tij nga politika aktive mund të jetë një avantazh.

“Unë nuk po e shes si njeri që kurrë nuk ka pasur lidhje partiake – kjo do të ishte e pasaktë. Por pikërisht distanca shumëvjeçare nga lufta e përditshme partiake mund të jetë avantazh. Nikë Gjeloshi sot nuk përfaqëson një qendër aktive pushteti që kërcënon ekzistencialisht ndonjërën prej katër partive kryesore. Ai nuk është kandidati natyror i LVV-së. Nuk është produkt i aparatit aktual të LDK-së. Nuk është figurë drejtuese e PDK-së. Dhe, pavarësisht historisë së tij me AAK-në, nuk është sot figurë aktive e Aleancës. Kjo krijon një hapësirë që një kandidat aktiv partiak nuk e ka”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, një kandidat konsensual nuk është domosdoshmërisht ai që të gjitha partitë e konsiderojnë ideal.

“Kandidati konsensual është ai për të cilin secila palë mund të thotë: ‘Nuk është kandidati im ideal, por mund të jetoj me të si President i Republikës.’ Ky është kompromisi. Nëse LVV-ja kërkon një president që sillet si LVV, nuk ka konsensus. Nëse LDK-ja kërkon një president që sillet si LDK, nuk ka konsensus. Nëse PDK-ja pret vetëm një president nga historia e saj, nuk ka konsensus. Nëse AAK-ja kërkon vetëm kandidatin e saj, nuk ka konsensus. Atëherë kemi vetëm katër monologë paralelë”, ka theksuar analisti.

Gashi është ndalur edhe te proceset gjyqësore në Hagë, duke thënë se do të ishte e rrezikshme që institucionet e Kosovës të mbaheshin peng nga pritja për zhvillime të tilla.

“Do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme që institucionet e Republikës të mbaheshin peng duke pritur një rezultat gjyqësor që askush sot nuk mund ta parashikojë. Nuk kemi asnjë bazë për të thënë sot se më 16 shtator Thaçi do të lirohet. Për më tepër, ndaj tij ekziston edhe procedura tjetër lidhur me administrimin e drejtësisë. Prandaj një strategji hipotetike e tipit ‘prit edhe dy javë, ndoshta lirohet Thaçi, ndoshta ndryshon atmosfera, ndoshta rikthehet në Kosovë, ndoshta bëhet kandidat për president’, do të ishte një varg spekulimesh mbi spekulime. Shteti nuk udhëhiqet me pesë ‘ndoshta’. Nëse Thaçi lirohet dhe kthehet në jetën politike, atëherë politika do ta trajtojë atë realitet kur të ekzistojë. Por Kosova duhet t’i ndërtojë institucionet sipas realitetit të sotëm”, është shprehur Gashi.

Në fund, ai thotë se zgjedhja e presidentit nuk duhet të shndërrohet në një garë se cila parti do ta konsiderojë veten fituese.

“Ky nuk është më test për Bekim Sejdiun. As vetëm test për Nikë Gjeloshin. Është test për Albin Kurtin. Për Lumir Abdixhikun. Për Bedri Hamzën. Për Ramush Haradinajn. Dhe për gjithë klasën politike të Kosovës. A janë këta njerëz në gjendje, për një moment, ta ndajnë interesin e partisë nga interesi i Republikës?”, ka deklaruar Gashi.

Ai thekson se presidenti nuk duhet të jetë trofe partiak dhe se të gjitha partitë duhet të jenë të gatshme të mbështesin një kandidat edhe nëse nuk marrin përfitime politike prej tij.

“Gabimi më i madh që mund të bëjmë është ta shohim Presidencën si trofe. Nëse zgjidhet kandidati i Kurtit, ‘fitoi Kurti’. Nëse zgjidhet kandidati i PDK-së, ‘fitoi PDK-ja’. Nëse LDK-ja e imponon një emër, ‘fitoi Abdixhiku’. Ky mentalitet është pikërisht arsyeja pse Kosova riciklon kriza. Presidenti nuk është kupa e kampionatit që vendoset në selinë e partisë fituese. Presidenti është institucion kushtetues që duhet të funksionojë edhe ditën kur qeveria dhe opozita nuk flasin më me njëra-tjetrën”, ka thënë ai.

Gashi propozon që procesi të rihapet dhe të shqyrtohen të gjithë emrat seriozë, duke përfshirë Sejdiun dhe Gjeloshin.

“Do ta ruaja konfidencialitetin. Do t’i ftoja të gjitha grupet. Do t’i rihapja emrat. Bekim Sejdiu do të mbetej në tavolinë. Edhe kandidatë të tjerë seriozë do të mbeteshin në tavolinë. Dhe Nikë Gjeloshi do të ishte, sipas meje, ndër emrat e parë që duhet testuar seriozisht për një konsensus të vërtetë. Jo sepse është ‘kandidati kundër Sejdiut’. Jo sepse është ‘kandidati kundër Kurtit’. Dhe jo sepse i përket një partie tjetër. Por pikërisht sepse mund të ekzistojë një hapësirë ku asnjëra prej partive të mëdha nuk e konsideron atë pronë të kundërshtarit”, ka theksuar ai.

Në përmbyllje, Gashi thotë se Kosova nuk ka nevojë për një president që i jep fitoren një partie apo lideri, por për një figurë që mund të pranohet si fitore e përbashkët e Republikës.

“Kosovës nuk i duhet presidenti që i jep fitoren Kurtit. As presidenti që i jep fitoren Abdixhikut. As ai që rehabiliton PDK-në. As ai që kënaq AAK-në. Kosovës i duhet presidenti për të cilin, pas votimit, të katër mund të dalin para qytetarëve dhe të thonë: ‘Nuk morëm gjithçka që deshëm. Por Republika fitoi.’ Nëse politika e Kosovës arrin deri aty, atëherë nuk kemi zgjedhur vetëm një president. Kemi bërë një hap drejt pjekurisë shtetërore”, ka përfunduar Gashi.

</body></html>

The post PDK e AAK kundër kandidaturës së Sejdiut: Qëndrim parimor apo kërcënim për bllokadë të re institucionale? appeared first on Albeu.com.