presidentja Archives - Albeu.com

Presidentja e Kosovës me mesazh emocional para ndeshjes së Kosovës ndaj Turqisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me një mesazh motivues para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka theksuar rrugëtimin e vështirë të Kosovës si shtet dhe si komb, duke e lidhur atë me paraqitjen e “Dardanëve” në fushë.

“Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë”, ka shkruar ajo.

Presidentja i ka cilësuar futbollistët si simbol të qëndresës, guximit dhe shpresës, duke u dërguar një mesazh të qartë mbështetjeje para sfidës më të rëndësishme të viteve të fundit.

“Ju jeni simbol i qëndresës, i guximit dhe i shpresës. Jemi me ju djema. Me Kosovën përgjithmonë. Me Dardanët”, thuhet në mesazhin e saj.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë është vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, me fituesin që siguron një vend në turneun më të madh të futbollit botëror.

Pritet që atmosfera të jetë elektrizuese, me tifozët që do të mbështesin maksimalisht Kombëtaren në këtë përballje historike.

The post Presidentja e Kosovës me mesazh emocional para ndeshjes së Kosovës ndaj Turqisë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht, burri e prek dhe përpiqet ta puthë
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum është sulmuar seksualisht nga një burrë, ndërsa po komunikonte me qytetarët në rrugë.

Ngjarja u regjistrua në video dhe u publikua nga Daily Mail, duke shkaktuar valë zemërimi në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara, sulmuesi shihet duke u përkulur drejt Sheinbaum dhe duke tentuar ta puthë në qafë pa pëlqimin e saj, teksa ajo po fliste me mbështetësit në një rrugë historike të Mexico City.

Burri, i cili duket se ishte në gjendje të dehur, afrohet dhe i vendos duart në gjoks, ndërsa presidentja reagon me qetësi dhe i largon duart.

“Do ta bëjmë foton, mos u shqetëso,” i tha ajo burrit, duke ruajtur qetësinë e saj, ndërsa vetëm më pas një anëtar i ekipit të sigurisë ndërhyri.

Incidenti ka shkaktuar tërbim në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë vënë në pikëpyetje reagimin e ngadaltë të sigurisë presidenciale.

“Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u sulmua nga një burrë i dehur në publik. Ku ishte sigurimi i saj?”, shkroi një përdorues në platformën X (ish-Twitter).

“Nëse Meksika nuk mund ta mbrojë Presidenten e saj, si mund të mbrojë qytetarët e zakonshëm?”

Të tjerë e quajtën “të pabesueshëm” reagimin e dobët të truprojave.

Sipas mediave lokale, burri u arrestua menjëherë pas incidentit, ndërsa zyra e Presidentes nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare. Sekretariati për Gratë, Institutet e Grave në Entet Federale dhe Komitetet për Barazi Gjinore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, dënuan ashpër sulmin.

Meksika prej vitesh përballet me nivel të lartë dhune ndaj grave, që varion nga ngacmimet në rrugë deri te format më ekstreme, si sulmet me acid dhe vrasjet mizore të grave (femicide).

The post VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht, burri e prek dhe përpiqet ta puthë appeared first on Albeu.com.

Takimi i thirrur nga presidentja Osmani, PDK, LDK e AAK konfirmojnë pjesëmarrjen
Të dielën, më 26 tetor Qeveria Kurti nuk mori votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës. Pas dështimit për formimin e Qeverisë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka ftuar partitë politike parlamentare në një takim të premten, në ora 12:00.

Lajmin për takimin e së premtes e ka konfirmuar për Telegrafin këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se takimi është ftuar nga presidentja Osmani dhe do të zhvillohet me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

E pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku konfirmoi për Telegrafin se kryetari Memli Krasniqi do të jetë i pranishëm në takim.

“Po e kemi marrë ftesën dhe kryetari Memli Krasniqi do të merr pjesë”, tha Çitaku.

Edhe zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa konfirmoi pjesëmarrjen e LDK-së në takim

“Po, kryetari do të jetë në takimin e thirrur nga presidentja”, tha Mustafa për Telegrafin.

Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë në takimin e presidentes Osmani.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Po kryetari Haradinaj do të jetë i pranishëm në takimin e thirrur nga Presidentja”, tha Xhemaili.

The post Takimi i thirrur nga presidentja Osmani, PDK, LDK e AAK konfirmojnë pjesëmarrjen appeared first on Albeu.com.

Thirrjet antishqiptare/ Reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në fundjavë në qytetin e Kumanovës.

“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Siljanovska Davkova, shprehet se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”.

Sipas presidentes maqedonase, mësimi i parë se “si të brohorasësh” mësohet në shtëpi e më pas në shkolla.

Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut, ka nevojë për “një alfabet të brohoritjes si kënaqësi sportive”.

“Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes. Thirrjet u bënë në praninë e kryeministrit maqedonas e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

The post Thirrjet antishqiptare/ Reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar appeared first on Albeu.com.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut përdor veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, e ka ushtruar veton e saj të parë prej se u zgjodh në maj të vitit të kaluar, duke mos e dekretuar Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, i cili, ndër të tjera, parashikonte që licencat për kujdestarët e çerdheve të jenë edhe në gjuhën shqipe, përveç gjuhës maqedonase.

Në një deklaratë për media të martën, ajo theksoi se vendimi për veton nuk synon “të fyejë asnjë gjuhë, apo të ndjekë këshilla partiake”, por, siç tha, të inkurajojë rishikimin e disa dispozitave të ligjit të lartpërmendur, veçanërisht të neneve 9 dhe 10.

Me këto dy nene, ligji parashikon që përveç gjuhës maqedonase, në licenca të përfshihet edhe gjuha që flasin 20 për qind e qytetarëve. Silanovska në sqarimin e saj thotë se nenet e kontestuara 9 dhe 10 të këtij ligji duhet të rishqyrtohen në prizmin e amendamentit pesë të Kushtetutës dhe Ligjit ekzistues për përdorimin e gjuhëve, i cili aktualisht është i kontestuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Vetëm bëra thirrje që nenet 9 dhe 10 të rishqyrtohen edhe një herë dhe të rishikohet nëse kjo mënyrë e marrjes dhe pajisjes me licencë nuk do të sjellë hapësirë për autorizim diskrecional. Unë nuk jam e njëanshme, por partitë që kërkojnë kualifikime janë”, tha Siljanovska-Davkova.

Kryeministri, Hristijan Mickoski, në anën tjetër, siguroi se dispozitat e kontestuara nga presidentja do të korrigjohen, dhe të njëjtat do të rikthehen për procedurë në Kuvend.

“Mendoj se është rutinë dhe formalitet. Do të korrigjohen dhe do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Gjuhët, do të kthehen përsëri në procedurë parlamentare dhe pres miratimin e suksesshëm të këtij ligji”, tha Mickoski të martën.

Mickoski rikujtoi se gjuha zyrtare në të gjithë territorin e shtetit është gjuha maqedonase, duke shtuar se ata që dëshirojnë që formularët për provimin dhe licencën të lëshohen edhe në gjuhën shqipe, do të kenë këtë të drejtë.

Me këtë ligj, i kaluar së voni në Kuvend, rregullohet sistemi dhe organizimi i mbrojtjes së fëmijëve, dhe realizohet përmes sigurimit të të drejtave të caktuara, mjeteve dhe formave për mbrojtjen e fëmijëve. Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve u miratua më 24 dhjetor të vitit të kaluar, me shumicë të dyfishtë. Për votuan gjithsej 63 deputetë dhe kundër 14.

Për veton e presidentes ndaj këtij ligji, opinioni e mësoi përmes reagimeve të opozitës, konkretisht LSDM-së dhe partisë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Të parët e mirëpritën vendimin, ndërsa të dytët e vlerësuan si sulm të hapur ndaj gjuhës shqipe.

“E mirëpresim mosnënshkrimin e dekretit nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova. Kërkojmë nga Qeveria të tërhiqet nga synimet e saj për shkak të dispozitave kontradiktore. Neni 9 dhe neni 10 i Projektligjit për ndryshime të propozuara nga Qeveria nënkuptojnë futjen e licencave dygjuhëshe në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Është e diskutueshme që ky segment rregullohet me një ligj tjetër që rregullon përdorimin e gjuhëve, si dhe me Kushtetutën e vendit”, thanë të dielën nëpërmjet një komunikate nga LSDM.

Por, BDI-ja tha se dënon “ashpër veton skandaloze” të presidentes Gordana Silanovska-Davkova ndaj dygjuhësisë.

“Ky nuk është një veprim i izoluar, por një strategji qartësisht e koordinuar. Fillimisht, lideri i VLEN-it, Afrim Gashi, doli me një deklaratë për të përgatitur opinionin kundër gjuhës shqipe dhe për të krijuar një alibi për këtë lëvizje, e menjëherë pas kësaj, nacionalizmi i tërbuar antishqiptar u aktivizuan për të mohuar dhe sulmuar gjithçka shqiptare”, thanë nga BDI.

Presidentja Gordana Silanovska-Davkova më 31 dhjetor i kishte dërguar njoftim kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi se nuk do ta nënshkruajë dekretin për Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, pasi sipas saj, amendamentet e votuara përmbajnë disa dispozita kontroverse. Kjo i referohet amendamenteve për licencat në dy gjuhë.

Davkova kishte thënë se nenet e parashikuara të ligjit duhet të rishqyrtohen në prizmin e amendamentit 5 të Kushtetutës dhe ligjit ekzistues për përdorimin e gjuhëve.

“Ju rikujtoj se mënyra e përdorimit të gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik, dhe gjuha që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimi i saj tashmë janë të rregulluara me ligj”, thuhet në sqarimin e Silanovskës.

Nga koalicioni i partive shqiptare, VLEN, pjesë e Qeverisë, nuk kanë dalë ende me një qëndrim të përbashkët për çështjen e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Megjithatë, zëvendëskryeministri Arben Fetai, përfaqësues i VLEN-it, në një deklaratë, të dhënë të hënën, siguroi se licencat “do të jenë edhe në gjuhën shqipe”.

Sipas Ligjit, nëse presidentja vendos mos të nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi e rishqyrton ligjin në përputhje me Rregulloren e Punës, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të tij. Gjatë rishqyrtimit të ligjit, amendamentet mund të sillen vetëm në lidhje me nënshkrimin e presidentit të shtetit.

Nëse gjatë rishqyrtimit Kuvendi e miraton ligjin me së paku 61 vota, kryetarja Silanovska-Davkova është e obliguar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e tij. Ligji për mbrojtjen e fëmijëve tani pritet të përpunohet dhe do t’i dorëzohet Kuvendit përsëri./ REL

The post Presidentja e Maqedonisë së Veriut përdor veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve appeared first on Albeu.com.

Protesta në Gjeorgji, presidentja bën thirrje për zgjedhje të reja
Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, ka thënë se ajo do të qëndrojë në post deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, ndërsa protestat vazhdojnë për vendimin e qeverisë për të pezulluar negociatat e pranimit në BE.

Duke folur për BBC, Salome Zourabichvili, e cila ka mbajtur anën e opozitës, e përshkroi parlamentin aktual si “të paligjshëm” pas akuzave për mashtrim në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Zourabichvili tha se ajo do të ruante rolin e saj si presidente, pavarësisht se parlamenti i sapozgjedhur i vendit tha se do të zgjidhte zëvendësuesin e saj më 14 dhjetor.

Protestat masive në kryeqytet, po vazhdojnë të shpërthejnë për të tretën natë radhazi të shtunën në kryeqytetin Tbilisi.

Policia e trazirave është vendosur rreth parlamentit të vendit, pika qendrore e tre netëve të protestave.

Oficerët përdorën përsëri gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve në orët e para të së dielës, teksa ata u përpoqën të largonin njerëzit nga ndërtesa e parlamentit.

Demonstrata po zhvilloheshin edhe në qytetet Batumi, Kutaisi, Zugdidi dhe rajone të tjera gjeorgjiane.

“Unë po e ofroj këtë stabilitet për tranzicionin, sepse ajo që kërkojnë këta njerëz në rrugë është një thirrje për zgjedhje të reja për të rikthyer këtë vend dhe rrugën e tij evropiane”, tha Zourabichvili.

The post Protesta në Gjeorgji, presidentja bën thirrje për zgjedhje të reja appeared first on Albeu.com.

Halla Tomasdottir do të betohet si presidentja e shtatë e Islandës
Feministja që nisi një fond investimi me muzikantin Bjork në kulmin e krizës financiare të Islandës në vitin 2008 dhe mbajti një fjalim në TED mbi aplikimin e “vlerave femërore” në financa, do të bëhet presidentja e re e vendit.

Halla Tomasdottir ka fituar vetëm më shumë se 34% të votave në zgjedhjet e qershorit, duke mposhtur Katrin Jakobsdottir, e cila dha dorëheqjen si kryeministre.

Bëhet e ditur se ajo do të zëvendësojë Gudni Th. Johannesson, i cili pavarësisht nga popullariteti i konsiderueshëm po largohet pas tetë vjetësh në detyrë.

Halla ishte më parë shefe ekzekutive e The B Team, një organizatë jofitimprurëse e bashkëthemeluar nga Richard Branson.

Siç raportohet, Halla kandidoi për herë të parë për presidente tetë vjet më parë, shkruan the Guardian.

Këtë herë 55-vjeçarja bëri fushatë për çështje që përfshijnë Inteligjencën Artificiale, turizmin dhe efektin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor.

“Barazia e brezave është e rëndësishme për mua. Çështjet që kam vënë në plan të parë në fushatën time janë sepse dua që brezi i ardhshëm të marrë përsipër një shoqëri dhe një vend që u jep atyre të paktën mundësi të barabarta për ata që kemi gëzuar”, tha Halla.

Ndryshe, Halla do të bëhet presidentja e shtatë e Islandës që nga formimi i republikës në vitin 1944.

Ajo do të jetë gruaja e dytë në këtë rol pas Vigdis Finnbogadottir, e cila në vitin 1980 u bë presidentja e parë femër e zgjedhur në mënyrë demokratike në botë.

Inaugurimi do të fillojë me një shërbim fetar në Katedralen e Rejkjavik, e ndjekur nga një ceremoni në parlamentin islandez fqinj, ku Halla do të betohet përpara se t’i drejtohet kombit.

Veprimtaria, e cila fillon në orën 15:30 me orën lokale, do të mbledhë presidentë të mëparshëm, anëtarë të parlamentit dhe media.

Ndërsa presidentët islandezë zgjidhen kryetarë shtetesh, roli shihet kryesisht si ceremonial.

Megjithatë, ato luajnë një rol të rëndësishëm simbolik për kombin me rreth 400,000 njerëz, veçanërisht pas shpërthimeve të fundit vullkanike.

The post Halla Tomasdottir do të betohet si presidentja e shtatë e Islandës appeared first on Albeu.com.

Claudia Sheinbaum, presidentja e parë grua e Meksikës
Rezultatet paraprake zyrtare të votimit publikuar herët të hënën, tregojnë se kandidatja e partisë në pushtet, Claudia Sheinbaum, është fituese e zgjedhjeve presidenciale në Meksikë, duke u bërë udhëheqësja e parë grua që merr drejtimin e vendit. Ish-kryebashkiakja kandidoi nën siglën e partisë Morena, me premtimet për të çuar më tej politikat e Presidentit Andrés Manuel López Obrador.

Kreu i Institutit Kombëtar të Zgjedhjeve në Meksikë, tha se sipas përllogaritjeve paraprake në zgjedhje, kandidatja Claudia Sheinbaum, ka marrë mes 58.3% dhe 60.7% të votave.

“Me këtë vendim populli meksikan mundëson vazhdimin e përparimit të programit të Presidentit Obrador, (që ligji zbatohet për të gjithë dhe askush nuk është mbi ligjin). Për herë të parë në 200 vjet, Meksika ka një grua presidente të republikës”, tha presidentja e zgjedhur e Meksikës, Claudia Sheinbaum.

Në një vend me afro 100 milionë katolikë, zonja Sheinbaum do të jetë gjithashtu presidentja e parë në historinë e Meksikës me prejardhje hebraike.

Zonja Sheinbaum i detyrohet presidentit në largim, Andrés Manuel López Obrador, për një pjesë të madhe të popullaritetit të saj. Zoti Obrador, i cili i përket vijës së majtë sikurse edhe presidentja e zgjedhur, ka qenë mentor i saj dhe 60 për qind e popullsisë e miraton punën e tij .

Rezultatet paraprake tregojnë se Partia Morena fitoi shumicën e vendeve në të dyja dhomat e Kongresit. Kundërshtarja e saj, Xóchitl Gálvez, senatore e opozitës dhe përfaqësuese biznesi me prejardhje indigjene, ka marrë mes 26.6% dhe 28.6% të votave.

“Është koha të lëmë pas fushatat dhe të hyjmë në një fazë pajtimi ku ajo që na bashkon si banorë të Meksikës, ka përparësi. Nuk mund të anashkalojmë faktin se ky ishte një proces i pabarabartë, i karakterizuar nga ndërhyrja e presidentit dhe përdorimi i programeve sociale. Ky ka qenë edhe procesi zgjedhor më i dhunshëm në historinë e vendit tonë”, tha Xóchitl Gálvez, kandidate për presidente e Meksikës.

Disa orë përpara hapjes së qendrave të votimit të dielën, një kandidat lokal u vra në një shtet të Meksikës, thanë autoritetet, një nga të paktën 25 kandidatët e tjerë politikë të vrarë gjatë fushatës aktuale, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 450,000 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë zhdukur që nga viti 2006, kur qeveria angazhoi ushtrinë për të luftuar trafikun e drogës.

Zonja Sheinbaum është zotuar të vazhdojë strategjinë e debatueshme të Presidentit López Obrador “përqafime jo plumba” për të luftuar krimin në themelet e tij.

The post Claudia Sheinbaum, presidentja e parë grua e Meksikës appeared first on Albeu.com.

Kuvendi seancë plenare në nder të presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar
Kuvendi po mban një seancë plenare në nder të presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar.

Në fjalën e saj ajo theksoi se rruga e vetme për t’i dhënë fund konflikteve globale është diplomacia.

“Kushtet në Ukrainë janë të vështira. Duket se Rusia po shfrytëzon superioritetin e saj ushtarak. Aleatët e Ukrainës po mendojnë se nuk do të jetë e mundur të ndihmojnë Ukrainën pa një angazhim të drejtpërdrejtë me Rusinë. Retorika ushtarake është e lartë në Evropë sot, gjë që shqetëson diplomatët me përvojë. Sa më shumë të rritet numri i nismave të tilla, aq më pak do të flitet për zgjidhje ushtarake në një konflikt. Mendoj se roli i diplomacisë nuk është diskutuar si duhet në këtë konflikt”, tha ajo.

Presidentja sllovene po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesën të presidentit Bajram Begaj me të ciluin mbajti dhe një konferencë për shtyp. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

The post Kuvendi seancë plenare në nder të presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar appeared first on Albeu.com.

Presidentja sllovene: Nuk është i pamundur anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda 2030-ës
Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar thotë se Shqipëria ka shënuar sukses në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, Musar u shpreh se për Shqipërinë, nuk është e pamundur që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.

Musar konfirmoi mbështetjen e Sllovenisë për Shqipërinë në proceset integruese.

“Jam shumë e kënaqur që sot jam në Tiranë, kam thënë se shteti juaj dhe ju do të keni një vend të posaçëm në zemrën time.

Në fokus të dy viteve të para, kam vendosur të jetë në Ballkanin Perëndimor, Sllovenia beson se vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Isha shumë e kënaqur me fjalët e Charles Michel në Bled vitin e kaluar, se Bashkimi Evropian do duhet të pranonte shtetet deri në 2030.

Për Shqipërinë kjo nuk është e pamundur.

Më kënaq lufta kundër korrupsionit, SPAK ka besim të çmuar.

Asnjë shtet nuk është imun ndaj korrupsionit dhe krimit, as shteti im.

Rolet bilaterale mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, nuk kemi pika të hapura, por të dy jemi kryetarë, jemi të bindur se mund të bëjmë edhe më shumë.

Jam e gëzuar që sllovenë vijnë çdo ditë e më shumë në Shqipëri.

Vitin e kaluar ishin 20 mijë.

Numri i madh i turistëve sjell edhe përgjegjësi edhe më të madhe”, theksoi ajo.

The post Presidentja sllovene: Nuk është i pamundur anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda 2030-ës appeared first on Albeu.com.