presidenti shqiptar ne maqedoni Archives - Albeu.com

Maqedonia e Veriut me president shqiptar? Kryeministri Zaev nuk e mohon
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nuk e ka mohuar zgjedhjen e një presidenti shqiptar në krye të MAqedonisë së Veriut.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është shprehur se objektiv i partisë që ai drejton, këtë herë është posti i presidentit.

Sipas Ahmetit kjo do të ishte hera e parë që Maqedonia e Veriut do të kishte një shqiptar në krye të shtetit.

Deklaratat ai i bëri në Çahir, gjatë një tubimi me mbështetësit e tij.

“Unë nuk mund të rri rehat pa thyer edhe ndonjë barrikadë, se nuk me duket mirë. Po thyhen barrikada, siç u thyen barrikadë pas barrikade, mur pas muri. Ministër të Mbrojtjes, po, ministër të Brendshëm, po, kryetar Kuvendi, po, ministër të Jashtëm, po, zëvendëskryeministër të parë, po. Barrikada e radhës, kryetarin e shtetit”, tha Ahmeti.

Ndërsa, kryeministri Zoran Zaev, paralajmërimin e Ahmetit e quan “ambicie e mirë”. Megjithatë theksoi se Presidenti zgjidhet nga qytetarët, nuk është marrëveshje politike mes partive sepse nuk e zgjedh as Kuvendi e as Qeveria. Për të zgjedhur president shqiptar janë të nevojshme votat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend, tha partneri qeverisës.

“Është ambicie e mirë që të aludohet edhe në votat e elektoratit maqedonas ose thënë ndryshe vota të elektoratit jo shqiptar. Është dëshmuar se BDI merr shumicën e votave shqiptare, por për ambicie të tillë duhet shumicë votash edhe nga elektorati joshqiptarë në vendin tonë multinacional”, u përgjigj Zaev.

Gjatë zgjedhjeve Presidenciale, BDI nuk doli me kandidat të sajin, por mbështeti Stevo Pendarovskin si kandidat konsensual që fillimisht mori përkrahjen e LSDM-së.

Sa i përket drejtimit të posteve më të larta në shtet nga shqiptarët, në zgjedhjet e fundit parlamentare BDI kërkoi që kryeministri i vendit të jetë shqiptar. Zaev atë periudhë pati deklaruar se nëse BDI ka kusht të këtillë atëherë nuk do të jetë pjesë e qeverisë. E pas negociatave mes Ahmetit dhe Zaevit u vendos që kryeministër shqiptar të jetë në 100 ditshin e fundit të Qeverisë./albeu.com

The post Maqedonia e Veriut me president shqiptar? Kryeministri Zaev nuk e mohon appeared first on Albeu.com.