presidenti serb Archives - Albeu.com

Vuçiç: Kosova po armatoset në mënyrë të paligjshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, akuzoi fuqitë perëndimore për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe opozitën e mediat pro opozitës në Serbi se janë në shërbim të këtyre fuqive.

Gjatë një veprimtarie në Beograd, ai tha se është duke menduar se “si të fillojnë hetime për armatosjen e të ashtuquajturës Forca e Sigurisë së Kosovës dhe atyre që po ndihmojnë në këtë armatosje, në kundërshtim me Rezolutën 1244. Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe si guxuan ta bëjnë atë … Po mendoj si të mos e sjell vendin në pozitë të vështirë dhe njëkohësisht të ruhet e drejta ndërkombëtare”, tha ai.

Më herët gjatë këtij muaji Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike në Evropë”, tha Departamentit të Shtetit, sipas të cilit shitja nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.

Presidenti serb i cili e kishte cilësuar njoftimin “një zhgënjim të madh për Serbinë”, sulmoi mediat pro opozitare dhe opozitën në Serbi se “nuk duan t’ia dinë çfarë po i bëjnë të huajt dhe shqiptarët Serbisë”.

“Juve ju intereson se si ta ndëshkoni Serbinë, sepse disa serbë deshën t’i mbronin vatrat e tyre”, tha presidenti serb i pyetur nga gazetarët për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës me 24 shtator të vitit të kaluar, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer dhe plagosur dy të tjerë.

Kosova e ka akuzuar Beogradin për organizmin dhe armatosjen e grupit, por Beogradi mohon të jetë përfshirë në të. Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër Milan Radoiçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës, e cila është themeluar dhe mbështetur nga Beogradi.

Incidenti qe vlerësuar nga më të rëndët që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 duke nxitur shqetësimin e diplomacisë perëndimore për qëndrueshmërinë në rajon dhe thirrjet për vënien e autorëve para drejtësisë.

Autoritetet në Serbi e ndaluan Milan Radoiçiçin disa ditë pas sulmit nën akuzën “bashkim me qëllim të kryerjes së veprave kriminale, prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese, dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Por, ai u la më pas i lirë me kusht që të mos largohej nga Serbia, dhe iu ndalua të shkonte në Kosovë. Pas sulmit të 24 shtatorit policia e Kosovës gjeti një sasi të madhe armësh në fshatin Banjskë.

Presidenti serb tha se pjesëtarët e grupit kanë kryer vepra penale dhe do të përgjigjen, por “kur shoh për çfarë armësh flitet… ata thonë se kishte pistoleta, pushkë, raketa-hedhës dore. Epo, prisni… keni sjellë ‘Javelin’ të gjitha ilegalisht… Dhe nuk përgjigjeni. Mund ta bëni. Jeni të mëdhenj e të fuqishëm dhe keni shërbëtorët tuaj këtu (në Serbi) nga ata politik deri te ata medial…”, tha presidenti serb.

Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë.

Numri i trupave të NATO-s u shtua pas 24 shtatorit mes shqetësimeve të perëndimit se Rusia mund të provojë destabilizimin e Ballkanit për të shpërqendruar vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Pas sulmit diplomatët perëndimorë u vunë në përpjekje të reja për të përshpejtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Nga Qeveria e Kosovës kërkohet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Qeverisë së Serbisë të përmbushë detyrimet që çojnë drejt njohjes de fakto të Kosovës. Beogradi ka theksuar se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës

The post Vuçiç: Kosova po armatoset në mënyrë të paligjshme appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Do të luftoj për Kosovën dhe Serbinë tonë
“Shteti i Serbisë dhe interesat e saj gjithmonë duhet të jenë para atyre partiake dhe individuale. Vetëm të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë”, thotë përmes një video në Instagram, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai akoma e cileson Kosovën si pjesë e Serbisë.

“Të nderuar qytetarë të Serbisë, para dy ditësh thash të vërtetën për të gjitha problemet, me të cilat po ballafaqohemi në lidhje me Kosovën, nuk ju fsheha asgjë, po ashtu ju thash si dhe sa kemi luftuar dhe si kemi ndërmend të luftojmë në të ardhmen për vendin tonë”, tha Vuçiq.

Presidenti theksoi se u ka ofruar të gjithë akterëve politikë në vendin tonë që t’i njohin me presionet dhe gjithçka që po përballet Serbia, shkruan Kosovo-Online, transmeton Klankosova.

“Thanë që nuk duan të flasin ose të paktën një pjesë e mirë e tyre, por duan një protestë publike, një shfaqje për veprimin e tyre politik, më vjen keq që nuk e kuptuan se vendi është më shumë i rëndësishëm se interesat politike të çdo partie dhe të cilitdo prej nesh, gjithsesi është obligim që ta respektoj parlamentin dhe t’i plotësoj të gjitha kërkesat, do të paraqitem në Kuvendin Kombëtar, do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe do të luftoj për Kosovën dhe Serbinë tonë. Vetëm së bashku dhe të bashkuar mund të luftojmë për një të ardhme më të mirë të vendit tonë”, shkroi presidenti serb./express/

The post Vuçiç: Do të luftoj për Kosovën dhe Serbinë tonë appeared first on Albeu.com.

“Dua të plotësohen garancitë që janë dhënë”, Vuçiç: Prishtina po ndërton baza speciale
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbajtur sot konferencën e fundvitit, ku pas përfundimit të saj ka njoftuar se do të vizitojë manastirin e Hilandarit. Ai tha se për shkak të krizës aktuale nuk ka mundur ta mbajë konferencën për media më herët.

“Diku para Krishtlindjeve, para nisjes për në Hilandar, më 4 ose 5, do të mbaj një konferencë vjetore për mediat. Nuk mund të bëja asgjë tjetër në këtë mes të krizës, derisa të zgjidhim ose të paktën të shtyjmë problemet, jam thyer, sikur të më kishte goditur një tank. Nuk kisha forcë të mjaftueshme’, tha Vuçiç në Presidencën e Serbisë ku priti Nikolla Nedeljkoviçin, i cili u arrestua në Gazimestan dhe tani u lirua pas gjashtë muajsh të kaluar në burg në Prishtinë.

I pyetur se çfarë pret në vitin e ardhshëm, Vuçiç u përgjigj duke vënë theksin te garancia që i ka dhënë SHBA-ja dhe BE-ja për të mos ndjekur penalisht personat që vendosën barrikadat, ndërsa akuzoi edhe Kosovën se po ndërton baza speciale për të kërcënuar popullin serb.

“Për mua para së gjithash është e rëndësishme që të plotësohen gjërat nga garancitë që janë dhënë. Prishtina po ndërton baza speciale që të mund të kërcënojë popullin serb, kërkoj nga ata që të sillen në përputhje me atë që është marrë vesh”, tha Vuçiç.

Siç tha ai, mëngjesin e sotëm ka telefonuar përfaqësuesit evropianë, të cilët i ka kërkuar të kenë kujdes.

“Situata është shumë më e vështirë se sa mendojnë, populli serb është i vendosur të mos lejojë terrorin, kam frikë nga papërgjegjshmëria e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe e Prishtinës”, tha Vuçiq.

Ai tha gjithashtu se për serbët nuk ka asgjë të keqe në deklaratat e BE-së dhe SHBA-së, si dhe në deklaratat e KFOR-it dhe NATO-s.

“Në letrën e NATO-s, për herë të parë kemi se nuk ka ardhje të asaj që Prishtina i quan forcat e saj të sigurisë në veri të Kosovës dhe Metohisë pa pëlqimin e NATO-s, serbëve vendas dhe Serbisë, nuk e kemi pasur kurrë më parë”, theksoi presidenti i Serbisë.

Kreu i qeverisë serbe theksoi në fund të fjalimit të tij tha se do të vizitojë manastirin e Hilandarit në Krishtlindje dhe se konferencën vjetore për shtyp do ta mbajë më 4 ose 5 janar.

The post “Dua të plotësohen garancitë që janë dhënë”, Vuçiç: Prishtina po ndërton baza speciale appeared first on Albeu.com.

Propozimet nga PE, Vuçiç: Serbia nuk është e interesuar që të njohë Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditur se rekomandimet e Parlamentit Evropian për Serbinë kërkonin gjithashtu një njohje reciproke me Kosovën, por kjo sipas tij është mbajtur e fshehur nga publiku. Ai deklaroi se Serbia nuk është e interesuar që ta njohë Kosovën. Kreu i shtetit serb foli edhe për sanksionet ndaj Rusisë. Ai shtoi se është në gjendje që ti marrë vetë vendimet e tij dhe e di se çfarë nevojash ka vendi duke ditur varësinë e Serbisë ndaj gazit rus.

“Nuk ka të bëjë vetëm me sanksionet. E di që ka një pjesë të publikut që do të donte të disiplinonte presidentin dhe qeverinë dhe të na shpjegonte se ne duhet të vendosim urgjentisht sanksionet sepse është në interesin më të mirë të vendit tonë. Ndërsa çdo gjë tjetër është një politikë e keqe për Serbinë që do të na lërë pa rrugën drejt BE-së. Por ata e anashkaluan pjesën që thoshte se ne duhet ta njohim Kosovën si të pavarur, ndaj po kërkoj të gjithë ata njerëz që duan të flasin me ne për qëllimet e mira të dikujt. pse po e fshehin këtë. Një pjesë e opinionit politik dhe mediatik po e fsheh këtë nga publiku sepse në të kundërtën do të ishte e qartë se çfarë i dëshironin realisht Serbisë eurodeputetët e tillë dhe do të kuptohej më mirë qëndrimi i Serbisë dhe lidershipit të saj shtetëror. Prandaj duhet të të jetë i fshehur”, tha Vuçiç.

Ditën e djeshme Parlamenti Europian miratoi rezolutën për integrimin në BE dhe tha se përsa i takon Serbisë procesi i saj duhet të kushtëzohet në mënyrë që ajo të ndjekë politikat e njëjta me BE, dmth të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

The post Propozimet nga PE, Vuçiç: Serbia nuk është e interesuar që të njohë Kosovën appeared first on Albeu.com.

“Për pak më goditi”, presidentit serb i ndodh e papritura gjatë fjalimit pas takimit me Macron (VIDEO)
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në Paris ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Sipas mediave serbe, pas takimit Vuçiç ka folur për gazetarët ku dhe po tregonte se çfarë biseduan me homologun francez kur papritur i ndodhi një incident.

Gjatë fjalë së tij drita e një transmetuesi ra në tokë ku zhurma e saj e ndërpreu atë teksa po shpjegonte se çfarë kishte diskutuar me Macron. “Për pak më goditi”- tha Vuçiç, megjithatë, me një buzëqeshje të vetëkënaqur në fytyrën e tij, ai u mburr me trimërinë e tij duke thënë:”As që lëviza”.

Më pas ai ka thënë me shaka se një prej të pranishmëve e ka “përgatitur” që kjo të ndodhë dhe ka vazhduar të bëjë një deklaratë për mediat duke buzëqeshur.

Nuk kaloi shumë kohë që video e incidentit u përhap në rrjetet sociale, ku një përdorues në Twitter e përshkroi pamjen si “gjëja më e fortë në botë ndonjëherë”.

Ovo je najjače nešto na svJet, ikada! pic.twitter.com/AeGfxBRMoj

— Ksenija (@XeniaKsenija) November 10, 2022

The post “Për pak më goditi”, presidentit serb i ndodh e papritura gjatë fjalimit pas takimit me Macron (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vuçiç habit me deklaratën e tij: Jam pro liberalizimit të vizave për Kosovën
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovës ku çuditërish u shpreh pro.

Sipas Tanjug, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, të kërkuar nga Losta Serbe, Vuçiç komentoi fjalën e presidentes së BE, Ursula von der Leyen e cila vlerësoi Kosovën për punën e saj.

Presidenti tha sot, duke komentuar faktin se Leyen, vlerësoi Prishtinën për punën e saj të palodhur dhe përkushtimin ndaj reformave evropiane, se ai nuk ka asgjë kundër Prishtina që të ketë një regjim pa viza.

“Sa i përket lavdërimit të Prishtinës, nuk kam asgjë kundër dhe jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo moment, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, e bëj. nuk dua të shpjegoj”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me lavdërimet e von der Leyen.

Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.  Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian vlerësoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

The post Vuçiç habit me deklaratën e tij: Jam pro liberalizimit të vizave për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Aleksandër Vuçiç takim me ambasadorin rus, diskutime për Kosovën dhe çështjen e targave
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka falënderuar Rusinë për mbështetjen ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, në një takim që ka zhvilluar me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko më 24 tetor.

Në një komunikatë të lëshuar pas takimit, Vuçiç e ka shfaqur shpresën se paqja shumë e nevojshme në tokën evropiane do të arrihet në periudhë të shkurtër kohore.

Ky takim vjen një ditë pasi ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën, Anna Lührmann i ka bërë thirrje Serbisë që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Bashkimit Evropian.

Serbia, ndonëse vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve perëndimorë – ka refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë.

Në komunikatën e 24 tetorit është thënë se çështjet e diskutuara mes Vuçiçit dhe ambasadorit rus kanë qenë: bashkëpunimi bilateral, situata gjeopolitike dhe çështjet rajonale.

“Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar dhe për situatën në Kosovë dhe Metohi, presidenti Vuçiç ka theksuar se Serbia, pavarësisht të gjitha sfidave, vazhdon të ketë politikë paqësore dhe është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe që të respektohet ligji ndërkombëtar”, është thënë në deklaratë.

Ky takim është zhvilluar teksa në Kosovë po afrohet skadimi i afatit për riregjistim të makinave me targa serbe në RKS- Republika e Kosovës.

Afati për riregjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për shyrje të afatit për riregjistrim për 10 muaj.

Qeveria e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se e ka për obligim zbatimin e ligjit, kushtetutshmërinë dhe vendimet qeveritare.

Tensionet për targat

Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë.

Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL

The post Aleksandër Vuçiç takim me ambasadorin rus, diskutime për Kosovën dhe çështjen e targave appeared first on Albeu.com.

“Nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë jemi në telashe”, Vuçiç flet hapur për presionin nga perëndimi
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se nëse Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë do të jetë në “telashe” të mëdha.

Sipas Blic, Vuçiç i bëri këto deklarata para gazetarëve në një event në Beograd se Serbia është nën presion të madh për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Nëse nuk vendosim sanksione kundër Rusisë, do të jemi në telashe të mëdha, por nëse i vendosim ato, atëherë ata do të na përkëdhelin pas shpine për pesë apo gjashtë ditë dhe kaq”, tha Vuçiç.

Presidenti kujtoi fjalët e ish-presidentit të SHBA, Barack Obama, i cili tha se nuk mund të mbështetemi vetëm te ushtria për të mbrojtur sigurinë tonë, por nevojitet edhe një agjenci e fortë civile.

“Sot jetojmë në një kohë kur veprimtaria e shërbimit tonë është më e rëndësishmja, sidomos për shkak të faktorëve të jashtëm. Beogradi ka qenë si Casablanca javët e fundit. Kur kemi mysafirë nga Rusia, zbulojmë ata nga shërbimet perëndimore që i shoqërojnë. Kur kemi mysafirë nga perëndimi, atëherë të tjerët ndjekin gjurmët e tyre. Kjo tregon se sa të interesuar janë ata jo vetëm për njëri-tjetrin, por për këtë copë toke që do të donim ta ruanim për brezat e ardhshëm”- tha presidenti.

Vuçiç shtoi se jo për fajin e tyre, Serbia është tërhequr nga një rreth vicioz nga i cili nuk ka rrugëdalje dhe u shpreh se ndodhen nën presion të vazhdueshëm.

“Nëse mendoni se Serbia i mjafton të thotë nesër do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, jo, do të na përkëdhelin pas shpine për pesë apo gjashtë ditë. Sot u shërben të na godasin si vare në të gjitha forumet, ndaj do të na bëjnë atë për të cilën akuzojnë Rusinë”,- shtoi Vuçiç.

Në fund Vuçiç shpjegoi dhe qëndrimin e Serbisë duke thënë se nëse refuzojnë atëherë janë në telashe dhe ky është një kërcënim i hapur ndaj vendit të tij.

“Nëse refuzojmë, atëherë jemi në telashe. Le të kuptojmë njëri-tjetrin. Askush nuk më kërcënon si Aleksandar Vuçiç, kërcënojnë hapur gjithë vendin tonë dhe mbijetesën e tij. Thjesht dua që të gjithë ta dini dhe kjo është hera e parë që e them hapur. Asgjë nuk mjafton. Ata thonë se problemi janë refugjatët. Nuk ka problem, do të anulojmë regjimin pa viza. Ne do t’i zgjidhim ato probleme, por nuk do të mjaftojë, nuk do të jetë as lajm. Le të vendosim sanksione se i pengon që ka një vend që qëndron jashtë dhe dëshiron të ketë të drejtën e mendimit të lirë, dhe nuk ka kërcënuar askënd dhe nuk ka shkelur në tokën e të tjerëve. Ne nuk sulmuam askënd, por u ndëshkuam rëndë, më keq se Iraku dhe Afganistani. Sepse ata nuk e ndanë Basrën dhe Kandaharin”– tha ai.

Serbia deri më tani është një nga të paktët vende europiane, i cili edhe pse e ka dënuar sulmin rus në Ukrainë, nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. BE deri më tani ka miratuar paktën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë dhe ka ushtruar presionin ndaj Serbisë, e cila ka nisur rrugëtimin drejt integrimit në BE, që ti bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë.

The post “Nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë jemi në telashe”, Vuçiç flet hapur për presionin nga perëndimi appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja me Rusinë, Vuçiç: Serbia po sulmohet për një dokument burokratik
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Serbisë dhe Rusisë që ngjalli reagime të shumta në Bruksel. Lideri serb tha se vendit të tij po i bëhet presion. Sipas tij, një dokument burokratik, pa asnjë peshë të rëndësishme” u përdor në media për të sulmuar Serbinë.

Vuçiq nuk specifikoi se për cilin dokument po fliste, por deklaratat e tij vijnë disa ditë pasi Bashkimi Evropian kritikoi Serbinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e politikës së jashtme me Federatën Ruse.

Më 23 shtator, ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Serbisë, Sergei Lavrov dhe Nikolla Sellakoviç, nënshkruan Planin e Konsultimeve të Ministrive të Jashtme të të dyja shteteve për dy vjetët e ardhshëm.

Plani konsultativ 2023-2024 i Serbisë dhe Rusisë u nënshkrua në Nju Jork në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ky është dokumenti i parë diplomatik që Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar që nga 24 shkurti, kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Përmbajtja e Planit të Konsultimeve nuk është bërë publike.

The post Marrëveshja me Rusinë, Vuçiç: Serbia po sulmohet për një dokument burokratik appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Serbia mbështet integritetin territorial të anëtarëve të OKB-së, përfshirë Ukrainën
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë më 21 shtator në Nju Jork se Serbia mbështet integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë atë të Ukrainës.

Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç ka thënë se Serbia “ka vepruar me përgjegjësi dhe seriozitet” në këtë aspekt.

“Ne jemi në kërkim të një përgjigjeje të qartë të pyetjes që unë ua kam bërë bashkëbiseduesve, liderëve të shumë shteteve për vite me radhë – cili është dallimi në mes të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, pasi kjo e fundit është përballur me shkelje të rënda, të cilave shumë prej jush u keni dhënë njohje ndërkombëtare dhe legjitimitet. Unë nuk kam marrë kurrë një përgjigje racionale në këtë pyetje nga askush”, ka deklaruar Vuçiç.

Deklarata e tij ka qenë referencë për Kosovën, e cila ka shpallur pavarësinë më 2008.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës dhe ia bllokon anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, përmes mbështetjes së Rusisë dhe Kinës.

Vuçiç ka thënë gjatë fjalimit të tij se Serbia “me durim dhe shumë gatishmëri do të vazhdojë të kërkojë kompromis” me Kosovën, në negociatat që ndërmjetëson Bashkimi Evropian në Bruksel.

“Kompromisi është mënyra e vetme për të arritur paqe afatgjatë. Ne tashmë kemi shterur të gjithë mundësitë tjera dhe nuk po mendojmë të kthehemi në rrugën e luftës dhe përgjakjes”, ka thënë mes tjerash Vuçiç.

Sipas tij, rajoni i Ballkanit nuk mund të durojë edhe një konflikt tjetër.

Presidenti serb ka theksuar se Beogradi është duke zhvilluar negociata “në kushte komplekse, me elemente të një lufte hibride dhe fushatë të ndyrë nga ana e publikut ndërkombëtar”.

“Mjafton t’ju kujtoj një njoftim të mediave botërore se Serbia do të sulmojë fqinjët, dhe që përbën kërcënim për stabilitetin rajonal. Natyrisht, diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë, dhe ka qenë vetëm një prej serive të gënjeshtrave kundër Republikës së Serbisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, parimi i paprekshmërisë së kufijve duhet të zbatohet për të gjitha shtetet.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve të Bashkimit Evropian, për dallim nga disa pjesë të Ukrainës që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008, nuk përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Ai ka përmendur se disa shtete të Ballkanit Perëndimor kanë tejkaluar shumë barriera që kanë ekzistuar mes popujve për shumë vite.

Si shembull, ai ka thënë se “Serbia dhe Shqipëria, sot, kanë marrëdhëniet më të afërta dhe më miqësore në histori”, dhe se bashkë me Maqedoninë e Veriut, tri vendet kanë krijuar nismën, Ballkani i Hapur.

Nisma, Ballkani i Hapur, është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019.

Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, nuk janë pjesë e saj.

Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Deri më tani janë nënshkruar disa marrëveshje që mëtojnë të lehtësojnë lëvizjen në mes të shteteve.

“Pavarësisht përfitimeve të padiskutueshme ekonomike, nisma ka dimension më të gjerë, lidh njerëzit me kultura të ndryshme dhe promovon diversitet. Në këtë mënyrë, Serbia synon të kontribuojë në paqe, stabilitet dhe pajtim në rajon”, ka thënë Vuçiç.

Serbia nuk i ka vënë sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë në fund të muajit shkurt, mirëpo e ka dënuar Rusinë disa herë përmes votimeve në OKB.

Serbia është shtet që varet nga gazi rus dhe sondazhet tregojnë mbështetje të madhe të popullsisë serbe për Rusinë, pavarësisht faktit se ndihmën më të madhe ky shtet e pranon nga Perëndimi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

The post Vuçiç: Serbia mbështet integritetin territorial të anëtarëve të OKB-së, përfshirë Ukrainën appeared first on Albeu.com.