presidenti i shba Archives - Albeu.com

“Rrezikon sigurinë kombëtare!”, Republikanët ngrenë pikëpyetje mbi mprehtësinë mendore të Presidentit Biden
Rivalët republikanë po ngrenë pikëpyetje lidhur me mprehtësinë mendore të zotit Joe Biden, pas një lapsusi verbal të presidentit amerikan që ka thelluar shqetësimet mes votuesve amerikanë për moshën e tij.

Fushata e kandidates Nikki Haley ripublikoi një reklamë me video duke vënë në objektiv moshën e thyer të kandidatëve për president.

Pyetje: Çfarë mendoni, a duhen të testohen politikanët mbi aftësitë e tyre mendore? “Unë besoj se po”, thotë një votuese.

Zyrtarë të fushatës së zonjës Haley thanë se: “Bidenit i mungon kapaciteti mendor për të shërbyer në mënyrë efektive si president”.

Jason Miller, këshilltar i fushatës së zotit Trump, tha: “Bideni nuk do të jetë më i mprehtë (mendërisht) në nëntor”. Ekipi i fushatës së zotit Trump tha se: “Joe Biden jo vetëm që shfaq shenja të plakjes, por ai rrezikon sigurinë tonë kombëtare”

“Kujtesa ime është në rregull….hidhini një sy punës time që kur jam bërë president”, tha zoti Biden.

Të enjten gazetarët ngritën pikëpyetje mbi gjendjen e presidentit pas një raporti të prokurorit të posaçëm lidhur me dyshimet për mbajtjen në mënyrë të paautorizuar të dokumenteve sekrete. Në raport përmenden edhe problemet e presidentit me kujtesën.

Gjatë konferencës së shtypit të enjten, ndërsa zoti Biden foli për përpjekjet për të siguruar ndihma për popullin e Gazës, ai përmendi gabimisht emrin e presidentit egjiptian si “president i Meksikës”

“Fillimisht presidenti i Meksikës, Sissi nuk donte të hapte portën për të lejuar hyrjen e materialit humanitar”, tha ai.

Është hera e tretë gjatë javëve të fundit që zoti Biden i ngatërron emrat e udhëheqësve botërorë.

Ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, gabimet e zotit Biden po shtojnë kritikat në mesin e republikanëve që thonë se presidenti nuk është i aftë për të udhëhequr. Kjo ka rritur ankthin e demokratëve për moshën e tij si dhe shkaktuar reagime nga Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti gjatë tre viteve të fundit ka përmirësuar ekonominë, kujdesin shëndetësor dhe vendin”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Gjendja mendore dhe fizike e presidentit Biden kritikohet sa herë që ai bën gafa, i merret goja apo po rrëzohet nga biçikleta. Por për të qenë udhëheqës duhen shumë gjëra të tjera, më të rëndësishme.

“Qeverisja kërkon menaxhimin, ndërtimin e ekipit dhe formimin e koalicioneve. Nuk ka asnjë shenjë që Biden të ketë ngritur pikëpyetje në këto fronte”, thotë Ëilliam Hoëell, profesor i politikave amerikane në Universitetin e Çikagos.

Sipas një sondazhi të rrjetit “NBC Neës” të publikuar këtë javë, 76% e votuesve thonë se kanë shqetësime të mëdha ose të moderuara lidhur me shëndetin mendor dhe fizik të zotit Biden. Vetëm 48% e të anketuarve shprehin shqetësime për zotin Trump.

Në fillim të shkurtit, ish-presidenti iu referua gabimisht rivales së tij Nikki Haley si ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

The post “Rrezikon sigurinë kombëtare!”, Republikanët ngrenë pikëpyetje mbi mprehtësinë mendore të Presidentit Biden appeared first on Albeu.com.

Kush ka të drejtë të kandidojë për president? Çfarë thotë Kushtetuta amerikane
Hedhja e dyshimeve ndaj rivalëve të tij politikë, nëse ata i plotësojnë kushtet për të kandiduar për President të Shteteve të Bashkuara, është një nga strategjitë kryesore të fushatës së zotit Donald Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, kandidatja tjetër republikane, Nikki Haley është objekti i fundit i akuzave që kanë të bëjnë me kriteret që përcakton Kushtetuta se kush mund të kandidojë për president.

“Ajo nuk ka të drejtë të jetë presidente. Këtë e di shumë mirë”, tha ish Presidenti Trump për zonjën Nikki Haley ndërsa bënte fushatë në Ajova.

Ai i është rikthyer një taktike të njohur të fushatës, duke ngritur dyshime nëse rivalët kanë të drejtë ligjore të kandidojnë për president.

Këto taktika përfshijnë si keqinterpretimin e ligjit, ose hedhin dyshime mbi vendlindjen e kandidatëve.

Në janar, zoti Trump shpërndau në internet një artikull që pretendonte në mënyrë të rreme se rivalja Haley nuk kualifikohej sepse prindërit e saj indianë nuk ishin shtetas amerikanë në kohën e lindjes së saj.

Zonja Haley ka lindur në Karolinën e Jugut. Kushtetuta amerikane është e qartë se kush mund të bëhet President, shpjegojnë ekspertët.

“Kushtetuta kërkon që kandidati të jetë mbi 35 vjeç dhe të jetë i lindur brenda vendit. Të gjithë ata që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara janë qytetarë me të drejtë kandidimi, pavarësisht nga statusi i imigrimit, apo shtetësisë së prindërve të tyre”, thotë Allan Richtman, Profesor i Historisë në Universitetin Amerikan.

Zonja Haley nuk është e para që është vënë në shënjestër nga zoti Trump. Ish-presidenti demokrat Barack Obama dhe rivalët republikanë të zotit Trump gjatë garës brenda partisë, në vitin 2016, Ted Cruz dhe Marco Rubio, ishin po ashtu objekt i këtyre akuzave dhe iu desh t’i përgënjeshtronin ato.

“Unë e di të sigurt se ku kam lindur dhe mendoj se shumica e njerëzve e dinin këtë”, thotë Barack Obama, ish-President i Shteteve të Bashkuara.

Ka një arsye pse vetëm ata që kanë lindur në SHBA kanë të drejtë të kandidojnë për President.

“Kjo shmang dyshimin se presidenti mund të jetë besnik ndaj ndonjë vendi tjetër, ose të ketë prirje që të veprojë kundër interesave amerikane”, thotë profesori i shkencave politike të Universitetit të Çikagos, Mark Hansen.

Ky kusht nuk pritet të hiqet nga kushtetuta.

“Ndryshimi kushtetues kërkon miratimin me dy të tretat e votave të të dy dhomave të Kongresit dhe më pas miratimin nga tre të katërtat e shteteve. Nuk kam parë asnjë kërkesë për të hequr, ose zbutur kushtin e nënshtetësisë sipas Kushtetutës”, thotë historiani Allan Lichtman nga Universiteti Amerikan.

Çdo qytetar i lindur në SHBA ka mundësi për të sfiduar akuzat se nuk kualifikohet për postin e Presidentit.

“Kundërshtimi mund të bëhet duke treguar certifikatën e lindjes. Pretendimet se ku kanë lindur fëmijët zakonisht mbështeten në një formë racizmi dhe ksenofobie dhe për këtë nuk duhet të ketë vend në politikën amerikane”, thotë Ravi Perry, profesor i Shkencave Politike në Universitetin Howard.

Nikki Haley ka të drejtë të jetë presidente dhe i ka hedhur poshtë teoritë kundër, duke përfshirë edhe talljen me emrin e saj indian Nimarata, nga ana e zotit Trump.

“Unë nuk shqetësohem nëse është personale apo çfarë do të thotë ai me këtë”, thotë zonja Haley.

Ndërsa luftërat politike bëhen më të zjarrta, analistët inkurajojnë votuesit të mos bien pre e akuzave që kanë të bëjnë me vendin e lindjes së kandidatit dhe dezinformatave të tjera që lidhen me zgjedhjet presidenciale, duke njohur Kushtetutën dhe duke kontrolluar pretendimet e diskutueshme që qarkullojnë, në mënyrë që të marrin vendime të mbështetura në informacione të sakta, kur të shkojnë në qendrat e votimit në nëntor.

The post Kush ka të drejtë të kandidojë për president? Çfarë thotë Kushtetuta amerikane appeared first on Albeu.com.

Bideni i “befasuar” nga dokumentat e qeverisë të gjetura në zyrën e tij të vjetër
Presidenti Joe Biden tha të martën se ishte i befasuar kur mësoi se dokumenta të klasifikuara u gjetën në një zyrë që ai përdorte dikur dhe tha se ai dhe ekipi i tij po bashkëpunojnë plotësisht me agjencitë amerikane që po kryejnë një vlerësim të asaj që ndodhi.

Presidenti Biden u tha gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me udhëheqësit e Meksikës dhe Kanadasë se ai po i shqyrtonte seriozisht dokumentet e klasifikuara. Ai tha se nuk e dinte se çfarë kishte në ato dokumenta.

“Ne jemi duke bashkëpunuar plotësisht me procesin e rishikimit i cili shpresoj se do të përfundojë së shpejti,” tha zoti Biden.

Demokrati Biden është përballur me kritika nga republikanët pasi Departamenti i tij i Drejtësisë nisi një hetim vitin e kaluar për shqyrtimin e dokumentave të klasifikuara , të zbuluara në banesën e ish presidentit republikan Donald Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridës.

Të dyja rastet ndryshojnë në disa fronte.

Avokatët e zotit Biden zbuluan më pak se 12 dokumenta të klasifikuara brenda zyrës në një institutin hulumtues dhe njoftuan Arkivin Kombëtar të SHBA për zbulimin e tyre, i dorëzuan materialet dhe thanë se po bashkëpunonin me Arkivin Kombëtar dhe Departamentin e Drejtësisë.

Në kontrast me këtë rast, ish presidenti Trump mbajti mijëra të dhëna qeveritare, disa qindra prej të cilave ishin me shenjën “të klasifikuara”, brenda rezidencës së tij në Florida për më shumë se një vit pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk i ktheu ato menjëherë ose me dëshirë, pavarësisht kërkesave të shumta nga Arkivi Kombëtar.

Kur ai më në fund dorëzoi 15 kuti me dokumenta në janar të vitit 2022, Arkivi Kombëtar zbuluan se më shumë se 100 prej tyre ishin të shënuara si të klasifikuara. Më vonë ajo ia referoi çështjen Departamentit të Drejtësisë.

Hetuesit u përpoqën ta detyronin Trumpin të kthente çdo të dhënë të klasifikuar të mbetur përmes një kërkese zyrtare për të dëshmuar dhe një vizite në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago. Në atë vizitë, këshilltarët e Trumpit kthyen disa dhjetëra të dokumenta të tjera të klasifikuara dhe dëshmuan se asnjë material tjetër i klasifikuar nuk kishte mbetur në rezidencë.

Duke dyshuar për pengim të mundshëm të drejtësisë, FBI-ja kërkoi dhe mori miratimin e gjykatës në gusht për të kontrolluar shtëpinë e tij, ku agjentët gjetën më shumë se 13,000 dokumenta shtesë, rreth 100 prej tyre tepër të klasifikuara.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland emëroi Këshilltarin Special Jack Smith në nëntor për të hetuar këtë çështje.

Për të vërtetuar se ka ndodhur një krim, hetuesve do t’u duheshin prova për të treguar se Trumpi ose bashkëpunëtorët e tij me vetëdije dhe dashje i mbanin dokumentat dhe qëllimisht kërkuan të pengonin hetimin e departamentit për t’i kthyer ato.

Presidenti Biden i doli në mbrojtje mënyrës së trajtimit të dokumentave.

“Ata gjetën disa dokumenta në një kuti në një dollap të mbyllur. Dhe sapo i gjetën, kuptuan se kishte disa dokumenta të klasifikuara në atë kuti. Dhe bënë atë që duhej të bënin. Ata menjëherë lajmëruan Arkivat Kombëtare”, tha ai.

“Unë u informova për këtë zbulim dhe u befasova kur mësova se kishte të dhëna qeveritare që ishin dërguar në atë zyrë, por nuk e di se çfarë ka në ato dokumenta,” tha ai.

Presidenti tha se avokatët e tij i kanë sugjeruar që të mos pyeste se çfarë kishte në dokumenta.

“Unë i kam dorëzuar kutitë, ata i kanë dorëzuar ato tek Arkivat dhe ne po bashkëpunojmë plotësisht me zyrtarët për shqyrtimin e tyre, proces i cili shpresoj se do të përfundojë së shpejti. Dhe do të ketë më shumë hollësi në atë kohë,” ai presidenti./VOA

The post Bideni i “befasuar” nga dokumentat e qeverisë të gjetura në zyrën e tij të vjetër appeared first on Albeu.com.

Biden dënon ashpër vrasjen e 4 myslimanëve: Jam i zemëruar, këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë (FOTO LAJM)
Katër shtetas mysliman u vranë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Albuquerque.

Ky veprim ka sjellë edhe reagimin e ashpër të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka kërkuar hetim të plotë të ngjarjes, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Sipas tij këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë.

Postimi i Biden:

Jam i zemëruar dhe i trishtuar nga vrasjet e tmerrshme të katër burrave myslimanë në Albuquerque. Ndërkohë që presim një hetim të plotë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe administrata ime qëndron fuqishëm me komunitetin mysliman.

Këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë./albeu.com/

The post Biden dënon ashpër vrasjen e 4 myslimanëve: Jam i zemëruar, këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Biden, rezulton negativ nga Covid 19
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka rezultuar negativ në testin për Covid19, pas disa ditësh pozitiv.

Mjeku i tij Kevin O’Connor tha se Biden do të dalë nga izolimi nëse ai është përsëri negativ për Covid19 në testin e radhës.

79-vjeçari për herë të parë doli pozitiv me koronavirus më 21 korrik dhe doli nga izolimi të mërkurën javën e kaluar.

Tri ditë më vonë, Biden doli sërish pozitiv, rast të cilin O’Connor e shpjegoi si “kthim” i infeksionit që u regjistrua në një përqindje të vogël të pacientëve që përdorin ilaçin antiviral Paxlovid.

The post Biden, rezulton negativ nga Covid 19 appeared first on Albeu.com.

Pompeo bën deklaratën e fortë: Nuk e përjashtoj kandidimin për president të SHBA-ve
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në tryezën e 26 të Economist të mbajtur në Lagonisi foli edhe për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Pompeo e cilësoi takimin e NATO-s si të shkëlqyer, ndërsa u shpreh se fakti që presidenti turk Erdogan doli pro aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO është diçka pozitive.

Ish-sekretari amerikan i shtetit theksoi se lufta në Ukrainë nuk u zhvillua në mendjen e presidentit rus më 24 shkurt, por ekzistonte për dekada dhe Perëndimi e bëri të mundur përmes politikave të tij energjetike.

Ndërsa u shpreh se marrëdhëniet greko-turke kanë një të kaluar jo të lehtë.

“Shtetet historikisht kanë pasur konflikte. Është e rëndësishme që ato të zgjidhen me dialog dhe pa përdorimin e forcës.

Duke iu referuar marrëdhënieve Greqi-SHBA, ai vuri në dukje se Departamenti i Shtetit ka një ekip të shkëlqyer në Athinë që nxit bashkëpunim në mbrojtje .

Ndër të tjera ai tha se po mendon të riaktivizohet politikisht në zgjedhjet e ardhshme në SHBA dhe madhe të kandidojë për presidencën amerikane në vitin 2024, pavarësisht se kush do të jetë i nominuar, ndërsa sqaroi se vendimin përfundimtar do ta marrë në fillim të vitit të ardhshëm.

The post Pompeo bën deklaratën e fortë: Nuk e përjashtoj kandidimin për president të SHBA-ve appeared first on Albeu.com.

Biden nën presion, çmimet arrijnë ekstremin, rritet inflacioni
Ndërsa vendet mëkëmben nga pandemia, inflacioni po bëhet gjithnjë e më shqetësues në mbarë botën. Në Shtetet e Bashkuara po shtohen presioni mbi presidentin Joe Biden, për të trajtuar kostot në rritje të ushqimit, qirasë dhe karburantit.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara rimëkëmben nga pandemia, dy realitete kontradiktore ekonomike po ndodhin njëherazi. Njerëzit po gjejnë punë dhe pagat janë rritur. Por po ashtu janë rritur kostot, veçanërisht për karburantin.

Me zgjedhjet për në Kongres këtë vit, shqetësimi për inflacionin është një nga problemet kryesore për presidentin Biden. Një sondazh i ri i rrjetit ABC News/Ipsos i zhvilluar të dielën tregon se vetëm 28% e votuesve e miratojnë trajtimin e inflacionit nga presidenti Biden.

Nga ana e tij presidenti tha se do të vazhdojë të lejojë Bankën Qendrore (Rezervën Federale), e cila ka shtrënguar politikat monetare muajt e fundit, të bëjë punën e saj. Ai do të ndërmarrë nisma të reja për të ulur koston e energjisë dhe strehimit.

Ekspertët thonë se administrata Biden duhet të marrë masa për të frenuar inflacionin, por masat nuk duhet të jenë aq të ashpra sa ta çojnë ekonominë në recesion. Sekretari amerikan i transportit Pete Buttigieg tha se rritja ekonomike pritet të jetë e fortë.

“Po përgatitemi për rrugën përpara, nuk presim atë rritje ekonomike të shpejtë dhe të menjëherëshme, që kemi pasur gjatë vitit të kaluar, por ende presim, që rritja ekonomike të jetë e fortë dhe po punojmë për ta mbajtur këtë mënyrë rritjeje”.

Çmimi i karburantit është një shqetësim i veçantë. Ndërsa çmimet u rritën gjatë vitit të kaluar, ato janë rritur më shumë gjatë luftës në Ukrainë, për shkak të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. Republikanët thonë se presidenti Biden nuk ka një plan për të ndaluar inflacionin.

“Biden është si një fëmijë i pasur… nuk e ka idenë se si ta trajtojë inflacionin, nuk ka në plan të merret me inflacionin. Gjithçka që bën është të fajësojë të gjithë të tjerët, përfshirë Putinin, për inflacionin që ka krijuar”, tha senatori republikan Rick Scott.

Javën e kaluar, administrata Biden përshëndeti si një përparim diplomatik një vendim nga grupi i vendeve prodhuese të naftës që do të rriste furnizimin me naftë bruto gjatë dy muajve të ardhshëm./VOA/

The post Biden nën presion, çmimet arrijnë ekstremin, rritet inflacioni appeared first on Albeu.com.

Biden bën urimin e veçantë për besimtarët myslimanë
Presidenti i SHBA Joe Biden ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Jill dhe unë shprehim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ata që po festojnë Fitër Bajramin”, shkroi Biden në Facebook.

Biden uroi që të gjithë të kenë gjatë gjithë vitit dhembshurinë e dëshmuar gjatë këtij muaji./albeu.com

The post Biden bën urimin e veçantë për besimtarët myslimanë appeared first on Albeu.com.

Nesër Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë, vijnë urimet e para nga Blinken dhe Steinmeier
Nesër, 17 shkurt, Kosova shënon 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Megjithatë, që sot kanë mbërritur urimet e para në adresë të presidentes Vjosa Osmani,  nga presidenti i SHBA Joe Biden dhe ai Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier

Në letrën e urimit, Biden është shprehur se SHBA do të vazhdojë me mbështetjen ndaj Kosovës në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.

Ndërsa presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier nëpërmjet ambasadorit Jorn Rohde, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon.

Edhe kryetari kroat i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiç e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

The post Nesër Kosova feston 14-vjetorin e pavarësisë, vijnë urimet e para nga Blinken dhe Steinmeier appeared first on Albeu.com.

“Me humor të mirë”, Presidenti Biden rinis punën pas vizitave shëndetësore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka rifilluar punën pas një vizite mjekësore që zhvilloi më herët.

Sipas këtij rasti, Presidenti duhet t’ja dorëzonte kompetencat nënpresidentes Kamala Harris.

Lajmin e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate, ku tha se si pjesë e një vizite rutinë mjekësore, presidenti kreu një kolonoskopi, gjatë së cilës do të qëndronte pa ndjenja për një kohë të shkurtër për shkak të anestezisë. Kushtetuta, kërkon që ai t’i transferojë zyrtarisht kompetencat tek Nënpresidentja Kamala Harris.

Në një konferencë shtypi të premten, sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se presidenti telefonoi zonjën Harris rreth orës 11:35 të paradites me orën lokale, për t’i bërë të ditur asaj se vizita kishte përfunduar dhe se ishte me humor të mirë e gati për të marrë detyrën.

Zonja Psaki tha se ekipi mjekësor po përgatiste një përmbledhje me shkrim mbi shëndetin e presidentit, që do të publikohet në media më vonë gjatë ditës së premte.

Kjo është vizita e parë mjekësore e rregullt që zoti Biden kryen në detyrën e Presidentit. Vizita u krye në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare ëalter Reed, që ndodhet në Bethesda të shtetit të Merilendit./albeu.com/

The post “Me humor të mirë”, Presidenti Biden rinis punën pas vizitave shëndetësore appeared first on Albeu.com.