presidenti i serbise Archives - Albeu.com

Tensionet në Veri, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, parashikohen sulme gjatë natës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thirrur sonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mediat serbe shkruajnë se mbledhja është thirrur pas raportimeve se edhe këë mbrëmje do të ketë sulme në Veri të Kosovës. Në orën 19:00, pritet që Vuçiç të dalë në një komunikim për mediat.

Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar. Patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës është sulmuar me bombë. Mbëmjen e kaluar në veri ka patur një situatë të tensionuar me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre.

The post Tensionet në Veri, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, parashikohen sulme gjatë natës appeared first on Albeu.com.

Vuçiç flet me Ambasadorin amerikan për situatën në veri të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka biseduar të enjten me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, për rëndësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejmë të situatës në Kosovë, dhe ka fajësuar institucionet e Kosovës për diçka të tillë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Vuçiç ka diskutuar me Hillin për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për propozimin e Bashkimit Evropian lidhur me vazhdimësinë e dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania, ka dalë së fundi me një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Propozimi, i njohur në publik si plani franko-gjerman – thuhet se parasheh disa hapa që do të çonin në zgjidhjen e problemeve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Një nga takimet e palëve në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar më 6 dhjetor pasi disa grupe të qytetarëve serbë në veri kanë penguar hyrjen e zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor në zyrat e këtij institucioni në veri, me qëllim të përgatitjes për zgjedhje, dhe kështu kanë shkaktuar incidente me armë zjarri.

Për incidente të tilla është raportuar në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Një ditë më vonë, në Mitrovicë të Veriut është raportuar për dy shpërthime me shok bomba.

Zgjedhjet për komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan – janë caktuar për 18 dhjetor, pasi kryetarët e tyre kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave në RKS – Republika e Kosovës.

The post Vuçiç flet me Ambasadorin amerikan për situatën në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Dronët në vijën kufitare Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk kemi problem ato të NATO-s, por me ata komercialë
Fillimisht, nëpërmjet mediave të tij, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç publikoi lajmin se dronë të paidentifikuar armiqësor kanë vëzhguar ushtrinë serbe, diku te kazermat e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën. Ai la të kuptohet se këtë po e bën Kosova. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës i reagoi duke thënë se ky është një pretekst që Serbia të shtojë numrin e ushtarëve afër kufirit me Kosovën. Të enjten, Vuçiç doli vetë dhe tha se KFOR patrullon me dronë përgjatë kufirit me Kosovën, ndërkohë që për Serbinë, problem janë dronët komercialë.

“Ne nuk vumë re avion mbi kazermën tonë për herë të parë dje. I kemi vërejtur ditë më parë, por i kemi paralajmëruar”, ka thënë sot presidenti serb.

Ai pohon se, mund të shihet një aksion i përbashkët kundër Serbisë, të cilin ai nuk do ta quante “armiqësor” për shkak të konotacioneve të ndryshme në të cilat do të shfaqen aktorë të ndryshëm politikë në vend dhe rajon.

“Nga njëra anë, ata do të fillojnë me tallje: “Epo, çfarë tani. Nuk e pamë, ka satelit dhe nuk kanë nevojë për dronë”, thotë Vuçiç.

Nga ana tjetër, ata edhe pse nuk thonë se cilën, do të bënin pyetjen “Me kë po luftojmë?”.

“Epo, me asnjë. Por a doni që Ushtria të lejojë dikë të spiunojë në kazermat e saj, t’i lejojë ata të hyjnë në secilin hangar tonë dhe të numërojnë sa plumba, granata, mina dhe bomba kemi”, pyeti Vuçiç.

Më pas ai tregoi se, siç thotë ai, dronët e NATO-s “Skylark” kanë qarkulluar gjatë gjithë ditës së djeshme rreth Bërnjakut dhe Jarinjes, por kanë qenë 200 deri në 500 metra larg vijës administrative dhe kanë respektuar të gjitha procedurat.

The post Dronët në vijën kufitare Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk kemi problem ato të NATO-s, por me ata komercialë appeared first on Albeu.com.

Mediat serbe: Dronët vëzhguan ushtrinë serbe afër Merdares, Vuçiç dha ​​​​urdhër për ngritjen e avionëve
Mediat serbe shkruajnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka urdhëruar ushtrinë e tij që t’i lëshojë disa avionë luftarakë për t’i shkatërruar “dronët e armikut”, të cilët thonë se vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe, e cila sot u urdhërua të vendoset në gjendje gatishmërie.

Siç shkruajnë mediat më të afërta me Vuçiqin, ky i fundit ka lëshuar udhër zyrtar që “dronët e armikut” në afërsi të kufirit me Kosovën “të asgjësohen menjëherë”.

“Vuçiq vendosi ta ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Forcave të Armatosura Serbe”, shkruan mediumi serb, “Politika”.

Për t’i penguar aktivitetet e prentenduara “të armikut”, mediat atje shkruajnë se avionë të tipit “MiG 29” u ngritën në aksion pët të vëzhguar dhe potencialisht për t’i sulmuar dronët./Express

The post Mediat serbe: Dronët vëzhguan ushtrinë serbe afër Merdares, Vuçiç dha ​​​​urdhër për ngritjen e avionëve appeared first on Albeu.com.

Vuçiç zbulon temat e konferencës online me Ramën dhe Kovaçevskin: Së bashku jemi më të fortë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Instagram se ka komunikuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe me atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski me anë të konference online për hapat e përbashkët që sipas tij do garantojnë një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët e vendeve dhe për çështjen e Procesit të Berlinit.

Sipas tij një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një e ardhme më e sigurt për rajonin sepse duke u bashkuar vendet janë ë të fuqishme.

“Fola me Edi Ramën dhe me Dimitar Kovçevski për hapat e përbashkët për të garantuar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar presidenti serb Vuçiç në Instagram.

The post Vuçiç zbulon temat e konferencës online me Ramën dhe Kovaçevskin: Së bashku jemi më të fortë appeared first on Albeu.com.

Vuçiç flet “kornizën e re” të dialogut: Më është propozua, por e refuzova
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka pranuar edhe njëherë se e ka parë kornizën e re të dialogut për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, të cilin e ka publikuar të dielën

“A e di çfarë është përmbajtja, sigurisht që e di”, thotë Vuçiç, raportojnë mediat serbe.

“Prandaj dje kanë marrë një mesazh të rëndësishëm për këtë. Serbia nuk do të lejojë Kosovën në OKB derisa unë jam president”.

“Ne duam një zgjidhje kompromisi dhe marrëdhënie të mira, sigurisht që duam. Por, së pari le të shohim të drejtat e serbëve, çfarë marrim, si respektohet Rezoluta 1244.  Unë kam frikë se nuk është plotësisht realiste”, shton kreu i shtetit serb.

I pyetur nëse pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën do të dorëzoheshin nga presioni i Brukselit, ai theksoi se “për disa jam i sigurt se nuk do të dorëzohen”.

“Disa mund të dorëzohen, por ata janë ende miqtë tanë të mëdhenj”, tregoi ai.

Vuçiç po ashtu ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se Serbia është aleate e Rusisë.

Sipas tij – Kurti “dëshiron që gjatë gjithë kohës të luajë Zelenskyn, duke llogaritur se Perëndimi është një fitues i sigurt dhe ai dëshiron të vendoset në maje të tyre”.

Të dielën e 18 shtatorit, Albanian Post publikoi dokumentin katër faqesh i cili paraqiste planin në kornizën e re për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz

Aty thuhet se në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht.

Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE.

Me marrëveshjen e vitit të ardhshëm (nëse pranohet propozimi) Kosovën e pranojnë edhe pesë shtetet që akoma nuk e kanë njohur të Bashkimit Evropian, kurse Serbia do të përfitojë një ndihmë masive financiare, asistencë ekonomike dhe do njihet si fuqia e rajonit.

“Korniza e re” të cilën e publikoi Albanian Post është propozimi i ri i ardhur direkt nga përfshirja e Macron e Scholz në procesin e dialogut, sepse siç thuhet në dokument “Kosova e Serbia në vete nuk do të mund ta zgjidhin kurrë problemin”.

Dokumenti shpjegon logjikën prapa kornizës së re, përmban vizionin 10 vjeçar të zgjidhjes së problemit dhe jep një “makro-perspektivë”.

Përbëhet nga hyrja dhe më pas është i ndarë në tri segmente bashkë me tre nën-titujt që përmbajnë 13 pika.

Të gjitha segmentet shpjegojnë të ashtuquajturën “kornizën e re”, e cila u është prezantuar Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiç-it. Këtë kornizë, publikisht, e ka pranuar vetëm Presidenti serb Vuçiç pas vizitës së dy këshilltarëve në Beograd.

Propozimi në fund parasheh edhe si të vazhdohet tutje nëse Kosova dhe Serbia nuk pranojnë këtë propozim. /Express

The post Vuçiç flet “kornizën e re” të dialogut: Më është propozua, por e refuzova appeared first on Albeu.com.

Analisti serb për refuzimin e ofertës perëndimore nga Vuçiç: Edhe Millosheviç refuzoi, pastaj na bombardoi NATO
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të hënën e 19 shtatorit tha se Miroslav Lajçak dhe këshilltarët e Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz sollën disa letra në Beograd gjatë vizitës së tyre të fundit, por ky i fundit “nuk donte ta pranonte këtë letër”.

Kjo situatë, për analistin serb, Dushan Janjiç, paraqet një histori të ngjashme me atë të vitit 1999 ku pushtetin në Serbi e ushtronte Slobodan Milosheviç.

Ai kujton kohën kur Millosheviç kishte refuzuar ultimatumin e sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Holbrooke, që të ndalonte atë çfarë kishte nisur në Kosovë ose për ndryshe, NATO do të bombardonte Beogradin.

“Në fund të fundit, Serbia në të kaluarën kujton një situatë të ngjashme dhe është e lidhur me Sllobodan Millosheviç’in dhe Richard Holbrooke, sekretarin e shtetit të SHBA-së në atë kohë”, tha Janiç për të përditshmen serbe ‘Danas’.

Janjic këtë veprim të presidentit serb e cilëson si “trik të mirë propagandistik”, por megjithatë “nuk prodhon pasoja tragjike” sepse sipas tij, kjo gjë nuk do të thotë domosdoshmërisht se Vucic do të mbetet akoma në lojë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka pranuar se ka diskutuar me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për “kornizën e re” për dialog të publikuar nga Albanian Post të dielën.

I pyetur “kornizën e re” Vuçiç tha se kur Lajçak ishte atje, “nuk donte ta merrte letrën, të cilën e lexoi”.

“Nuk mund të them nëse gjithçka që është publikuar është e saktë, nuk më kujtohet gjithçka është shkruar në ato katër faqe. E dija që nuk duhej ta merrja atë letër”, deklaroi Vuçiç.

Ai tha se do të kishte probleme edhe nëse do ta pranonin propozimin e Francës dhe Gjermanisë, por do të kishte probleme edhe nëse nuk e pranojnë.

“Nëse e pranojmë atë propozim, do të thotë se kurrë nuk do të mund ta përjashtojmë Kosovën nga OKB-ja edhe pse nuk kërkohet njohja formale. Nëse ky është një problem i vogël, nuk e di se çfarë mund të jetë më i madh”, theksoi Vuçiç.

The post Analisti serb për refuzimin e ofertës perëndimore nga Vuçiç: Edhe Millosheviç refuzoi, pastaj na bombardoi NATO appeared first on Albeu.com.

Vuçiç i bindur: Nuk ka shans që të lejojmë Kosovën në OKB
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se nuk ka shanse që Beogradi të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, Serbia do të ketë probleme edhe nëse e pranon ose refuzon që Kosova të anëtarësohet në OKB.

“Nëse ne pranojmë, nuk do të jeni në gjendje që të na largoni ndonjëherë nga OKB-ja. Nëse nuk pranojmë, ne do të izolohemi. Gjithçka ka pasojat e veta”, tha Vuçiç më 19 shtator.

Presidenti i Serbisë tha se gjatë vizitës në Beograd të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, atij iu ofrua një dokument, por ai refuzoi që ta pranonte.

“Të them se gjithçka e publikuar [në portalin AlbanianPost] është e saktë, nuk mundem. Nuk më kujtohet gjithçka që ishte shkruar në ato katër faqe. E kam ditur se nuk duhej ta pranoja atë dokument”, tha Vuçiç, duke thënë se pala serbe nuk e ka nxjerrë në publik këtë dokument.

Gjatë fundjavës u publikua një dokument që thuhej se ishte “korniza e re” e propozuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve.

Palët kanë dallime të mëdha sa i përket përfundimit të këtij procesi. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia ka thënë se dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se çfarë do të nënkuptonte një zgjidhje e tillë.

Ndryshe, Vuçiq do të marrë pjesë në mbledhjen e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në Nju Jork më 23 shtator. Ai do të mbajë një fjalim më 21 shtator gjatë një debati të liderëve botërorë./REL/

The post Vuçiç i bindur: Nuk ka shans që të lejojmë Kosovën në OKB appeared first on Albeu.com.

“Mbroni serbët në Kosovë nga persekutimi dhe masakrat”, Vuçiç thirrje NATO-s: Nëse nuk e bëni ju, do e bëjmë ne
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i bëri thirrje NATO-s të dielën që të “bëjë punën e saj” në Kosovë ose ai thotë se vetë Serbia do të mobilizohet për të mbrojtur serbët në Kosovë.

Fjalimi televiziv drejtuar vendit të tij nga Vuçiq pasoi kolapsin e bisedimeve politike midis liderëve serbë dhe kosovarë në fillim të kësaj jave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Serbia, së bashku me aleatët e saj Rusinë dhe Kinën, kanë refuzuar të njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

“Nuk kemi ku të shkojmë, jemi në qoshe”, tha Vuçiq.

“Ne do të shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe masakrat, nëse NATO nuk dëshiron ta bëjë këtë”, ka shtuar tutje.

Ekziston frika e përhapur në Perëndim se Rusia mund të inkurajojë Serbinë në një ndërhyrje të armatosur në veri të Kosovës që do të destabilizonte më tej Ballkanin dhe do të zhvendoste të paktën një pjesë të vëmendjes së botës dhe NATO-s nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

The post “Mbroni serbët në Kosovë nga persekutimi dhe masakrat”, Vuçiç thirrje NATO-s: Nëse nuk e bëni ju, do e bëjmë ne appeared first on Albeu.com.

Vuçiç tregon gjashtë pikat e marrëveshjes përfundimtare të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova në rundin e fundit të dialogut në Bruksel kishte shkuar për të diskutuar për një marrëveshje të përgjithshme për normalizimin e raporteve me gjashtë pika.

Sipas tij, këto pika janë: Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe: njohja reciproke dhe anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare; Zgjidhja e problemeve nga e kaluara: zgjidhja e problemit të të pagjeturve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës private dhe publike dhe kthimi i objekteve, dëmshpërblimet e luftës që Serbia duhet t’i paguajë të gjitha.

Pastaj bashkëpunim në të ardhmen; Respektim reciprok për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës; Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe dispozitat përfundimtare.

Këto komente Vuçiç i bëri gjatë një adresimi drejtuar kombit më 21 gusht, pasi u takua në Beogradi me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Vuçiç tha se ditëve të fundit në mesin e popullatës serbe në Kosovë ka mbretëruar frika dhe tha se ata “janë të mbështetur për muri”. Ai tha se në rundin e fundit të dialogut në Bruksel, Prishtina ka refuzuar çdo propozim për targat dhe dokumentet serbe.

Por, sipas presidentit serb mesazhi i Serbisë për popullatën serbe në Kosovë është se “pa marrë parasysh se çfarë është situata, nuk do të ekzistojnë kolonat e refugjatëve sepse ne do të shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi”.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 18 gusht në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimet në Bruksel përfunduan pa marrëveshje rreth tensioneve të fundit, që kanë të bëjnë me dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.

Presidenti serb përsëriti se në Bruksel është kërkuar që të kthehen targat KS, për të zëvendësuar ato që i lëshon Serbia për Kosovën (KM, UR, PR e të ngjashme), por ky propozim është refuzuar.

Targat KS kanë status neutral karshi shtetësisë së Kosovës.

“Atyre nuk u intereson ta zbatojnë atë, vetëm se si u shkatërruan jetët e serbëve nga Kosova dhe Metohia. Ata refuzuan gjithçka. Dhe targat KS, dhe gjithçka. Sepse i vetmi qëllim i torturimit të popullit tonë në Kosovë është dëbimi përfundimtar i tyre”.

“Qëllimi është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe të bëhet përndjekja e serbëve nga Kosova”, shtoi Vuçiç./REL

The post Vuçiç tregon gjashtë pikat e marrëveshjes përfundimtare të Kosovës appeared first on Albeu.com.