presidenti i rusise Archives - Albeu.com

Ndikimi i presidentit kinez në vendimet e fundit të Putinit
Ish-këshilltari i Putinit, Andrei Illarionov, thotë për DW se veprimet e tij të fundit presidenti rus Putini mund t’i ketë bërë i ndikuar nga presidenti kinez Xi Jinping.

“Deutsche Welle”: Cila është përshtypja juaj për fjalimin televiziv të mbajtur nga presidenti rus Vladimir Putin më 21 shtator?

Andrei Illarionov: Duhet të kuptojmë pse e mbajti atë fjalim, pse mori vendim për mobilizim, për [të ashtuquajturat] “referendume” në katër rajonet e pushtuara në Ukrainë, pse përsëri filloi të kërcënojë se do të përdorë armë bërthamore. Të gjitha këto vendime janë shpallur brenda harkut kohor të tri ditëve, nga data 19 deri më 21 shtator. Të gjitha këto vendime bien në kundërshtim me politikën që Putini ka ndjekur deri më tani dhe në kundërshtim me planet e tij të njohura më parë.

Për shembull, referendumet pritej të mbaheshin ose në fund të këtij viti ose vitin e ardhshëm. Kremlini ka dhënë urdhër që të mbahen menjëherë, brenda pak ditësh: nga 23 deri më 27 shtator. Ky është mashtrim edhe sipas standardeve të Kremlinit. Ky është mashtrim edhe sipas standardeve të të ashtuquajturit referendumi i Krimesë në vitin 2014. Duhet të gjejmë një shpjegim për të gjitha këto vendime.

A mendoni se këto vendime janë një shenjë paniku në Kremlin?

Nuk duket se kundërofensiva e Ukrainës në rajonin e Kharkivit është shkaku i ndonjë ndryshimi në vendimet dhe mënyrën e të menduarit të Putinit. Unë kam një ndjenjë tjetër. Të gjitha ato vendime janë shpallur në harkun kohor prej tri ditësh, nga 19 deri më 21 shtator. Do të thotë se ato vendime janë marrë nga Kremlini të paktën një ose dy ditë para kësaj, pra më 17 dhe 18 shtator. Çfarë ndodhi në ato data?

Duket se ngjarja më e rëndësishme ishte kthimi i zotit Putin në Moskë nga samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand. Duket se Putin ka pasur disa biseda atje që e kanë detyruar të marrë të gjitha ato vendime.

I vetmi person që mund të ketë një bisedë të tillë me Putinin është kryetari Xi. Pra, Xi duket se i ka thënë Putinit diçka që e detyroi Putinin të ndryshojë qëndrimet e tij ndaj luftës, të ndryshojë rrënjësisht planet e tij të mëparshme për “referendume”, për mobilizim dhe për shantazh bërthamor.

A mund ta merrni me mend se çfarë i tha Xi Putinit?

Ne nuk e dimë. Por bazuar në disa rrjedhje dhe në bazë të gjuhës trupore, nuk do të përjashtoja mundësinë që Xi t’i ketë sugjeruar partnerit të tij të vogël që t’i japë fund sa më shpejt luftës në Ukrainë  – të themi, përpara Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze në tetor – dhe jo të presë deri sa të humbë. Fakti që Rusia ka bërë luftë për shtatë muaj dhe nuk ka dalë fitimtare është problematik për Xi dhe e bën atë të duket i dobët në prag të eventit më të rëndësishëm të jetës së tij. Por Xi nuk mund t’ia lejojë vetes të duket i dobët.

Duke iu rikthyer fjalimit të Puthnit të mërkurën, çfarë do të thotë mobilizimi i pjesshëm në Rusi për rrjedhën e luftës dhe për vetë Rusinë? Mendoni se është dëshmi e dështimit të Rusisë së Putinit në këtë luftë?

Ky vendim është një shenjë e qartë e një ndryshimi rrënjësor të strategjisë që Putini ndjek prej disa muajsh. Përpara Samarkandit, Putini ishte gati të vazhdonte një luftë afatgjate me përshkallëzime – edhe për vite të tëra nëse ishte e nevojshme. Vendimet e ditëve të fundit nënkuptojnë se strategjia e tij ka ndryshuar rrënjësisht. Këto nuk janë shenja dobësie apo humbjeje; këto janë shenja të varësisë së tij nga Xi.

Sa ushtarë do të jetë në gjendje të mobilizojë, armatosë, furnizojë dhe vendosë Rusia në vijën e frontit në Ukrainë? Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, po flet për 300,000, por ushtria ruse thuhet se ka mbi 20 milionë rezervistë.

Zyrtarisht, Rusia ka rezerva mobilizimi prej 18 milionësh. Vetëm 10% e kësaj është 1,8 milionë, kështu që shifrat si 1 milion, të cilat janë shfaqur në disa media, apo edhe 300 000 të shpallura nga Shoigu, duken realiste. Të mobilizuarit sigurisht që nuk do të pajisen të tërë me armët më të përsosura, me cilësi të lartë dhe moderne, por ka mjaft armë të vjetra për miliona rezervistë, në rast mobilizimi.

Ka pasur raportime për protesta në shumë qytete ruse. Më shumë se 1300 persona janë arrestuar nga policia. A ka shans që këto protesta të kenë sukses de të rrisin qendresën e popullit rus?

Nuk besoj. Shumë njerëz jashtë Rusisë vazhdojnë të harrojnë se ky është një regjim totalitar. Asnjë regjim totalitar nuk është hequr, shkatërruar apo ndryshuar nga protestat paqësore. Asnjë në historinë e njerëzimit.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Ukraina së shpejti do të paraqesë një propozim për krijimin e një Gjykate Speciale për të gjykuar Rusinë. A është ide e mirë?

Mendoj se është një hap i duhur. Por vetë Putinit nuk i interesojnë vendime të tilla. Ai është shumë më i vëmendshëm ndaj zërave që vijnë nga Pekini sesa ndaj zërave nga Nju Jorku.

Si mund ta përfundojë luftën Putini?

Herët a vonë Putini do të mposhtet. Ne thjesht nuk e dimë se kur dhe cili do të jetë çmimi.

Ekonomisti rus Andrei Illarionov (lindur më 1961) ka qenë këshilltar i lartë i presidentit rus Vladimir Putin nga viti 2000 deri në vitin 2005. Më 21 dhjetor 2005, Illarionov deklaroi: “Këtë vit Rusia është bërë një vend tjetër. Nuk është më një vend demokratik. Nuk është më një vend i lirë”. Illarionov ishte një nga 34 nënshkruesit e parë të manifestit online anti-Putin “Putini duhet të shkojë”, i cili u botua më 10 mars 2010. Illarionov është bashkëpunëtor pranë Qendrës për Politikat e Sigurisë në Uashington./ DW/

The post Ndikimi i presidentit kinez në vendimet e fundit të Putinit appeared first on Albeu.com.

Ish-lideri i Formula 1, Bernie Ecclestone: Do të haja edhe një plumb për Putinin (VIDEO)
Ish-kreu britanik i Formula 1, Bernie Ecclestone, ka bërë një deklaratë ku i cili ka lënë pa fjalë gazetarët e pranishëm dhe shikuesit e emisionit të mëngjesit “Good Morning Britain” me një deklaratë në lidhje me Vladimir Putin.

91-vjeçari beson se miku i tij, Putin, një burrë i fortë nga Rusia, bëri gjënë e duhur duke pushtuar Ukrainën ndërsa i hodhi topin presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai duhet të kishte bërë më shumë për të shmangur luftën.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, Ecclestone theksoi gjithashtu se presidenti i Rusisë është një njëri i ndjeshëm.

Duke folur nga një çati me diell në Ibiza, ai tha duke iu referuar viktimave civile në Ukrainë “nuk ishte e qëllimshme”.

Për Presidentin e Ukrainës, Ecclestone tha se, para luftës, Zelensky ishte një komedian dhe me sa duket dëshiron të vazhdojë të jetë.

Ai shtoi se pushtimi i Ukrainës “mund të kishte përfunduar ndryshe” nëse Zelensky “bisedonte me Putinin”.

“Unë e kuptoj që ai ishte një komedian dhe mendoj se dëshiron të vazhdojë këtë profesion, sepse mendoj se nëse do të kishte menduar disa gjëra, sigurisht që do të kishte bërë një përpjekje më të madhe për të folur me Putin, i cili është një njeri i arsyeshëm dhe do ta kishte dëgjuar ndoshta “Ai bëri diçka për këtë”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje të gazetarit britanik Ben Shepard.

Kujtohet se një muaj më parë ish-kreu i Formula 1, duke pikuar mjaltë për Putinin, u arrestua në Brazil për armëmbajtje pa leje.

Biznesmeni 91-vjeçar ka rënë në prangat e autoriteteve teksa po hipte në një avion privat me destinacion Zvicrën, sipas policisë lokale.

Ecclestone pranoi se arma ishte e tij, por tha se nuk e dinte se ishte në bagazhin e tij, i tha policisë.

Ai vendosi lirimin me kusht dhe u lirua për të udhëtuar në Zvicër./ h.ll/albeu.com

The post Ish-lideri i Formula 1, Bernie Ecclestone: Do të haja edhe një plumb për Putinin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gjithçka sekrete! Kodi i veçantë me të cilin do të bisedojnë Vuçiç e Putin, do 1 vit të deshifrohet
Trupi diplomatik dhe shërbimet e huaja do të mundohen që të dëgjojnë dhe mësojnë se për çfarë do flasin sot presidenti serb Aleksandër Vuçië dhe ai rus, Vladimir Putin. “Blic” zbulon se në çfarë mënyre do të bisedojnë dy shtetarët gjatë krizës botërore në të cilën monitorohet çdo hap i Putinit, por edhe Serbisë vazhdimisht i bëhet presion që t’i përmbahet politikës së jashtme të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Biseda mes dy presidentëve nis në orën 11:00.

Dihet një nga temat, por jo rezultati: si do të furnizohet Serbia me gaz dhe sa do të paguajë? Përgjigja duhet të vijë pas bisedës.

Serbia do të vazhdojë të paguajë gazin sipas të ashtuquajturës formulë të naftës, e cila është më e favorshme, apo llogaritja do të jetë e përzier, që do të thotë përfshirje me çmimin e tregut? Sipas marrëveshjes së vlefshme, e cila u vazhdua në fund të vitit të kaluar, dhe skadon për tri ditë, më 31 maj, Serbia paguan çmimin disa herë nën atë të tregut – vetëm 260 dollarë për 1000 metra kub. Çmimi i tregut është mbi 1000 dollarë!

Një gjë është e sigurtë! Smartphone-t nuk do të përdoren. Të dy do të flasin me njëri-tjetrin me telefon fiks, me linja speciale e të mbrojtura. Një linjë e tillë funksionon duke vendosur një lidhje satelitore nga selia ruse në Presidencën serbe. Më pas, lidhja nga selia serbe kalon në një tel të mbrojtur, të drejtpërdrejtë në telefonin që do të jetë në duart e Vuçiçit.

Vladimir Putin njihet për mospërdorimin e telefonave celularë, madje edhe bisedat e tij zyrtare brenda Rusisë janë enkriptuar. Sipas asaj që është në dispozicion të publikut, Putin flet për tema të rëndësishme vetëm me një linjë telefonike të mbrojtur, e cila është e pamundur të depërtohet, sepse zëri është i koduar në një sinjal dixhital duke përdorur një algoritëm kompleks kriptografik.

Disa ekspertë dikur pohuan se do të duhej më shumë se një vit që ky algoritëm të deshifrohej, gjë që u vlerësua si punë e pakuptimtë. Në të njëjtën kohë, algoritmi, sipas parimit të përzgjedhjes së rastësishme, ndryshon disa herë në intervale të ndryshme gjatë bisedës. Sistemi është projektuar nga ekspertë rusë të sigurisë.

Gjithë çfarë është bërë me dije deri më tani është se presidenti serb do t’i thotë Putinit: Faleminderit për miqësinë.

The post Gjithçka sekrete! Kodi i veçantë me të cilin do të bisedojnë Vuçiç e Putin, do 1 vit të deshifrohet appeared first on Albeu.com.

Putin nënshkruan ligjin, heq kufirin e moshës për tu regjistruar në ushtri
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që heq kufirin e moshës për rusët dhe të huajt për t’u bashkuar me ushtrinë si anëtarë të shërbimit me kontratë.

Lajmin e bëri të ditur agjencia shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Duma e Shtetit të Rusisë miratoi projektligjin të mërkurën, por ishte i nevojshëm nënshkrimi i Putinit që ai të bëhej ligj.

Më parë, shtetasit e moshës 18 deri në 40 vjeç dhe të huajt nga 18 deri në 30 vjeç mund të regjistroheshin në ushtrinë ruse.

Ndryshimet u hartuan nga kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore, Andrei Kartapolov dhe zëvendësi i tij i parë, Andrei Krasov.

Sipas TASS, ata besojnë se heqja e një kufiri të sipërm të moshës do të tërheqë specialistë në fusha të tilla si mbështetja mjekësore, inxhinieria dhe komunikimi, sipas CNN.

Ndryshimet në ligj vijnë në mes të numrit të lartë të viktimave ruse në Ukrainë, ku Moska po zhvillon atë që e quan një “operacion ushtarak special”.

The post Putin nënshkruan ligjin, heq kufirin e moshës për tu regjistruar në ushtri appeared first on Albeu.com.