presidenti i maqedonise Archives - Albeu.com

Referendumi, VMRO: Perndarovski përcjell fjalët e pushtetit
Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE është shprehur se Pendarovski po reteron si pasojë e presionit të pushtetit.

Komentet ai i ka bërë ditën e sotme, teksa ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit Stevo Pendarovski mbi nismën për referendum për propozimin francez.

“Ai për pak ditë arriti të gënjejë mbarë popullin, së pari për të fituar simpatinë e qytetarëve dhe të opinionit, deklaroi se duhet të bëhet referendum në drejtimin që e ka propozuar VMRO-DPMNE dhe kryetari Mickoski, që më pas thënë  politikisht, qeveria t’i ndrydhë dorën dhe t’i thotë se nuk ka nevojë për referendum dhe se e gjitha ishte manipulim. Me këtë, Stevo Pendarovski edhe një herë i ka përcjellë qëndrimet e Qeverisë, duke reteruar atë që ka thënë vetëm disa ditë më parë”, tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE./albeu.com/

The post Referendumi, VMRO: Perndarovski përcjell fjalët e pushtetit appeared first on Albeu.com.

Von der Leyen viziton sot Maqedoninë e Veriut, pritet nga Pendarovski
Kryetarja e Komisionit Evropian Urusla Von Der Leyen, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç u paralajmërua, Von Der Leyen, do të pritet nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, si dhe do të zhvillojë takime me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Kryetarja e KE-së, gjatë kohës së vizitës në Shkup, sot do të t’i drejtohet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 80-të plenare, me fillim në orën 13:00. Në seancë janë ftuar edhe përfaqësues të trupit diplomatik, të cilët mund ta ndjekin fjalimin e kryetares së KE-së nga galeria në sallën plenare.

Siç njofton shërbimi i Kuvendit për media, para seancës parlamentare, në sallën “Dllaborez” u caktua takimi i kryetares së KE-së me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pas seancës të 80-të plenare u caktua seancë e re e 81-të, me fillim në ora 13:30, në rend dite të së cilës është Informata për përmbajtjen e propozimit-kornizës negociuse për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor 2022.

Nga Departamenti i Qeverisë për marrëdhënie me opinionin, paralajmëruan që është paraparë takim tet-a-tet e kryetares së KE-së Urusla fon der Lajen me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, pas çka do të pasojë takimi bilateral./albeu.com

The post Von der Leyen viziton sot Maqedoninë e Veriut, pritet nga Pendarovski appeared first on Albeu.com.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: “Ballkani i Hapur”, ide e mirë por jo alternativë për BE-në
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar të hënën se nisma “Ballkani i Hapur” mund të jetë një ide e mirë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe alternativë për Bashkimin Evropian, që, sipas tij, duhet të jetë prioritet për rajonin.

“Unë, që në vitin 2019 kam pasur rezerva lidhur me këtë nismë dhe i kam thënë se cilat janë ato, të mos jetë si alternativë e Bashkimit Evropian e kështu me radhë… Unë nuk kam problem me këtë nismë dhe këtë ua kam thënë edhe iniciatorëve të saj, pasi e shoh se nuk ka komponentë politike, apo në thelb nuk është alternativë për integrimet evropiane”, ka thënë Pendarovski në një deklaratë për mediat lokale në Shkup.

Samiti në Mal të Zi: Shtohen thirrjet për shmangie të destabilizimit të Ballkanit

Ai i ka dhënë mbështetje “Procesit të Berlinit”, i cili, sipas tij, mbështetet edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian. “Procesi i Berlinit”, iniciativë diplomatike e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, ka filluar në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit.

“’Procesi i Berlinit’ është më i mirë sesa ‘Ballkani i Hapur’. Këtë e kanë vlerësuar edhe pjesa më e madhe e shteteve evropiane. Është qëndrim edhe i Bashkimit Evropian edhe i Komisionit Evropian. ‘Ballkani i Hapur’ duhet të jetë pjesë e ‘Procesit të Berlinit’, i cili duhet të shërbejë si ombrellë apo nismë për rajonin drejt integrimit evropian… Tani për tani, qëndrimi i KE-së është se të gjithë duhet të jenë në ‘Procesin e Berlinit’ dhe që të gjashtë shtetet e Ballkanit janë në këtë nismë, ndërsa tri janë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’”, ka deklaruar Pendarovski.

Ai ka njoftuar se në takimet e radhës të iniciatorëve të “Ballkanit të Hapur” do të marrë pjesë edhe Mali i Zi, në cilësinë e shtetit vëzhgues, por që pretendon që bëhet vend anëtar. “Mali i Zi me gjasë do të bëhet [anëtar] dhe këtë ma ka thënë kryeministri i ri, Dritan Abazoviq, në takimin që kisha në Davos, fillimisht si vëzhgues dhe në këtë cilësi vjen në Ohër. Më pas dëshiron të anëtarësohet. Kosova dhe Bosnja do të mbeten jashtë nismës”, ka deklaruar presidenti maqedonas.

Takimi i radhës i nismës “Ballkani i Hapur” do të mbahet në Ohër, më 7 dhe 8 qershor.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale.

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë.

Millanoviq: Ballkani i Hapur pa Kosovën është ‘palidhje’

Ndërkohë, presidenti maqedonas, ka folur edhe për nismën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për komunitetin politik duke theksuar nevojën e më shumë informacioneve se për çfarë nisme bëhet fjalë apo nëse do të vlejë për të gjitha shtetet joanëtare të BE-së, apo vetëm për Ukrainën dhe dy shtetet tjera, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

“Ne në rajon duhet të dimë sa më shpejt se cila është përmbajtja e një propozimi të tillë. Është thënë se ideja ka dalë nga konferenca për të ardhmen e Evropës, por kjo nuk është e mjaftueshme pasi kjo nuk është thënë nga ndonjë ekspert, por nga presidenti i Francës dhe është mbështetur nga kancelari gjerman…”.

Pendarovski ka shtuar se është e nevojshme të dihet nëse nisma e presidentit Macron “është vetëm për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, por jo edhe për Ballkanin Perëndimor…”, raporton rel.

Tutje, ai ka shprehur nevojën e qartësimit “nëse ideja [e Macronit]është vetëm për një treg të përbashkët, nëse do të ketë institucione politike, apo se a do kemi të drejtën e votës apo vetëm të drejtën e pranisë”.

“Më shumë se 20 vjet po u flasim qytetarëve vetëm për NATO-n dhe BE-në dhe tani nuk mund t’u themi atyre shihni se tani ka diçka tjetër. Pra, me çfarë kredibiliteti dhe fytyre do të dalim dhe t’i gënjejmë prapë ata?”, ka deklaruar mes tjerash Pendarovski. Më 9 maj, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, propozoi krijimin e një organizate të re politike, për të bashkuar vendet e kontinentit që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut.

The post Presidenti i Maqedonisë së Veriut: “Ballkani i Hapur”, ide e mirë por jo alternativë për BE-në appeared first on Albeu.com.